Të ndërrohen më votë protagonistët e skenës së zymtë politike?!

0
768
Hashimi - Ramushi - Jakupi

Koment

Nga Skënder MULLIQI

Thotë nje fjalë e popullit “Neqoftëse eshtë hangër pitja, tepsija ka mbetur në mejdan”.Edhe qytetarët e Kosovës, nuk e kan pasur shumë vështirë ta kuptojnë së cilët janë ata të cilët e udhëhoqen mirë dhe cilët e udhëhoqën keq Kosovën. Para luftës i patem do udhëheqës shqiptarë të inkuadruar në sisitemin komunist të Jugosllavisë. Nese ata nuk kan punuar mirë për komb, e ka pasë një derë së kemi qenë të okupuar në mënyrë klasike. Edhe në atë sistem kemi pasur disa që populli i mban në mend më shumë për të mirë së sa për të keqinjë. Nuk dua të potencoj emra në këtë rast së populli i dinë mirë së cilët ishin renegatet dhe cilët ishin deri diku në nivel kombëtar.

Nuk do të kisha bërë në këtë shkrim një hyrje të tillë, që këta komunistë mos ta kishin lënë pjellën e tyre mbrapa. E lanë një pjellë jo shumë të mirë. A ka gjë më keq së me vjedh, më plaqkitë, më marrë haraq, më uzurpu prona dhe më vra bashkombasë. Sigurisht së nuk ka. Tash në kushte të paqës e kemi fotografinë e qartë për udhëheqjët tona shtetërore të pas luftës. Presidenti historik i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova ishte një figurë që meriton të këtë respektin për jetë e motë, kurse të tjerët u treguan më shumë lakmitarë pas të mirave materjale, u treguan lakmitarë të pasurimit në kurriz të popullit. Në vend që ti kryejnë amanetet e dala nga vota e sovranit, kjo kastë politike në pushtet, ia fali dreqit.

Edhe ata njerëz të cilët janë sado pak apolitikë, nuk po iu bësojnë më kësaj kaste politike. E kan kuptuar tashmë situatën në të cilën gjendet vendi, jo të mirë natyrisht.E kan kuptuar të gjithë së më këta njerëz në krye të shtetit nuk do të kemi mundësi të shkojmë asnjë milimetër përpara. Nuk po thëm unë asgjë të re në këtë rast, së katundi që duket nuk donë kallauz. Të gjithë e kan kuptuar dhe bëjnë pyetje pse nuk ka ndryshime pozitive ? Si është e mundur që situata nuk po ndryshon për të mirë ? E shumë pyetje të tjera të cilat po mbesin pa përgjigje adekuate. Kurrë nuk do të marrin qytetarët përgjigje. Nuk do të marrin përgjigje pozitive, së përgjigje për keqpërdorime të mëdha veq kan marrë.

Qytetarët e kan kuptuar së ende kemi mbetur pa forca të reja creative politike .Këto forca politike dhe këta njerëz të rinjë në politikën e Kosovës, janë bërë nevojë e madhe. Është bërë nevojë e madhe që të ndërrohen protagonistët e skënës sonë politike, së janë treguar aktorë shumë të dobët në skenë. Këta të cilët po e kalërojnë pushtetin i treguan fytyrat e veta tragjike të kombit. Populli po qëndron gjatë statik, duke u aplauduar do njerëzve të cilët në fakt meritojnë të largohen më bisht nën shalë nga skena bajate politike. Po këta nuk marrin vesh gjë nga kultura politike dhe nuk marrin vesh gjë as nga kultura e përgjitshme, së më zemer dhe shpirt janë autokrat.

Duke iu aplauduar nuk zbresin kurrë nga skena politike .Pse më zbritë kur po marrin paga dhjetëfish më të mëdha së sa të tjerët. Nuk zbresin nga skena së janë mësuar më vjelë pa karar mundin dhe djersën e popullit. Nuk zbresin nga kjo skenë të cilën e zymtësuan, sepse kan krijuar standard të lartë sikur të jetonin në Zivicer. Nuk po i marrin parasysh as kritikat e mediave , së kështu i ka mësuar ”nëna parti”… Pse më zbritë nga skena politike këta aktorë, të cilët heshtjën e popullit po e kuptojnë si mbeshtetje !

Këta pse janë bërë gazi i popullit nuk po i japin as pesë para. Moti turpi u është kthyer në njerëzi !!! Populli është ai që duhet ti kërkon ndryshimet pozitive për të mirën e tyre. Nese rregullisht mendojmë që dikush tjetër na i bënë ndryshimet, është krejt punë e kotë… Përgjigjja më e mirë është që populli më në fund ta ngitë zërin e arsyes. Kritikat vëtem verbale karshi kësaj kaste sundimtare nuk po vlejnë ! Të gjithë njerëzit e mirë të këtij nënqielli duhet të organizohen që energjitë ti shpenzojnë në gjëra të mira, në gjëra të cilat sjellin mirëqenje dhe prosperitet. Nuk është asgjë e komplikar, vetëm së nevoitet vullnet që këto ndryshme pozitive edhe faktikisht të ndodhin…