Nga Jahja LLUKA
Rinia mbetet krenaria e Kosovës, është e ardhmja jonë, ata të cilët do e vazhdojnë rrugën e të parëve duke u vetrealizuar dhe duke i dhënë ngjyra lavdi këtij shteti të ri dhe këtij kombi të lashtë. Vet fakti që kemi një rinje të shëndoshë duhet të kujdesemi në mënyrë të veçantë që mos të hamendemi dhe pa e kuptuar të gjendemi para situatave të palakmueshme. Janë shënuar disa raste të përdorimit të drogave dhe këto vese të dëmshme (shpesh vdekjeprurëse) po kthehen në trend.
Fenomenet negative duhet shënjuar qysh në start, nuk duhet të heshtim përballë kësaj dukurie, nuk bënë të rrijmë symbyllur përballë dhe një rasti të vetëm. Praktikisht do të merren masa nga shteti dhe qeveria që rastet e përdorimit të drogave sidomos në shkolla të trajtohen në mënyrë specifike. Nuk guxojmë të lejojmë që të bëhet pjesë e përditshmërisë së të rinjëve bari apo llojet e tjera të drogave. Deri tani jemi krenuar me një rini të shkëlqyer dhe kreative në të gjitha fushat do bëhet ç’mos që këta të rinjë të ndjekin ëndrrat dhe qëllimet e tyre.