Nue Oroshi
Gjatë qendrimit tim dy javor në Kosovë në javen e parë kisha me vete edhe një delegacion gjerman të kryesuar nga Claudia Busken veprimtare e CDU-në në Kiel si dhe antare e Odës Ekonomike në Gjermani. Ka disa muaj që jemi duke u përpjekur që ta bëjmë themelimin e një zyre ndërlidhse në Kiel të Gjermanisë, për sjelljen e Investitorëve gjermanë në Shqipëri dhe Kosovë. Në kuadër të shumë takimeve patëm edhe dy takime frytdhënëse.
Njërin me Legjendën e Luftës dhe politikanin që e mban fjalën Anton Quni. Me Antonin biseduam për intensifikimin e marëdhënieve shqiptaro-gjermane pas zgjedhjeve të 6 tetorit. Gjatë takimit u shoshitën shumë tema interesante për Kosovën në të ardhmën. Kosova duhet të orientohet edhe praktikishtë me Evropën dhe jo vetëm me fjalë të thata. Antoni jo vetëm që do të jetë Deputet në Parlamentin e Kosovës por në të ardhmën do të luan një rol mjaftë të rëndësishem në politikën e Kosovës. Takimi i dytë ishte me krerët e PSHDK-së, Dr. Ukë Berisha – kryetar, Zef Morina nënkryetar dhe David Kqira kryetar i PSHDK-së në Prizren. Kjo parti ka vjet që është lënë në harresë. Ka ardhur koha që të jetë prezente në Parlamentin e Kosovës, këtë duhet ta ketë parasysh edhe elektorati i LDK-së ku ajo është tash në koalicion parazgjedhor.
Nue Oroshi – Anton Çuni
Me ftesë të Kryetarit të degës së LDK-së në Prizren Anton Quni morëm pjesë edhe në një takim të kësaj partie në Shadërvan, ku mori pjesë edhe kandidatja e LDK-së për Kryeministre të Kosovës Vjosa Osmani. Diskutimi i saj ishte i mrekulushem dhe linte përshtypje se është njohëse e politikës. Vjosën për kryeministre më të madhe është duke e përkrahur CDU në Gjermani si dhe politika amerikane. Kosova duhet ta ndryshoj mentalitetin Qeverisës. Të kaloi nga politika e barkut që është udhëhequr deri më tani në politikën e mendjes. Personalisht mendoj se pas zgjedhjeve të 6 tetorit të bëhet një koalicion në mes të LDK-së dhe AAK-së. Kjo duhet të bëhet për shumë arsye njëra ndër arsyet se të dy partitë janë të fokusuara në orjentimin Evropian të Kosovës.
Në këtë rast Ramush Haradinaj duhet të mos bëj gabime që i bëri sa ishte në Qeverisje ku u rrethua nga këshilltarë të pandërgjegjshëm dhe mediokerr, të cilët për dy vjet qeverisje i humbën shumë përkrahës që kishte. Sa i përket renditjes së partive politike duke mos qenë pjesë e asnjë partie politike në Kosovë dhe duke vlerësuar me akullin e ftoftë të mendjes mund të them se renditja pas zgjedhjeve të 6 tetorit në Kosovë do të jetë kështu: LDK-ja do të jetë parti e parë politike. Këtë e them se kjo parti arriti t´iu bëj ballë ndarjeve politike dhe në listën e saj përfshiu të rinjët dhe të rejat e familjeve tradicionale shqiptare që historikisht luajtën rol në shumë procese historike të Kosovës.
Nue Oroshi – Anton Çuni
Rënja e PDK-së ka bërë që lufta në mes të VV dhe PDK të jetë shumë e afërtë për vendin e dytë. Ndoshta do të jenë votat e diasporës që do të vendosin se kush do të jetë i dyti dhe i treti. AAK do të jetë parti e katërt me një ngritje të mirë të votave kurse Nisma do të jetë parti e pestë. Tash në përfundim të fushatës shumë kandidatë për deputetë ëndrrojnë të gjithë të jenë pjesë e Parlamentit por vetëm 10% nga këta kandidat do t’iu bëhet ëndrra realitet. Kalimi në Opozitë dhe humbja e pushtetit nuk është fundi i botës. Por edhe ardhja në Qeveri nuk është se të gjithë problemet e grumbulluara në Kosovë do të zgjidhen në mënyrë automatike. Për këtë fakt pas formimit të Qeverisë së Kosovës duhet zgjedhur në poste kyçe njerëzit që e njohin profesionin e tyre, pavarsisht së në cilin sektor angazhohen. Në të kundërtën do të kemi vetëm një vendnumrim siç ka qenë tash e 20 vjet.