Përgaditur nga Prof. XHELAL ZENJELI
“Kritika Franceze, Amerikane, Gjermane etj., e ka kritikuar Jurinë e Stokholmit për paragjykime, vonesa dhe mosnjohje të letërsisë. Sipas kritikëve letrarë të vendeve të sipërthëna, Kadareja e meriton çmimin Nobel.
Në të gjithë botën, veprat e Kadaresë kanë një domethënie të fuqishme, therëse.”
Alain Plantey
President i Akademisë Franceze
“Është kjo anë vizionare, që përbën forcën madhore të nja njëzet librave të Kadaresë, romancier që rrok Historinë me një frymë të fuqishme shekspiriane.”
Histori e letërsisë evropiane
Hachette, Paris, 1992
“Sado e ndryshme që të jetë Shqipëria nga Suedia apo Franca, ajo ka nxjerrë në dritë një gjeni. Kadareja njihet në të gjithë planetin; të kurorëzosh Kadarenë nuk do të thotë ta emanciposh atë: do të thotë të emancipoheni vetë ju.”
Alain Bosquet
(Letër drejtuar jurisë së Çmimit Nobel)
“Ismail Kadare është pa dyshim shkrimtari më i shumanshëm i kohës sonë.”
Alain Bosquet, Le Quotidien de Paris
“Kronikë në gur nuk është vetëm një kuriozitet, por një roman magjepsës, i sofistikuar dhe i realizuar në prozë poetike.”
John Updike
The New Yorker
“Me njërën këmbë në Shqipërinë e moçme, gojore dhe legjendare, ende në rrëqethjen homerike, dhe me këmbën tjetër në modernitetin më të spikatur dhe më finok, Kadareja gjendet në kapërcyell të të dy botëve dhe nga kjo rrethanë e jashtëzakonshme vepra e tij krijon akorde të fuqishme dhe të goditura.”
Dominique Fernandez
“Piramda e Kadaresë – një parabolë e paranojës dhe terrorit, mund të krahasohet me veprat e Kafkës, të Paul Austerit dhe të Elias Canettit… Është një nga romancierët më të shquar, që tashmë botohet në çdo gjuhë.”
Bruce Bawer
“Kadareja ia del të jetë universal dhe i të gjitha kohërave, duke mbetur gjithaq shqiptar.”
Nicole Zand
“Në vështrim të parë vlerësimi ndërkombëtar i autorit mund të të çudisë, sepse Kadareja shkruan kryekëput vetëm për Shqipërinë. Por ato ngjarje që s’ia vlen t’u hedhësh sytë në anë të botës, ai shndërron në letërsi botërore.”
Anjez Hyfner
“Asgjë nuk mund të përballet me penën e hidhur të Kadaresë, që vërvit mbi historinë njerëzore shpërthimin e një të qeshure shekspiriane. Kina e Kadaresë (Koncerti) me figurantët dhe sozitë e saj, është krejt e njëmendtë. Dhe kaq e stërmadhe saqë grotesku fiton përmasa kozmike.”
André Clavel
“Dëshmi e Shqipërisë, dëshmi për Shqipërinë, Kadareja është bërë universal.”
Maurice Druon
“Vepra e Kadaresë është një nga veprat më origjinale dhe më të shquara të këtij shekulli.”
Éric Faye
“Proza e Kadaresë vezullon me realizmin magjik të Gabriela Garcia Marquz-it.”
Los Angeles Times Book Review
“E kemi thënë më parë dhe do ta themi: kur do ta njohë Stokholmi kalibrin e jashtëzakonshëm të këtij shekulli?”
Figaro Littéraire, Paris
“E kanë krahasuar me Gogolin, me Kafkën, me Orwellin. Por ai i Kadaresë është zë origjinal, universal, e prapë me rrënjët thellë në tokën e vet.”
Shusha Gappy, Independent on Sunday
“Kadare është i rrahur në të gjitha dallgët e artit modern bashkëkohor. Veçse ai gëzon avantazhin e madh që kurrë të mos ketë pasur nevojë të çajë kokën për recensentët gjermanë. Ai ka mundur ta mbrojë veshjen e artit të tij nga gjithë luspat e shëmtuara të “izmave” zhurmëmëdha, aq shumë të çmuara prej “doktorëve” tanë të kritikës… Vepra e tij, sa ç’është ushqim shpirtëror, po aq është edhe art sublim.”
Michael Kleeberg, “Die Welt”, korrik 2002
“Gjëja më ideale në letërsi është kur lexon diçka të sapobotuar dhe e kupton që kjo do të bëhet klasike. Kjo gjë ideale ka për titull përmbledhjen “Përballë pasqyrës së një gruaje” dhe i përket më të madhit shkrimtar të gjallë të kohës: Ismail Kadaresë.”
Guillaume Allary, “Elle”, korrik 2002
“Lexuesi amerikan sapo mori në dorë romanin e ri të mrekullueshëm të Ismail Kadaresë “Lulet e ftoha të marsit”.”
Jonathan Levi, Los Angeles Times, korrik 2002
“Çdo vit, pothuaj gjatë një dhjetëvjeçari, Kadareja u ka dhënë lexuesve të vet nga një roman, që i befason dhe i shtang ata, i prek në shpirt, u ngjall ndjenja e mendime të thella… Ka ardhur koha që Kadareja ta marrë çmimin që meriton… Jepjani Kadaresë çmimin Nobel!”
Magazine litteraire, Paris
Përgatitur nga Prof. Xhelal Zejneli