Të bëhet një (ri)vlerësim i privatizimit të aseteve të pasurisë së Kosovës

1
584
Fabrikë - Kosovë

E kohës

Të gjithë bashkë për Kosovën. Vetëm për sherimin e të sëmuerve nga Kosova në spitalet në Stamboll dhe në BE, Ministria e Shëndetësisë ka shpenzuar 150 milionë euro, kështu kanë thënë në raportet zyrtare të këtij institucion i shendetësor në qeverinë e Kosovës.

Po të kishim akorduar si duhet gjithë këtë shumë milionshe, sot në Prishtinë do të kishim qendrën spitalore më moderne në rajon dhe, në këtë qendër spitalore do të vinin mjekët më të mirë nga Evropa dhe nga vetë Stambolli për sherimin e të sëmuarve në Kosovë.

Të ndihmojmë Kosovën!Haxhin e kemi këtu, e shihni se në çfarë gjendje e kemi shëndetësinë dhe fushat tjera të jetës dhe hapat e ngadalshëm për mos të themi të ndalur në mes të rrugës, që kanë të bëjnë me kahet e zhvillimit të gjithmbarshëm shoqëror-ekonomikë të vendit tonë.

Do të ishte shumë me interes të shtetit të Kosovës, që, përmes një programi të qeverisë të (ri)shikohet programi i privatizimit të resurseve ekonomike të Kosovës, ndonëse shihet nga qielli se shumë asete të pasurisë janë “shitur” e stershitur dhe, tashti më shumë i shohim nga larg si godina shterp pa asnjë prodhim cilësorë dhe, mos të flasim për eksportin në tregun ndërkombëtar, sepse këtu mund të eksportojmë vetëm fuqinë punëtore (mërgata shqiptare nëpër botë), që, sipas teorive të ekonomisë mund të prodhojnë të ardhurat për vendin tonë!

Dikur gjiganti i Ferronikelit në Gllogovc kishte të punësuar 3000 punëtorë dhe prodhimi vjetor dhe eksporti në tregun botërorë kapte shumën prej 400 milionë dollar. Sot në ketë gjigant të privatizuar e të shitur si thonë për një kashore të bukës(sic!) vetëm për 24 milionë dollar tregon më së miri se si kanë shkuar punët në privatizimin e asteve dhe të pasurisë së Kosovës(sic!) dhe tashti këtu punojnë (vetëm)600 punëtorë(sic!). Ndërkaq, në vijën e privatizimit të asteve në vendet e rajonit në Mal të Zi, i njejti objekt është shitur 400 milion dollar(sic!).

Ku jemi ne dhe çfarë do të ndodhë,sot e nesër, kur do të kemi hapin e breshkës në kahet e zhvillimit të ekonomisë së Kosovës..?!

Çikago, korrik të motit 2020


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]


Shpalime historike

Austro-Hungaria në luftën e parë botërore(1914)përmes postës i shpalli luftë Serbisë(!)

Për të parë nga afër se si analet historike e tregojnë të vërtetën se Serbia nuk ishte ndonjë shtet(serioz dhe forcë ushtarake), Austro-Hungaria me rastin e Luftës së Parë Botërore (28 korrik 1914), i pati shpallë luftë Serbisë përmes një letre dërguar përmes postës serbe.

Kur ia dërguan letrën postieri serb Nikolla Pashiqit,ai kishte pas thënë se “letrën e luftës” e paskan parë tërë populli serb derisa paska mbërri në qeverinë serbe në Beograd(sic!).

Kjo tregon se sa ishte (serioz dhe njëfarë “force ushtarake”) regjim i kohës së Nikolla Pashiqit, që, përmes një letre të rëndomtë dhe përmes postës (serbe)e mori shpalljen e luftës nga Austro-Hungaria(sic!).

Çikago, korrik të motit 2020

1 KOMENT

  1. Skender,

    Privatizimi dihet bere edhe ma shume ne PTK, RTK edhe ne te gjitha ato qe quhen prona ose kompani publike….
    FERONIKELI kurrë nuk i ka pase 400 milion fitim.

    As Trepça ne top form nuk i ka pase mbi 40 milion dollar fitim ne vitet 80ta… qe nese revalorizohen behen 200 miliondollar fitim.
    Por ekonomia boterore ka ndryshuar shume dhe disa qindramijera fabrika e kane zvogluar numrin e puntoreve deri me 80% ose jane mbylle krejtesissht.

    Privatizimi nuk ka alternative…

Komentet janë mbyllur.