Të dehurit e mahallës ballkanike?!

0
924

Nga Skënder MULLIQI

Thonë së budallenjët mburrën më atë që të menqurit turpërohen. Dhe, ajo më çka po lavdërohen dhe mburren kjo elitë politike në pushtet, e cila ia ka falë dreqit, e vërteton edhe këtë thënje të popullit. Ju zonja dhe zotëri në pushtet, mos jeni aq shumë të “mençur” sa po mendoni së ne qytetarët jemi budallë ?! Qeveritë e deri tashme na proklamuan dhe po na proklamojnë në media dhe rrjete sociale më mburrje, së Kosova ka bërë të arritura të larta, në këtë kontekst edhe kur bëhët fjalë gjoja për shkallën e ulët të atyre të cilët po kërkojnë një vend të punës. Po e rreni dhe po e manipuloni opinionin gjithë ditën më të dhëna sipas deshirës tuaj duke e shtrembëruar realitetin.

Sigurisht së kemi edhe “ulje” të shkallës të atyre të cilët po kërkojnë punë së çdo ditë po zbrazët Kosova. Po të kishit hapur vende të reja të punës sigurisht së shumë më pak do të ishte bërë fjalë për këtë temë. E dini ju zotëri pushtetarë, së shumë kush edhe unë e dojmë këtë vend dhe nuk do të dëshironim në asnjë mënyre të flasim pa argumente. Nese e shetisim Kosovën mund të shohim gjithnjë e më shumë qytete dhe katunde të cilat po zbrazën, fusha të pa punuara …Kjo është e dhembshme. Ju zotëri atje lartë që jeni ngjitur në pushtet, ju po voziteni më vetura të shtetit shumë të kushtueshme, dhe kur po doni edhe po fluturoni jashtë vendit më aeroplanë po ashtu të klasit të parë?

Rinia jonë po largohen ku t’u shohin syte për një jetë më të mirë …Në shumë vende po shohim vëtem njerëz të vjetër të ulur para shtëpive duke shikuar rrugën… A keni zbritur ndonjë herë ju pushtetarë në vende të ndryshme të Kosovës për të pa nga afër së si po jeton njeriu ynë ? Nuk po zbrisni së vetja po ju duket Zot mbi këtë tokë. Nuk e shkelni këmbë Kosovën e varfër së nuk keni dëshirë të pluhëroseni, nuk keni dëshirë dhe nuk ua don syri të shikoni gjera të keqija. Jeni mësuar të jetoni në stilin e lartë e deri dje nuk keni pasur brekë në b… Kosova po zhbehet. Po largohen nga ky vend të cilën e keni shëndrruar sikur të ishte shkretinë…

Si nuk keni pakë moral politikë të na folni për statistika, të na mbani nasihat së Kosova po përparon, së edhe shumë pak kohë ka mbetur kur do të bëhëmi pjesë e Evropës së Bashkuar, e jemi vendi i vëtem i izoluar si në geto për fajin Tuaj… Çdo ditë e më shumë njerëzit po largohen më autobusa, trena, vetura të ndryshme më lotë në sy për në Gjermani e shumë vende tjera të botës Perëndimore. Po i shesin pronat e baballarëve, gjysherëve të tyre siq thuhet për një grusht grosh. A nuk ka gjë më e dhembshme dhe tragjike së ta mbyllesh shtëpinë më dry. E ju, zotëri dhe zonja në pushtet nuk po ju intereson dhe nuk po e shihni ekzodin më të madh ndoshta në historinë e shqiptarëve të Kosovës, duke mos llogaritur këtu edhe shumë qka tjetër…

Po dukeni si një turmë e të dehurëve te mahallës së ndotur ballkanike. Ju po flisni vetem sipa dëshirës tuaj duke e shtremberuar realitetin e hidhur të jetës së keqe të shumicës në Kosovë. E vërteta është një, dhe nuk bahët tjetër. Kosova jo vëtem që ka banorë shumë më pak, por shumë më pak është duke mbetur fuqi punëtore. Duket ashiqare së nuk keni shumë dije në politikë, së jeni mw shumë lakmitarë te të mirave materjale, së nuk punoni asgjë. Po proklamoni parrulla të rreme së jeni duke punuar ndershem dhe pa hile për Kosovën.

Me rroba kat, këpucë të zeza të lustrueme dhe më bluza të bardha po na flisni neper televizone dhe gazeta për fitore të pa qena. Nga Kosova po largohen, jo më nga okupatori serb, por nga “okupimi” juaj ekonomik dhe social. Do të duhet të kishit dijeni politike, mos të ishit lakmitarë për poste e për të mira matetrjale, do të kishit pasur mundësi për ta udhëhequr Kosovën. Jo, ju keni vëtem shkëlqim të rremë, ju nuk kuptoni gjë nga shtetndërtimi dhe mirëqenja, ju po lavdëroheni më atë që duhet të turperoheni…