TË DIELËN, MË 29 TETOR 2017, NË DOBLIBARË TË GJAKOVËS DO TË MBAHËT MANIFESTIMI KULTUROR “DITËT E AUGUSTIN UKAJ”

0
819

Shkruan: Lekë MRIJAJ

Siq njoftohemi nga drejtuesit e lartë të Këshillit Organizativ të dielën më 29 tetor 2017, në ora 14:00, do të mbahët Manifestimi Kulturor “Ditët e Augustin Ukaj”. Takimi në fjalë do të mbahët në ambientet e bukura familjare të Restaurant “Dasmori” në Doblibarë të Gjakovës.

Me fjalime të ndryshme dhe kumtesa të tjera shkencore për rapsodin e spikatur shqiptar Augustin Ukaj, do të paraqitën studiues të natyrave të ndryshme nga Kosova, Shqipëria dhe më gjerë, të cilët do të trajtojnë personalitetin dhe veprën e rapsodit i cili për një jetë të tërë i këndoi artadhësve të tij shqiptar, i cili edhe ishte tejët i vlerësuar si rapsod i shkelqyer në Kosovë, Shqipëri, Trojet Shqiptare, e Mergatë.

Në këtë manifestim kulturor e sesion shkencor, pritet të marrin pjesë personalitete të larta nga jeta akademike, kulturore e politike të vendit siq janë: Ministri i Infrastruktures, z. Pal Lekaj, Rektori i Universitetit të Prishtinës, prof. dr. Marjan Demaj, deputeti i Kuvendit të Kosovës z. Anton Quni dhe shumë e shumë media shqiptare e personalitete tjera kulturore, artistike muzikore e humoristë të njohur shqiptar si dhe miq të tjerë e artdashës të muzikës dhe folklorit të Bilbilit të Kosovës, Augustin Ukaj.

Ju mirëpresim!

Këshilli Organizativ