TË LUMTË VLORA ÇITAKU, TË PASTË NËNA

0
629

Nga Binak MAXHARRAJ

Vlora Çitaku mbramë në KS ishte ylli i vetem që shëndriti tërë botën, rrezet e saja depërtuan çdo kund dhe ne çdo vend. Mbramë Vlora Çitaku ishte më shumë së Krenaria e Kosovës.

Mbramë Vlora Çitaku – drenickja që ia zbardhi fytyrën jo vetem Drenicës por krejtë Kosovës, ua msheli gojën te gjithë atyre grave dhe burrave qe ishin me te, i la pa gojë pa frymë, i bani memeca. Mbramë Vlora Çitaku i mbajti leksikon çetnikut të Serbisë, Ivica Daçiqit e zateti për muri, i gjori veç zihej ne vehte.

Mbramë Vlora Çitaku e la pa fjalë edhe tërë KS me argumentet e saja për Kosovën, ia qiti për ledinë te gjitha masakrat dhe krimet qe Serbia i ka ba ne Kosovë dhe abuzimet qe Serbia tani po banë me Kosovën, ia qiti për ledinë te gjitha rrenat për Kosovën dhe rreth sajë. I tregoi Daçiqit, se Kosova nuk është lodër, që Serbia mund te luan me te. Ka kaluar ajo kohë.

Fortë guximshëm i tregoi anetarve të KS, Serbisë dhe Ivica Daçiqit se Trepça dhe Ujmani janë te tonat, kanë qenë tonat dhe do te mbesin tonat. Ato historikisht kurrë nuk kanë qenë të Serbisë dhe as qe do te jënë ndonjëherë.

Vlora Çitaku mbramë ne KS ua bani me dije Serbisë dhe te gjithë anëtarëve të KS së sheti dhe pavaresia e Kosovës nuk mund te negocohet dhe askush nuk ka të drejtë të prekë teritorin dhe pavarësinë e saj.

Kështu foli mbramë ne KS “Shota Galica” e Drenicës, foli trimerisht pa u trembë nga askush. Foli më bindëshm se sa burrat, se sa do burreca te Drenicës, të cilët më kokë ulur shkojnë skutave te botës dhe lobojnë me çetnikët e Serbisë për coptimin e Kosovës.

Mbramë Vlora Çitaku në KS ia zbardhe fytyrën Kosovës. Mbramë Ti ishe krenaria e Kosovës.

Të pastë nana moj bija e Kosovës. E lumja ajo nanë qe te lindi dhe të rriti për me i dalë zot Kosovës, për me i dalë zot atdheut!