Ta kthejmë Lurën në destinacionin e saj natyror dhe historik

0
1374
Gëzim Loka

Në një vjetorin e Shoqatës “Lura jonë” dhe gazetës “Lura”

Gëzim Loka
Themelues, botues, kryeredaktor i gazetes “Lura”

Në çdo hap që bëj, mëngjezeve e mbrëmjeve, në punë, në kafene, në rrugë, në bibliotekë, ulur në studion time modeste në shtëpi, Lurën e kam me vete, bisedoj me të, grindemi e duhemi, mallëngjehem e çmallemi, vetëkorrigjohemi në sytë e njëri-tjetrit, sinqerisht e me zemër në dorë, me Lurën dhe lurianët bisedoj ashtu si me vete, sikur t’i kemë përpara syve.

Dalëngadalë, Lura po m’i kthen shqetësimet dhe brengat për të dhe për lurianët në thesare shpirti, po më deh me sharmin e fjalës së burrave të saj të besës e të nderit, me të cilët jemi grumbulluar së bashku, sup më sup si malet përreth Runjës dhe kemi ndezur një zjarr shprese në oxhakun e madh lurian.

Por të dielën që sapo iku, më 21 korrik, Lura erdhi nga ishte e nuk ishte në Tiranë, në sallën e Muzeut Historik Kombëtar, për të kremtuar dy ngjarje të mëdha të saj: një vjetorin e krijimit të Shoqatës “Lura jonë” dhe të gazetës “Lura”.

Pas udhëtimit tim drejt Lurës, më 13 korrik 2019, për t’i kremtuar këto evente në vendin e rrënjëve, lurianët erdhën në Tiranë dhe e thanë fjalën e tyre të mençur, në kryeqytetin shqiptar, ku pas zhvendosjeve të vrullshme demografike në trazicion, dy të tretat e lurianëve gjenden në Kryeqytetin shqiptar.

Kishin ardhur nga Durrësi e Lezha, nga Shkodra e Fieri, nga emigracioni e diaspora e vjetër dhe nga emigracioni e diaspora e re, kishin ardhur nga themelet e etërve dhe gjyshërve fisnikë, duke sjellë me vete një copëz Lurë në kryeqendrën kulturore dhe atdhetare të shqiptarëve.

Veprimtarinë e monitoroi me një art magjik fjale e komunikimi, regjizori virtuoz, i mbiquajturi “Gjenerali i skenës”, Fran Vuka. Zëri i tij shpërthyes, plot timbër vrulli dhe energjie pozitive, bëri për vete auditorin lurian e jo lurian, miqtë e ardhur nga larg dhe të ftuarit e shumtë.

Pas fjalës së hapjes, ku më mbërthyen emocionet, si rrallë herë në jetën time, të mësuar me fjalën dhe komunikimin njerëzor, nisën diskutimet, rrahjet e mendimeve, recitimet, këngët, bisedat plot pathos malli e krenrie për trevën tonë të pushkës e mendjes, të historisë dhe përditshmërisë gjithë trazime shpirtërore.

Fjala nxorri fjalën e gjuha vajti tek dhimbte dhëmbi, çfarë të bëjmë për mbarëecurinë e shoqatës, çfarë të bëjmë për vazdimiësinë e gazetës, çfarë të bëjmë për t’iu dhënë një dorë ideve dhe projekteve më të mira për Lurën tonë.

I ftuari dhe miku i Shoqatës dhe gazetës, shkrimtari i mirënjohur Gjikë Kurtiqi përshëndeti eventet dhe e vuri theksin tek puna përkushtuese e drejtuesve të Shoqatës dhe gazetës për t’i vënë këto dy struktura në shina vazhdimësie. Gjithashtu ai bëri një analizë të detajuar të librit me fejtone dhe pamflete “Një kandidat për hero” të shkrimtarit Gëzim Loka,ku veçoi disa nga prirjet më pozitive të autorit për të vënë gishtin tek plagët e shoqërisë shqiptare.

Mevlut Buci, shkrimtar dhe kulturolog i njohur, kishte ardhur nga Katër Grykët dhe foli me pathos për rrugën e shtruar nga gazeta “Lura”, në kërkim të identitetit natyral dhe përditshmërisë luriane.

Poeti dhe studiuesi Ferit Fixha, në përshëndetjen e tij e vuri theksin tek lufta që duhet të bëjnë intelektualët lurianë dhe më gjërë, biznesi dhe gjithë shoqëria që Lurës t’i jepet një perspketivë e re zhvillmore mejdisore e më gjërë.

Po kështu përshendeti z. Ilmi Cani, kryetar i Veteranëve të Dibrës.

Me një vëmendje të veçantë u prit përshëndetja e birit lurian, ish funksionarit të lartë të kohës së komunizmit, Osman Murati, i cili kishte ardhur nga Bullgaria ku jeton tash sa kohë, për të marrë pjesë në këto evente luriane. Ai vuri gishtin tek disa problematika të forta që lidhen me mundësitë që Lura dhe lurianët të jenë në qendër të vëmendjes zhvillimore, duke zgjuar interesin e instiutcioneve, por dhe të individëve me mudnësi ekonomike e më gjërë, që kjo trevë të gjejë vetveten dhe të kthehet në një destaincion të lakmuar turistik. Pëveç fjalëve me bukë dhe me peshë, z. Osman Murati bëri një gjest kuptimplotë, human dhe inkurajues, duke i dhuruar gazetës “Lura” një mijë euro, që të vazhdojë të publikohet për të mirën e Lurës dhe lurianëve.

Përshëndeti Cen Vladi, i cili me fjalë zemre ngriti lart misionin lurian të gazetës dhe shoqatës.

Përshëndeti dhe z. Paulin Rajta, i cili tha se e kishte amanet nga babai, i ndjeri Ndue Rajta të japë kontribut për gazetën dhe shoqatën. Në emër të shoqatës “Lura jonë” z. Paulin Rajta iu dha çertefikatë nderi i Lurës, kurse të atit, të ndjerit Ndue Rajta, çertefikata “Krenaria e Lurës”. Çertefikatë nderi iu dha dhe z.jani Mustaqi, për të atin, Kiço Mustaqi, pas vdekjes, si mik i nderuar i shoqatës dhe gazetës, me dashamirësi e kontribute, që nuk harrohen nga Lura e lurianët.

Atmosferën e ngriti peshë djaloshi tetëvjeçar, Nikoll Kaçorri, stërnipi i legjendës së Pavarësisë, i cili recitoi me pathos dhe emocion dy poezi të bukura të krijuara mjeshtërisht nga ai vetë.

Diskutimin kryesor në formë analize për punën e Shoqatës e mbajti kryetarja për Tiranën, znj. Dhimtra Kaçorri, e cila ngriti një problematikë të hollësishme të punës, arritjeve dhe ngecjeve, për të cilat kërkoi ndihmën e pakursyer të intelektualëve, aktivistëve dhe sipërmarërsve lurianë, por dhe ndihmën e instituicioneve të shtetit për ta kthyer Lurën në destinacionin e saj natyror, si perlë turstike e Ballkanit dhe Evropës.

Përshëndetën nga larg këtë takim kremtues të zemrës së përndezur luriane, Jurgen Vladi, nga Amerika, Dritan Brunga, nga Franca, Mentor Loka nga Gjermania, Ana Bici Billa nga Greqia, e cila qe e pranishme në këtë takim mbresëlënës me librin e saj “Çfarë të gatuaj sot”, i cili u prmovua në këtë takim mbarëlurian.

Ndër pjesëmarrësit në këtë veprimtari përmendim: Bibë Kaçorri, Fali Buci, Fadil Çupi, Cen Vladi, Ismail Mena, Faik Mena, Sherif Peka, Myslim Aldeda, Sefer Aldeda, Fran Kaçorri, Zare Kolgjegja, Sofie Kolgjegja, Rifat Hoti, Skënder Mena, Ismail Hoti, Dritan Loka, Besim Loka, nazmi Loka, Hamit Ajazi, Dulejman Hoti, Flora Lleshi, Rushit Toçi, Dalip Kaci, Petrit Tanushi, Luan Rajta, Ilmi Mena etj.

Sipërmarrësit lurianë Ali Kalia dhe Kadri Aldeda shtruan një koktej në ambientet e Hotel Pesëmbëdhjetëkatëshit; këta dy biznesmenë lurianë kanë qenë dhe mbeten gjithmonë një mbështetje për ecurinë e shoqatës dhe gazetës, si zëra të Lurës dhe lurianëve.

Ideja e këtij tubimi mbarëlurian dhe mesazhet që rrodhën prej tij mund të përmblidhen si vijon: Lura është një perlë e natyrës, një ftesë për çlodhje e dëfrim, një ofertë turistike e pashembullt, por duhet vënë dora nga lurianët dhe nga strukturat vendore e qendrore, gjë që synon të bëjë Shoqata “Lura jonë” dhe gazeta “Lura”, që do të jenë zëri dhe imazhi i Lurës, misioni për ta bërë këtë trevë një perlë të vërtetë të turizmit malor jo vetëm në Shqipëri, por dhe në Ballkan e më gjerë.

Dërgoi për publikim, Denis Hata, gazetar