Tonin Toma
Te nderuar miqe te njihemi me figuren ma te shquar te kinemase shqiptare artistin e popullit z. Ndrek Luca Ndrek Luca lindi më 3 shtator 1927 në fshatin Xhan Dukagjin, është aktor i mirënjohur shqiptar. Pasi punoi disa kohë si ushtarak në aviacion, qysh nga viti 1950 vijoi si aktor në Teatrin Popullor me rolin e Kelv Dhembacit në dramën “Halili dhe Hajria” të Petro Markos.Spikati më vonë me rolin e Jagos në tragjedinë e Shekpsitit “Otello”, të semes në dramën “Toka jonë” e Marko Tope Osoja Në dramën “Arturo Ui” të Brehtit, Ndrek Luca luajti rolin e Xhirit duke sendërtuar me një gjuhë shprehëse, përkitazi parimeve brehtiane të teatrit, planet satirike me ato dramatike. Krijoi një karakter të spikatur e realist me rolin e Brung Trolit (drama “Përmbytja e madhe” e K. Jakovës), kurse në dramën “Baca i Gjetajve” të F. Krajës interpretoi rolin e Bacës, një malësor trim, dinjitoz, i përmbajtur, ku është e pranishme po aq edhe një kahje e fortë dramatike.
NdrekLuca është aktor i thyeshëm, që operon me plane të ndryshme interpretative, sa komike po aq tragjike, sa heroike po aq të rëndomta, duke e “thyer” modelin paraprak. Është nga aktorët e zëshëm të filmit artistik shqiptar, duke realizuar mbi 30 figura, të veçanta në llojin e tyre, si Dom Pali (“Komisari i dritës”), Ndrio (“Udha e shkronjave”), Gjini (“Plagë të vjetra”), Pjetër Mustakuqi (“Operacioni zjarri”), Rahmiu (“Duel i heshtur”) etj. Ndrek Luca zotëronte një mimikë tepër ekspresive; përdorte me mençuri gjestin e figurshëm, plastikën dhe mjete të tjera të njëmendësimit pamor të personazhit. Ndrek Luca ka realizuar keto filamaViktimat e Tivarit – (1996) Balada e Kurbinit – (1990) Vuhan Pasha Guri i besës – (1986) Zefi Koha nuk pret – (1984) (TV) Cen Vrapi Lundrimi i parë – (1984)…
Qazimi Fundi i një gjakmarrjeje – (1983) Shpend Gollapi, Qortimet e vjeshtës – (1982) Rasim Aga Nusja -(1980) Dem Mareci Çeta e vogël – (1979) Dash Cubaku Mysafiri -1979…shoku Gazmend, kryetar dege Nga mesi i errësirës – (1978) Xha Meti Udha e shkronjave – (1978) (TV) Ndrio Pylli i lirisë – (1976) Lam Shllapi Thirrja – (1976) Vat Marashbregasi Tinguj lufte – (1976) Selimi Në fillim të verës – (1975) Gjeneral Piçioni Rrugicat që kërkonin diell – (1975) Gani Herri Shpërthimi – (1974) Inxhinier Hasani Shtigje të luftës – (1974) Ramazan Daci Brazdat – (1973) Vëllai i Azemit Operacioni zjarri – (1973) Pjetër Mustakuqi Gjurma – (1970) Babai i Artanit Njësiti guerril – (1969) Çekani Prita – (1968) Komandanti Partizan Plagë të vjetra – (1968) Gjini Duel i heshtur – (1967) Kapter Rahmiu Oshëtime në bregdet – (1966) Jonuz Bruga Komisari i dritës – (1966) Dom Pali Detyrë e posaçme – (1963) Tomori Kujtim e mirjohje per artisin e madhe te treves se dukagjinit, dhe te gjithe shqiperis.
Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar