Të mbrohet si trashëgimi jona emri Maqedoni

0
670

porositë SHSHA në Çikago

Tash sa kohë Athina dhe Shkupi sikur i kanë hargjuar fjalët në skenarin e tyre politik lidhur me emrin Maqedonia. Krejt kjo lojë po zhvillohet me “lojtarët” helenë në fushën e Athinës, ndonëse ky shtet tashti ka hyrë në pikën më kritike të krizës ekonomike me një borxh marramendës që kalon shifrën e 400 miliardë dallarëve me kamatat milionshe vjetore për sistemin bankar të BE-së dhe atë botërore. Kështu thuhet në këtë paraqitje për opinion SHSHA në Çikago dhe kërkon nga faktori politik shqiptar që rreth (kontestit) të emrit Maqedonia dhe lidhur me “bekimin” që kanë afruar Athinë-Shkup, faktori politik shqiptar dhe tërë rrafshi intelektual, universitar, shoqëria civile, diaspora dhe mekanizmat tjerë në hapësirën etnkike të dalin në mbrojtje të emrit Maqedonia si trashëgimi jona historike dhe politike, thuhet në këtë paraqitje shqiptaro-amerikane në Çikago.

SHSHA në Çikago në bashkëpunim me spektrin e gjerë shkencorë në Prishtinë (profesor Jusuf Buxhovi) për trajtimin e drejtë për opinionin e gjerë shqiptarë dhe ndërkombëtar në relacionet BE-SHBA, po theksojmë se diaspora shqiptare në Amerikë me shqetësim po e përcjell tërë debatin diplomatik Shkup-Athinë, ku faktori politik shqiptar është vënë në margjinat e kohës sipas skenarëve të njohur të boshtit pansllavistë dhe të pushtetit maqedonas se ata janë “pakicë kombëtare” dhe sipas Kushtetutës as që duhet të pyetën për “problemin” e emrit që, si rrjedhojë ka për qëllim të krijimit të vijave për të shembur sa më shumë çështjen e (pa)zgjidhur shqiptare në hapësirën e vet entike në Maqedoni dhe për të “zbutur” problemet e veta të krizës së thellë ekonomike të Greqisë, thuhet në vazhdim të paraqitjes së SHSHA-së në Çikago.

Emërtimi Maqedoni nuk ka pse të na iritojë e as të na friksojë meqë lidhet me ne dhe historinë tonë nga antikiteti e këndej. Është gabim i madh që atij ti jepen konotacionet sllave,ndonëse në shekullin XIX është ngritur në term politik nga pansllavizmi.

Përderisa do jetë kështu, shqiptarët në hapësirën etnike duhet të përkrahin emërtimin Maqedoni (pa prapashtesa apo ndajshtesa dhe ta trajtojmë atë si pjesë të historisë shqiptare, ngaqë histografia komuniste shqiptare e kohës është munduar që Maqedoninë antike ta trajtojnë si çështje greke.

Megjithatë, ajo sot e gjithëditën duhet trajtuar si trashëgimi jona historike dhe politike, thonë për opinion nga Çikago.

SHSHA në Çikago kërkon nga faktori politikë shqiptar që të mbrohet emri Maqedoni dhe të theksohet zëshëm identiteti shqiptar në të nga antikiteti e këndej veçmas koha e Justinianit kur Scubi ishte kryeqytet i Dardanisë si dhe Vilajeti i Kosovës me Shkupin si qendër e nacionalizimit politik shqiptar që prodhoi shtetin shqiptar në Ballkan.

Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]