Të ruhet emërtimi kombëtar “Mësonjëtore e Parë Shqipe”

0
480
Mësonjtorja, Korçë

Në dritën e lajmit

(Në përkrahje të Keze Kozeta Zylo)

Në shkrimin plot dritë për historinë e arsimit dhe të shkollës shqipe në Korçë, Keze Kozeta Zylo, mësuese e shkollës shqipe në Nju Jork, e kundrështon heqjen e emërtimit “Mësonjëtore e parë Shqipe” dhe emërtimi i një grupi të ngushtë “Muzeumi i Arsimit Shqip”(sic!).

Kujt i duhet kjo lojë e shembjes së vlerave kombëtare dhe të gjurmëve të arsimit dhe të shkollës shqipe? Pse në këtë kohë të demokracisë dhe të vlerave të saj sublime, luhet loja e strucit matanë bulevardit në Korçë, që, përmasa kombëtare shqiptare dhe historia marrin një drejtim tjetër për hatër të dikujt(sic!).

Mësuesit dhe drit` e diturisë sipas Naim Frashërit, u bën dielli i atdheut në shtegun e dijes dhe në shpirtin “Mësonjëtore e Parë Shqipe” në Korçë, tashti u dashka të ndërrohet ky emërtim historik dhe në vend të tij të na afrojnë “Muzeumi i Arsimit Shqip”(sic!).

Pse kjo lojë dhe pse kjo shembje e vlerës historike të arsimit dhe të shkollës shqipe në Korçë…?!

Në dritën e lajmit dhe përkrahje të reagimit me argumentin e fortë historik të mësueses Keze Kozeta Zylo(Nju Jork), që mos të hiqet emërtimi për orën e madhe të arsimit dhe të shkollës shqipe: “Mësonjëtore e Parë Shqipe” në Korçë!

Ky emërtim historik duhet të jetë ora e parë e mësimit për brezat e rinj shqiptarë në atdhe!

Mësuese e shkollës shqipe, Keze Kozeta Zylo në Nju Jurk, jemi në përkrahje të zërit Tuaj në mbrotje të Mësonjëtore e Parë Shqipe në Korçë!

Prof. Skënder Karaçica,
Çikago, IL.


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]