Të gjithë duam të shkojmë atje

0
348
Kompleksi memorial Adem Jashari, Prekaz

Zymer Mehani

(Me rastin e 22-vetorit të sulmit të dytë nga forcave serbe mbi familjen Jashari në Prekaz me 22 janar të vitit 1998.)

I.

Në kujtimet tona ka mbetur
Si lot
I kulluar
I dëlirë
Ky truall amtar
I ngjyer
I bekuar
I ushqyer
Dhe i larë
Me gjakun arbëror
Të bijve tanë dëshmorë
E ty, trualli ynë
Eshtrat ta ruajnë krenarinë
Zemrat guximtare
Ty ta shtojnë fuqinë
E gjaku ynë i derdhur
Ta ruan njomësinë

Shpesh ty barbarisht
Të sulmuan
T’u turrën
T’u vërsulën
Por kurrë s’të përulën
Dhe pas shpine të gjuan
Por dot s’të gjunjëzuan
Gjatë shekujve qëndove
Dhe në fund triumfove

II.

Merre timin gjak
e dehu
Plagë duke shëruar
Dhe trupin tim merre
e përdore
Si varkë për të lundruar
Merre timen zemër
e shfrytëzoje
Porsi orë
Të tërin më merr
Për ty Atdhe…
Bëhem theror