TA NJOHIM MË MIRË POETEN, DRITA KOSUMI-SYLA

0
1744

E përgatiti Prof. Zymer Mehani

(Shkëputur nga vëllimi poetik “Mos ma kërko ikjen” të autores Drita Kosumi Syla), Prishtinë, 2016 Drita Kosumi-Syla u lind më 20. 08. 1967 në Gllamnik të komunës së Podujevës. Pas mbarimit të shkollës fillore në vendlindjen e saj, vijoi shkollimin e mesëm në Podujevë, për të vazhduar edhe shkollimin e lartë në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Prishtinës.

Veç dëshirës për t’u shkolluar, që në bankat e shkollës fillore ishte dëshmuar për vullnetin e saj në leximin e vceprave letrare dhe,, kurreshtare që të provojë edhe në krijimtarinë letrare, duke u veçuar në leximin e poezive, e cila pastaj i bëhet pasion i pandalur deri në daljen para publikut me krijimet e saj, që tashmë janë prezantuar në dy përmbledhje poetike.

Shkrimet e para poetike të Dritës i takojmë në Fletushkën e shkollës, për të defiluar pastaj edhe në faqet e revistave dhe gazetave për fëmijë e të rritur, si “Pioneri”, “Bota e re”, “Kosovarja”, etj. Kohëve të fundit ka shtuar aktivitetin e saj duke u paraqitur edhe në botimet e përbashkëta poetike, brenda e jashtë Kosovës. Me poezitë e saj është prezantuar në vëllimet poetike “Promenadë Mërgjimtare”, “Fli, Bir i Nënës”, “Idealit Të Dëshmorit”, “Malli Poetik”,”Rrugëtim Mes Vargjeve”, “Antologjia Poetike, Vargje për Nënë Terezën” etj.

Në vitin 2015 ka botuar përmbledhjen poetike “Falma këngën, Varg”, kurse përmbledhja “Mos Ma Kërko Ikjen”, është libri i saj i dytë.
Autorja jeton dhe vepron në prishtinë, prej nga zëri i saj poetik shpërndahet tek adhuruesit e poezisë, duke sjellur frymën e saj krijuese.

Më 21 nëntor 2016, në Bibliotekën Kombëtare, “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë, u promovuan dy vepra letrare Antologjia poetike, “VARGJE PËR NËNËN”, nga (Grup autorësh) nga z, Hasan Qyqalla dhe Fran Tanushi, si dhe të vëllimi poetik, “Mos ma kërko ikjen”, të poetes znj. Drita Kosumi-Syla. Për vëllimin antologjik, “Vargje Për Nënën”, ligjeruan, me elaborimet e tyre mjaft përmbajtësore z. Frrok Kristaj, ku edhe kërkoi nga z, Hysen Ibrahimi, që të inicohet ngritja e përmendores së Shenjtores Shën Tereza, në Stokholm, Suedi, mandej znj. Migena Arllati dhe z, Hysen Ibrahimi…

Ndërsa për vëllimin Poetik, “Mos Ma Kërko Ikjen”, një vështrim të shkurtër kritiko-letrar dhe mjaft përmbajtësor u paraqit poeti z., Fadil H. Curri, ku ndër të tjerash veçoi:

“Zonja dhe zotërinj, kur fillova leximin e poezisë së parë, “Pranverë në shpirtin tim”, të vëllimit poetik, “Mos ma kërko ikjen”, fillova ta kuptoj se vërtet aftësia e të krijuarit të autores znj. Drita Kosumi-Syla ka një bindshmëri krijuese, ku poezitë e saj janë mjaft tërheqëse për lexuesin, po edhe me shumë vlera poetike, sepse çdoherë përkon me ndjenjat me vlerë të duhur e shumë të veçantë letrare. Vargjet janë të lehta, të bukura dhe shumë të kuptueshme. Poezitë janë të ndërtuara mirë me ritëm e rima dha ka një përkufizim të bukur në racionalen. Vargu i poezive të poetes në fjalë favorizon dhe fuqizon mendimin e arsyeshëm të vetë poetes. Poezitë janë të ndërtuara në dy rrafshe me filozofi qoftë të hidhur apo edhe me momente të lumtura të dashurisë njerëzore për vargun. Poetja nga këndvështrimi i realizimit të të krijuarit të kulturës së vargjeve shkëlqen. Poezia e autores ka një përkufizim dhe lidhëshëmëri edhe me vetë titullin e veprës.

Pra poezitë e këtij vëllimi poetik e ngrisin poeten Drita Kosumi-Syla në përmasa të një poeteje të mirëfilltë moderne. E nese hyjmë pak më thellë në shpjegim më të detajuar të vargjeve të poezive të poetes, lirisht mund të themi se autorja e ka aftësinë e duhur për të hyrë dhe në çështje të veçanta, por edhe t’i realizojë bukur ato në poezi, që dalin nga niveli i përjetimeve imagjinative, tëe thëna në vargje të poezisë. Sa për ilustrim pak do të ndalem te disa rreshta të strofave të ndryshme të shkëputura nga disa poezi brenda librit, që sot është para juve miq e mike të çmuara e shumë të respektuara.

Marrë në tërësi vëllimi poetik i autores Drita Kosumi-Syla është një thesar letrar me vlerë shumë të çmuar për kulturën tonë”.