Skicë:
Nga: Murat Gecaj
Po t’i numëronim takimet për kafe, gjatë vitit që po lemë pas, pra 2017, të një numri kolegësh e miqësh, të tubuar në grupin me emërtimin “Kompania levizëse…” (për shkak, se nuk kemi patur një lokal të caktuar, por te “Bulevard”, “Migena”, “Dy kuajt” etj. ), do të shënoheshin disa të tillë. Dhe, bërthama” ka qenë pothuajse e njëjtë, pra me 4-5 veta, nga kryeqyteti. Por kanë ardhur edhe kolegë e miq nga rrethe tjerë, si p.sh: Durrësi ose Tropoja etj.
Takimin e sotëm, ne e kishim të paralajmëruar një javë më parë. Megjithatë, secili nga ne, por dhe ndonjë mik i yni, i cili nuk erdhi dot për arsye të përligjura, mori njoftim përmes Fb ose e-mailit të tij…
Pa e zgjatur, në orën 10.30, në një lokal modest, i Gazit, në “Unazën” e kryeqytetit, (ku takoheshim shpesh edhe me shkrimtarin e paharruar Skënder Hasko), u bashkuam 4 miq, ish-punonjës të gazetës “Mësuesi”, por dhe krijues e autorë të mjaft librave. Pra ishim: unë, Bardhëyl Xhama, shkrimtar, publicist e “Mësues i merituar”; shkrimtrari e publicisti i njohur Viron Kona dhe drejtori i një shkolle të mesme jopublike, publicisti e studiuesi Sejdo Harka.
Ashtu siç e tha bukur Bardhyl, ishin mbledhur dy gëzime në një ditë. I pari, ndërsa deri para një muaji, ai vetë “krenohej” se ishte bërë stërgjysh, kohë më parë, sot i njoftova me kënaqësi miqtë e mi, se edhe unë renditesha pas tij. I dyti, kishte të bënte me dhuratën time modeste edhe për ata, librin më të ri, “Si ujëvarë bjeshke…”(Tiranë, dhjetor 2017), kushtuar 55 femrave poete e shkrimtare dhe veprimtare, nga Shqipëria e trojtet tjera amtare, por dhe disapora në shtete të ndryshme të botës.
Në kohën, kur ne po trokisnim gotat ose ato “shishkat” me raki, që na i sjell Bardhyli rregullisht, përshëdetjen dhe urimin e parë e kishim nga Gazi, përgjegjësi i lokalit. Pastaj na mori në cel., nga Durrësi e na përshëndeti, miku i përbashkët, arsimtari veteran e autor librash, Kadri Tarelli. Ndërkohë, u tregova miqëve të mi se mbrëmë më mori në cel., miku ynë, Ibrahim Hajdarmataj, nga fshati Zogaj i Malësisë së Gjakovës (Tropoja) dhe m’u lut që t’i përshëndesja miqtë e tij, në këtë tubim.
Ashtu si në takimet tjerë të këtij viti, por dhe ata të mëparshmit, në bisedat tona zunë vend: Familjet, krijimtaria e botimet e pandërprara, lidhjet që kemi me kolegë, miq e dashamirë, si në Shqipëri, Kosovë e trojet tjera amtare, por dhe në emigracion, në shtete të ndryshme të Europës dhe deri në Amerikë e Kanada.
Kështu, ato më shumë se dy orë, kaluam si pa u ndjerë dhe secili nga ne ndjeu kanaqësi dhe nuk u dëgjuan ato “ankesat shëndetësore”(ha,ha), të cilat i përmendim rëndom, sidomos, përmes celularëve ose kompjuterave.
…Për ta fiksuar këtë takim mbresëlënës, pra në kujtim të tij, ne bëmë disa fotografi. Dy prej tyre po ia bashkëngjes kësaj skice modeste: Një rreth tavolinës sonë dhe një para lokalit, kur po ndaheshim, me urimet e bardha, për Vitin e Ri 2018, si për njëri-tjertrin dhe familjet tona.
Tiranë, 29 dhjetor 2017
Urime zemre ! o krenaria e Njerzillekut; “TRE Mysketeret e PENES shqiptare“!
Mireseme erdhet MIQTE e mij te zemres deri ketu tej opqeanit qe me Ju sa gjithe ata miq e shoke atdhetare te nderuar si ju na mbajne NDEZUR ata OISTARE ATDHETARE si Ju “Tre Mysketeret” e fales artistike sa atdhetare shqiptare.
E nisa me keke ofshame, per Ju se me ju “TRINITRINAT”e mia, po zgjas jeten sa te vij e te prehem ne atdhe. Pata fat se mbyllja ketu ne bedium me perden e akujve dhe debores ne dritare me tremb. Jam i gjalle, fal kushteve qe ju ka siguruar te gjitheve, ky shtet human Kanadez, njerezve te mire si femijet tane emigrante, qe na nderojne. Kudo te shkosh ne Toronto sheh vepra nga duart e bijve tane. Na kenaqen sidomos dite e festes se Pavaresise dhe çlirimit, mbledhur atje para Parlamentit kanadez e krenoheshim me ngrituene Flamurit kombetar, sa brenda sallave te kuvendit me ato koktesje ku ziente kenga dhe vallja shqiptare. Dhe keto dite prag Vitit te Ri, lokalet ziejne nga mbremjet festive te shqiptarev. kjo sa mesojme nga mediat ne çdo qytet te Kanadase, per tu theksuar eshte, ne to prezenca e Ambasadorit tone shume masovik atdhetar – Z. Ermal Muça.
Po ne te moshuarit nje ilaç kemi; eren e ATDHEUT, qe ju te nderuar “TRE MYSKETRE. (Pr te nderuar sa krijues si Pr. Bardhul Xhama, Viron Kona dhe ju pr. Murat Gecaj, qe na i sillni te gjithe ne shkrimet tuaj dhe te mirenjohit e pashoq, ndare nga jeta, si te madhin e te paharuarin Skender Hasko qe ndiese e lavdi paste me veprat e tij lene. Pershendetie dhe pasuesit tuaj ne çdo aktivitet te pasionuarit mesues e drejtor shkolle permetarin tim, stiousin e publicistin Sejdo Harka. Ç’tu them veç urime zemre ju dergoj e me dhente zoti kivet te vij e t’iu takoj. Peqafime gjyshi.
Gezuar Vitin e Ri 2018 me shendet e prodhimtari si dini JU.
Toronto, 30-12-2017 — Me Ju Dh. Xhoga.
Komentet janë mbyllur.