Të gjithë për Shqipërinë

0
344
Tiranë - Gjergj Kastrioti

Skena politike shqiptare po ia luan themelet shtetit shqiptar. Shqipëria sot është para kolapsit politik dhe jo larg edhe ekonomik. Këtë e dëshirojnë armiqtë e saj rreth e rrotull në Ballkan.

Kush po e laun lojën e dreqit?! Kush ka hyrë brenda damarëve të gjakut, cili virus dhe bakteria shkatërrimtare. Kujdes dhe bëhuni bashkë POPULLI SHQIPTAR!

Bashkë POPULLI SHQIPTAR larg partive politike! Mos u rreshtoni më pas tyre! Që sot ato kanë dështuar, që sot ato nuk e kanël kryer detyrën ndaj shtetit, që sot ato nuk e kanë realizuar besimin e votës së lirë dhe të kontratës Tuaj Kombëtare dhe Demokratike si sovrani i shtetit dhe o votës së lirë…!

Të gjithë për Shqipërinmë! Të shpetojmë Atdheun! Kërkesë që për shpetimin e Shqipërisë të largohen nga skena politike, ndonëse edhe ashtu i kanë kaluar (limitetet) të jetës politike në skenën e saj tash e 29 vjet duke udhëhequr si “liderë”, të partive politike…!

Të shkojnë në shtëpi bashkë me përgjegjësinë politike dhe institucionale për fatin e Shqipërisë: Edi Rama, Gramoz Ruçi, Sali Berisha, Lulzim Basha, Fatmir Mediu, Ilir Meta dhe deputetë dhe ministra që në në një mënyrë kanë dështuar para popullit shqiptar dhe para shtetit shqiptar!

Zgjidhja politike dhe kombëtare në Shqipëri, të vjen një gjak i ri politik, të niset një rrafsh i ri politik kombëtar dhe demokratik! Shqipëria nuk e meriton përbuzjen e skajshme dhe vendosjen e saj para kolapsit politik dhe ekonomik brendashqiptar dhe në raport në marrëdhëniet ndërkombëtare!

Të gjithë për Shqipërinë!

Çikago, më 10 qershor 2019


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]