Të rrahen brutalisht studentet, që të plotësohet egoja e sëmurë serbe, është më shumë se skandaloze

0
912
Kosova - 10 vjet pavarësi festimet

Vështrim

Nga Skënder MULLIQI

Shumë herë deri më sot në shkrimet tona i kemi numëruar të gjitha të metat dhe të gjitha dështimet e kësaj kaste politike e cila po shkon nga gabimi në gabimin tjeter edhe më të madh. Po bëjnë gabime dhe po bëjnë lëshime, pikërisht aty ku po prekët integriteti territorial i Kosovës. Le që na mbyti gjendja e keqe ekonomike, por gjithnjë e më shumë jemi duke sharruar në lloqë deri në fyt edhe politikisht. Të lëshohet pe aty kur bëhët fjalë për tërësinë territoriale, kjo nuk përthekohet nga mendja e shëndoshë e njeriut. Si kurrë më parë na u dha rasti historik të ndërtojmë shtet ashtu siç na ka hije, e jo t’ia falim dreqit në të katër anët. Edhe populli nuk mund të shfajësohet në asnjë mënyrë për gjendjën e keqe politike dhe të rrjedhave ekonomike, për gjendjën e moralit, dhe kapitullimin e tij para një kaste politike, e cila heret apo vonë do të duhej të përgjigjet. Këta nëse nuk ndalen pak, asgjë nuk do të mbetet nga shtetësia e Kosovës.

Ky grup i pandërgjegjshem politikë po e shesin Kosovën në të katër anët e saj. Dhanë territore me Maqedoninë, po e humbin ngadalë veriun e Mitrovicës më “Zajednicën”, kur Kosova e ka asociacionin e vet të komunave. Ky sherr i madh dhe hileqarë ku hisedarë është edhe bashkësia ndërkombëtare, nuk do të vonon, shumë shpejt e do të lakuriqësohet. Minoriteti serbë dhe kjo farë Lista Serbe e futur në Kuvendin e Kosovës, gjithë ditën punojnë që veriu të ndahet. Thotë një fjalë e popullit ”mos ia jep gishtin gjithkujt, se ta merrë edhe dorën”. Kjo kastë politike në pushtet jo vëtem që kanë dhënë gishtin, por ia kan dhënë edhe dorën minoritetit serb me të drejatat më të mëdha, që i ka dikush nga minoritetet në botën demokratike.

Po mos të ishte në pyetje politika e Beogradit nuk do ta kishim gjithë këtë përçarje të skenës sonë politike. Po mos të ishin ndërhyrjët e Beogradit zyrtarë nuk do të kishim këtë krizë përmanente politike dhe institucionale. Serbia gjithnjë e më shumë është duke e futur ndikimin e saj politikë në punët tona krejt të mbredshme. Në vend që këta njerëz të politikës të mësojnë nga pësimet e deritashme, këta nuk po i lënë pazarët politike. Tema e Demarkacionit të cilën temë pushteti e më gjasë edhe e futi si kusht për liberalizim të vizave, ende nuk po dojnë më e kuptuar se nëse si e tillë sërish qitet në kuvend për ratifikim, ka mundësi që Kosova të futet në një situatë politike tepër të vështirë.

Dhe, për temën aktuale të Kishës së ndërtuar dhunshem midis qendrës së kryeqytetit dhe midis Univerzitetit të Prishtinës në vitin 1992, ka pasur mundësi që mos të bëhët kurrë temë qendrore. Këta që erdhen në pushtetet e pas luftës, harruan gjithçka tjetër, veç nuk harruan të vjedhin dhe të grabisin. Kjo kishë e shovenizmit serbomadh të kriminelit, Sllobodan Millosheviqit është dashtë të rrënohet moti, se është ndërtuar pa asnjë destinim fetar. Ndërtimi i saj ka pasur qëllim kolonizues dhe pushtues. Kjo kishë si simbol i fashizmit serb nuk e ka vendin aty, dhe ardhja e klerikëve serbë për ta funksionalizuar, është bërë për qëllime krejtë politike.

Serbët më poshtërsitë e veta që i kanë, dhe më kodin gjenetik të prishur, duke gjetur në mesin tonë budallallëkun, mos-dijen, janë duke i shfryëtzuar mirë të gjithë dobësitë tona, për ta pshtjelluar dhe përçarë edhe më shumë skenën tonë politike. Nuk besoj se ka dikund në botën demokratike Kishë në hapësirat universitare. Shqiptarët gjithmonë kanë qenë dhe janë tolerant karshi konfekcioneve të tjera fetare dhe objekteve të tyre të kultit. Kisha eshtë ndërtuar në kohën kur rrënohej nga Serbia gjithçka çka ishte shqiptare. Dihet së në vënien e gurthemelit të kësaj kishe të ndërtuar dhunshem ishte i pranishem edhe kryekrimineli, Arkan i cili bëri masakra të papara mbi myslimanët në Bosnje dhe mbi shqiptarët e Kosovës.

Të rrahen brutalisht studentet tanë që të plotësohet egoja e sëmurë e armikut tanë shekullor, është më shumë së skandaloze. Policët tanë ndërhynë aq brutalisht, sa për një moment m’u dukën sikur të kishin ardhur nga Serbia për të rrah shqiptarë, siç na rrahën dhe na vranë në të kaluarën jo të largët. Pamjet e tilla dhe veprimet e tilla policore nga urdhënësit e tyre në krye të shtetit nuk i shërbejnë qetësisë dhe as stabilitetit politik të Kosovës, aq më pak kur bëhët fjalë për një kishë, e cila nuk ka lidhje më objekt të kultit.

Klerikët serbë ishin dhe kan mbetur më logjikën e vjetër të tipit pushtues millosheviqian në tokat tona. Kryekleriku Pavale ishte promotori dhe përkrahësi më ia madh shpirtëror i kasapit Millosheviq. Më atë logjikë Kisha serbe bartë mbi supe mëkate të mëdha për mijera viktimat e civilëve të pafajshem në Kosovë. Edhe kleriket tjerë sikurse para ardhësi Pavle, nuk hoqën dorë nga deklaratat fashiste, nuk hoqën dorë nga deklaratat që nuk kan as një lidhje më predikimet fetare.

Partiarku në Kosovë, Irinej ishte më zëshmi në deklaratat antishqiptare, me deklartat luftë nxitëse, së gjoja Kosova është Jerusalemi serb etj. Shumë i nxituar dhe e pa matur politikisht si shumë herë deri më tash lidhur më protestat e disa studentëve para kishës, ishte deklarata e presidentit, Hashim Thaçit, i cili tha së “askush nuk guxon të prekë kishën“. Shumicës në Kosovë kurrë nuk u ka shkuar mendja, së përfaqësuesit tanë më të lartë të shtetit, do të bëjnë gabime të tilla trashanike politike, të cilat gabime po na kushtojnë secilën ditë e më shumë…