TEATROT E PARTIVE POLITIKE SOT PA AUTORË SHQIPTARË

0
507
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ÇELIKU

Dihet, gjatë sistemit komunist jugosllav, edhe atij Enverist i kishim edhe Teatrot Shqiptar, dhe Dramën e Pakicave Shqiptare, në Shkup, Prishtinë dhe Tiranë. Herë pas here, edhe: Teatrin Shqiptaro – turk (1968). Teatri Kombësive, Drama Shqipe (1974). Teatri Shqiptar (2001), si dhe Teatrin Krahinor, në Prishtinë. Teatrin Kombëtar në Tiranë. Edhe disa Teatro tjerë lokal katundeve nëpër disa qytete të Maqedonisë Jugosllave, Kosovës dhe Shqipërisë Enveriste.

Dhe, në fund, Teatri i Kombësive, në Shkup. Sot, Teatri Shqiptar. Dorën në zemër, me cenzurë partiake Neokomuniste ish jugosllave, vazhdon jetën e tij edhe Sotekësajdite. Unë, si shkrimtar shqiptarë nuk kam problem me këtë Teatër Shqiptar. Ai, si duket ka probleme me mua si shkrimtar?!

Shkaku, se: Asaj kohe kishin vlera të arrira artistike dhe publik shqiptar, si në Maqedoninë Ish Jugosllave, Kosovë e Shqipërinë Enveriste. E, më vonë me lindjen e Teatrove Shqiptare internacionale, edhe Teatrot Shqiptar lokal në Tetovë e Kumanovë, e qytete tjerë të Shqipërisë, ecin me vështirësi po të njëtës rruge malore: Dje, komuniste, Sot Neokomunsite ish jugosllave e sovjetike. Fatëkeqësisht, Sot për sot, Neokomuniste me këmbët dhe turtë në legen.

Programi tyre artistik komunist, vërtetë ishte i pasur: Për çdo vit, kishte autorë botëror, jugosllav e sovjetik, por edhe autorë shqiptar, në Shkup, Prishtinë dhe Tiranë: Shekspiri, Sofokliu, Henrik Ibsen, Brehti, Luigji Pirandelo, Artur Miler, Branisllav Nushiq, Mesha Selimoviq, Georg Bihner, Roland Topor, Nikollaj V. Gogol, K. Golden, Robert Thomasi, Josip Rela, Sami Frashëri, Çajupi, Spiro Çomora, Teki Dërvishi, Ymer Shkreli, Beqir Musliu, Anton Pashku etj.

Asaj kohe, si nxënës i Shkollës Normale “Zef Lush Marku” në Shkup, e kam vizituar shpesh Teatrin e Pakicave (Tetrin Shqiptaro- Turk), e më vonë edhe Teatrin e Kombësive. E, më vonë edhe Dramën Shqipe. Shumë rrallë Teatrin Shqiptar.

Në një konkurs pranues për aktor si nxënës i asaj shkolle, me propozimin e profesorit të Gjuhës Shqipe Burhenadin Shukriu nga Manastiri, edhe mora pjesë në një audicion për aktor së bashku me aktorin e sotshëm Bajrush Mjaku. Edhe, pse u pranova në atë konkurs, unë nuk e zgjodha rrugën e aktorit. I vazhdova dhiaret e mia krijuese mes dëllinjave dhe dardhave gorrice te “Përroni i Thanës”, nën hijen e të cilave dhe i milja ende delet me kusi mes ogiçëve brirëpërdredhur rreth veshëve, Fyellit të Bariut me gunën krashëve , Delet e mia me qëngja: Që, asnjë politikan nuk i donte në vathën politike. E, Unë doja mes tyre të loz pak me Miken- o. Maleve, me Rrunzat e mia për Ditën e Nesërme. Burimeve të atij “Përroni të Thanës” Historik Shqiptar, ku edhe e shuaja etjen burimeve malore në atë vapë të madhe gushti në Katund, duke publikuar shkrime gazetareske e poezi për fëmijë dhe të rritur në revistat për fëmijë dhe ato letrare, gazetave të asaj kohe, që mezi e shihnin dritën në Shkup dhe Prishtinë.

Dhe, i kam përcjellur dhe parë asaj kohe si nxënës dhe student të gjithë Librat e tyre publicistik. Shfaqjet e tyre teatrore në Shkup dhe Prishtinë. Mos them, edhe, se: Gati gjithë kohën e lirë e kam kaluar në mesin e tyre si shkrimtar i Ditës Nesërne. Fat, kam pasur t’i njoh për së gjalli, në Sofër: Edhe personalisht shkrimtarët e atyre viteve: Teki Dërvishin, Ymer Shkrelin, Anton Pashkun, Musa Ramadnin, Beqir Musliun, Gani Xhafollin etj. Këta,ishin Shkrimtarë të mëdhenj për Ditën e Nesërme.
Një dramë e imja: “Repriza e vëllazërim-bashkimit” (2005), lindi si ide në Byfenë e Teatrit të Kombësive, në Shkup. Vite të ndryshimeve “demokratike”, kur ato si institucion shqiptar patën frikë të ballafaqohen si “artistë”, realitetin kulturor politik-shqiptar. Partitë “demokratike” shqiptare. E them Sot, haptas: Guxim ta luajnë vetëveten në skenë si aktorë para publikut shqiptar te Satira: Repriza e “vëllazërim-bashkimit”. Ndoshta, edhe do ta shpëtonin veten si aktorë?! E, jo Mua si autor i mbi dhjetë dramave Lamtumirë bërllok (2002, dhe: Imzot lehin qentë (1994, 2013).

Kohë, kur të gjithë përpiqeshin si partizanë të partive politike shqiptare të bëhen drejtorë Teatri, shkrimtarë e regjisorë, e asnjëri aktor. Ende i kam të freskëta ato takime tavoline me ibrikë raki rrushi e shtamba me verë, sidomos me aktorin Xhevat Limani i cili shpesh uleshte në tavolinën tonë si mysafir rasti, edhe na kënaqte me ato rrëfimet e tia “artistike” rreth fushatave zgjedhore të partive politike shqiptare. Edhe pse, asaj kohe ishte i angazhuar në fushata parazgjedhore të Partisë Demokratike Shqiptare, thoshte pa frikë: “Kush është Arbër Xhaferri, kush është Menduh Thaçi? I hip në majë të mullarit dhe i hudh në majë të k… Matanë, Partisë, Livadheve”.

Përpiqesha t’i a bëj me dije si mik tavoline, se: Xhevat, ki kujdes në këtë tavolinë dhe byfe Teatri plotë spektatorë në skenë të Byfesë Teatrit Shqiptar, nuk jemi vetëm si mysafirë Teatri! I kemi edhe disa ”miq” mysafirë nga jashtë Teatrit si “artistë”, në tavolinën tjetër afër nesh si “publik” i Çarshisë të “Bit-Pazarit” Shkupit. E kotë, Xhevati dalldisej pa asnjë gotë çaj rusi dhe raki rrushi me ato “veprat” e tia patriotike shqiptare “Bagëti e Bujqësia” të Naim Frashërit.

Ditë më vonë, pas një kohe dëgjova se, Xhevatin gjatë një koncerti të Inva Mulës, në Tetovë e kishin shqepur çotek partizanët partiak me shkopinj bejzbolli gati për vdekje. Edhe Unë, në atë Koncert e kisha pasur një buletë falas, por shkaku të Grave të mia Besnike, nuk shkova në Tetovë. Fati im i fundit si shkrimtar. Shpëtova, nga çoteku. Kutadi, ndoshta Grave të mia besnike?! Ose, po të kisha marrë pjesë, me siguri do të kisha vdekë. Sot, do të isha në varr, rrëzë Çukës Ilire. Edhe, kush do t’i duronte “patriotët kuqezi”, të më qanin mbi varr para kamerave televizive.

Dy javë më vonë, pasi e dëgjova në mjetet e informacionit gjithë ngjarjen “kulturore”, permes telefonit e thirra Xhevatin të takohemi në restorantin “Alpina”, në Shkup Veri. Erdhi. U habita kur e pash në atë gjendje shëndetsore, edhe pas dy javëve. Xhevati mezi e mbante veten gjallë, e kishin rrahur për vdekje. Shkak, që edhe të nesërmen reagova në mjetet e informacionit si kryetar në emër të Lidhjes Shkrimtarëve Shqiptar të Maqedonisë. Nuk mundesha kurrësesi të pajtohem me një hakmarrje të tillë primitive partiake ndaj artistëve shqiptar. Edhe pse, po të kisha shkuar edhe unë në atë koncert do ta pësoja edhe me zi se Xhevati. Arsyeja, se: Unë nuk e kisha shëndetin e Xhevatit, Liqenit Strugës ta përballoj gjithë atë dhunë fizike partiake me shkopinj bezbolli, po të Katundit Cërvicë, rrëzë Çukës.

Përderisa, Nëna Parti i dalldiste dhe i emëronte me gojë (premtime) për çdo javë nga një drejtor Teatri, ne të “papunët”: Adem Kastrati, Fadil Curri, Fehmi Kurexha, Muhamet Curri dhe Unë, edhe ndonjë tjetër artist shqiptar kënaqeshim me emërimet e tyre partiake dhe qerasjet si drejtorë Teatri mesdite Neokomunsite. Përderisa, më në fund: Nëna Parti si drejtor na e dërgoi një “komandant” lufte.

Regjisorët, dhe Drejtoria e Teatrit u dalldisën pas emrave të shkrimtarëve botëror duke menduar se ato do t’i bënin shkrimtarë, regjisorë dhe artistë të mëdhenj, do t’ua kthenin publikun në Teatër. I lanë në harresë shkrimtarët shqiptar. Guxim nuk kishin të merren me tekstet e autorëve shqiptar, që e fshikullonin pamëshirë politikën e Ditës Sotme “madhore”.

Dhe, në dramat e tyre: Haptas e thirrnin Ditën e Nesërme Shqiptare arsimore dhe kulturore. E merrnin ndonjë tekst të autorëve Rilindas Shqiptar duke e sakatuar dhe arnuar pamëshirë sipas dëshirës dhe aftësive tyre “artistike” partiake, plotë fjalë banale arnë përmbi arnë sa për sy e faqe. Kutadi Unë, arsyen?! Ose, arnonin tregimet e ndonjë partizani partiak, shkaku interesave personale, familjare, klanore dhe partiake, se: Shkrimtarët, pasardhës të Rilindasëve Shqiptar, moti kanë vdekur dhe nuk janë gjallë të reagojnë, marrin honorare.

Dëshmi, që edhe mbetën pa publik në sallë. U përpoqën të hudhin një grep në hurdhën pa peshqi plot sorra të zeza e çafka mbi krye për artëdashësit shqiptar, që ta kthejnë publikun në Teatër: Hyrje pa buleta, por nuk u eci pazari. Mëkot. Hurdha, nuk kishte më as bretkosa, e ku më lejlekë që i ndërtonin çerdhet e tyre majë lisave mbi çati. Mos them, Dallëndyshe: Që , për çdo pranverë çerdhet e tyre i ndërtonin nëpër odat tona dhe te Pragu i Derës Madhe, nën çati të Shtëpive, Katund.

Sorrat e zeza dhe sorrakët “kuqezi”, më parë hynin në xhami, sesa në Teatër. Salla e Teatrit Shqiptar, për gjatë kohë, mbeti e zbrazët pa asnjë spektator dhe shfaqje teatrore. E ndërruan edhe stafin drejtues me Partinë Politike Shqiptare në pushtet, po as ky shteg malor, nuk u doli në ndihmë.

Në fund, e dërguan si drejtor një “komandant” lufte. Kotnasikoti, edhe “komandanti” nuk e ndryshoi gjëndjen kulturore, në mes të “Bit-Pazarit” Shkupit, kur të gjithë ishin drejtorë, shkrimtarë e regjisorë. Asnjëri, aktor skene?! Rinia e papunë, me “Allahu Akber” faleshte në rrugë, gjoja se në Shkup nuk kishin xhami?! Askush, nuk hynte në Teatër, me përjashtim të ndonjë “shoqate humanitare” me Hoxhën e Allahut të xhamisë “Jahja Pashës” me programe “kulturore shqiptare” e flamuj turko-arab. Rast, që autori i këtij shkrimi publicistik, asaj kohe e publikoi edhe shkrimin publicistik: “Xhami pa minare”, në mes të “Bit-Pazarit” Shkupit. Shkrim, të cilit iu turr Hoxha i Allahut në YoueTube me këmbët dhe trutë në legen: “Mos ta ka ndreq ty baba teatrin”?! Autori, i këtij shkrimi publicistik qeshi me vete si satirik, në stilin e Xha Derallës: Dudumi, që si turk “ehamdurila” ishte nisur me gjithë familje të shperngulet në Turqi, e pas prishjses së marrëveshjes Turqi – Serbi, Sot kishte mbetur si hu gardhi (Pykë shelgu) pa livadh në Shkup e nënshtetësi, si turk “ehamdurila”, i shiste mend autorit të këtij shkrimi publicistik?! Pavetëdije Dudumi, se: Babai im me pasuri, ara, livadhe dhe male Familajre, brez pas brezi me punë dhe armë, i kishte bërë ballë kësaj shpërngulje masovike duke i paguar Shtetit “përbashkët” tatim edhe sot e kësaj dite, dhe nuk e kishte lëvizur as këmbën për të ikë nga Atdheu (Mëmëdheu).

E pabesueshme. Pamarrë parasysh, edhe presionet nga xhandarmeria e Serbisë: Çka pret ti, që nuk shkon në Turqi! Babai, u ishte përgjigjur asaj kohe: E dini çka pres unë, ja këtë, edhe i ka zdepur çotek xhandarët e serbit në mes të Pazarit Kërçovës.

Vështirë, arrini ta ktheni publikun e dikurshëm në Teatrin Shqiptar, me përjashtim të disa artistëve të papunë, që i kanë kryer studimet në Degët e improvizuara të Dramës në Shkup dhe Tetovë dhe enden rrugëve si të “papunë” me Hoxhën e Allahut.

Dikur, edhe Partia Politike në Pushtet për ta zgjidhur këtë problem “kulturor- teatror”, më në fund ndau pak para për miratimin e godinës të Teatrit Shqiptar duke menduar se ai e ka fajin kryesor, e jo faktori njeri politik partiak shqiptar me këmbët dhe trutë në legen. Tashti, edhe, më keq rrëshqiti situata politike në akull, arsimore dhe kulturore. Meremetimi i Teatrit Shqiptar në Shkup, zvarritet me vite. Aktorët rrinë në shtëpi, ose japin ndonjë shfaqje të reprizuar me vite e çira në Teatrot e “vëllazërve” të Njerkës para syve të politikanëve me poste politike në Qeveri, ulur në rendin e parë mu si “haxhi” rrenci i vjershës të Mark Kraniqit në Librin e këndimit me të cilin u rrita Unë si shkarimtar para këmbëve të hoxhës me tespi “kuqezi” në xhami: Ende në Kaçanik pa mbërri, kishte cofë gomari tij.

Gjatë “ndryshimeve demokratike” me vite, nuk e vizitova më këtë Teatër Shqiptar. E, as ktheva në Byfen e tij me miq ta rrokullis ndonjë gotë raki rrushi. Vetëm, një rast nuk mund ta harroj kurrë si shkrimtar shqiptar: Kur, ky Teatër Shqiptar e refuzoi Dramën time për fëmijë: Nesër nuk ka mësim (1985). Arsye: Vetëm e vetëm, pse Unë si autor e kisha përmendur asaj kohe me disa vargje ilustrimi vjershën Mëmëdheu të Çajupit?!

Shkak, që Unë si autor i nëntë dramave: Lamtumirë bërllok (2002), Imzot lehin qentë (2013,dhjetë drama), Dudumi gërhet për Liri (2016), dhe disa dramave dhe pjesëve teatrore për fëmijë, të publikuara e shpërblyera në konkurset e asaj kohe me Çmime letrare në gazeta e revista letrare, në Shkup e Prishtinë: Sorraku i Qytetit (1994), Shtriga doli nga përralla (2019). Përveç, zhurmave kulturore partiake, po i përcjell Sot edhe këto “arritje teatrore artistike”. Ende në kët Teatër Shqiptar i kam dyert e mbyllura, shkaku politkës “madhore” të partive politike shqiptare.

Pas vënjes në skenë: Ferexhja e Zezë (1985), në Tetovë e Mitrovicë të Kosovës, Fyt për fyti me armik (1974), në Fushë Kosovë, Ndihma e shpejtë (1994, Kumanovë) me reprizë si shfaqje teatrore po atë vit, në Shkup, e kutadi Unë dhe në sa shkolla fillore, katunde e qytete, “artistët” partiak nuk patën guxim asnjë dramë timen gjatë “ndryshimeve demokratike” ta vënë në skenë, qoftë për të rritur, apo fëmijë.

Komedinë – Satirë Zorra Qorre (2002) e nisën me prova në Kumanovë me regjisorin dhe aktorin Vehbi Qerimi, por pas disa përgaditjeve në skenë, papritmas e lanë përgjysëm, e hoqën nga skena. E njëjta dukuri ndodhi po me Zorrën Qorre (2002) edhe në Strugë fituese e konkursit të Ministrisë Kulturës. Komedi, që pritej të shfaqet para publikut shqiptar në Strugë, e cila edhe sot e kësaj dite refuzohet nga këto “artistë” partiak pa brekë. Ose, me brekët e grisura nëpër këmbë.

E, dini pse?! Jo, nuk e dini. Ja, po ua them Unë si autor i këtij shkrimi publicistik. Shkaku, se: Këto burra “mejdani”, partizanë të partive politike pa brekë, ose ende me brekët të grisura arnë përmbi arnë nëpër këmbë rrugëve partiake Shkupit, nuk kanë guxim dhe forca politike të ballafaqohen me realitetin shqiptar në Ditën e Sotshme. E, ku më me Ditën e Nesërme Shqiptare.

Shkaku, edhe se: është realiteti i Politikës “madhore” shqiptare gjatë këtyre viteve të ndryshimimeve “demokratike” Neokomuniste, personazhet e tyre të arratisur e dalldisur këmbekrye në hale pas Shtëpie. Qeverisë “vëllazërim-bashkimit”, ku e arratisën veten si politikanë edhe pas vdekjes.

Them, me vete: Nuk ka pasur nevojë asaj kohe të tremben këto “artistë” dhe “politikanë” shqiptar nga Zorra Qorre?! Po, t’i duartrokisnin Dje në skenë bashkë me publikun shqiptar kësaj komedi-satire të Ditës Nesërme. Sot, me siguri nuk do të ishim në këtë gjendje të mjerueshme politike, arsimore, dhe kulturore si popull i “lumtur” me çifteli, këngë e valle para kamerave televizive…