Edicioni i dhjetë i Manifestimit rajonal të poezisë, “Trekëndëshi poetik i paqes”
Me një vonesë prej tre muajsh, shkaku i pandemisë botërore Covid – 19 që përfshiu edhe Kosovën, nesër në Grykën e Karadakut, afër trekëndëshit kufitar, mbahet edicioni i dhjetë i Manifestimit rajonal të poezisë, “Trekëndëshi poetik i paqes”.
Ky edicion, që planifikohej të jetë si edicion jubilar, shkaku i rrethanave pandemike, këtë herë mbahet ndryshe nga herët e tjera, duke shmangur Orën e madhe letrare “Koha e poezisë” dhe, duke u përqendruar vetëm me botimin e revistës së Manifestimit si dhe organizimin e tryezës letrare, që kësaj here i kushtohet shkrimtarit të shquar gjilanas, Mirko Gashit, në 25 vjetorin e kalimit të tij në amshim.
Organizatori i këtij Manifestimi, Ars Clubi “Beqir Musliu” nga Gjilani, është përpjekur që, përmes përzgjedhjes së poezive për Edicionin e dhjetë, jo vetëm ta ruajë cilësinë e krijimeve por, edhe ta kultivojë si herëve të kaluara, edhe gjjithëpërfshirjen, veçanërisht në raport me krijuesit letrarë të të tri shteteve (Kosovës, Maqedonisë së Verirut e Kosovës Lindore – Serbisë), përkatësisht brezit të trekëndëshit kufitar që pikëpjekë në një gurë të vetëm, Gjilanin, Kumanovën e Preshevën.
Si në edicionet e mëparshme, edhe këtë herë, krijimtaria poetike e një figure të shquar letrare e këtij trekëndëshi kufitar, është temë shqyrtimi, përkatësisht vlerësimi dhe përkujtimi i veprës së Mirko Gashi.
Duke i sjellë në një botim të ri dhe tejet përmbledhës, poezitë e botuara që i la në dorëshkrim të këtij shkrimtari me titull “Blegërimë resh”, me një parathënie nga Anton Nikë Berisha, me shënimet bibliografike (thuaja në tërësi për Mirko Gashin ) të përgatitura nga Prend Buzhala, Ars Clubi “Beqir Musliu”, shënon këtë përvjetor të këtij shkrimtari, duke e përtëritur kujtesën, si të lexuesit të mëhershëm po, edhe të lexuesve të brezit të rinj, për këtë figure të shquar të letërsisë sonë.
Tryeza letrare e përkushtuese e këtij Manifestimi, mbahet në ambientet e restorantit “DUNAV”, në Dunav dhe pjesëmarrës, me një numër të kufizuar krijuesish nga kjo trevë krijuese, janë vetëm të ftuarit nga organizatori, i cili është përkujdesur që ta ruajë edhe përfaqësimin qoftë nga Kosova, nga Maqedonia e Veriut po edhe nga Kosova Lindore (Presheva, Bujanovci, Medvegja).
Referues në Tryezën letrare do të jenë emra të shquar të kritikës letrare: Anton Nikë Berisha, Nexhat Rexha, Prend Buxhala, Emin Azemi e Sherafedin Kadriu.
Duhet thënë se Manifestimin e mbështesin Ministria për Kulturë, Rini e Sport e Republikës së Kosovës (Revistën letrare të Manifestimit dhe Tryezën letrare të “Trekëndëshit poetik…” ) dhe Komuna e Gjilanit – Zyra e kryetarit ( Librin e Mirko Gashit: “Blegërimë resh”).
Për Ars Clubin “Beqir Musliu”
Sabit Rrustemi
Dërgoi për publikim, Anton Nikë Berishaj, poet dhe shkrimtar