Sytë e mi

0
1160

Zamira Agalliu

Sytë e mi

Sytë e mi strehë të ngrohtë gjetën ty
E ruajta në shpirt këtë privilegj hyjnor,
Fjalët e pathëna t’i lexoj në sy
Zoti verbërinë nuk e keqpërdor.
Stina ime, dimër që i gëzohet pranverës
Pret Majin me gjelbërimin e tij,
Ti rrotullon e qesh me gotën e verës
E mbytesh në rrëfim me çmenduri.
Drejt së vërtetës më çon muzë e gjorë
Po kërkoja brenda saj çfarë ngjyre ka
Si një e verbër doja ta prekja me dorë
E vetme ishte, ngjyrë tjetër s’ka.

—————————————

Kjo është Jeta që të zgjat jetën.
Do bjej dy mace
Një do ta quaj Linda
Tjetrën Jeta …
Më priti e më përcolli
Qetësinë në shpirt më mbolli.
Humori si ëmbëlsirë
Në gojën e saj ka mbirë .
Ka dhe një mike të vjetër
Lindita quhet patjetër
Mirësinë e kanë në gjen
Kush si njeh jo nuk e ndjen.
Vet Zoti i ka bekuar
Mirësi u ka dhuruar.