“SYTЁ E HESHTJES” DHE UDHЁTIMI SHPIRTЁROR POETIK I ANTON NIKЁ BERISHЁS

0
864
Anton Nikë Berisha - Nënë Tereza 3

Fatmir Minguli

(Shёnime kritike pёr poemёn “Sytё e heshtjes” tё Anton Nikё Berishёs. Nё Shtatë shpalime për Nënën Tereze – Shpalimi i i tretë: Ujëvarё drite nё zemёr & Sytё e heshtjes. “Faik Konica”, Prishtinё, Kuvendi Françeskan Gjakovё 2019)

Çdo fjalё ka konseguenca.
Çdo heshtje, gjithashtu.
Zhan-Paule Sartre

Unё shikoj nё syrin e heshtjes
Qё mё merr si tё ishte
Syri i ciklonit
Dhe tani jam e heshtur
Pres me durim
Pёr tё ardhur te ti.
Nga njё poezi kushtuar piktorit Max Ernst1

Kisha kohё qё lexoja librin e H. P. Blavatskij “Zёri i heshtjes” dhe kohё pas kohe i referohesha konceptit “Heshtje”, por njё ditё miku im Anton Nikё Berisha mё njoftoi se kishte botuar librin e tij tё ri “Sytё e heshtjes”. Njё befasi! Njё befasi qё hapi porta tё reja pёr t’u futur brenda “heshtjes”.

Duke u njohur me kёtё libёr, sheh se para teje shtjellohen mendime dhe ide tё reja, sepse ky libёr, kjo poemё, ka fuqi rrezatuese. Poema “Sytё e heshtjes” vjen pas dy botimeve tё suksesshme tё poemave “Prushi i bukurisё” dhe “Ujvarё drite nё zemёr” tё Anton Nikё Berishёs, tё cilat bёnё jehonё, njëra pas tjetrёs.

Tё bёsh poezi pёr heshtjen, duhet tё hedhёsh tej informacionet dhe dijet qё mund tё kesh pёrvetёsuar nga koha nё kohё, sepse tek lexon vargje pёr njё fenomen tё veçantё, siç ёshtё heshtja, duhet fryma, ose siç jemi mёsuar ta quajmё zakonisht nё letёrsi, duhet frymёzim ndryshe.

Poema ”Sytё e heshtjes” e Anton Nikё Berishёs ёshtё fjalori shumёplanёsh i heshtjes, ku realja nuk dallohet nga filozofikja si mendim dhe çdo poezi brenda poemёs ёshtё njё hymn mё vete pёr heshtjen.

Pra, heshtja, kjo formё e mendimit tё njerёzve tё mёdhenj, kuptohet si pjesё e jetёs, si njё domosdoshmёri pёr tё lidhur hallkat e shkёputura nё zinxhirёt shpirtёrorё dhe nё kёta zinxhirё, hallka e heshtjes ёshtё prej floriri.

Heshtja ёshtё flori” – thotё populli ynё.

Brenda kёsaj poeme pёr sytё e heshtjes, ёshtё Nёna Terezё, shenjtorja shqiptare qё tronditi botёn me shpirtin dhe veprёn e saj. Jo mё kot Anton Nikё Berisha i kushton asaj kёtё poemё hyjnore.

Nё faqet e internetit gjen se Nёna jonё Terezё ka shkruar pёr heshtjen dhe ajo renditet ndёr mё tё mёdhenjtё e mendimit botёror pёr tё gjithё kohёrat.

Kanё vlerёsuar heshtjen: Buda qё meditoi nё brigjet e lumit Nairanjana, Jezusi i cili u lut nё shkretёtirё, profeti Muhamed nё shpellat e malit Hera, Lao Ce nё malet e Kinёs. Po kёshtu, shumё mistikё europianё duke pёrfshirё Shёn Bernardin e Clair voux, Meister Eckort, San Françeskun e Asizit. Dhe mё sё fundi, Gandhi dhe Nёna Terezё e Kalkutёs theksuan virtutet e heshtjes2.

Tё shkruash pёr librin “Sytё e heshtjes” tё Anton Nikё Berishёs ёshtё krejt ndryshe, ёshtё krejt ndryshe edhe pёr sa kanё shkruar pёr libra tё tjerё tё kёtij autori tepёr tё veçantё tё letrave shqipe. Pёr tё ardhur te libri i tij “Sytё e heshtjes” atij i ёshtё dashur tё bёjё njё udhёtim tё gjatё nё hapёsirё dhe nё kohё gjithmonё brenda botёs shpirtёrore tё njeriut.
Ai ndёrtoi poemёn me 33 poezi duke na dhёnё 33 format e heshtjes qё kinse janё dhe 33 vitet e jetёs sё Krishtit nё Tokё.

Anton Nikё Berisha ёshtё nga ata shkrimtarё dhe studjues qё nuk i ndahet miteve dhe legjendave shqiptare. Duke qenё brenda tyre ai manovron me simbolet e mitologjisё shqiptare, e nё rastin e poemave, me simbolet e numurave. Kёshtu nёse nё poemёn “Prushi i bukurisё”, solli madhёrishёm numurin 14, kёtu te “ Sytё e heshtjes” na trondit me numurin enigmatik 33.

Kёshtu qё me kёto pёrsiatje qё ndikojnё drejt pёr sё drejti nё shqetёsimet e sotme qё po kalon populli shqiptar, poezia e Anton Nikё Berishёs merr trajtat e profecisё, me kapacitetin e tё ecurit pёrpara, jashtё figurave tё zakonshme artistike, veshjeve jashtё mode, figurave tё çvelёsuara, peisazheve tё konsumuara, jetёs snobe; ato tё ftojnё ta rilexosh dhe ta rishohёsh tё kaluarёn pёr tё strukturar tё ardhmen.

Pjesa tjetёr e poemёs ёshtё ajo qё lidhet me shpirtin dhe fjalёn, ose mё mirё tё them me mёnyrat e tё shprehurit tё fjalёs, ku nё piedestal qёndron mendimi i tё madhёrishmes Nёnёs Terezё. Poema “Sytё e heshtjes” ёshtё poemё pёr shpirtin e njeriut dhe pёr heshtjen si fjalё por e shprehur nё formё tjetёr.

Po theksoj se origjinaliteti i poetit Anton Nikё Berisha nё kёtё libёr shfaqet ndryshe, ku heshtja skanohet nё tё gjitha pamjet e saj kaleidoskopike. S’kish si tё ndodhte ndryshe, qёkurse autori e nis poemёn me pamjet e “Hirit tё Hyjit” dhe tё “Ndriçimit hyjnor” e pёr ta pёrfunduar udhёtimin poetik shpirtёror me “pamjen e vdekjes si drithёrimё e beftё”.

Pikёrisht midis kёtyre dy skajeve tё fillimit dhe tё fundit tё poemёs, zhvillohet saga e heshtjes qё ёshtё e inspiruar nga vetё Hiri i Nёnёs Terezё, e cila thotё:
Kemi nevojë të rrimë vetëm me Zotin në heshtje, për të qenë të ripërtëritur e të shndërruar3.

Dhe mё tej ajo na mёson:
“Se edhe dukuritё e natyrёs, tё krijuar nga Hyji, gjallёrojnё nё heshtje, vёshtro se si natyra, pemёt, lulet, rriten nё heshtje tё pёrsosur. Shikoji yjet, hёnёn, diellin, sesi lёvizin nё heshtje4.

Nёpёrmjet librit tё A. N. Berishёs jepen artistikisht porositё e Nёnёs Tereze pёr heshtjen, tё cilat janё tepёr tё domosdoshme pёr ne shqiptarёt. Ne kemi njё shenjtore dhe duket ta respektojmё atё, tё mёsojmё nga ajo, tё ecim pёrpara nё pastrimin e nёnndёrgjegjes nё ekuilibrin psiko-analitik.

Dhe nёse ky problem ёshtё shqetёsues pёr mbarё njerёzimin, pёr shqiptarёt ёshtё mё shumё se i domosdoshёm.

Heshtja ёshtё pjesё e jetёs sё njeriut, njё veti pёr tё cilёn thonё: “Njeriu ёshtё zot i heshtjes dhe skllav i tё folurit.”

Pra njё luftё brenda pёr brenda njeriut, gjё qё shpjegohet nga shumё studjues tё psikologjisё.

Heshtja ёshtё vetia jonё e brendёshme qё nё marёdhёnie me dёshirat pёr gjёrat qё kemi dhe pёr ato qё nuk duam t’i kemi, gjatё kohёs ndodh ndarje vibracionale midis vetes tuaj dhe tё brendёshmes nё veten tuaj, qё nё fund tё fundit ёshtё lufta e ndёrgjegjes me nёnndёrgjegjen5.

Vetё autori Anton Nikё Berisha e thotё me plot bindje se “Jam i vetёdijshёm se kёto pёrsiatje – Sytё e heshtjes- janё tё pёrvuajtura pёrballё asaj qё kam lexuar dhe kam mёsuar nga tekstet e Nёnёs Tereze pёr heshtjen dhe rёndёsinё e saj, qё janё gёrshetuar dhe shkrirё vetvetiu nё strukturёn e tekstit tim poetik6.

Nёn kёtё pёrbetim tё shkrimtarit tё sinqertё, ndёrtohet poema “Sytё e heshtjes” dhe çdo gjё bazohet te fakti se besimi te Nёna Terezё ёshtё besimi te Zoti, ёshtё besimi te dashuria e dyzuar, dashuria e njeriut ndaj njeriut dhe dashuria e njeriut ndaj Zotit.

Poema ”Sytё e heshtjes” tё ngazёllen me forcёn e tё shprehurit artistikisht tё mendimit, tё ngjarjes, e gjithçkaje tjetёr qё pёrbёn jetёn njerёzore. Aty mendimi dhe arti poetik janё nё harmoni tё plotё ku tingujt e saj dёgjohen “nё heshtje”, por qё jehona e tyre shkon shumё larg, larg deri nё thellёsitё e padukshme tё shpirtit njerёzor.

Duke lexuar kёtё poemё, mua peronalisht, mё duket sikur Nёna Terezё mё vjen e gjallё dhe mё flet, mё flet si atёhere nё vitin e vёshtirё 1991 nё Durrёs…7

Pra, nё kёtё vepёr inspiruese merr vlera shprehja latine “Venite adoremus” – “Ejani tё lutemi”, shprehje qё tregon se poema tregon syrin qё kontrollon dhe tё mёson si tё jetosh jetёn, nё harmoni me tё tjerёt, cilido tё jetё.

Se nё fund tё fundit heshtja thotё Anton Nikё Berisha ёshtё e lidhur me misterin:

[…] ёshtё joshje qё nuk rresht,
kёrkimi i skajeve tё thellёsive
qё tё robёrojnё me prirje tё pafundёsisё.8

Apo “heshtja“:

[…] tё bёn me krahё, tё shndërron nё shpend
qё kaltёrsinё e qiellit vijimisht e mёsyn
tё njehёsohet me bukurinё qё vret.9

Misteri pёr tё zbuluar heshtejn e çon Anton Nikё Berishёn drejt maksimave si figura letrare por dhe si optimume tё mendimit drejt ekstremeve, skajeve, tendencave pёr tё kapur mё tё mirёn.

Ai i drejtohet pa ngurrim, Shekspirit tё madh duke sjellё fisnikёritё e hershme ku “heshtja ёshtё veprim hamletian” dhe “ёshtё besnikёria e Horatit, dёshmi e miqёsisё10.

Dhe ja tek vimё te poezia me numurin 28, ku brenda kёtij konteksti dua tё nxjerr nё pah rolin shumё tё rёndёsishёm qё emeton poema “Sytё e heshtjes” nё jetёn e sotme tё shqiptarёve. Anton Nikё Berisha nё kёtё poezi shkruan se:

Heshtja ёshtё e kaluara qё grish me zёra tё lashtё […]
rrёfime qё flasin me jehonёn e shekujve […]
pёr madhёshti t’njeriut e pёr luftra t’pёrgjakashme.11

Dhe e gjithё kjo e kaluar e popullit shqiptar sillet nё formёn e heshtjes e cila ёshtё:

[…] dashuri mёmёdheu
frymё e tё Parёve tё Parёve tё tё Parёve tё tu,
vargёzim qё s’kёputet asnjёherё,
edhe kur punёt mund tё shkojnё nё rrokopujё.12

Tё vinё ndёr mend pjesё nga historia e Shqipёrisё sё pushtuar nga armiku e ku nё muret e Tiranёs me bojё tё zezё shkruhej: Tacci! I muri ascoltano! – Hesht! Muret dёgjojnё! E nё tё kundёrtёn djali luftёtar shqiptar i pёrgjigjej me heshtje bёrtitjes sё pushtuesit: “Fol, fol, fol qё tё shpёtosh.”

Gjithmonё duke i dhёnё vlerat kёtyre poezive qё flasin pёr rolin e heshtjes nё veprimet e njeriut tё sotёm, autori mёton tё theksojё sa mё shumё dashurinё njerёzore, pikёrisht atё dashuri pёr tё cilёn ka folur e vepruar aq shumё Nёna Tereze. Mbi tё gjitha ёshtё dashuria njerёzore dhe veçanarisht vlerёsimi i tjetrit, se heshtja -thotё Anton Nikё Berisha nё poezinё 9 – ёshtё:

[…] dhunti pёr njerёzit,
thesar shpirti qё dёshmohet me flijime:
t’i dhurosh tjetrit diçka nga vetja jote,
atё qё t’ёshtё e shtrenjtё, qё t’ёshtё e dashur.13

Po Anton N. Berisha poetikisht tё ve pёrpara dhe anёn tjetёr tё dukurisё duke e cilёsuar heshtjen si krymb tё dyshimit. Kjo anё tjetёr, patjetёr ёshtё pjesё e jetёs njerёzore, prandaj ai shkruan:

Heshtja ёshtё krymbi i dyshimit
Qё tё vё nё peshojёn e ndёrgjegjes:
Tё mbesёsh ai qё je e duhet tё jesh
Apo tё luash hijen e vetes sate;14

Tё dyja kёto anё, njëra e mirё dhe tjetra e keqe çojnё nё mbivlerёsimin e vetes nga njeriu i cili mendon se nuk ka nevojё pёr tё tjerёt e aq mё tepёr, kёtij njeriu i pёrshtatet shprehja “Vae soli” – “Mjerё njёshi”.

Dhe ky aspekt ёshtё vrojtuar dhe nga krijues tё tjerё. Moikom Zeqo komenton pikёrisht kёtё trajtё qё merr njeriu qё mendon se ёshtё mbi gjithçka. Ai shkruan:
“Edhe Sartri e dёnon njёshin si “qenie mё vete” dhe “qenie pёr vete” […]

Filozofi dhe shkrimtari italian Umberto Eko ёshtё tallur mrekullisht me idenё e mjerё tё supermenёve, qё nuk vlejnё asnjё grosh”15.

Kjo ёshtё dhe vlera e kёtij libri tё Anton Nikё Berishёs qё rrezaton pёrmes mendimit poetik çdo lloj trajte tё sjelljes njerёzore. Dhe kёto trajta tё shumta qё autori na i sjell larmishёm dhe bindshёm nё kёto hymne pёr heshtjen, heshtjen e cila shёron “sёmundjet” e sjelljeve njerёzore mbёshteten edhe nё shkencё.

Kur gjithçka rreth teje hesht, truri fillon tё perceptojё zhurmёn e heshtjes, duke aktivizuar neurone specifik tё aftё tё rinjohin pauzat dhe boshllёkun. Jemi kёshtu brenda dy kanaleve qё kanё tё njejtёn rёndёsi; njё pёr tё dёgjuar tё plotёn, dhe tjetri pёr boshllёkun, njeri pёr tё dёgjuar tingujt e tjetri pёr tё bёrё sintoninё mbi heshtjen16.

Pë këtë arsye Jon Kabat Zinn, profesor i merituar amerikan, i mjekёsisё dhe zenbudist mbёshtetur nё kёtё argumentim shkencor ka dhёnё shprehjen kuptimplote: “Herё herё, heshtja jep fjalё”.

Libri “Sytё e heshtjes” i Anton Nikё Berishёs, veç kёtyre dukurive qё pёrmenda nё kёtё shkrim, shumё pjesё tё poemёs ia dedikon bukurive tё natyrёs, nё tё gjitha aspektet e saj pa harruar dhe fenomenet e jetёs njerёzore qё nga lindja e deri nё vdekje. E kudo ai kёrkon tё mirёn. E tё gjitha tё lidhura me heshtjen dhe frymëzimet e fjalёve tё Nёnёs Tereze, mbi heshtjen.

Nё poezinё e fundit ai flet pёr vdekjen e cila veçse ёshtё “drithёrimё e beftё” duke i kujtuar njeriut se:

“bindja se jeta nuk ёshtё agjё tjetёr
Veç njё kalesё e shkurtёr, njё ёndёrrim,
Qё duket se nuk zgjat mё shumё se
Njё fluturim zogu prej degёs nё degё”.

E megjithatё, para varrimit tё njeriut kёrkohet tё mbahet “njё minutё heshtje”, nё kujtim tё jetёs tё atij qё u largua nga jeta…
Libri “ Sytё e heshtjes” bёn pjesё nё radhёn e atyre librave qё po zënё vendin e piedestalit nё letёrsinё shqipe.

Montecchio Maggiore – Durrёs,
qershor-gusht 2019

REFERENCA:

1. Pjesё e njё poezie qё njё mike e piktorit Max Ernst e shkroi pёr pikturёn e tij surealiste” Syri i heshtjes”.
2. Blogu “Aforisticamente”. Aforismi, frasi, e scritture del XX- secolo.
https://aforisticamente.com/2014/10/27/frasi-citazioni-aforismi-silentis/
3. Nё librin e Anton Nikё Berishёs Ujëvarё drite nё zemёr& Sytё e heshtjes. Faik Konica, Prishtinё; Kuvendi Françeskan Gajkovё, 2019, f. 85.
4. Po aty, f. 85.
5. Esther e Jerry Hicks, Il denaro e la legge dell attrazione. TEA, s.p.a. Milano, 2010, f. 31.
6. Nё” Fjalёn paraprake” tё librit “Ujvarё drite nё zemёr& Sytё e heshtjes” Faik Konica, Prishtinё; Kuvendi Françeskan Gajkovё, 2019, f. 94.
7. Autori i kёtij shkrimi, ёshtё takuar me Nёnё Terezёn nё Durrёs nё vitin 1991, kur ai ishte me detyrёn e kryetarit tё bashkisё tё qytetit tё Durrёsit. Me porosi tё Nёnёs Terezё, atёhere u sigurua njё shtёpi pёr fёmijtё handikapё dhe jetimё tё qytetit tё Durrёsit, porosi qё u krye me shpejtёsi. Nё takim me Nёnё Terezёn, ajo foli me zё shumё tё ulёt, gati e heshtur, foli duke falënderuar pёr punёn e bukur humanitare…
8. Nё librin -Anton Nikё Berisha, Ujvarё drite nё zemёr& Sytё e heshtjes. “Faik Konica”, Prishtinё; Kuvendi Françeskan Gajkovё, 2019, f. 95.
9. Po aty, f. 96.
10. Po aty, f. 116.
11. Po aty, f. 122.
12. Po aty, f. 107
13. Po aty, f. 103.
14. Po aty, f. 115.
15. Gazeta “Dita” 7 gusht 2019, artikulli i Moikom Zeqos “ Vae soli- mjerё njёshi”.
16. Revista “ Di vita”, Nr. 38, dhjetor 2018, artikull i Selene Cassetta, Silenzio, é Natale; viaggio tra gli eremi d’ Italia, f. 44- 45.