Tash e 10 vjet pa nacionalistin e Shqipërisë Etnike, Kapidan Ndue Gjon Marku

0
344
Ndue Gjon Marku

Nue Oroshi

Para dhjetë viteve, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u nda nga jeta për të mos vdekur kurrë, Kapidan Ndue Gjon Marku udhëheqësi i Bllokut Kombëtar Independent dhe nacionalisti atdhetar, i cili një jetë të tërë punoj e veproi që Shqipëria të jetë perëndimore e demokratike dhe jo në dorë të klyshave të Rusisë.

Kapidan Ndue Gjon Marku ishte një simbol i qëndresës shqiptare, ishtë një uragan i nacionalizmes i cili për rreth shtatë dekada qëndroi i pathyer, në rrugën e shenjët kombëtare, duke vazhduar me devotshmëri rrugën kombëtare të kapidanave të Mirditës për gjashtë shekuj histori.

Kapidan Ndue Gjon Marku për asnjë moment nuk u thye, edhe atëherë kur me pushkë në dorë udhëhoqi Mirditën në luftë kundër bolshevizmit pansllavist, edhe atëherë kur më propozimin e vëllait Kapidan Mark Gjon Markut ishte caktuar që ta vazhdoj qëndresën e nacionalizmës shqiptare në mërgim, të cilën qëndresë e vazhdoj me përkushtimin më të madh një herë në Itali duke themeluar Organizatën Politiko-Kombëtare Blokun Kombëtar Independent, dhe duke ndihmuar përmes luftëtarve të ndryshme luftën në malet e Mirditës të udhëhequr nga dy vëllëzërit e ti kapidan Mark Gjon Marku dhe kapidan Llesh Gjon Marku.

Edhe pas rënies heroike të dy vëllezërve Kapidan Ndou vazhdoj ta udhëheq nacionalizmen shqiptare, duke u vendosur në shtetin më mik të shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai u shqua me pedantëri edhe përpos angazhimit në Blokun Kombëtar Independent bëri edhe shumë shkrime dhe botoj shumë artikuj me vlerë të madhe kombëtare duke e diskredituar haptas komunizmin në Shqipëri dhe duke dhënë fakte të pamohushme për luftën e Nacionalizmes shqiptare në mbarë Shqipërinë Etnike të udhëhequr nga Komandanti i përgjithshëm i kësaj lufte legjendari Kapidan Mark Gjon Marku.

Kapidan Ndue Gjon Marku në vitin 2002 në New York e shkroj një libër enciklopedik për Mirditën me titull “Mirdita Dera e Gjomarkut Kanuni”, libër që është baza kryesore e shkrimit të Historisë së Mirditës në të ardhmën, apo brumi faktografik për një histori të mirëfilltë të Mirditës, e jo histori të fallsifikuar, siç e kanë bërë dhe po e bëjnë komunistët.

Kapidan Ndue Gjon Marku, la gjurmë të pashlyshme në mbrojtjen e nderit, burrnisë dhe tokës Arbnore e mbeti në historinë shqiptare si njëri ndër burrat më të mëdhenj që dha kombi ynë gjatë historisë shumëshekullore.