TA NJOHIM MË MIRË POETIN FADIL H. CURRI

0
743
Zymer Mehani - Fadil H. Curri

Shkruan Zymer Mehani

Fadil H. Curri u lind më 3 maj 1965, në fshatin Shipitullë të komunës së Obiliqit. Ndërkohë familja e tij u shpërngul në fshatin Mazgit, të së njëjtës komunë. Shkollën fillore e filloi në Mazgit dhe e mbaroi në Obiliq. Shkollimin e mesëm e kreu në QSHT, “Nikolla Teslla”, në Obiliq. Kurse pas një pauze regjistrohet në fakultet, të cilin për shkaqe ekonomike detyroht ta ndërpresë. Me shkrime filloi të merret qysh në bankat e shkollës fillore.

Poezitë e tij, në atë kohë i përzgjedhte arsimtari i gjuhës shqipe, z. Xhevat Salihaj. Në vitin 1990 forcat serbe me dhunë e dëbojnë nga puna, së bashku me mijëra bashkombas të tjerë shqiptarë, ku punonte në Bardhin e Madh. Më vonë inkuadrohet në SHBH “Nëna Terezë”, dega në Obiliq, përgjegjës për fshatin Mazgit. Gjatë viteve të okupimit klasik, e ndihmoi materilisht arsimin shqip. Pas depërtimit të banorëve të kësaj zone nga forcat serbe për në Maqedoni, Fadili dhe familja e tij vendosen në Çegran të Maqedonisë. Në repartin F. nr. 12. Duke e parë gjendjën e rëndë të refugjatëve, nëpër tenda, aty edhe punësohet në OH UNCHR, për t’i ndihmuar refugjatët, së bashku me z. Nazmi Graiçevci dhe znj. Hanife Statofci.

Pas një muaji Fadili dhe familja e tij shkojnë në Norvegji, ku me shumë sukses e kryen kursin e gjuhës norvegjeze, duke dhënë një kontribut të çmuar dhe të denjë edhe për Radion “Zëri i Arbërit”. Atjei nis ta afirmojë Kosovën në gazetat “Defteraalens Avis”, “Veståralen Bladet”, “Lofotposten” etj.

Botoi poezi dhe fjalë të urta e shkrime për mikpritjen që ia bëri populli vëlla dhe mik norvegjez. Një kohë punoi në arsim dhe ishte asistent i znj. Sigrun, mësimdhënës te rektori i çmuar, z. Theodor Iversen, i bindur plotësisht që gjenerata që e edukonte do t’i shërbejë nesër shoqërisë. Ndërkohë mori pjesë aktive edhe në “Seminarin për Ndërtimin e Paqes në Kosovë”, që mbahej në Osllo të Norvegjisë, që në prill të vitit 2002. Disa poezi të autorit Fadil H. Curri janë përkthyer në gjuhët rumune, norvegjeze dhe angleze. Një kohë ishte anëtar i “Forumit Norvegji-Kosovë”.

Që nga viti 2011 deri në vitin 2013 e ndihmoi projektin e Organizatës Humanitare UNCHR, “Puset e Vdekjes në Kosovë”, ku edhe përktheu për norvegjezin z. Jozef Martinsen. Poezitë e z. Fadilit mund t’i gjeni edhe në mbi 23 përmbledhje letrare. Është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”, në Obiliq, që nga viti 2002. Një kohë bashkëpunoi dhe e ndihmoi me poezi edhe revistën, “Kosova” të KEK-ut, rubrikën e kulturës. Është recensent i librit, “Rezalla në rrugtim lirie”, të shkrimtarit Hamdi Aliu dhe i përmbledhjeve poetike “Yje të qiellit tim” dhe “Jeton Gona n’zemrat tona” të poetit Zymer Mehani. Po ashtu është edhe redaktor i librit “Flas me Sandokanin” të shkrimtarit Zymer Mehani.

I janë ndarë edhe disa çmime letrare. Që nga viti 2017, është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.

Bibliografia letrare e autorit

Fadil H. Curri është shkrimtar, poet, publicist, që shquhet edhe për vështrime kritiko-letrare. Veprat letrare të botuara gjer me tani janë:
1. “Këngë e lot” ( poezi ), Iliriku, 2002,
2. “Vargje mbi gurë” ( poezi ), 2004,
3. “Nga gëzimi luturojmë”, autor dhe lektor i librit (poezi ) 2011,
4. “Itervenimi i NATO-s dhe e drejta historike e popullit të Kosovës” ( libër publicistiko-letrar ), 2015,
5. “Mendime të arta”, ( Aforizma dhe fjalë të urta ), 2015
6. “Gjuha e truallit tonë”, ( poezi ), bashkautor me poetin z. Zymer Mehani, 2016,
7. “Djalit të Kosovës”, ( libër publicistiko-letrar), për dëshmorin Ferid Curri 2016,
8. “Fshati Mazgit përgjatë kohërave të historisë”, monografi, 2017,
9. “Humaniteti i familjes së Refik Hotit”, monografi, 2018,
10. “Baladë e bardhë”, monografi , për dëshmorin Istref Curri 2018
11. “Epoka e mendjendriturit”, (poemë), vëllimi parë dhe i dytë, 2018,
12. “Fjalori Norvegjisht-Shqip”, pjesa e parë, 2018.
13. “Bibliotrka e shkollës në fshatin Mazgit i Ulët”, 2019

Në dorëshkrim ka edhe disa libra tjerë…