TUBIM PROTESTUES PËR MBROJTJEN E DONIKË GËRVALLËS
Me motivacionin kundër dhunës ndaj femrës shqiptare që po e bëjnë bandat e kriminalizuara të Isa Mustafës!
Dega e LDK-së në Zvicër fton aktivistët e saj, veprimtarët e shumtë, anëtarësinë e partisë dhe të gjithë demokratët, që në mënyrë masive t’i bashkohen këtij tubimi protestues, në mbrojtje të Donika Gërvallës, me motivacionin: Jemi kundër dhunës së ushtruar nga Bandat e Kriminalizuara të Isa Mustafës, të cilat dje në mbledhjen e KP të LDK-së e tërhoqën zvarrë Kryetaren e Degës së LDK-së në Gjermani – Donika Gërvallën, e cila është edhe bija e Heroit të Kosovës, Jusuf Gërvalla!
Adresa: Pizzeria – Restaurant «TRAUBE», Schulhausstrasse 9, 4513 Langendorf / SO
Kryesia e Degës së LDK-së në Zvicër