TE FALEM TY NIKAJ-MERTUR! – poezi nga Marash Mëhilli

0
4372
Marash Mëhilli

MARASH MEHILLI, SHQIPONJA QE PUSHTONTE SKENEN, SALLEN, SPEKTATORIN…!

TE FALEM TY NIKAJ-MERTUR!

Te falem ty Nikaj-Mertur,
Dymbedhjet fshatra ngule ne gure.

Dymbedhjete pashe qiell mbi krye,
Pishtare netesh-dymbedhjete yje.

Dyer krahine jane tri qafa,
Kur vijne miq Krasniqja e Shala.

Oh, sa here atje u pa flaka,
Turq e serb kur ktheve mbrapa.

Maja e boshit te rri kunore
Qyrkun ne shpine, kapuçin bore.

Lumi i Currajt, loti i malit,
I kthjellet si mendja e Tunxh Miftarit.

Maja e Hekurave hekur te fali,
T’u bene hekur çika e djali.

Burra dje e burra sot:
Nder e gezim paç jete e mot!

FJALA THERRET FJALEN

Rritur jam ku lindi kenga,
Nena me lau me bore ortegu,
Vranes se Vogel me pa hena,
Fllad i ahut ne dite zhegu.

Kulla street tret ne shkemb,
Prushi bungut pjek ferlig,
Qielli bore, gryka tufan,
Raki pihet me ibrik.

Oda ka lahuten vare,
Shekujt ngrene perden e rende,
Teli zgjon brezat e pare,
Historia behet kenge.

Fjala fjalen ne hije guri,
Turra-turra ne poezi:
Redactor Nikaj-Merturi,
Riga shpirti, dhembshuri.

Ndiqmeni ne kete vellim
Varg per varg e rime per rime,
Mbase u niset per udhetim,
Mik tek une, te kjo krahine.

Poezi nga Marash Mëhilli, nikajmerturasi i pazevendesueshem ne skenen shqiptare!
Te paçim me jete te gjatë sa bjeshket e Nikaj-Merturit, o Marash Mehilli!