TE GURI I FATIT – poezi nga Pajtim Xhelo

0
373
Pajtim Xhelo

TE GURI I FATIT

(KUSHTUAR PRITJES SE PAFUND TE POPULLIT TONE PARA PORTES SE BE, QE I NGJAN PORTES SE SHURDHIT, TEK E CILA ESHTE PA DOBI TE TROKASESH… AI NUK TE DEGJON)

Vyshkur jane gjithe lulet e enderimit
Dhe kopshti i rinise eshte thare,
Bota e vjeter ndjeu lodhjen e dimrit.
Ne udhekryq rendon guri i fatit te vrare.
Te kater rruget mbyllur jane nga satanai
O Zot! Te pakten njeren dere,
Na i hap qe te ndihen renkimet e klithmat
E te shohin rrenjet e dala ne bregun e dhimbjes.
Mbi kokat vitet na i shtuan thinjat,
Mbi gezimin tone helmi rendon (Oh sa shume!)
Fati yne qe rreshqet si treni mbi shinat
Nuk u ndal tere jeten n’asnje stacion.
Le te ndalej (pa çka!) edhe ne bregun e dhimbjes,
Sa te mbulonim me dhe rrenjet e fatit tone
E ne oret e nates kur shpirti perhumbur dridhet
T’i lagim me gjakun e zemres dhe me lote!
Ne meditim, në mjegull, ne muzg i lame vitet
Perendimin dhe agun pa i ndjere, pa i pare,
Shpirti i cmendur rrokullisej, perplasej e vertitej,
Ne prag te udhekryqit, te gur’i fatit te vrare!
Rreth nesh tisi, tmerri, vargonj qe tjetersonin,
Mbi kokat tona pezull vdekja… Ne duar kish kosor
Fati yne! Gjakprishur, i dehur, dot s’te ndalonin.
Po ecen ashtu… Pa u ndalur n’asnje stacion!

Pajtim Xhelo

TRËNDAFILI DHE DJALLI

Një trëndafil verdhosh shikoi djalli,
Pa sytë iu mbuluan me zili,
Dhe zemrën ia ligështoi malli
Për kohën kur ishte i bukur, i ri.
Ta këpuste desh, po gjëmbi e shpoi,
Pa luljambret po qeshej shend e verë,
I shpifuri turirin shtrembëroi…
I tha: Ti hiqi gjëmbat veç një herë.
Eh, kjo bukuri, pa le kjo aromë
Më kujtuan parajsën atje, në qiell,
Më ler të të këpus, madje harromë…
Do kesh lule prapë nga tok’ e diell.
Gjegji trëndafili: Gjëmbat kësisoj
Më mbrojnë aromën dhe bukurinë,
Po ty s’ka çtë duhen, nuk jemi njëlloj,
S’i mbron dot shëmtimin dhe ligësinë.
Syt’ iu errën dhe mallkoi djalli
Fatin e tij dhe tërë botën mbarë.
Iku, po lotë nuk i derdhi malli…
Luleverdha kish vesë dhe beharë.

Pajtim Xhelo, 13 prill 2019

DYLIND

Dylind me shpirtin qenka liria
Dhe dashuria dylind me lirinë,
Me Edenin i bë Zoti të dyja,
Burimkristal që freskojnë rininë.
Oaz që shëron plagët dashuria,
Plagët që të dha një jetë pa liri,
Si fjalët e këngës dhe melodia,
Si mbrëmje e vakët në prillin e ri.
Pa ky dylind në dimër, në acare
Rrebelohet nëpër zjarr, nëpër flakë,
Etjen shuan pulëbardha krenare
Në shkumën thinjoshe të valës plakë.
Pa shih si shpërfill inatin, trishtimin
Dhe rrugët e bardha të jetës i zgjat,
Paçka, ky dylind puth vetëm agimin,
Ka harruar që pas ditës vjen dhe natë.
Ky dylind na qenka pranverë pa fund,
Ku mijëra ngjyra harlisur janë
Si verë e vjetëruar të përkund
Në krahët e lumturisë pa anë.
Janë të dyja një dhimbje si një ëndër
Mbaji fort, se po ikën s’vijnë prapë,
Kush s’dashuroi i lirë në zhgjëndër
Rrugëtoi në vdekje të pamatë.
Kush rënkimet e dhimbjes nuk shijoi,
Kush buzët nuk puthi gjer t’i bënte gjak,
Si tren në asnjë stacion s’qëndroi,
Lindi, u rrit, po drejt jetës eci pak.
Pa ky dylind i nektarit pasion
U rrokullis nëpër terr, nëpër natë,
Kur djallit t’i rrëmbesh mëkatin harron…

Pajtim Xhelo, 13 prill 2019