Shkruan: Lekë Mrijaj
Ligji kundër pirjes se duhanit në qytetin e Klinës, nuk po respektohet në asnjë mënyrë, siç është paraparë me ligjin në fuqi ( në letër ) mbi ndalimin e duhanit.
Nëpër të gjitha ambientet e mbyllura të qytetit të Klinës, duhani po lejohet të konsumohet lirshëm, që do të thotë se nëpër kafiteritë e qytetit shumë jo duhanpirës, të sëmurë të tjerë kronikë ( kardiakë ) e gra shtatëzëna janë duke pësuar nga mos respektimi i rregullorës mbi ndalimin e pirjes së duhanit nëpër vendet publike.
Ligji në fjalë për kontrollin e duhanit që kishte hyrë në fuqi, pothuajse përmbi pesë vite më parë ( në maj të vitit 2013 ), pikërisht kishte filluar suksesshëm së zbatuari edhe në kafiteritë e qytetit të Klinës, mirpo si duket ka mbi katër vite që ky ligj mbi ndalimin e duhanit është harruar dhe mbetet vetëm figurativisht në letër nëpër sirtarët e drejtorive të ekzekutivit të komunës sonë.
Andaj lus organet kompetente të ekzekutivit klinas, që sa më parë të ndërmarrin masa konkrete në ndalimin e pirjes së duhanit në ambientet e mbyllura ( kafiteri, restaurante… ) pikërisht të vëjnë në fuqi të plotë zbatueshmërinë e këtij ligji shumë specifik dhe po ashtu të rëndësishëm për shëndetin e qytetarëve të saj.