Foto: Gjokë Malaj
– Dedikuar z. Gjokë Malaj, merturasit bujar e zemërhapur –
Nga Gëzim Loka
Ky Merturi, asht shqiptarie
Gen e gjak e palcë shqiptari
Këtij Gjokë Malajt ç’i paska hije
Hapin vesh me flurudha zjarri.
Hapi i tij, hap për të gjithë
Ata që duan të vërtetën
Në rresht i vë ai dashuritë
Vorbullat që trazojnë jetën.
Mirësitë dhe fatbardhësitë
E rrethojnë në çdo hap jete
Yjësitë dhe largpamësitë
Projekisone të vërtete…
Të kanë hije fjalë e vepër
Të ka hije ty mençuria
Ke pi ujë në gurrë të vjetër
Ku hedh shtat fjala, burrnia.
Ku njeriu është njeri
Dhe kudo ku i shkel këmba
Mbjell në jetë veç dashuri
Mirësitë që ti ka ënda…
Ti kudo ku e hedh hapin
Ku e lë një shenjë gjallimi
Vetë yjet turren vrapit
Pa një çast ankthi, pendimi…
Në kafen tënde shembullore
Që i themi Kafja e Madhe
Gjejmë shërbime mrekullore
Mirësinë me shokë e ndave.
Me urti e me sajdi
Me burrni e fjalë e besë
Kaluam në Pandemi
Orë qetësie zjarrin ndezë.
Ndezë zjarrin në oxhak
Ku prushëron mirësia
Dritë t’u bëftë hapi në prag
Gjokë Malaj, Gjokë Burrnia.
Ti klientët i ke shokë
I ke miq në rreth sofre
Për çka ban lezet të ka
I jep gaz e shëndet ksaj votre.
Nuk mërzitesh, të qesh nuri
Të ndrit balli nga mendimi
Kur e thotë fjalën burri
Në realitet kthehet premtimi.
N’odën tënde, odë bujare
Ku oxhaku qëndron ndezë
Na sajdise me shpenzime
Me ca shokë e miq me besë…
Ballë oxhaku na vështronte
Babai yt në fotografi…
Brez pas brezi u trashëgua
Geni i sofrës plot bujari.
Gen e asht e gjak princëror
Virtyte që vrullojnë hapin
Trashëgues i genit arbnor
Në mes bjeshkëve e rrite shtatin.
Në Kafe të Madhe jemi të tanë
Miq e shokë nga çdo nahije
Rrofsh Gjok Malaj i Merturit
Fjalë e vepër të kanë hije…
Dërgoi për publikim, Denis Hata, gazetar