Takim i papritur me presidentin Rugova!

0
302
Rugova - takim me mbështetës

Shkruan: Florim Zeqa, 20.03.2021

Rrëfim origjinal

Ashtu siç isha duke pirë kafe në një lokal të vogël të qytetit të ku jetoj, papritmas afër meje kaloi presidenti Ibrahim Rugova me një person tjetër.

Nuk munda t’i rezistoj kësaj surprize të bukur, e thirra president! E ktheu kokën nga unë dhe më përshendeti.

Pas përshendetjes u nisa menjëherë drejt tij, u morëm në ngryk me presidentin, sipas traditave tona popullore dhe më pastaj filluam të bisedojmë.

Pyetjet e para që i bëra presidentit Rugova ishin këto; çfarë e mirë të solli këtu dhe kush është ky personi që është me ju?

– Erdha krejt rastësisht dhe pa ndonjë planifikim, ky personi është një italian, me të cilin u njoftova gjatë rrugës deri këtu!

Pyetja tjetër e radhës ishte kjo; nëse nuk keni për të shkuar diku tjetër apo nuk e keni të rezervuar ndonjë hotel, a pranoni të vini në konakun tim!?

– Jo nuk kam vend të caktuar se ku të shkoj, me kënaqësi vijë në konakun tuaj!

U nisëm duke ecur këmbë qëndres së qytetit të Orsagos, me presidentin bisedonim për aspekte sociale dhe probleme të jetës së mërgimtarëve. Çdo hapë që bënim na ndalonin bashkatdhetarët, bënin foto me presidentin dhe shkonin, sa të tjerë kërkonin autograme prej tij.

Njëri nga bashkatdhetarët e pyeti presidentit sa ditë do të qendroni?
Presidenti ia ktheu, nesër në mëngjes!

Në atë moment ndërhyri djali axhës Bedriu, i tha presidentit, unë ta siguroj biletën dhe të dërgoj deri në aeroport të Venedikut (Venezia).

Pak para se të arrijmë tek shtëpija e takova mbesën Arbesen, i thash tregoju të shtëpija se jam duke ardhur me presidentin Rugova!

Me t’iu afruar shtëpisë, i pashë të gjithë anëtarët e familjes kishin dalur në oborr duke e pritur me gëzim presidentin.

Para se të hynim brenda në shtëpi, insistova të presidenti që të mos i s’bathë këpucët, por nuk e pranoj një gjë të tillë, i zgjidhi lidhësat e këpucëve ngjyrë kafe dhe hyri brenda.

Derisa presidenti Rugova shikonte fotografitë dhe orenditë antike në sallonin tim, unë përfitova nga rasti dhe bisedova me bashkëshorten Sebihanen, i thashë që paraprakisht të tubohemi të gjithë anëtarët e familjes dhe të kënaqemi me presidentin, pasi më vonë do të na vijnë shumë miq e dashamirë nga qyteti dhe rrethina për t’u takuar me presidentin historik.

Në momentin që fillova të bisedoj për tema politike me presidentin, bëri zilja, por në fakt ajo nuk kishte qenë zilja e shtëpisë, por alarmi i telefonit për t’u zgjuar për punë i cili ma prishi këtë ëndërr të bukur!

Mbase kjo ishte ëndërra më e bukur në vargun e shumë ëndërrimeve tjera. Dashtë Zoti që ëndërrën për kthim në vendlindje të mos ma prishin alarmet e këqija të pseudopolitikanëve të sotëm!

Sa më fat paskeni qenë president që u ngritet lartë në qiellë, për të mos përjetuar devijimet dhe deformimet e kësaj kohe të keqe, ku vlerat u zavëndësuan më antivlera, morali më imoralitet, drejtësia më padrejtësi, besa më tradhëti!

Ne që sot ballafaqohemi me sfidat e kësaj kohe të keqe, na mbanë gjallë ndjenja e krenarisë që jetuam dhe vepruam në epokën tënde president, në epokën e krenarisë kombëtare.