Pasi e pashë në internet shtatoren, u stepa, u befasova dhe thash me vete: “A është e mundur kaq pa shpirt ta tallemi me figura historike apo heronjtë e kohës. Rasti i Skënderbeut, ma i madh se kali, pastaj memoriali Heroinat i cili qe plagjiat, dhe kjo e fundit karikaturë.” E tëra e tëra, kjo e fundit i kalon majat.
Ilir Muharremi *)
Skulptori shqiptar me prejardhje Dibrane Muharrem Turkeshi kishte punuar shtatoren e heroit Ismet Jashari- komandat Kumanova, e cila ndodhet momentalisht e ngritur në Kumanovë. Turkeshi ishte profesor në akademinë e arteve pranë Fakultetit shtetëror të Tiranës. Në internet të klikosh për të, gjen fjalë miradije për profesionin-skulpturën veçanërisht për veprat e heronjve si Gjergj Kastriotin, e ngritur në qendër të Dibrës. Është edhe autor i skulpturës së Sulltaneshës në Gostivar. Veprat e tij tashmë zënë vend në disa troje shqiptare.
Shtrohet pyetja, sa i njihte ligjet proporcionale të trupit të njeriut, apo efektet e shikueshmërisë së një shtatoreje të zmadhuar, që qëndron mbi bazamentin, e cila me shumë kujdes vrojtohet nga poshtë-lartë, herë anash, pastaj prapë lartë e poshtë. Sa e njehë terrenin e rrafshët ose relievet e tjera si hapësira që shoqërojnë një shtatore. Apo tjetra, sa ishte i vëmendshëm për pjesët e trupit duke filluar nga: koka, krahët, duart, gjoksi dhe këmbët. Kjo tregon një mos njohuri proporcionale me defekte amatore, apo karikaturë e mjerueshme, objekt tallje, e shtatores së heroit Ismet jasharit. A kështu duhet t’i trajtohem heronjtë? Nëse arti nuk i paraqet realisht si ishin apo nuk i zbukuron, nuk ka arrit asgjë të bëjë.
Skulptura i nënshtrohet estetikës, hapësirës, kohës, ndryshueshmërisë gjatë mëngjesit e deri te dritat artificiale që puqet në mbrëmje. Roli kryesor i skulpturës nëse e punojmë figurën e njeriut është pamja dhe materiali, ose harmonia e jashtme proporcionale. E brendshmja: shpirtëroja, pjesa historike duhet të korrespondoj me të jashtmen, kemi një bashkëlidhje këtu. Ky lloj skulpture kërkon aksent të fortë, dhe proporcione të qarta ndërmjet trupit dhe hapësirës. Kjo më mirë i takon një kthimi në antikë: bukurisë së trupit dhe në barok efekteve iluzioniste.
Në shtatoren e Jasharit nuk vërejmë as aksentë, as formë, e as proporcione, thjeshtë është një karikaturë. Në rastin e kësaj shtatoreje skulptori është dashur të tregoj poetikë akademike të realizmit, qëndrim madhështor, ose real. Këto janë kritere estetike që asnjërën nuk e gjejmë. Nuk mund ta vërejmë në shtatore as tematikën a e ka patriotike apo nacionale.
Nuk e dijë se para zbulimit të kësaj shtatoreje, skulptori para komisionit vlerësues a ka dhënë propozim të maketes ose bucetes, spo skicës të realizuar në fragmente të shtatores. Si duket jo. Ekzistojnë disa skulptorë të cilët në qendër vendosin materialin e skulpturës dhe vet formën e cila duket sikur vet mendon duke bërë deformime ndonëse në dukje sikur deformohet. Kurse të tjerët përkushtohen vetëm në anën estetike të saj.
Përmasat trupore reale të sakta i bëri Leonardo Da Vinçi te “Njeriu Vitruvian”. Ajo është një skicë e trupit të njeriut e fokusuar në qendër të katrorit dhe rrethit, ku njeriu ka këmbët dhe krahët e shtrira. Masat e njeriut si figurë qoftë në letër apo skulpturë janë të ndara në: katër gishta bëjnë një pëllëmbë, dhe katër pëllëmbë bëjnë një këmbë, ose gjashtë pëllëmbë bëjnë një kubit, katër kubit përbëjnë lartësinë e një njeriu. Skulptori në fjalë si duket nuk i përdori këto te shtatorja.
E para, nëse kërkojmë ta bëjmë një trup njeriu më gjatësi të saktë duhet ta përfillim gjatësinë e krahëve të shpalosura sepse ka të bëjë me gjatësinë totale të trupit të njeriut. Te shtatorja në fjalë, gjatësia e duarve është më e gjatë krahas me këtë matje, duart i ka të lëshuara lehtë, por nëse i shpalos, gjatësia e trupit i kalon të gjitha përmasat. Trupi i “Ismet Jasharit” është shumë i vogël krahas me shpalosjen e krahëve.
Matje e kokës fillon nga rrënjët e flokëve e deri te fundi i mjekrës, kjo nxjerrë një të dhjetën e lartësisë së njeriut. Kurse nga fundi i mjekrës e gjerë te maja e kokës identifikohet si pjesë e tetë e lartësisë së njeriut. Nga maja e gjoksit gjerë tek rrënjët e flokëve fillon vetëm pjesa e shtatë e njeriut të plotë. Kurse shtatorja në fjalë ka gjatësinë dhe gjerësinë tejet të gjatë të qafës. Dëshmon që koka duhet të jetë më e mbushur. Koka është shumë e vogël e heroit. Tjetra nga thimthat e gjoksit në përfundim të majës së kokës fillon pjesë e katërt e njeriut. Atëherë, këtu kemi gjatësinë më të madhe të supeve, konkretisht në pjesën e katër të tij. Pjesa e supeve të shtatores është shumë e ngushtë, ngjanë më supet femërore sepse femrat janë më të ngushta në supe.
Pjesa e bërrylit gjerë te maja e dorës identifikon pjesën e pestë të njeriut, kurse nga bërryli gjerë te këndi i sqetullës, përfundon pjesa e tetë e matjeve të njeriut. Kuptohet që përmasat rriten të skulpturës sepse ka të bëjë me bashkëpunimin: nga toka gjatësia e saktë e njeriut e gjer te rrënjët e flokëve. Kjo rritet për disa në harmoni me pjesët e trupit. Komplet dora identifikon një të dhjetë të trupit të njeriut. Kurse mesi i trupit fillon nga organet gjenitale. Nga këmbët fillon pjesa e shtatë e njeriut, tabani i këmbës gjer të gjuri është pjesa e katërt të trupit. pjesa e poshtme e gjurit që përfundon deri te organet gjenitale është e katërta e trupit.
Nëse matim saktë kokën e heroit duhet t;i ketë këto përmasa ideale të saktësisë: fundi i mjekrrës deri te hunda, ose nga rrënjët e flokëve gjerë te vetullat duhet të jetë në cdo rast e njëjta, sikurse veshi që identikon një të tretë të fytyrës. Lartësinë e ballit te heroi e kem më të madhe krahas këtyre proporcioneve të sakta që i përmenda më parë.
Andaj, reagimi jonë si qytetar i thjeshtë t’i bëjmë nder kësaj shtatoreje e cila më parë identifikohet si karikaturë sesa si realizëm. Por, edhe karikatura ka artin e vet e cila e rruan harmoninë e gjymtyrëve me ekzagjerime të qëllimshme. Vetëm një matje profesionale po t’i bëhet shtatores para se të krijohej anatomikisht çdo gjë do ishte korrekte. Kam bindjen se skulptori në fjalë nuk ishte njohuri për anatominë e saktë njerëzore. Duhet ta dimë se skulptura niset nga qendra këtë edhe e dëshmoi Da Vinçi te vepra që u përmend më lartë.
Njeriu më parë është simetrik dhe a thua vallë e gjejmë këtë simetri te shtatorja e cila është në disproporcion me shumë pjesë të trupit.
Qëndrimi në këmbë, mimika, asgjë nuk tregon për heroizmin e tij, madje as për natyralizmin.
*) Autori i tekstit është kritik arti