Nderim: Në 90-vjetorin e vdekjes së Shote Galicës-“Heroinë e Popllit”:
Nga: Remzije Gashi
Po flet legjenda, me legjendën,
bija, në “gjini”, e paska vendin…
E shaloi atin Adem Jashari
e ne fluturim i shkon te varri:
“Çoju,”dada Shote”, në tirq galena,
trimëreshë e fortë, e bukur si zana!
Lidhe gërshetin e ngjeshe plisin,
veç sille shokën për rreth mjedisit!
Kam kapercye: me fushë, me male,
me kalë të bardhë, po dua që të marr…”.
Një zë u gjegj prej fundit të dheut:
“Kam 90 vjet në tokë t’Skënderbeut…
Kush je, o trim, që paske ardhë?
Nipat e mi, më kan thirrë “dadë””.
E ju gjegj trimi, në maje të kalit:
“Jam prej prej oxhakut trim,të Jasharit;
kam amanetin e të parëve,
të lypin sot: Kosova dhe Drenica,
krejt Radisheva e Azem Galica!”
Oshëtin Prishtina, me tupan’ e lodër:
Heeej, malet po hedhin “vallen e Shotës”,
se prushi i mallit, na dogji për ty,
këtu ti ke nënën, ne të kemi bijë…
“Dadë”, mos i merr shpatë e allti,
se Kosova gëzon, liri e pavarësi!
Tiranë, 20 dhjetor 2017