Të luftojmë në shërbim të jetës

0
892
Aurel Dasareti - bashkimi i Shqipërisë

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike ([email protected])

Kërcënimet dramatike ndaj mbijetesës së individit apo të kombit shqiptar na obligojnë të luftojmë në shërbim të jetës. Duhet të hapim rrugën për të shembur çdo dogmatizëm, çdo provincializëm dhe rivalitet të sëmurë midis nesh.

* * *

Zyrtarët shqiptarë kanë fjetur në orën e mësimit. Zinxhirët udhëhiqen nga një bandë e pleqve të çmendur të cilët janë duke shkuar drejtë atje ku merret alarmi i merituar. Ata janë të sigurt që të dridhen në pantallonat e veta! Por ata duheshe… Një rrobaqepës është gjithmonë në përputhje me kohën.

Politikanët dhe qeveritarët shqiptarë përherë kanë qenë trimat më të mëdhenj në botë, jo sepse askujt nuk i tremben por për asnjë send nuk turpërohen.

Shqipëria / Kosova kanë dështuar në ndërtimin e shtetit ligjor. Shkaku? – korrupsioni. Vendit i nevojiten prokurorë dhe gjykatës të pavarur, të guximshëm.

Domosdoshmërisht, edhe ne duhet të themelojmë “Shërbimin e Sigurimit Policor – Shërbimin Informativ Ushtarak” – shumë sekret, shumë të pavarur, shumë të kualifikuar, shumë demokratik, shumë patriotik, shumë efikas – ashtu që, sipas nevojës, të pastrojnë llogaritë me plehrat biologjik që e kalojnë vijën e kuqe. Secili Shtet Ligjor për njerëzit të cilët nuk respektojnë Ligjet e Shtetit, kryen represion.

Në një shoqëri nuk ka asgjë më mirë se kur kriminelët e vrasin njëri-tjetrin. Por, nuk do të lejojmë që ende ta poshtërojnë, dhunojnë, shtypin, mashtrojnë, shfrytëzojnë, plaçkitin, grabitin, frikësojnë, masakrojnë popullatën. Ne do t`i varrosim aq thellë sa që ata kurrë nuk do të vijnë lartë përsëri.

Jo krimit, haraçit, kontrabandës, vrasjeve politike! Kriminaliteti dhe vrasjet e përditshme në vend kërkojnë domosdoshmërish të mblidhen armët. Të çarmatosim trojet shqiptare nga psikopatët, frikacakët, kriminelët, minjtë dhe karkalec. Këta burrec, për motive banale, keqpërdorin armën duke dëmtuar vëllezërit/motrat e gjakut. Si qyqar nga natyra, asnjë plumb nuk e shkrepën në okupatorët gjakatarë sllavo-ortodoks në luftërat për çlirim kombëtar (1988-2001). Atëherë ikën apo u fshehën pas fustaneve, dimive të grave, të cilat tani i keqtrajtojnë.

Shqiptarë, gjithë së bashku domosdoshmërish të punojmë për të ndryshuar imazhin e Shqipërisë (gjithë shqiptarisë) në botë! Nuk mund të ndryshohet Shqipëria pa ndryshuar diçka në mentalitetin tonë. Për të ndryshuar Shqipëria secili prej nesh domosdoshmërish të ndryshohet pak: në qasjen tonë ndaj problemeve, në mentalitetin tonë, në zakonet tona të punës. Kjo sepse Shqipëria është një koleksion i të gjithë neve: në marrëdhënie me jetën, në marrëdhënie me punën, në marrëdhënie me përgjegjësinë, në marrëdhënie me familjen, në marrëdhënie me veten e tij dhe ambicien e tij.

Duhet hequr imuniteti politikanëve sepse nuk funksionon – Keqpërdoret. Imuniteti parlamentar është një mbrojtje e një anëtari të Parlamentit (Kuvendit) kundër persekutimit të mundshëm politik nga ekzekutivi (policia).

Në vendet demokratike të gjithë njerëzit e zgjedhur në pushtet (deputetët) gëzojnë imunitet parlamentar sipas kushtetutave, përafërsisht: Asnjë anëtar i Parlamentit (Kuvendit) pa pëlqimin e parlamentit nuk mundet të ndiqet penalisht ose të burgoset, përveç nëse ai është kapur në flagrancë.

Kur policia dyshon se një deputet ka kryer një krim, i kërkon Parlamentit (Kuvendit) të heqë imunitetin para se ajo ngre një akuzë. Normalisht se Kuvendi përmbush menjëherë kërkesat e tilla, pasi kuptimi (qëllimi) i imunitetit nuk është se deputetët mundet të jenë në gjendje për të thyer ligjin pa pasoja, por vetëm për t`i mbrojtur kundër persekutimit të motivuar politikisht.

Humbja e traditave – Një traditë është një praktikë sociale, një shfaqje, një institucion apo produkt që është transmetuar mbi nyje të shumta (për shembull, nga brezi në brez), në një shoqëri ose në një grup. Detyra e traditës është që të lidhë së bashku të vjetra dhe të reja për të krijuar një vazhdimësi historike të një grupi ose anëtarëve të komunitetit. Përmbajtja e traditës është e lidhur shpesh me objekte kulturore, që janë veçanërisht të vlefshme, sepse ato formojnë një pjesë integrale të një shoqërie ose trashëgimit shoqëror të një grupit. Është diçka e bukur kur një familje e vjetër është e lidhur me shtëpinë e vet, por ajo do të rinohet dhe madhërohet vetëm nëse bijtë do të kenë qëllime më të larta se ato të familjes.

Asimilimi – “Ta bësh të njëjtë.” Shikuar nga aspekti i psikologjisë kulturore, asimilim do të thotë se një grup i pakicës përshtatet duke ulur karakteristikat e veta dhe duke fituar (përvetësuar) gjuhën dhe kulturën e shumicës. Një lloj i strategjisë e cila është përdorur ose përdoret ndaj individëve apo grupeve që në një mënyrë apo tjetër janë përcaktuar si të huaj. Asimilimi në përgjithësi konsiderohet si një politikë që një shtet apo një qeveri përballet me një minoritet gjuhësor apo kulturor apo një grup emigrantësh për ta bërë më të ngjashëm me popullsinë shumicë. Kjo do të thotë që individët apo grupet pranohen në shoqërinë e gjerë me kushtet e shoqërisë së gjerë. Kjo është një proces vetëm për vajtje (rrugë në një drejtim, pa biletë kthyese) në të cilin ata që asimilohen domosdoshmërish t`i ndryshojnë vlerat e tyre themelore kulturore.

Asimilimi konsiderohet si një nga perspektivat e të drejtave të njeriut në marrëdhëniet në mes të komuniteteve pakicë dhe shumicë – si rrjedhojë, të asimiluarit, anëtarët e pakicës do të kenë të njëjtat të drejta individuale si njerëzit e tjerë. Megjithatë, ata nuk kanë të drejtë të ekzistojë si një minoritet i veçantë me kulturën e vet, por duhet të shkrihen në bashkësinë e anëtarëve të kulturës së shumicës.

Ka një numër shembujsh të strategjisë asimiluese ku janë përdorur masa jashtëzakonisht të rënda dhe barbare, ku grupit të asimiluar në realitet nuk i është njohur e drejta e dinjitetit të barabartë dhe të drejtat e njëjta si popullsia shumicë. Këtë e kemi sidomos te asimilimi me dhunë i shqiptarëve të kolonizuar nga ana e grekëve, serbëve, bullgarëve, malazezve. Në historinë e Shqipërisë (natyrale) gjenden gjithashtu shumë raste ku turqit osmanlinj, megjithëse pakicë në trojet tona, në forma të ndryshme kanë asimiluar shqiptarë duke i bërë ata anëtarë të plotë të grupit etnik të tyre.

Termi “asimiluar” i referohet një strategjie ndaj pakicave etnike, kjo do të thotë se shumica përpiqet për të detyruar pakicën që krejtësisht të heqë dorë nga kultura e tyre, dhe të bëhet pjesë e kulturës së shumicës. Asimilimi është përkufizuar në shkencat sociale si proces tjetërsimi ku një minoritet (emigrantësh) heq dorë nga identiteti i tyre etnik, dhe kjo, nga pikëpamja kulturore, bëhet identike me anëtarët e shoqërisë mikpritëse (nikoqire).

Shqiptarët e diasporës, duke filluar nga brezi dytë, me siguri do të asimilohen. Stërgjyshërit e nënës sime (arbëreshe, lindur në Australi) kanë ikur prej Shqipërie në Itali në vitet (1500-1512). Dhe, unë jam gjenerata e tretë (nga ana e babait) që kam lindur në Perëndim. Akoma mbahemi…

Shqipëria nuk është anëtare e BE. Për momentin, fatmirësisht për ne. Kjo sepse humbjet do të ishin shumë më të mëdha se përfitimet. BE nuk e përfillën Shqipërinë. Me siguri se do ta detyronte vendin të pranon me milion azilkërkues afrikan-aziatik, që mesatarisht lindin 5-6 fëmijë. Pasojnë ribashkimet familjare me të afërmit nga atdheu i tyre, martesat e përziera (me femrat shqiptare). Kriminaliteti do të dhjetëfishohet, Ligji i Sheriatit (nga arabët, somalezët, pakistanezët…) do kërkohet, Atdheu i copëtuar edhe më tepër do të tkurret, shqiptaria do të tjetërsohet…

Më ngacmoi: “Ne serbët jemi historikisht të vlefshëm – për dallim nga shqiptarët. Çfarë janë shqiptarët? Shqiptarët janë shoqërisht të padobishëm, historikisht njerëz të parëndësishëm.”
Marrëveshja Kosovë – Serbi ishte vetëm një Kapitullim i vullnetshëm, pa rezistencë!
Politika shqiptare synon interesat e pushtetit të politikanëve jo interesit të popullit. Për hir të karrigeve, gjatë historisë, shqiptarët kanë sakrifikuar territore.

Brukseli – me miratimin e shqiptarëve, e ndau Mitrovicën. Pse u bë lufta e UÇK-së?!
Krahu sllavo-ortodoks dhe grekët bëjnë politikë profesioniste ndërkaq shqiptarët politikë diletante. Lejojmë kolonizatorët të marrin gjithçka që kërkojnë prej nesh. Është koha e fundit që shqiptarët të mos veprojnë ndaras. Kudo që gjenden të bashkohen në një front. Vetëm të bashkuar do të munden të ballafaqohen me aktivitetet antishqiptare të tradhtarëve dhe kolonizatorëve.

Unë nuk e di ku ka filluar tragjedia jonë por e di ku gjendemi tani. Propozoj të fillojmë me një fletë bosh përndryshe shpejt do të zhdukemi nga faqja e dheut. Sillemi pa busull në shtrëngatën e madhe. Delet duhet ta gjejnë dashin që prinë kopenë. Shqiptarët nuk duhet të lejojnë më t`i udhëheqë një Dash i tredhur por një Dashi i këmborës. Shqiptari nuk duhet të ketë pretendime të vogla në listë, kur ai është duke kërkuar udhëheqës të rinj, duhet kërkuar njerëz me “aftësi të jashtëzakonshme” nga aspekti qeverisës por edhe ushtarak e policor.

Njeriu nuk mund të zgjedh se ku do të lind ose ku do të vdes, por mund të zgjedhë ku do të jetojë.