Nga Ramadan Bozhlani
Fatkeqësia përgjatë kësaj fushate elektorale qëndron në tendencën për t’i joshur dhe rrëmbyer mendjet e të rinjëve e në veçanti të nxënësave të shkollave të mesme.
Beteja për t’i mbjellur bindjet politike tek këta të rinjë me ndihmën e profesorëve të politizuar tregon qartazi synimet e partive politike për t’i errësuar këto mendje të hapura vetëm për hir të votave.
Krekosja e partive ose personave politik para kamerave ose me fotografi përmes deklaratave entuziaste, që na u bashkangjitën edhe një numër i madh i të rinjëve, tregon parasegjithash mjerimin dhe poshtrimin e tyre politik.
Çfarë ju duhen të rinjët partive politike?
Ata ju duhen për t’i tundur flamujt e partive politike, për t’i mbushur qytetet dhe fshatrat me postera, për t’i mbushur sheshet dhe sallat kur mban fjalime lideri i tyre si dhe për t’i brohoritur dhe duartrokitur ata.
Domethënë këta të rinjë pushtohen për t’i shfrytëzuar, skllavëruar dhe mbas zgjedhjeve për t’i shpërfillur duke i lënë të bredhin rrugëve.
Këta të rinjë janë preh e lehtë e partive politike, sepse janë të pavetëdijshëm dhe manipulohen kollajshëm nga gjuhët e tyre të magjishme.
Në momentin kur joshën dhe aderojnë në një parti, ata automatikisht njerëzit e partive të tjera politike i konsiderojnë si armiqë, sepse në këtë mënyrë edukohen nga partia e tyre.
Që do të thotë politizimi i tyre i bënë të kenë më shumë kundërshtarë se sa miqë. Kjo pozitë e pafavorshme në këtë moshë i çrregullon emocionalisht, psikologjikisht dhe i kulturon nën ndikimin e urrejtjes.
Pastaj këta të rinjë përdorën për t’ju bërë presion familjeve të tyre duke ua kërkuar votën për partinë, për të cilën punojnë pa kursyer dhe pa kurrfar shpërblimi. Në këto raste shpeshëherë krijohen konflikte dhe polemika në mes familjarëve, sepse prindërit i shohin si të shfrytëzuar fëmijët e tyre. Dhe e gjithë kjo çrregullon familjet vetëm për hir të votës.
Kurse kryefatkeqësia shfaqet kur këta të rinjë shkëputën nga angazhimet mësimore, sportive dhe shoqërore duke ua kushtuar kohën partive politike.
T’i bëshë të rinjët të shkëputën nga shkolla dhe fakulteti për hir të zgjerimit të antarëve të partisë, dhe mbas zgjedhjeve t’i trajtosh si të panevojshëm është një krim që janë të afta ta bëjnë vetëm partitë tona.
Kjo analiz logjike tregon thjeshtësisht pasojat e rënda që shkaktohen nga okupimi i të rinjëve nga partitë politike.
Prandaj, të rinjët tanë duhet të çlirohen nga ndikimet politike për të përparuar në fushat e dijës dhe për të kontribuar në depolitizimin, paqësimin, emancipimin, humanizimin dhe solidarizimin e shoqërisë sonë.
Politizimi i të rinjëve në Evropë konsiderohet si çmenduri dhe marrëzi nga shoqëria.
Prandaj apel për depolitizimin e të rinjëve dhe pro arsimimit, aktiviteteve kulturore, sportive dhe shoqatave të pavarura.