“TAKIMET E DOM MIKELIT 2016”

0
1025
Takimet e Dom Mikelit, 2016

Në Stubëll:

GJITHÇKA GATI PËR MANIFESTIMIN TRADICIONAL NË PËRKUJTIM TË SHKOLLËS SË PARË SHQIPE NË KOSOVË

Për manifestimin mbarëkombëtar, tashmë edhe ndërkombëtar, në përkujtim të shkollës së parë shqipe në Kosovë, tashmë gjithçka është gati. Të shtunën, më 24 shtator do të mbahet edicioni i njëzeteshtatë i këtij manifestimi, i filluar në vitin 1990 “Takimet e Dom Mikelit 2016”.

Tema bosht e akademisë shkencore do të jetë “Nënë Tereza dhe shqiptarët” kushtuar shenjtores sonë Shën Tereza Bojaxhiut, ku pos biiografit të Saj Dr Dom Lush Gjergjit, do të ligjërojnë edhe Visar Zhiti, At Sebastian Vazhakala (nga Kalkuta), Prof Anton Nikë Berisha nga Kozenca dhe Valentino Salvoldi, nga Bergamo.

Si zakonisht do të mbahet edhe ora e madhe letrare, me Çmimin specaial Agim Ramadani, me pjesëmarrjen e poetëve nga hapsira jonë mbarëkombëtare dhe programi artistik, që në mangësi të aktivitetit të Zërit të Karadakut, do e udhëheqë Ansambli Kenan Azizi nga Vitia. Do të ndahet edhe çmimi i veteranit të arsimit “Qeshk Shan Ukaj” dhe do të mbahet një ekspozitë mbarëkombëtare e pikturës, kushtuar Shën Terezës NËNA E DASHURISË.

Për Këshillin Organizativ:
Engjëll KOLIQI, zëdhënës