Shkruan Prof. Zymer Mehani
(Të dhënat për këtë shkrim i mora gjatë një bisede me poeten)
Në qiellin poetik të Shkupit ka filluar të shndrisë edhe një emër. Është kjo Semine Hasani, e lindur në fshatin Patishka Reka të rrethinës së Shkupit, në vitin 1993, nga prindërt, babai Shabani dhe nëna Anife. Familja e kësaj poeteshe sot jeton me një pension invalidor të babait.
Gjatë bisedës me këtë poete, kjo pa druajtje shprehet: “Po ndaj them…jam lindur në Shkup e aq shumë e dua Kosovën, sikur të isha nga atje, ndaj dhe them se është habi!”
Seminja mësimet e para i mbaroi në vendlindje, në Shkollën fillore “Dituria”, ku mësues të parë e kishte z. Hasan Ibrahimi. Më pas vazhdoi shkollën e mesme, në degën e mjekësisë me sukses të shkëlqyeshëm. Tani Seimja do të vazhdojë studimet po në mjekësi.
Poetja Semine Hasani me shkrime filloi të merrej që nga bankat e shkollës fillore, saktësisht nga klasa e katërt. Poezinë e parë që e shkroi,-tregon Seminja,-ishte një poezi, që ia kishin marrë për ta lexuar, duke mos ia kthyer, ndaj këtë moment, kjo e kujton me mall, dhe thotë se i ka ngelë pikë në zemër. Në pyetjen time se mos atë poezi e ka përvetësuar ndokush, Seminja me sinqeritet përgjigjet se jo, por ishte vetëm një xhelozi fëmijërore.
Seminja shkruan dhe ka dëshirë që edhe më tej të shkruajë tema të ndryshme, e në veçanti për problemet e të rinjve. Seminja tregon se atdheu gjithmonë ka qenë dhe mbetet kryetemë e shkrimeve të saj. Motivet tjera të cilat i trajton në vargjet e veta Semine Hasani, janë dashuria si koncept i gjerë, humaniteti ndaj të tjerëve, respekti ndaj prindërve, familjes e rrethit shoqëror. Në fakt kjo shkruan për virtytet njerëzore, me qëllim që të tregojë se ende ka pastërti në dashuri, e mbi të gjitha ende ekziston shpirti i dëlirë njerëzor.
Semine Hasani para ca ditësh botoi vëllimin poetik të parë të saj, të titulluar “Tinguj vargjesh”, i cili nga kritika u vlerësua shumë mirë, dhe autorja e re shpreson se ky vëllim s’do të jetë i fundit. Po, natyrisht se presim edhe libra të tjerë nga një talente, ashtu siç është kjo poete e talentuar. Synimet e saj për të ardhmen në fushën e krijimtarisë letrare janë që me krijimet e veta të ndikojë dhe të motivojë rininë për të lexuar, prandaj ka zgjedhur studimet, me te cilat rinisë do t’i sjellë dashuri dhe kënaqësi në lexim.
Për fund të bisedës, poetja Semine Hasani jep këtë mesazh për lexuesit tanë:”Dua të them se akoma ekziston shpirti i dëlirë njerëzor. Ne vetëm duhet ngjallur…të sillemi mirë për të qenë një shembull për të tjerët, pra të jemi nxënës, por edhe mësues gjatë jetës në të njëjtën kohë.
SEMINE HASANI
EDHE ZEMRA QAU
Kur pashë që ty s’të duan
Por ti gjithkë don
Kur dikush neveritet nga ti
Papritmas syri lotoi
Kur aq shumë të qahet
por askush s’do për të parë
U luta,- shëroje o Allah
Më fal o xhaxha
që nga ti jam neveritë
Kur ti më ke ndihmuar
Kur prisja ndihmën e tjetrit
Kur ti më the
-M’i jep këto libra
të shoh çfarë janë
Tani mallkoj pse duart s’m’u thanë
Iu luta Zotit, jo për tjetër
Por që t’më falte
Sepse zemra qante
dhe kurrë nuk ndalte
Shpirti pëshpëriti
-o Zot ndihmoji
Nga sëmundja shëroji
Isha urrejtëse
S’di si u bëra kështu
Asnjë gabim të bëj s’ dua
Më trandet zemra,
po bëra mëkat
Gjithë natën mendoj
Pa pushuar aspak
Dua t’i flas Kosovës shkupiançe
– Eh, mezi po pres të të takoj, moj e dashur
Kështu thosha dikur
Tani dua të vij, të thur lavde
Të puth çdo gur
Po të flas me gjuhën e të migruarit
Me fjalën dardanase
Se po të mos jesh mirë ti
Zemra kishte për t’më plasë
Kosovë, dorën time e ke
Zemra ime do të rrah vetëm për ty
Për vendësit e tu do të jepja dhe jetën
Por askush s’e beson
Deri sa të shohin veprën…
Do të punoj si ilaç
Si melhem do të shëroj
Shumë zemra të nënave të atjeshme
Sepse falën gjakun pa mëdyshje
Nashtë se ishte nga një e djeshme
Pak do t’ishte puna ime për ty
Pak buzëqeshja e tyre në sy
Pak t’i fshija lotët me të ëmbël
Kur dhanë më të shtrenjtit që kishin në zemër
-O moj motër, o more vëlla
Unë jam me ju sot dhe sa të jetë jeta
S’më dhimbset as mundi im
Nëse bëhem Nënë Terezë në truallin tim
Të punoja për ty është e vetmja ëndërr
Të jetoj tek ti dëshiroj edhe në ëndërr
Të jap krahun për shqiptarët e atjeshëm
Se të gjithë harruam ku i erdhi shkaut shqelmi
VEÇ ME BRENGA
Dikush s’ka të hajë
e unë mbi gjellë lotoj
Një tjetër s’ka të pijë
e unë për lëng të shtrenjtë mendoj
Pse dikush ka aq para
e dikush s’ka asgjë
Dikush nuk mëson
e unë për arsim jetën dua ta jap
Sa shumë e kundërt qenka jeta ime
Me disa gjëra që s’kanë shpjegime
Kush mundet nuk mëson
E kush nuk ka
Bëhet shërbëtor i njeriut
Që as të mësojë nuk don
U stërlodha nga këto mendime
Për arsimim për të gjetur financime
Pse në vend të saj nuk isha unë
Që veç me të mësuarit të kisha punë
Jo edhe të mendoj si do financohem
Gjatë kohës kur duhet vetëm të shkollohem
Derë më derë çelës të provoj
Që deri në fund diapazanin ta zgjeroj.
Dërgoi për publikim, Zymer Mehani, gazetar