Ekskluzive: Bisedë me Sylë Mujaj, një ndër udhëheqësit kryesorë të kryengritjes studentore të vitit 1981 në Universitetin e Prishtinës

0
1678

Sylë Mujaj në përvjetorin e 38-të te Pranverës studentore të 1981.

( Shiko videot për aktivitetin më poshtë )

Intervistoi Gjergj-Bajram Kabashi, Revista Drini

Ka një muaj që Sylë Mujaj, një ndër udhëheqësit e kryengritjes studentore të vitit 1981, vazhdon të rrëfejë për vitet e rënda të burgut të Nishit, ku i ka vuajtur 10 vite burg të rëndë, prej të cilave duke i kaluar 7 vite e 6 muaj në “qeli” (vetmore). Kushdo që e ka pasur mundësinë që t’i lexonte rrëfimet e tij të trishta në Revistën Drini, e ka vërejtur përmasën e vërtetë të një dhune shtetërore serbe-sllave, ka mësuar sadopak se çfarë metodash mizore për vrasjen e shpirtit të njeriut, krenarisë njerëzore e dinjitetit të njeriut, ka përdorur policia dhe ushtria e ish-Jugosllavisë ndaj shqiptarëve të mëdhenj si Sylë Mujaj dhe shokët e tij, që nuk iu dorëzuan asaj por edhe pse të pabarabartë e të lidhur këmbë e duar me hekura, nuk iu dorëzuan por e tallën dhe e nënçmuan brutalitetin pushtues serbomadh. Madje, Sylë Mujaj, ia dorëzon njërit prej eprorëve të burgut “si dhuratë” një skulpturë interesante, Shtëpinë e Lidhjes së Prizrenit, të punuar me tulin e bukës, asaj buke s’u mjaftonte as për ushqim. Rrëfimet e Sylës janë rrënqethëse dhe të bëjnë me mendua shumë, qoftë për të kaluarën apo të tashmën. Apo për të ardhmen. Janë tregime të dhimbshme, që i rrëfen një natyrë subtile në thelb, por një shkamb Rugove, që si dorëzohet askujt, as pushtuesit serbomadh e as shërbëtorit të tij, shqipfolës që mundohet t’i qesë hi syve një populli të tërë, për veprat në shërbim të kombit e shtetit, që as nuk shihen e as nuk mund të dëshmohen.


Dokumentar për protestat e vitit 1981 në Kosovë

Revista Drini vlerëson se rrëfimet e tilla kaq prekëse e dinjitoze, nuk janë të mjaftueshme pasi prej rrëfimesh të tilla bëhesh kurreshtar të dish e kuptosh edhe më shumë, më shumë se ç’thotë rrëfimtari e dëshmitari i madh Luftës për Atdhe të vitit 1981, e deri në këto çaste kur shkruhet e bisedohet me të. Revista Drini do të bëjë përpjekje t’i intervistojë edhe udhëheqësit e tjerë të kësaj kryengritjeje të “Pranverës së Kosovës” së vitit 1981, si dhe ata që nga rrëfimet e Sylë Mujajt nuk dalin personazhe aq pozitivë ç’farë janë deklaruar për vetvetën me gjasë duke gënjyer e shpifur heroizma e veprimtari atdhetare të paqenë.

Revista Drini: I nderuari Sylë Mujaj po bëhet një muaj ditë, që Revista Drini i boton rrëfimet tuaja rrënqethëse e krenare njëherit për demonstratat e vitit 1981, ku ti vazhdon të tregosh për çështje të panjohura për opinionin publik shqiptar në përgjithësi, që ndërlidhen me ato ngjarje tashmë historike. Ajo që quajmë “Pranvera Studentore 1981”, paska qenë më e përgjakur se që ka menduar shumica prej nesh, që nuk ishim të burgosur, por i vuanim në mënyrën tjetër pasojat e pushtimit në një burg të hapur, publik. Meqenëse janë të pakët ata të burgosur politikë që rrëfejnë në këtë mënyrë të hapur, siç flet ti, a mund të tregosh për lexuesit e “Drinit”, se çka në të vërtetë të shtyri e të nxiti që të rrëfesh, që të kallxosh “gjithçka” nga ajo periudhë e kohën e ndërlidhur me të?

Sylë Mujaj: E vërteta e mbyllur e dhimshëme e deri diku edhe krenare, është si një pikë uji në oqean…

Duart drejt Lirisë Diellore 1981-2019

Që sadopak të fillohet hapja e një përiudhe krejtësisht të mbyllur, jo nga kush tjetër por nga vetë nga ish-pushtetaret tanë gjykatës e prokurorë, të hapet kjo periudhë nga ata që sot i kemi në pushtet, që po mendojnë që u kthye koha e tyre edhe pse shumica me krye-gjykatës e prokurorë vdiqën së bashku me planet e tyre.

Mbetën vetëm fëmijët e tyre, që ata pamëshirshëm po e vazhdojnë rolin e ish-pushtetit, në emër të Serbisë dhe prindërve të tyre.

Kundruall palës tjetër, familjeve tona atdhetare e kombëtare !

Sot po dënohen njerëzit nga banda e inspektorëve të Asllan Sllamnikut, Bashkim Kursanit, Isa Mustafës, Muharrem Danës, Bajram Dreshajt, Mehmet Locit, Lorenc Selmanit, Kolë Lumezit, Selim Broshajt, Sherif Balajt, Demë Mujajt, Xhavit Halitit e qindra e qindra të tjerë UDB-sha me rrogë, që ishin edhe me emra e numra të tyre deri në 800 veta, pos atyre që harruan të marrin frymë e vdiqën !

Te tjerët i gëzojnë rrogat dhe privilegjet e asaj ish jugo-Serbie.

Qe e deshtën më shumë se famijlen e tyre dhe që e puthnin “petokraken” e serbo-sllavisë, e shpesh i sheh me uniformë të asaj ushrie të JNA (“APJ”) dhe ju duket vetja disi si shkije…

Ata shkonin e i merrnin të ardhurat e veta në marka gjermane (Dojçe Mark), e jo ne dinarë serbo-jugosllav në Prokuple, apo edhe deri ne Shumadi…

Sa ishte Buba Morina gjallë, ajo ua sillte e pastaj ose ne Graçanicë, apo i çonin përfaqesuesit e tyre “një për të gjithë” që t’i merrnin…

Që ishin e janë të bashkuar e të harxhuar, tashmë edhe të moshuar, por që po ju vdes politika UDB-ashe, e do të vijnë ditëmirat me gjenerata të reja të vetë rinisë sonë, që ajo do te vendosë për fatin e kësaj nomenklature joshtetruajtëse por shtetngulfatëse, shtetshkatërruese, shtet që po e mjelin, që po e shkatërrojnë.

Liderët e rremë të Kosovës

Që po e shkatërrojnë dreqi dhe i biri, që jo rastësisht morën apo vodhën pushtet, e po sillen ma zi se ish-pushtuesi?!

Këta ropën e zhdropën çdo gjë, tash ju mbet vetvrasja e tyre me miliona, të kindapuara nga komuniteti ynë 1981-2019.

Për të dytën herë, si rasti i prof. Sadri Ramabajës, rasti i Murat Jasharit, rasti i Avni Llumnicës e qinda raste të burgosjeve me emra të ngjitur nga “hashima”, e ky lloj “Sulltani Zeka i Zi”, apo rastet për haraq e mito, po nga kjo klikë pushtetare.

Që nuk ka as fe as zot, as nder as qytetari, e më së paku ndjenjë përgjegjësie kombëtare.

Rasti i qindra vetash të burgosur nga VetVendosja, apo kërbaçi i pushtetarëve Xhavit Halitit e Hashim Thaçit mbi popull, kur protestat kundër tyre po arrijnë edhe deri në gjysmë milioni…, por i hipën pushtetit dhe po e çojnë deri në fund.

Se cili është fundi i tyre, besoj se te gjithë po e dijmë.

Assesi fund i shqiptarëve !

Por, fund në interesin ku ishin edhe para, gjatë e mbas lufte, të lidhur me sigurime sekrete pro-serbe-franceze, e ish-serbe të UDB-së.

Apo fundi i tyre i turpit i zi.

Procesi duhet të përshkruhet i tëri edhe me shkrim për gjithë periudhën ish-pushtuese 1981-1990 e 1991–2019, ku ende nuk i kemi te gatshme dokumentet e mjaftueshme të LUSTRIFIKIMIT, që padyshim as një hap nuk bëhet në popullin e familjet tona pa kryerjen, edhe pse të vonshmme, të pastrimit të së keqes ish-pushtuese në njerën anë.

“Pushteti ynë” e populli !

Dhe, ana tjetër progresive e vlerash çlirimtare e qytetare të kombit tonë.

Që edhe të krijohet klasë e mirëfilltë politike, që i mungon plotësisht shtetit tonë, Republikës së Kosovës.

Duhet së pari që familjet tona t’i pastrojmë gjërat me ish-pushtuesit dhe shërbëtorët e tyre nga procesi i vlerave çlirimtare e atdhetare në ecjen drej unitetit mbarëkombëtar, për në Europën demokratike.

Shkrime, dokumente, fakte, emra, e bindje … Në të vërtetë asnjë veprim hakmarrës, por në asnjë mënyrë që njerëzit e ish-pushtuesit të gjinden në institucionet tona; si rastet me ish-gjykatesit, prokurorët, inspektorët në ish-sistemin e UDB-së serbe?

Të cilët edhe sot i kemi këmbë e kryq në majë instituciuonesh ekzekutive, si në krye të partive, si rasti i Isa Mustafës, apo në krye të parlamentit, Xhavit Halitin.

Në krye te prokurorisë, herë si djali i Kolë Lumezit, e herë si “Zymer Krasniqi”???, e herë ekzekuton Rexhep Maqedonci edhe me kërbaç, si rasti i tij kundër Tomë Gashit e Avni Zogianit.

Apo mijëra vite burgje për të rinjtë e VetVendosjes, i vrasjeve, si rasti i djemve të atdhetarit Avni Deharit.

Vrasjet mbas çlirimit, tmerr që nuk i ndodhi asnjë shteti të ri, si Republikës sonë ! E, shih, të atakuar po dalin ata, që vetën e quajtën si “komandantë”, apo që thoshin se e “udhëhoqën luftën”, nga hotelet e Tiranës ?!! …

E kur populli me UÇK-në e forcat ndërkombëtare të angazhuara në çlirimin e Kosovës, e goditën me bombardime Serbinë, keta lloj komandantësh, që populli i njeh si “Qeveria e Rognerit”, i hipën popullit “mbi shpinë” dhe nuk po i zbresi kurrë më, pa e shkatërruar edhe një herë mbas atij gjenocidi të tmerrshëm serbo-sllav.

E sot Varfëri e Ikje nga ky lloj pushteti, e ikje të vazhdueshme nga Kosova…

Ikje nga ajo lloj drejtorie, që quhej e UÇK-së, apo banditësh ish-pushtetarë, që sot jo rastesisht i gjejmë në krye të partive kryesore të Republikë sonë të Kosovës: si Isa Mustafën, ashtu edhe Xhavi Halitin.

Këta në këshilltarë të pushtetarëve tanë të gjygjit e të prokurorisë, apo këshilltarë politikë, si Azem Vllasi, në krye prokuror si djali i Kolë Lumezit, Aleksander Lumezi, babai i të cilit na dënoi me miliona vite burg të rëndë, nga 10 deri 15 vite burg, në vitin 1981 e tutje.

Apo prokuror i Prishtinës, shih ish-spiuni Rexhep Maqedonci, që ishte i dënuar 14 vite, por që nuk i vuajti as dy vite e nga Inspektor Nesha i Nishit “kinse” u shkollua për prokuror ekzekutiv, tash është shef-prokuror i krejt Prishtinës, metropolit tonë?!

Tregimet e arkivuara duhet të hapen, si ato që i kemi dhe i kishim nga ish pusheti komunist i asaj Krahinës tonë të ndarë te Kosovës.

Jo kulturë turke as aziatike mbi kulturen shqiptare, ju lutem!

Që mbeti e pushtuar mbas Perandorisë Osmane

E iu dha me tradhëti mbas Konferencës së Bujanit, masakrave si ajo e Tivarit, në “Takimin e Prizrenit”.

I mbeti Kosova jonë asaj zgërbonje, që e quanin si Jugosllavi?

E ky ishte një eksperiment apo lojë e fuqive e të mëdha, me një multi etnicitet të quajtur si vetë-qeverisja e Marshall Titos, si rasti i shtetit të “Boshnjakëve” e i “Maqedonisë” artificiale…

Ku pushtimin deri në palcë e kishim kryesisht ne si shqiptarë, ndër juntën e Marshall Titos.

Qe për të tjerët ishte një cirkus planetar, kur TITO që ishte politikan tejet dinak e kishte simpatinë e dy forcash botërore, si BRSS e Amerikë, apo ish paktin Varshavë e NATO.

Dhe jo kot do të na duhet të “bëhem edhe anglez ndonjë herë”.

Anglia e ka përgjegjësinë e fatit tonë, këtë e thotë edhe i madhi Robin Kook, para planit apo eksperimentit të Ahtisarit apo atij planit “famoz” të Ohrit, kur thoshte: “se stabilizimi i Ballkanit bëhet vetëm me bashkimin e shqiptarëve, që vetë anglezët na ndanë. Pra, mos të bëjmë shpenzime të kota, ta kthejnë borxhin tonë. Pra, si Angli e Francë”, ky shkrim është i publikuar edhe në gazetat angleze. Këto janë fakte për situatën e sotshme të një ngërçi, që duhet të dilet pikërisht nga ndërkombëtarët, nëse nuk dëshirojnë ta bëjnë një Palestinë të vogël, duke u gjuajtur me “guralecë”, po, po, kjo po i duhet dikujt, e jo shqiptarëve e miqve tanë të sinqertë. Ne nuk dëshirojmë e nuk do të lejojmë kurrë që Kosova Jonë Shqiptare-Europiane të shndërrohet në “çështje muslimane-Palesinë” në Gadishullin Ilirik, pra në këtë pjesë të Europës.

Astrit Dehari, i vrarë pëdhuni në burg

Kjo është Fjala shqiptare, që ne ju besuam shumë fjalës dhe marrëveshjes ndërkombëtare, kur thanë kërkoni minimumin, nëse doni të ecni si komb, e të mos bëni probleme me ish-republikat e tjera ish-Jugosllavie, po edhe këtu gabuam dhe e pranuam, sepse ishte marrëveshje e përbashkët jonë me ndërkombëtarët! Sot, kur as në hartën e vjetër gjeografike nuk i gjinden as copat e asaj ish-Jugosllavie, me të drejt pyesim: Çka po bëhet me ne?! Pse me ne po luhet kaq ashpër dhe deri kur do të zgjasin këto lojëra kaq dyfytyrëshe pikërisht me ne ?!…

Pse ?
Pse dhe prapë: Pse ?! …
Çka po bëhet me EULEX-in në Kosovën Sovrane?

Vërtetë edhe sot jam krejtësisht i bindur, sepse isha dhe jam në kontakte me intelektualë të Europës, kur thonë dhe e dinë shumë mirë realitetin dhe gjendjen aktuale të Kosovës, e kur thonë se me kthimin e shqiptarëve të Kosovës mbas gjenocidit, keni bërë një mrekulli botërore të kësaj kohe. Pra, na krahasojnë me “popull biblik”.

Këtu, në Europë, me të gjithë është e qartë edhe me dërgimin e forcave policore të Evropës dhe grupin e gjyqtarëve për ndihme të Kosovës. Pra, po them nga pozitat qytetare europiane.

Sherri po ndodhë kur këto grupe po takohen në “hithrat Ballkanike”, apo me vetë strukturat tona institucionale, që nga fillim kontaktet po mbesin si gjallesa të “shpirt robërisë”, që këtu i thonë “Leca cullo”, që në vend se miqve tanë të ju shpjegohet detyra e tyre, për çka kanë ardhur, ata vetë, pra individët tanë i pranojnë si “shefa”, me atë filozofinë e robit, apo të mësuar se dikush duhet të na udhëheqë neve, në rrugët tona. Këtu edhe nga pritjet e mira popullsitë në fillim po bëhen gabime në hapa strategjikë. Pra, po e humbë individualitetin individi ynë, para të tjerëve, po e kërkon i njëjti më vonë, por europiani po qeshet me ne, sepse pikërisht nga vetë institucionet tona i mori këshillat se qysh me veprua?!

Po vërtetë, si thotë edhe miku Afrim, se nuk është lehtë të mbahet shteti apo nisja e shtetit qytetar, i cili vërtetë nuk ka shenja të qytetarëve, por vetëm të “klikës pushtetare“, që popullin tash edhe mbas sa vitesh pavarësi, po e provokojnë deri në egërsim, dhe shih nuk po ka asnjë shenjë të hapjes para popullit. Pra, po shkon shteti ynë i ri drejt mbylljes që duhej të ishte e kundërta. Korrupsion ka çdo kund, por ky lloj korrupsioni shpirtëror i pushtetarëve mbi popull, /frika nga ndonjë keqpërdorim i vogël apo i madh/ nga vetë individët në udhëheqje, që vërtetë po e bindin popullin se fare nuk janë të përgatitur, apo të gatshëm, që të pranojnë vlera që me vetë-iniciativat. Pra, dorëheqjet e tyre do të beheshin një punë e madhe.

Nëse kjo nuk bëhet, atëherë po e presin apo po e provokojnë vetë popullin, që t’i shtynë nga këto vende apo karriga udhëheqëse.

Këtë gjendje të vërtetë të Kosovës e treguan edhe ngjarjet e fundit nga daljet e deri te krimet e njerëzve; në krime ekonomike e në vrasje mbas lufte, rasti i burgosjes se mjekëve, dhe lëshimi i tyre, rasti i penzionerëve, si grupim në veti, rasti i grevës se mjekësisë së Kosovës, rasti i ish-të burgosurve politikë të Kosovës, rasti, i grevës se elitës me të lartë të policisë së Kosovës, rasti i shoqërisë civile, e cila çdo ditë e më shumë po i vëren dhe po bashkohen si dhe rasti i VetVendosjes.

Apo rasti i krejt sindikatave të Kosovës, ku po rritet e nuk po zvogëlohet padrejtësia dhe manipulimi me këto shtresa qytetare, jemi dëshmitarë që asnjë lëvizje nga krerët e pushtetit tonë, nuk bëhet as nuk ndryshohet /nuk bëhet dhe nuk pres ndryshime, sepse faji nuk është te një apo dy persona po vërehet se keqmenaxhimi i tyre është zinxhiror, që nëse “bie njëri nga ta”; do të bien të gjithë si “kulla nga zalli”. Edhe këtë nuk po e kuptoj vetëm unë, por një pjesë e madhe e popullit përveç militanteve trumbetues klanor apo politik të Kosovës, që vërtetë deri diku edhe po pengojnë, apo ndalin këtë të vërtetë në opinion, si nga këta militantët e verbër politikë të njëjtën gjë po e bëjnë edhe disa mjete të informimit, që shih të gjithë edhe këta i kanë emrat e mbiemrat; por mendojnë se kalohet një javë, e heshtet çdo gjë, nëse këtë e mendojnë apo e trillojnë, këtu po i shoh e po i ndiej ushtimat e mëdha apo ndarjet e mëdha që duhet të vijnë pikërisht në këtë pranverën, që të gjithë presim dhe kemi dëshirë për ndryshim pa dhunë, edhe këtë po e vërej se kjo metodë; sa e sa herë e kërkuar u vulgarizua dhe mund të ketë lëvizje më radikale të masave, këtë po e “ndien reuma ime apo trupi im”.

Dëshirat po marrin formë, e diku diku po fillojnë të konkretizohen sipas zanateve se vetëm të bashkuar dhe duke i ruajtur vlerat e krijuara, dhe pa mëshirshëm të hiqen antivlerat në udhëheqjen e Kosovës Sovrane, në rrugëtimin e saj të Bashkimit Kombëtar. Për këtë duhet të bisedohet edhe me miqtë tanë, sepse e dinë mirë historinë edhe gjeografinë Ballkanike. Lypet vetëm shpjegim i drejtë e miqësor e jo servil, apo përfitime të rastit nga pushtetarët tanë të papërgjegjshëm deri në skajshmëri.

Na gënjyen ndërkombëtarët, e sakatosen edhe një herë, me zi se në 1918-tën, që nuk po na kushton vetëm neve si popull, por, do t’i kushtojë edhe krejt Evropës, kjo padrejtësi, me këto eksperimente bastardhe të atij tipi „Sui generis“, kjo është çmenduri e vetë ndërkombëtareve në një regjion me 96% shqiptarë, që sot përsëri, para një jave; si para një muaj, si para ca vitesh, po derdhet gjaku shqiptarë, gjaku i qytetarëve tonë, pikërisht nga këto lloj – lloj eksperimentesh ndërkombëtare, apo lojnat dyfytyrëshe për qytetin e minierës botërore Trepçën-Mitrovicën, po, po pikërisht këso lojërave t’i quajmë si në Palestinë, po luhet sot në Mitrovicën e qytetëruar. Pikërisht nga të dashurit tanë ndërkombëtarë.

Njëherë e morën francezët, dhe e bënë artificialisht atë “çerdhen e gjarpinjve”, tash në lojë janë italianët, që në çdo gazetë, duke ia filluar nga “Corriere dela Sera”, kur edhe para dy muajsh doli hapur: “se nëse folet për shqiptarët mund të jetë: një citat i vogël: se po është një popull, “Albanese”.

E në çdo histori apo gjeografi, po nga kjo kohë, nuk u lejua, as nuk lejohet që nëpër librat shkollimit fillor, të flitet e të njihet as populli italian dhe jo vetëm italian (!), më shumë për popullin shqiptar. Pra, pikërisht nga koha kur Gavrilo Principi e ka ekzekutuar princin e Austrisë, në luftën e parë botërore!

Pikërisht këtu ishte marrëveshje e atëhershme për ndarjen e Kosovës dhe lënien e saj nën Jugosllavinë artificiale. Atëherë funksiononte edhe pakti i Varshavës karshi paktit NATO, e sot kur mbeti vetëm NATO, pse?! Këso lloj lojërave dyfytyrëshe në dëm të një populli apo kombit shqiptar. Ne e kërkojmë atë me të thjeshtën, Ri-Bashkim të Kombit tonë, që përgjegjësinë e mori Amerika mbas tmerrit e tragjedisë gjenocidiale, kur ushtarët evropian u lidhen nga hordhitë e policisë serbe, nëpër “bandera”.

Atëherë ku është e nënshkrimi i Amerikës për përgjegjësinë e Jugut të asaj Jugosllavie. Ku është përgjegjësia e Anglisë dhe e Francës, karshi Rusisë së padisiplinuar me Serbinë e stërkequr, që edhe sot padrejtësisht po e mbajnë ndërkombëtarët me lloj-lloj infuzioni artificial. Nuk ka Serbi, shikoni jugun e Serbisë, të gjithë populli janë vllaho-rumun, që nga këto lloj krijimeve artificiale njëjtë si e krijuan, nga ajo Jugosllavia e Versajit, që nga atëherë edhe u asimiluan sa e sa popuj të vjetër.

Zeka i Zvicrës, në Kosovë !

Shih, sot të gjithë janë të gjallë dhe në jugun e Serbisë, sot po kërkojnë arsimimin fillor në gjuhën rumune.

Po, po, kjo është fakt, shkoni e vërtetoni. Ndërkombëtarë të dashur, që po luani me letra të një “gjakderdhje të re” prapë në Ballkanin tonë apo të Juaj; në besuam në Ju, ne ju ftuam Ju, në ju duam Ju, që të mos luani me gjakderdhje më, në Ballkanin e paqes, në Ballkanin evropian.

Ne jemi për paqe në jemi për stabilizim të padrejtësive, që Ju vetë i bëtë apo e ndatë Kombit tonë. Kjo ndarje i kushtoi shumë shtrenjtë, me mijëra e mira viktima, me mijëra e mira të persekutuar, me mijëra e mijëra varreza dëshmorësh, me mijëra varreza të hapura, që së paku i presin eshtrat që t’u kthehen e të flenë në qetësi, afër më të dashurve të vet.

Edhe çka doni më? Që ne të dëshmojmë se jemi popull si Feniksi i gjallë, në mesin e Juaj Evropian ?

A doni dëshmi apo gënjeshtra që fatkeqësisht jeni të mbështetur në gënjeshtrat serbe ! Ne ju bindim, që edhe gjenocidin serb, Ju, të dashur “ndërkombëtarë” e quajtët Konflikt, e jo Gjenocid, siç ishte dhe është e vërteta.

Çka po dëshironi Zotëri Ndërkombëtar?!

Ju e krijuat pikërisht një Kosovë e Maqedoni krejtësisht eksperimentale e artificiale, /një rrezik për të ardhmen tonë e Tuajën/. Ju krijuat një bandë apo grup individësh /pa e pyetur popullin Sovran të Kosovës/. Ju e bëtë pasurimin e disa “sahan-lëpirëseve” tuaj dhe të vetë zyrtareve të Juaj ndërkombëtarë.

Po, po Ju i pasuruat deri në dhëmbë me “Jeepa dhe truproje” më të shtrenjta në këtë Planetë?!…

Shih, që të mbrohen nga vetë populli i skamur, dhe shih sa dinakërisht i shtitë të thirren fallco në “votën e shenjtë” të popullit!! Kur as sot, kurrë në Kosovë nuk lejuat të bëhen zgjedhjet normale të përgjithshme, sepse kështu është vetë eksperimenti i Juaj “Sui Generis”!! në Kosovën e dalë nga Luftës çlirimtare. Nga një pushtues klasik apo nacional socialist i lidhur me kishën ortodokse në eliminimin e një populli, /kemi dëshmi konkrete në lloj-lloj elaborati nga kisha e akademia e shkencave të Serbisë apo Rusisë/. Ky është përsëri një krim, a po e kuptoni gjendjen që e krijuat, formuat apo seleksionuat sipas tekeve Tuaja, me “laperë e kriminelë”, në të ashtuquajturën Qeveri e Kosovës.

/Qe sot po mundoheni disi t’i ndaloni, por, nuk po mundeni, sepse është vetë faji i Juaj, me Zyrat e Juaja !!/ Populli shqiptar po i sheh miliona euro nga këta të privilegjuarit e Juaj, të lidhur mirë me Zyret e Juaja, që po dalin nga Kosova e përgjakur dhe e molisur nga këta pushtetarë tanë me ambasadorët e Juaj! /kemi fakte për këtë nëpër nxëniet e 7 milionëve, në Merdare, 3 milionëve në gryken e Gjibiltarit, 2 milionëve në Qipro. etj, etj. /që ju i vendosët, që ta shkatërroni një popull të vjetër, e me identitet! Nuk shkatërrohet populli me këtë bandë të profiterëve, jo.

U pa loja e juaj ta quajmë lojë e turpit botëror me eksperimentin e veçantë të pa shembull: “Sui Generis”, Mesazhi është tepër i gjallë, që e done drejtësinë e donë jetesën e vetë normale si popujt e tjerë, po jep fryte mesazhi i Juaj, për klikën “Tonë e Tuajën”. Në ju kërkuam që të na ndihmoni , e jo të na shkatërroni ; në duhet të mbrohemi sot nga qeveritaret tanë dhe zyrat e Juaja “Humanitare”, që po bëni këso lloj eksperimenteve, t’i quajmë jo frytdhënëse.

Kërkojmë nga përgjegjësia amerikane që ta hap procesin me gjykatës të saj, që të korruptuarit tanë dhe zyrat e Juaja ndërkombëtare, të dalin para drejtësisë ndërkombëtare. Kërkojmë nga Anglia e Franca që ta përkrahin Amerikën në Vetëvendosjen e Ri-Bashkimin e Kombit shqiptar.

Kjo është sot mbi tavolinën Tuaj, nëse doni paqe, e jo gjakderdhje.

Deri këtu arritëm të dashur Ndërkombëtarë e Vendas. Këtë e bëtë Ju, që në hedhje të “Zarit” na e “hedhet” keq, të dashur Ndërkombëtarë, është “Zari” në duart e Juaja, ta ktheni nga Padrejtësia në Drejtësi, këtë, po e kërkon populli ynë shqiptar, këtë po e lypin edhe etnitë e ndryshme, që janë 3.5- 4%, që është dhe mbeti si një pasuri të Kombit Tonë.

Apo ishte disi sikur ky plani SUI GENERIS i Mati Ahtisarit, që po e shohim sherrin e tyre botëror mbas Takimit të Rambujes e Kumanovës.

Që Amerikë e Rusi: të kenë disi një lloj tavoline shahu, pikërisht mbi Kosovën e “sui generis” mbi trojet tona.

Që Po luajnë edhe momentet e fundit në të mundurën e pobratimesh pro serbë, që të kthejnë disi Kosovën në një “mini jugoslavi”, disi në miniaturë me një lloj klanit të disa vetash: Hashim, Vuçiq, Edi Rama apo jo edhe e çuditesh nëse klanin nesër e udhëheq e të del si presednik Baton Haxhiu!

I cili përmes Soros, Erdogan, Putin kontribuoi më së shumti me Xhokerin e Hashim Brojës.

Që krejt Gadishulli Ilirik – hapësira e sotshme shqiptare, po ka turbolenca nga ky lloj klani mafioz dhe i rrezikeshëm për tokat e komunitetin shqiptar.

Këta e shqetësuan shumë komunitetin shqiptar.

Populli ynë, familjet shqiptare, as po i përkrahin, e as nuk po i pengojnë fare analistët e tillë ?!

Vetem shikojnë nga bregu se si njeriu brenda 24 orësh, herë i gjuhet Edi Rames, herë Sali Berishës.

Përmes Shkelzen Maliqit si kordinator i djallit për unionin e popujve, të kthehemi në një mini Jugosllavi !

Ramushit karshi tyre po ju qëndron ne menyrën e mirë para popullit, edhe pse me vonesë dhe i vetmuar, që të tjerët e lanë vetëm e motivin politik të gjuhen në pushtet dhe presin si dhelpra rrushin se “kur po i bien “koqet” Rambos”, e t’i turren të gjithë…

…qe shpesh Po i them vetes: A është e mundur që kaq muaj arriti t’u bënte ballë bandave të Thaçit e Putinit, me Vuçiq e Daçiq?!

E kur e vetmja në marrëveshtje i mbeti VETVENDOSJA /që ndërkombëtarët nuk duam as të ulën me të, sepse po iu humbin bizneset në “Kosovën e tyre”, të biznesuar para Rambujes e para Kumanovës?! …

Afarizmin e tashëm Trump – Putin e Hashim & kompani

Nuk dëshirojnë as t’i takojnë LVV-në, sepse VV ua pshurr planet e këtij lloj afarizmi Trump-Putin, Erdogan, Thaç e kompani me Vuçiq e Daçiq, e deri te Baton, Shkëlzen Maliqi e Edi Rama.

Në skenë për krejt turbolencat nuk duket shefi i sherreve, Xhavit Haliti, pos piuni i tij Hashimi.

Sepse paratë e grumbulluara ishin dërguan në kohë në bankat e Erdoganit të gjitha me rastin e tokave me ato 30 milionët që e dogjën budallain e quajtur Azem Syla?!

Kinse me atleti 50.000.00 mijë euro…, që eja për t’i shpëtuar paratë dhe e burgosin budallain Azem Syla e Xhavit e Hashim i ruajnë milionat e tyre, milionat e Hashës, Xhavitit, Edi Ramës, Batonit, Shkëlzen & Kompani.

Procesi i Lustrifikimit po i vonohet një shekull popullit tonë, familjeve tona.

Që është obligim i çdo qytetari të ndershëm të kontribuojë me fakte e me emra, që të përfolurit të shkojnë në drejtësi dhe nga drejtësi në burg apo të hiqen nga ekzekutivi e të shpëtohet shteti ynë.

E jo ngatërresa sistemesh si po vërehen ngecje në të gjitha sektoret e shtetit.

Pos pasurimi i tmerreshem i klasës pushtetare si as kund në krejt shtetet e Gadishullit?

Revista Drini: Keni qenë aktiv edhe gjatë procesit të Pajtimit të Gjaqeve e Ngatërresave në Kosovë, të udhëhequra nga mbledhësi i njohur i folklorit dhe shënuesi i zellshëm i dokeve e zakoneve shqiptare, tashmë i ndjeri Anton Cetta e të tjerë … Në atë kohë ishe një person ende i ri, i sapo dalë nga burgu dhe menjëherë me të tjerë të burgosur politikë, u kyçët në pajtimin e gjaqeve e ngatërresave si dhe pasojave të tyre.

Ishte kjo një ide e hershme e juaja për të cilën kishtit menduar qysh gjatë kohës, kur ishtit të mbajtur në qeli (vetmore), apo si lindi ideja e tillë, kur u liruat nga burgu, apo?

Sylë Mujaj: Vertetë isha i ri ne moshën 20 vjeçare kur u organizova në grupin e mësuesit tonë.

Apo vepronim siç na thoshte mësuesi ynë Isa Demaj.

Aksioni i parë si i organizuar ishte në rastin e Pejes tonë, kur Migjen Kelmendi, siç thuhej në qytet, e kishte organizuar mbajtjen e “rok grupit” serb, të njohur si “YU” grupa.

Atë kohë donte të shfaqte koncert në pallatin e ushtrisë, te parku, afër Bistricës.

Ku une, Riza e Ibrahim Nikqi, arritëm ta prishim organizimin e atij koncertit.

Ndoshta as sot nuk e kupton ish rokeri pro jugosllav, që quhej me emër domethënës: Migjen Kelmendi, se cka e nga kush është organizuar ai veprim ndaj tyre.

Atë kohë vërtetë nuk e dija gjuhën serbe, se shkollimin fillor e kreva krejt në Rugovë dhe nuk njihsha tjetër komunitet as person, vetem një serb, e ai ishte pylltari /shumari/ i Rugovës, e quhej Buriç?!

Kostari i mirë qe ja pret kosa kallinjet egjër ne popullin tonë.

Vertetë, Buriçi disa herë edhe na ndihmonte, kur këshillat e LKJ së katundit merrnin landë (trupa për ndërtimtari, që ishte burim i mirë i të mbijetuarit) edhe më shumë kur silleshim mirë.

I vërejta organizimet e këshillat e LKJ-së në katundit tim dhe pastaj edhe lagjesh në qytetin e Pejës.

Që veproni njëjtë. por çdo kund kundër shqiptarëve, qe shefa atëhere i kishin dy vëllezërit, Rade e Mihailo Zvicër (Malazias), e si të ndëgjueshëm e kishin një farë Beqir Hotin.

Që, edhe për një rast te vocërr shih ngjitej edhe deri ne Dukaivë apo edhe në majë të Hailes, e të mos ja ngucte kush “vëllaznim-bashkimin” e asaj kohe.

Kur edhe përkraheshin këto gjallesa nga disa edhe rugovas, që edhe sulmet kundër shumicës në Rugovë ishin te ne populli dhe ishin tmerrësisht të mëdha e te rënda, kur gjëndja ekonomike e fshatarëve ishte të thuash më e varfëra në planetin tokë.

Më kujtohet që në çdo 500 metra gjatë Grykës së egër te Rugovës i shikoja shqiptarët e mi…

Dikush në një metër druri në shpinë të tij…
E dikush me kali të ngarkuar në dy trupa druri, që ta nxierrnin një copë bukë goje…
Babai im ishte disi ndryshe /apo mua me dukej ashtu/
Një baba i fortë fizikisht, edhe punëtor i madh.

Eh, pesha e rëndë ndër vite e Rugovasit 1000-2019

I dëgjonte këshillat e gjyshit Ramë Idrizit /pa dyshim/

Që nuk u merrte me njerëz… por ua blente tokat varg e vi… e blente e shiste dele /dhenë/ e ecte disi i madh e krenar në Dukaivë, e mua me dukej si një Hartinë e madhe.

Sa disi gjysmën e katundit e bëri të veten. Blente e shiste dele, që ishin djeresët e krejt familjes sonë.

Kur vinte pranvera e kur shiteshin qengjat disi u grumbullonim të gjithë ne femijët /11 veta/ e i shtërngonim dhëmbët disi te gëzuar se e kemi prindin e fortë, si Luan!

Bacaloku i ecjeve Shqip 1981 – 2019

Sa ua rrëzonte duart krejt katundit dhe i mundte me gurapeshë, madje edhe më të fortët e Rugovës.

Besa edhe rrëzimin “rrypas” me të tjerë rugovas, po, po , me kujtohet jo vetëm mua por krejt Rugoves, kam edhe fakte.

Disi ua kishte hangër shijën sa as me na spiunua nuk guxoni /bashë fortë/…, mendoja unë.

Por pasha tokë e qiell e hëne e diell, disi kështu më dukej në imagjinatën time babai im, karshi ne fëmijëve, disi si “11 pëllumba” rreth tij e Dakes tonë.

Që dy tre vetash na mbante në shpinë, e dy tre femijë të tjerë për dore e shkonim dikush te dhetë e dikush me bacin për trupa e në mal, e dikush te kijet /qetë/.

Na rritën ashtu si mundën, me kushte më të mira se çdo rugovasi.

Ishte disi ndryshe, kishim edhe rezistëncën e Bacalokut, qe i kishim ndonjë herë edhe deri ne 300 copa dele (dhenë) dhe as milicia nuk na hynte brenda pa trokitur mirë te këshillat e katundit, atje diku ka Llazi i Hysenit.

Se ishte tradita nga plaku me përvojë e njohuri të madhe, apo gjyshi im Ramë Idrizi.

Që nuk e donte shumë pushtetin e asaj kohe, e as magjupët që për Gjyshin tim i quante te njëjtet si “miell magjupi”.

Që shihte e quante si fallxhi në Rugovë, e nuk donte t’i shihte fare.
Këte e dinë krejt katundi edhe sot…
Nuk ishte Gjyshi i fort fizikisht si Bacaloku?

Por ishte i mençur e pleqnar i dalluar, ku drejtësinë e zhvillonte nëpër katunde të Rugovës, deri sa bacaloku punonte shumë.

Disi ish njerëzit e pushtetit kur i takonte, ju thoshte: “Erdhët, a?”, por “Mos jani ma!”

  • ”Ju në zhelet e juaja, e ne zhelet e tona !”.

Dhe, vërtetë, kishte një respekt në krejt Rugovën dhe fitoi një respekt të dashur.

E i dëgjoja që rrinin me gjyshin tim si Sylë Mehmetin Nikqin (që emrin mua ma qiten, që të bëhem si Sylë Mehmeti) !?… Ali Aliu Kelmendi, që ishte dalë herët në Preshevë, Zekë Sokoli /që vinte nga Stambolli/, Smail Hysenaj, e thirrnin me veti edhe Jusuf Haxhinë, e të tjerë, që ishin së bashku çdo herë me Hyk Ibishin.

Sylë Mujaj e Ali Aliu Kelmendi – etër i atdhetarësh shqiptarë

Dhe ashtu mbeti, unë u bëra Sylë Mehmeti i dytë !

/Sylë Mehmet Nikçi ishte babai i Ibrahim Nikqit/, që dora e keqe e Rankoviqit i vrau dy vëllezerit mbas lufte, kur donin të ktheheshin në Kosovë.

Eh, eshtrat e tyre sot janë në Qafë Kukës!

Martirët e vrarë Ibrahim e Rexhep Nikçi

I priti në pritë pushka vrastare, apo dora e keqe.

Revista Drini: Ti vazhdimisht flet për falje por në rrëfimet tuaja vërehet një pezëm e mospajtim i thellë dhe i hapur ndaj atyre, që sipas teje kanë qenë kryesorët që u kanë ndjekur, u kanë arrestuar, u kanë gjykuar dhe burgosur. Kjo do të thotë që ti, e ndoshta edhe të tjerët si ti, nuk i falni ata që i vlerësoni si përgjegjës për pësimin tuaj, në kohën kur po bëhen njëzet vite nga koha kur UÇK dhe NATO e çliruan Kosovën.

Meqenëse konsideroni se keni fakte, pse atëherë nuk i keni paditur personat konkretë, për pësimin tuaj, kuptohet nëse keni fakte të mjaftueshme për atë që thoni?

Sylë Mujaj: Kam fakte të shumëta, por koha po ecën shpejtë e ne mbas daljes nga burgjet vërtetë nuk e kishim besuar, se mbas Tubimit popullor tek Verrat e Llukës, veç ishin të përgaditur që çdo kush të merrte pushtet…, pos ne ish familjet e të persekutuarve, që nuk donim as të besonim.

Anija ilire po i kthehet Molit shqiptar, e mbushur bereqet

Prandaj, mosbesimi ynë te të tjerët, ne të gjithëve na kushtoi dhe i kushtoi krejt organizimit, kur njerëzit e ish-pushtetit gjatë kohës tonë të burgut mbi 10 vjeçar ishin të caktuar në pushtetin e tyre kinse ndryshe, por ishin ata që ne na dënuan edhe në vitin 1981, që i ceka në disa shkrime të mia në vijimësinë e tashmë të 38 vjetorit të 1981-shit.

Por, rastin e marrjes së pushtetit nga njerëzit, që dhe nuk i deshi as nuk i njohu populli, dolën në skenë nga banda e Rognerit të Tiranës, dolën nga të gjitha anët e errëta të ish-sigurimeve të huaja.

Që po i shohim sot të gjithë, si Thaçin e grupin e tij me pushtet të shitjes se tokave shqiptare dhe të territorit të Kosovës.

Që po ua japin Serbisë me ndryshim kufijtë e tyre, ashtu si me rastin e Rugovës.

Duhet t’i kthejmë tokat tona, që i shitën Hashim Thaqi e Isa Mustafa.

Pasuria e tyre është e tmerrshme që edhe është bartur jashtë Kosove… te Erdogan e shtete tjera…

Ku as nuk brengosen fare, ndaç ju thua plaç, ndaç ju thua UDB-ash n’daç stanishiq n’daç sigurim francez për shkije, fare si buallicat as nuk reagojnë, pos e dredhin qafën tash të trashur e të shikojnë poshtë, jo në sy.

Ata u tërbuan fare edhe me para edhe diploma fallco, të gjithë me mastere e doktoratura, e kur as alfabetin nuk e dijnë me radhë, e ku edhe “I”-së madhe i qesin pikë ?!

I vetmi shpëtim është nëse ata tërbohen dhe e hanë njëri-tjetrin.
Se askush nuk po mund t’i godasë, as t’i heqë nga pushteti i tyre pro-rus e pro-turk – aziatik, anti-shqiptar dhe anti-europian.

Si rasti i Xhavit Halitit e Isa Mustafës.

Që duken si të ndarë ”për militantet e tyre”, e në të vërtetë ishin e janë ata të infiltruarit në krye të krejt organizimit shqiptar.

Si Isa Mustafa në krye të Qeverisë në Ekzil, ashtu edhe të Xhavitit në krye të LPRK-së së shqiptarëve të Zvicrës.

Që të dy ishin e mbeten kundër interesave kombëtare.

Që sot i shohim të ulur në krye të ekzekutivit të shtetit “SUI GENERIS” të Kosovës tonë.
Në krye të Vendit ! E, thonë folni çka të dëshironi?!…

Heuu ?! Atëherë ishte koha tjetër, e sot ka kaluar shumë kohë, e thonë nuk e rrok as ligji, as drejtësiaaa, sepse ligj e shtet ata janë vetë.

Të gjithë u bindem për ta tashmë…
Por, as me i heqë nuk po mundemi, kur tashmë ata u bënë edhe milionerët e kombit tonë, e ne mbetëm ata që ishim.

Ne flasim për atë kohën e ish pushtuesve, sigurimet e shefat e tyre i udheheqin familjet e republikën tonë !

Flasim e ju themi që të ndalen, por nuk po e gjejmë çelësin e heqjes së tyre, çelës qe duhet gjetur në interesin edhe të femijëve të tyre.

Që të krijojmë, formojmë e edukojmë qytetarë të ndërgjegjshëm, e jo krininelë e idiotë agresivë, si të pasurit e shtetit tonë, pa asnjë logjikë njerëzore, pos gllabërus të të gjithë jetës qytetare, që ne po e quajmë NGULFATJE IDIOTESKE të shtetit tonë, po nga pushtetarët si shqiptarë qe janë keta vetë.

Dhe, parimisht apo në menyrën racionale, do të gjindem kundër tyre deri sa janë në ekzekutiv e me pushtet mbi familjet e komuntetin tonë këta lloj matrapazësh

Parimisht nuk iu shkoqem as natë as ditë.

E nëse hiqet apo rrëzohet nga politika kundër familjes apo popullit tonë – tim, atëherë si qytetar të popullit apo shteti tonë – tim edhe mund të pijme kafe apo çaj mes veti?!

Është parimi e karakteri im krejtesisht me fakte politike e reale pikërisht ta godas me vdekje politikën e tyre të fëlliqur idiote e agresive, shkatërruese për republikën, që e krijuam me gjak e vuajtje të jashtëzakonshme, me saktificën e krejt popullit tonë, e jo të të pushtetarëve e të milionerëve grabitës.

Revista Drini: Duke i lexuar me vëmendje rrëfimet tuaja, nuk ka si të mos bije në sy akuza e përsëritur dhe e stërzgjatur ndaj Xhavit Halitit, nënkryetarit aktual të Kuvendit të Kosovës. Në shikim të parë kjo duket një akuzë e rëndë, por kur e theksoni aq shumë e me aq ngulm pësimin “prej tij”, më duhet t’ju pyes më konkretisht: A ke dëshmitarë të tjerë që mund t’i vërtetojnë ato që i thua e i përsërit për Xhavit Halitin, apo “veprimtarinë e tij UDB-ashe”, e ke vërejtur vetëm ti?

Sylë Mujaj: Kemi qindra dëshmitarë që nga skena e tij e parë, që u vërejt në qendrën e atëhershme të rinisë “25 maji”, kur ishte ansambli artistik i këngëve e valleve nga Shqipëria, kur u goditëm kërbaç nga milicia e urdhëruar nga Xhavit Qurku, e kur te dera ishin mbi 500 studentë, kur iu drejtuan: “Spiuni!, “Spiuni!”, “Spiuni!”, Xhavit Haliti, Xhavit Haliti…

Ndërsa neve na u drejtuan me brohoritjen: “Shqipe!”, “Shqipe!”, ku u goditem unë, Riza Demaj, Ibrahim Nikçi, Abdullah Tahiri, Sonje Ibish Veseli, e deri në akuzat nga gjykatësi Orhan Rekathati e Metush Sadiku, se isha i akuzuar “si terrorist.”!

Akuzohesha në këtë mënyrë se paskam thënë se do te ishte mirë “të ju curraven veshët spiunave : Zuk Dajaku nga Drenica, Xhavit Halitit nga Novosella e Ibish Muja nga Nabergjani !”.

Ku pos akuzash fallco të gjoja kalljes së Patriakanës së Pejës nga dëshmitarë të liq, si Osman Nikçi, Rexhep Pasho Nikqi e Bajram Dreshaj.

Ku ky rasti i Xhavitit me kompani ishte edhe baza e akt gjykimit tim të plotëfuqishëm nga Krytari i Gjykatës Supreme, Tadei Rodiqit, si një “rast terrorist” me akuzën edhe kundër Xhavit Halitit me kërcënim për “prerje veshi” !

Ku isha i dënuar të mos lëshohen i lirë as në burg, e ku ishte nënvizuar me stilolaps se Sylë Mujaj te mbahet i izoluar, dhe ashtu u bë.

Që une të isha në: Grupa Pojaqanih Nadzor, IZOLIM, me 7 vite e 6 muaj, nga gjithsejt 10 vitet burg 1981-1990.

Kur as nuk e dija se ku ishte më Xhavit Haliti, e as që më kujtohej më as në formë, as emër, e as pamje.

Sylë Mujaj në qelinë e burgut te Nishit, nga burgu dhjetëvjecar 1981-1990.

Në këso kushtesh mizore e kanë mbajtur kryengritësin e madhe të demonstratave studentore të vitit 1981, në IZOLIM TË PLOTË, duke i kaluar në burgun e tillë të rëndë gjithsej 7 vite e 6 muaj, nga koha e burgut 1981-1990.

Mbas daljes nga burgu më shqetësoi tmerrshëm mësuesja ime Sonje Veseli Ibishi, e cila në prezencën e Ramadan Shalës, Ajshe Gervallës e mbi 100 vetash të tjerë, më tregoi se Xhavit Haliti me shokët e tij e kishin keqpërdorë jetën e saj, e kishin dhunuar ! U trondita aq keq heren e dytë, e thash me vete, more ky njeri, Xhavit Qyrku, në vitin 1978 ishte me UDB-ën?! …

E tashë shih këtu … me daljen time në Zvicër, u takova me ish të burgosur tjerë, ku më njoftuan se i paska “vdekë nëna apo baba Zekës”…

Ku ishte hera e tretë që u deshifrua emri i tij dhe kuptova që ZEKA qenka Xhavit Haliti???
Ku mbeta i shtanguar, pasi mora vesh edhe që Zeka qenka në kryesinë e LPRK-së së shqiptarëve në Zvicër.

Dhe me thanë: çka po thua bre Sylë, kur Zeka edhe mund të ishte spiun ateherë, por po punon mirë e shumë, këtë e dijmë të gjithë !

E sot të gjithë m’i rrahin krahët se e kisha thanë të vërteten edhe ateherë edhe sot, se ai ishte e mbetet spiun i UDB-së, – Zeka alias Xhavit Haliti.

Qe është i involvuar në shumë sherre si me rastin e të gjorit, që ishte arkatar i tyre i LPRK-së, që e burgosi vetë Xhaviti me shokët e tij dhe e çmendën njeriun e dashur të Kosoves, z. Murat Jashari, i cili në bisedë me mua, më thotë se: Të gjitha pyetjet rreth vrasjeve të njerëzve ishin ato pyetje, qe ju bënë Xhavitit dhe pa i kthyer ende as kush përgjigje në pyetjet e tyre, të Murat Jasharit ia kurdisen rastin e tmerreshm, që Murati t’i bie plumb shih Azem Vllasit, që as nuk e kishte në listën e pyetjeve të tij konkrete.

E Murati, së bashku me pyetjet e tij të organizimit të tij të kryesisë se LPK-së të mbyllet apo të vrahet apo te çmendet nga burgu në burg, si në Zvicër për interesin e komandanteve të Rognerit, interes ky Xhavitash e Hashimash !

Sylë Mujaj, te varri i Aleksandër Moisiut në Morcote

Kur vetë Murat Jashari i ngriti këta pushtetarë edhe me paratë e shëndetit e organizimi e tij në kryesine e LPK-së.

Me ta deri këtu ku erdhën komandantet e Rognerit, që çdo kush ua kishte frigën para e mbas luftë, se thonin ata vrasin e t’i marrin parat e pasurinë…

E ende askujt nuk i ktheu përgjigje Xhaviti ???

Por, pos eleminime ose burgosje ose mbyllje procesit, siç dinë vetëm Xhavit Haliti me kompaninë tij me Hashimin e bandën.

Që nga para lufte, gjatë luftës e kryesisht me pasuri e sherre milionerësh e ndasi mes shqiptarësh, ishte e mbetet Zeka i Zi.

Unë ju thashë, në rregull mbasi ju po e dini që është spiun UDB-je, kjo më mjafton dhe u largova nga LPRK-ja e mbeta në LKÇK.

Por unë sa te është Xhavit Haliti në organizim shqiptar nuk i besoj kurrë, se aty është interesi i Serbise ish-pushtuese.

Unë aty në organizim nuk do të jem, kështu kalova në LKÇK-në.

E ku vetem një herë në jetën time u takova edhe ai takim ishte nje takim i kurdisur nga V.I., që nuk më tregoi se ku po shkojmë dhe u gjeta në banesën e Xhavitit, ku tentonte të më tregonte se kush është Adem Demaçi.

Fliste Zeka për Adem Demaçin me mua, sa nuk më lëshonte t’a pyes, se kush je ti, bre Xhavit Haliti – ZEKA ?!

Kështu edhe mbeti takimi ynë, ku mbas kësaj here kisha vjedhje të materialeve të simpoziumit që dyshoja se ishte vetë Xhavit Haliti me shokët e tij, që më shkaktoi dëm të madh dhe ai kur m’i vjedhi përmes njerëzish të tij dokumentet e simpoziumit, e kishte caktuar ilegalisht grupin e tij dhe mua më kishte larguar nga Organizimi i Simpoziumit Moisi Golemi dhe kam fakte, që e krijoi grupin e ri të LPRK-së, për organizim të Simpoziumi, duke më linçuar mua si njeriun, që dhashë çdo gjë për krejt organizimin, e ku isha në rrjedhë të çdo aktiviteti edhe të Bashkësise se krejt Klubeve e Shoqatave shqiptare për krejt Zvicrën.

Po priten ndryshime në bashkim vlerash në Kosovën tonë

Që padyshim nuk e lejoja të me afrohet Xhaviti, por as unë nuk ju afroja fare, se e njihja mirë aktivitetin e tij kundër shqiptar me dekada, e tash vetëm ma vërtetonte se ky njeri ishte dhe është i rrezikshem në krejt organizimin shqiptar dhe është shefi kryesor i krimit të çdo lloj natyre.

Dhe disi jam i bindur se me largimin e Xhavit Halitit nga pushteti çdo gje bie në interesin qytetar e kombëtar dhe disi jam i bindur plotësisht se largimi i Xhavitit e shpëton (edhe pse me vonesë) popullin dhe shtetin tonë, Republikën e Kosovës. Sepse faktet afër 40 vjeçare flasin e bindin për të bërat e tij kriminale e anti-shqiptare.

Une qesha e thash në rregull, por të kontribuojmë për Aleksander Moisiun, që edhe kisha incidente të mëdha edhe pas vjedhjes së origjinalit të materialeve të simpoziumit dhe sherresh tjera, që më shkaktonte në Kantonin Ticino të Zvicrës???

Raste të tjera me Xhavitin apo dyshim kisha si më parë edhe kur m’u thye atelieja ime tri herë, kur punimet e mia ishin të ekspozuara për VETEVENDOSJEN, e kur nuk më vjedhnin – e thyenin nuk me merrnin asgjë !

Pos që mi thyenin të gjitha veprat e mia të burgut /e mundohej qartë të më kërcënonte Xhaviti se unë po t’i bëj, e nuk mundesh të me bësh asgjë dhe mundem edhe me shumë ?!!…

Kur e ceka në polici se dyshoj konkretisht në Xhavit Halitin, i cili sipas meje është personi i vetëm, që i luan këto lojëra të ndyra, që në Zvicër në LPRK, ashtu edhe në Kosovë kundër meje, e sigurisht edhe ndaj dikujt tjetër, është e mbetët sherri ndër shqiptarë.

Polici që ishte në vendngjarje me vëllain tim Ramë Mujaj, e shkroi raportin dhe e nënvizoi dyshimin tim, që gjindet edhe i arkivuar në policinë e komunës së Pejes.

Polici u prezentua si Betim Krasniqi, që në atë kohë më udhëzoj t’i drejtohesha opinionit përmes Gazeta Express, të cilët i thirra menjëherë.

E kur z. Jasiqi nga rubrika e kulturës në Express më tha që nëse është rasti për atelien e thyrjes së Sylë Mujajt, “nuk guxojmë ta publikojmë, se kemi policë në dy hyrjet?!”.

I thashë se: “Tash e kuptova plotësisht rastin e thyrjes së ateliesë dhe shtëpisë time nga Xhavit Haliti!

Ateleia ime e demoluar shumë herë !

Se pas thyerjes se vizatimeve të mia ishte e mbeti Xhavit Haliti, tash në funksion të nënkryetarit të parlamentit apo sherri i madh i Kosoves tonë – time.

***

Pjesa e raportit për demolimin e ateliesë time dhe shtëpisë time:

U thye për të tretën herë Kolonia Art Turizëm “Kodra”, dhe shtëpia ime

Syle Mujaj

E TRETA HERË SHKATËRRIM

Letra drejtuar kryetarit të parlamentit të Parlamentit te Kosovës, Jakup Krasniqit.
Letra drejtuar Presidentes së Kosovës Ahtifete Jahjaga
Letra drejtuar Kryeministrit të Republikës se Kosovës, Hashim Thaçit
Letra drejtuar SHBPK-së, Hydajet Hysenit
Letra drejtuar simbolit te rezistencës se kombit shqiptar, Bacit Adem Demaçi

THYERJA E TRETË – me 23-10-2013

Kujt t’i drejtohem ? Kush më ndihmon ? Kush më mbron në shtëpinë time nga vagabondët e qëllimtë e të rastit?! Kush? Kur?!!

Deklarata e vëllait tim Ramë Mujaj
Sot me datën 12.12.2013 gjatë natës, në shtëpinë e vëllait tim Sylë Mujaj, kanë hy një grup hajnash për të tretën herë dhe kanë thyer dyert dhe ka demoluar dhe thyer Kolonia Art Turizëm “KODRA”, dhe shtëpinë.

U vodhën çdo gjë që kishte vlerë: te gjitha pajisjet elektrike me kompjuter, televizione, të gjitha aparatet me vlerë si dhe u demoluan edhe njëherë punimet e mia. Policia thotë është një grup këtu në lagje, nëse mundesh m’i shkruaj fjalët e policisë, të lutem të lajmëroj publikun, që tash për herën e tretë u vjedh çdo gjë ne shtëpinë time. Nuk kanë fjalë policia vetëm thonë se e kemi një dyshim, e X.Y, një hajn i lagjes. Lus njerëzit e qeverisë të pushtetit qendror e lokal,…

Që të zbulojnë-zbardh rasti e demolimit të sa hershëm te Kolonisë Art – Turizëm “K O D R A” në shtëpinë time në qytetin e Pejës,…

Ku ordinerë, injorantë, hakmarrës klanorë e vagabondë po e sulmojnë herë mbas here e po shkatërrojnë te gjitha punimet e mia, të gjitha punimet e burgut, dhe po e demolojnë- shkatërrojnë krejt enterierin me te gjitha dyert e krejt shtëpisë.

Shtrohet pyetja ku t’i mbroj unë punimet e mia ?!!… A mund të më ndihmojë kush ? Të më mbrojë veprat e mia nga hajna e militantistëve ordinerë, që po i nxisin ordinerët e hajna rrugësh, me dy tre lek, që të më bëjnë kaq dëme të mëdha me Atelienë e shtëpinë e time,…

A nuk u teprua shtrohet pyetja, kush duhet të përgjigjet ? Kujt t’i drejtohem? Kush më ndihmon ? Kush më mbron në shtëpinë time nga vagabondët e qëllimtë e të rastit. Kush dhe si?! Të zbulohen dorasit e Kolonisë Art-Turizëm “KODRA”.

Thyerja e dytë-me 23-10-2013

LUS njerëzit e qeverisë dhe të pushtetit qendror e lokal.

Që të zbulojnë-zbardhin rastin e demolimit të sa hershëm të Kolonisë Art-Turizëm “K O D R A”, në shtëpinë time në qytetin e Pejës. Ku ordinerë, injorant, hakmarrës klanorë e vagabondë!

Qysh të veproj kur sot brenda pak ditësh mu thye Kolonia Art-Turizëm “KODRA”, dhe shtëpia ime. Po e sulmojnë herë mbas here e po mi shkatërrojnë te gjitha punimet e mia, te gjitha punimet e burgut, dhe po e demolojnë- shkatërrojnë krejt enterierin me te gjitha dyert e krejt shtëpisë. Shtrohet pyetja ku t’i mbroj unë punimet e mia ?!! A mund të më ndihmoj kush ?! …

Të më mbrojë veprat e mia nga hajna e militantistëve ordinerë, që po i nxisin ordinerët e hajna rrugësh, me dy tre lek, që të më bëjnë kaq dëme te mëdha me Atelienë e shtëpinë e time,…

A nuk u teprua shtrohet pyetja, kush duhet te përgjigjet… Kujt t’i drejtohem? Kush me ndihmon? Kush më mbron në shtëpinë time nga vagabondët e qëllimtë e te rastit? Kush dhe kur ?!

***

THYERJA E PARË – ME 2010…

Më ktheve në kohë, në një ditë fort të mirë e me kujtime të mira!

Syle Mujaj

Po ishte kujtim e kontribut i Juaj Luan, Por me shkatërruan ÇDO GJË, Është hera e tretë sikur mos te kishim fare as Shtet as Republikë as polici, as siguri në shtëpinë tënde… Kjo të trishton, këtë askush nga ne nuk e kishim mundur ta mendojmë, sepse investuam për mendime e veprime ndryshe të dashtuna e të mira mes shqiptarësh, ashtu disi vepruam ashtu veprova krejt jetën time…

E te me shkatërrohet çdo gjë nga hajnat, apo njerëzit ordiner apo militantët e paguar që më dërrmuan, nuk po me mbron askush… Nuk po e besoj fare…/. Edhe një bisedë e kisha publike me Xhavit Halitin, ku kishim me telefon të hapur, kur i thashë të mbeten te kaluara por mos nënshkruaj tradhëtinë me tokat e Rugovës me 8300 hektarë, me fyeu e me tha se jam më i poshtri i Kosovës.

E unë ia ktheva, nëse e nënshkrusan tradhëtinë t’i mbetesh tradhëtar e më i keqi i krejt Kosovës. Ku Xhaviti apo “Sulltani i Kosovës” mbeti edhe spiun i UDB-së edhe tradhëtar i tokave shqiptare me nënshkruesuit tjerë.

/leter nga Besnik Lajçi , i gjallë edhe sot:

I nderuar z. Sylë. Isha si fëmijë dhe me kujtohet kur u mbledh fshati e thanë që të shkojmë në bjeshkë me marrë ushqimin për kafshë, sepse zgjati dimri me shumë se siç ishte llogaritur.

U mblidhen burrat me të fortë të fshatit. Burra ishte mbi shokë. Muarëm me veti shokat litarë me e lidh ushqimin “Sanën”. Pata fatin të shkoj edhe unë deri në gjysmë të rrugës. Pas disa orëve erdhën të ngarkuar në shpinë me nga një gjysme navilku sanë. ishte muaji mars dimër i madh. Pasi që pushuan pak, ata burra u kthyen prapë me marr ushqimin tjetër.

Unë shkova me ata, sepse rruga ishte hapur dhe ishte me lehtë që të ecësh. Kur mbërrimë në maje të malit. Nisem me e lëshuar sanën në trupin tonë me litar. Në ato momente ka ardhur një furtune e madhe. Një erë e fort siç i thonë në Rugova një “meqavë”. Çka patën sanë aty afër na mori era, humbi edhe mundi edhe sana, humben të gjitha!!!?.

Një fshatar i yni burrë i gjatë me vesh kombëtare tirq e xhubletë, shall e plis i gjatë mbi 2 metra gjoksin nga një drangua. E heku xhubletën, këmishën e pëlhurës dhe ia qiti gjoksin erës, asaj furtune që na dëmtoi dhe i tha: ja ku me ke o furtunë, po ta qes gjoksin para teje, hajde prapë se nuk ke çka të më bësh.

Unë jam këtu prapë e do jem, por ti me dëmtove dhe u zhduke. Unë prapë do mbledh ushqimin në vitin tjetër e do jem këtu, por ti me dëmtove si pa besë dhe u zhduke. Pra i nderuar z, Sylë Mujaj ti je ai që ia qite furtunës gjoksin dhe nuk të përkul asnjë furtunë. Ti je ai që do i bën veprat edhe më të mira që i ke pasë. Pra qitja gjoksin kësaj erë “meqavë” e furtunë, tregoj se unë Sylë Muaj shqiptar me shekuj nuk ta kam frikën.

Ja ku e kam adresën numrin e telefonit të gjitha nuk me frigon, sepse e kam gjithë shqiptarin me veti, zhduku o furtunë e pa besë dhe e malluar.

Përshëndetje i nderuari z. Sylë.

Me ju s’jam taku kur dhe nuk ju kam parë kurrë. E thënë nga një Rugovasit e vjetër. Me njeriun duhet me të lidhë njerëzia e jo afërsia. Pra me ty me ka lidh njerëzia e jo që të kam bashkëfshatar. Me kanë lidh qëllimet e njëjta pozitive për atë vend tonë. Kështu po dua të shprehem me ju për shumë gjëra që po me vlojnë në shpirtin time të trazuar. Mbrëmë pashë një emision në KTV-ën me z.X.

Ky emision me shqetësoi shumë e shumë vite mbrapa. Sylë plaku im i dashur. Njeriun po e nzejka kallkongja 30 vite e nuk po e lëshojke, por bien diçka si ky emision i mbrëmshëm dhe e pashë se me lëshoj ajo kallakongjë. Po filloi me vitin 1987 në Malmo në Suedi një shoqatë shqiptare. Ishim duke mbledh fakte argumente duke quar peticione duke bërë protesta për z. Adem Demaçin.

Atë vite ky i mbushte mos gabofsha 20 vite burg. Na kishte ra në dorë libri “Gjarpinjtë e Gjakut” dëshira jonë ishte që ta ribotojmë. Unë isha në atë kohë si student dhe punoja pas shkolle me një profesion që me sillte të ardhura të mira. Një ditë me thanë se duam ta botojmë, por nuk kemi parë. Unë kisha bë një kursim të parave dhe ju thash nëse është për librin e bacës Adem po ju jap këto kursime. Ishin një gjë shumë e mirë.

Dhe në kontribuova që ky libër u botua dhe nisi të qarkullon dorë në dorë. Kishim mungesë të një foto të madhe të bacë Ademit dhe unë mora një foto nga gazeta zëri i Kosovës të asaj kohe dhe e zmadhova mbi një metër shpenzimet i pagova vetë. Shuma ishte në atë kohë mbi 1000 marka.

Nga Danimarka e qova atë foto në Suedi. Foton e varem në mesin e sallës. Ishte shumë me vlerë ajo foto, sepse nuk e kishin pa njerëzit foto e tij. Pas një kohe erdhën shumë bashkatdhetarë dhe suedezë e danezë nga shoqatat e ndryshme të shkrimtarëve p.sh. nga shoqata PEN-KLUB.

Aty folën shumë shkrimtarë, danezë, suedezë etj. për veprimtarin e Bacit Adem Demaçit, aty u kundërshtua rreptësisht burgosja e tij nëpër burgjet Jugosllave. Ay u quajt Mandela i Ballkanit. Pastaj morën fjalën disa veprimtarë shqiptarë, organizuesi i asaj mbrëmje ishte Ramadan Osmani. Shpjegoj vuajtjet e shqiptarëve nën Jugosllavi. Pas atij, doli një burrë i gjatë, pak i shëndoshë të cilin e prezantuan me nofkën Zeka.

Pra, ky ishte Xhaviti, i cili filloi të tregoi se ka qenë në burg me bacën Ademin dhe tregoj se baca Ademi e ka rekomandua që ta organizon mërgatën në mërgim, e shumë e shumë gjëra të tjera. Gjatë fjalimit të tij, disa tavolina ma andej u ngrit një njeri, i cili kundërshtoi dhe bërtiti me zë të madhe dhe i tha: Mos të ka dërguar ty UDB-a, që t`ia japësh edhe 20 vite tjera bacës Adem Demaçit, si mundesh me fol këso shpifje e rrena për njeriun, i cili derisa po flet ti, ai gjendet në burgjet e Serbisë.

Prej këtij momenti unë ndërpreva të gjitha aktivitet e mia me LPK-në. Se aty u lidh miqësi e madhe në mes tij dhe anëtarëve të kryesisë të LPK-së, së Ibrahim Kelmendit, Xhavit Halitit, Gafurr Elshanit, Xhemajl Durakut etj., etj., etj.

Kur filloi lufta në Kosovë, ky ishte një nga kryesorët, i cili i mblidhte parat e “vendlindja thërret” dhe me vonë në fondin e luftës të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare të shqiptarëve në Maqedoni, ku u morën një shumë e madhe parashë nga ky fond. Pas luftës të shqiptareve në Maqedoni ky, Halimi, u emërua ministër, nëse nuk gaboj, i telekomunikacionit i shtetit Maqedon. Dikush deshi me u hakmarrë për të zezat e tradhtinë e tij dhe i dha 5 a 6 plumbave, të cilëve ju shpëtoi.

Me këto rrëfimet këtij faqeziu, që të dish se me çfarë njerëz-agjentë dhe në çfarë kazanë kanë hëngër këta tipa, desha ta dish për disa tipa të LPK-se, që kanë ra viktimë e çiftit të Halimit dhe njerëzve si ai.

Zotëri Sylë Mujaj, ti e dinë që gjithmonë e ka dardha bishtin mbrapa. Tash shkojmë në vitin 1989-90 në Shqipëri në Tiranë. Shqipëria ishte ende e mbyllur, kishin fillua me ju zbehë ngjyrat e diktaturës komuniste edhe në Shqipëri. Unë si gjithë bashkatdhetarët e tjerë shkuam në Shqipëri që të mundohemi të bëjmë diçka për Kosovën tonë të robëruar. Ishte një mbrëmje e errët në Tiranë ku nuk u shihje asnjë dritë krejt ishte errësirë. Isha i uritur pas një rrugë të gjatë që bëra për Shqipëri, dhe desha të ha diku bukë, por gjithçka ishte e kufizuar, udhëtimi ishte i kufizuar, ushqimi i kufizuar dhe me ra ndërmend se është hotel “Dajti”, i cili ishte hotel për të huajt. Duke hyrë aty kishte roje civile me lypi dokumente, ku i dhashë pasaportën daneze dhe një fletudhëtimi për gjithë Shqipërinë e ai me lëshoj të hy brenda.

Aty paguhej ushqimi vetëm me dollarë. Pas darke dëgjova një zë të muzikës në podrumin e hotelit ku këndonte Ziliha Sina, kur shkova të shikoj, por te porta ishte prapë një roje, unë hyra brenda të pushoj trurin me atë muzikë të bukur, u ula në një tavolinë, ku lokali aty ishte gjysmë errësirë. Aty në një tavolinë tjetër e shoh personelin e ambasadës jugosllave të ulur aty , ku për çudi afër tyre në një tavolinë ishte ulur Xhavit Halit.

Kur përfundoi muzika, u ndezën dritat dhe më sheh Xhavit Haliti, i cili u çudit kur me shikoj dhe me pyeti: “Po ti këtu?” Unë i thash po unë këtu, po ti çka don afër atyre të ambasadës jugosllave të Kopenhagës? Ai tha nuk i njoh kush janë këta dhe erdhi në tavolinën time ku filloi me pi konjak e filloi muzika që ishte dal një këngë të re për Adem Demaçin, ku ky e porositi këtë këngë.

Pasi që muzika bëri një pauzë e lëshuan një kasetë me muzikë italiane, ky u ngrit dhe u tha merreni ketë kasetë dhe lëshoje, por ata nuk ia lëshuan, derisa të kryhet kaseta italiane dhe ky e rrotulloj tavolinën ku edhe e prishi atmosferën dhe erdhën punëtorët e sigurimit, ku e morën dhe e qiten në korridor e mua me lypen dokumentet, ku më pyetën se si dhe çka ndodhi, unë ju tregova të vërtetën, mua me lëshuan, dhe nuk di çka u bë me Xhavit Haliti, të nesërmen më erdh një polic shqiptar në derë, ku lypshin një sqarim se si ndodhi!?

Ua shpjegova situatën, më pyetën për Xhavit Halitin, ku e njeh dhe si e njeh!!? Ua shpjegova: pas një viti me ra puna të shkoj në Trieste të Italisë, që të udhëtoj për Shqipëri ishte një traget që udhëtonte një herë në dhjet ditë, për në Durrës, në hyrje të, portit shoh një makinë e cila priste të hynte për Durrës, makinë luksoze Rolls Rojs. Ishte vetë Xhavit Haliti çka u habita kur e pashë në atë makinë luksoze. Trageti u niske të nesëren çka u duhej të flinim në Trieste, atë natë. Unë isha në makinën time Peugeot, ku atë natë fjeta në makinë, kurse Xhavit Haliti… e uroi natën e mirë e shkoi të flejë në një hotel.

Te nesërmen erdh një makinë me karabinier e arrestuan Xhavit Haliti, kur e liruan pas disa orëve, ku edhe e pyeta çka ndodhi tha: është një fletë arresti që e ka be qeveria jugosllave ma herët për mua dhe gjate bisedës në traget, e pyeta: ku po e dërgon ketë makine? Duke qeshe me tha: ia dërgoj Ramiz Alisë, e kisha pa disa herë pastaj ketë makinë nëpër Tiranë, që ishte pronë e Hajdin Sejdiaj, i cili, donte ta bënte një hotel “Sheraton”, kur filloi punën, hapi themelet midis Tiranës, por nuk e lejuan, dhe mua me ra në sy se këta banonin në vilat e ish ministrave të asaj kohe.

Syl Mujaj kjo puna e shoqërisë aq të madhe midis agjentit jugosllav: Halim Kasamit dhe këtyre “baballarëve të kombit”, ku çon kjo? Do me thënë ka 20 vjet, s’po mund ta kuptoj se si është e mundur të jetë në atë kohë në Shqipëri; Xhaviti Haliti … i ulur afër personelit të ambasadës jugosllave? Është çudi e madhe prej nga ata vozitin ato makina aq të shtrenjta, kur në ndanim kafshatën e gojës dhe i jepshim fondit të LPK-së??? Këtu diçka s’po vjen era e mirë zoti Mujaj, sidomos me akuzat e fundit, që i bëjnë njerëzit ndaj tyre? Unë personalisht kërkoj nga këta njerëz se ku shkoi mundi im financiar, që e dhashë tek këta persona?? E me çfarë persona paskam pas punë???

Me kujtohet një fjalë e mikut tim nga Tirana, të cilit ia shpjegova, para shumë viteve këto që t’i shkrova ty dhe me tha: Këtu nuk është në rregull diçka, duhet të keni kujdes se UDB-ja i përgatit njerëzit me nga 30 vite.

***

Një material i goditur edhe nga ana tjeter te Kosoves, nga Gani Hoxha i Llapit:

BOTA SOT. 26 mars 2003, KOSOVA

Cila është e vërteta e organizimit të “Çetës së Llapit”?

Për organizimin e ushtarak të “Çetës se Llapit” nuk kanë të drejtë të merren matrapazët e përfituesit e luftës e gjakut të dëshmorëve të tipit të Xhavitit.

Reagim përkitazi me fejtonin “Pësëvjetori i luftës në Kosovë”, botuar në gazetën “Zëri”, në intervistën e Xhavit Halitit, vazhdimi i parë, botuar me 24 mors 2003, meqenëse janë shkruar të pavërteta të mëdha ose janë heshtur të vërtetat, ndiej obligim që të jap këto sqarime përmes gazetës kombëtare “Bota sot”.

Xhaviti, duke iu referuar ngjarjeve të vitit 1989 në Kosovë, flet për veprimtarinë e LPRK-se, përkatësisht për “Çetën e Llapit”. Atëbotë LPRK-ja ishte Organizatë e gjere e masave popullore në kuadër të OMLK-se.

Ndonëse ishte paraparë si e këtillë nga OMLK-ja, LPRK-ja nuk arriti kurrë të bëhet organizatore e masave të gjera popullore. OMLK-ja atëherë shtrihej në nja dhjetë rrethe, si mbas komunave të Kosovës, mirëpo shumica e këtyre rretheve ishin pasive dhe me tepër ekzistonin vetëm në letër pa bërë as më të voglën veprimtari anti-jugosllave apo duke u kënaqur me ndonjë parulle të tipit “KR” dhe shpërndarjen e ndonjë trakti a fletushke të kësaj organizate.

Përjashtim bënte rrethi i Llapit, në të cilin zhvillohej e gjithë veprimtaria kundër regjimit serb të asaj kohe, në të cilin ishin prezentë të gjitha format e rezistencës, duke përfshirë këtu edhe sabotimet e ndryshme falë guximit e vendosmërisë së veprimtareve të kësaj ane, gjë që mungonte në rrethet tjera në atë kohë. Bërthama kryesore ishte Komiteti Drejtues i OMLK-se në Kosovë, anëtar i se cilës isha edhe unë, ndërkaq mbuloja edhe postin e sekretarit organizativ për rrethin e Llapit, gjithnjë duke iu referuar vitit 1989.

Pastaj ekzistonte edhe Dega e OMLK-se jashtë vendit, në periferinë e të cilit organizim ka qenë i lidhur mbase edhe Xhavit Haliti.Për vrasjen e dëshmorëve Ali Ajeti, Afrim Zhitia, Fahri Fazliu e Fadil Vata, e kam njohur unë Xhavit Halitin…Te vjen të vjellësh kur Xhaviti. mbllaçit për dëshmoret Ali Ajetin, Afrim Zhitinë, Fahri Fazlinë e Fadil Vatën e ndjere, meqë Xhavit Haliti me këta njerëz nuk ka pasur të bëje asgjë dhe për ta ka mësuar vetëm pas rënies se tyre heroike. Nuk përjashtohet mundësia ta këtë vizituar Fadil Vatën e ndjere pas shtrimit të tij në një spital të Bazelit. Ditën e vrasjes se Afrim Zhitisë e Fahri Fazlisë, lajm ky që e mora nga një komunikate e medieve ndërkombëtare, në të cilën flitej për dy të vrarë në Kosovë, kam thirrur në telefonin e një aktivisteje tonë, me ç’rast m’u përgjigj Xhavit Haliti (Zeka i atëhershëm).

Kur thirra kisha dyshimin se janë vrarë Afrim Zhitia e Fahri Fazlia, ndërsa Zeka m’u përgjigj pa as më të voglën dhembshuri se “nuk dinte se kush është vrarë, por dinte se “janë vrarë dhe dekë krejt” për (£.vazhduar se “po, po, ata i kishin vrarë dhe se nuk e dimë kush janë“.

Bardhyl Mahmuti është arrestuar në vitin 1989 para se të krijohej rezistenca e armatosur në Kosovë (“Çeta e Llapit”). Me sa di unë ai kishte dalë të shpërndante trakte në Komunën e Lipjanit bashkë me Shukri Bujen, ky i fundit i arrestuar në vendin e ngjarjes, ndërkaq Bardhyli arrin të ikën duke shkëputur çdo kontakt me ne dhe duke na krijuar probleme të rënda organizative.”

(Çeta e Llapit” është e vërtete se në mars të vitit 1989, pas demonstratës masive në Podujevë, konfliktit të parë të armatosur me policinë serbe gjatë kësaj demonstrate, dhe daljes se mëvonshme në ilegalitet, është emëruar kështu nga mediet serbe dhe folkloristet shqiptare me këtë emër, ndonëse ne nuk e njihnim veten në te. Thjesht ishim njerëz të rrezikuar dhe të kërkuar nga ana e regjimit serb si organizatore të asaj demonstrate. Xhavit Haliti nga mosdija apo qëllimi i mbrapshte i tij i përmend 4 emra të përveçëm (Bajram Ajeti, Ali Ajeti, Sabri Kicmari e Nazmi Llapashtica).

Nga këta të katër Bajram Ajeti nuk i ka takuar asnjëherë kësaj strukture të organizimit, por ka pasur kontakte miqësore dhe sporadike me ne. Deri me 30 maj 1989, kur është vrarë Ali Ajeti, Bajrami ka qëndruar i vetëm në ilegalitet tek të afërmit e tij, ashtu si edhe vëllai i tij Safeti, i cili qëndronte me ne. Nazmi Llapashtica ndërkaq është krejtësisht i panjohur për organizimin tonë të asaj kohe dhe është e çuditshme se pse ai e fut në këtë mozaik.

Do të ishte e ndershme nga ana e Bajram Ajetit dhe Nazmi Llapashticës të distancohen nga këto gënjeshtra dhe të mos stolisen me pupla të huaja të cilat mbajnë ere sakrifice e gjaku të pastër. Bajram Ajeti do të bënte po ashtu mirë të sqaronte se si menjëherë pas arratisjes në Zvicër, bashkë me dy shokë të tjerë dhe një shoqe, është ekspozuar në publik përkundër marrëveshjes sonë që kjo të mbetej sekrete deri në arratisjen e të gjithë grupit.

Kjo gjë u bë vetëm me qellim që t’u shitej trimëri e guxim grupeve të tjera komuniste aktive në Zvicër rreth gjoja aktivitetit të LPRK-së. Kjo për pasoje pati botimin e menjëhershëm të fotografive të pjesës se grupit që kishte mbetur në Kosovë, në shtypin jugosllav, duke e vështirësuar se tepërmi arratisjen tone, për të mos thënë duke e bere gati të pamundur.

Kjo është e vetmja “ndihme” që na ka dhe ne Dega jashtë vendit e LPRK-se. Armët për të cilat ai flet janë dërguar pas majit 1989, nga një shok imi e jo nga organizata. Ndërkaq ndihme në të holla nuk kemi marre asnjëherë përkundër asaj se ato janë mbledhur vazhdimisht që nga viti 1981 e tutje. Bile-bile në vitin 1989 pas ikjes sime para një komisioni i kam dorëzuar 12. 000 DM, para të mbledhura në Kosovë, nga nxënës, studente, fshatare e ish të burgosur shqiptare.

Xhaviti do të ishte mirë të tregonte perse me vitin 1981 u rrah keq nga demonstruesit studente të Prishtinës dhe si ka dëshmuar në gjyqet serbe kundër shokëve të vet në procese të montuara politike? Me përpjekjet e Afrim Zhitisë, Fahri Fazlisë e Fadil Vatës, neve që ishim ilegale, janë këta të tre të cilët na kanë ndihmuar me se shumti për dallim nga shokët tjerë të pa dekonspiruar të kësaj organizate, të cilëve u kishte hyre frika në pak dhe nuk guxonin të na ndihmonin në asnjë formë duke gjetur një mijë arsyetime nga më të ndryshmet me përjashtim të këtyre treve tek të cilët kemi mundur të llogarisim gjithmonë.

Kontaktet me ta i kam mbajtur vetëm unë dhe Sabri Kicmari. Kjo rezistence jona nuk ishte rezultat i ndonjë strategjie organizative të organizatave të ndryshme me vule komuniste në atë kohë, por ishte një përpjekje jona dëshpëruese për të penguar pushtimin e mëtejme të Kosovës dhe në atë moment edhe ka ndodhur ajo kthese e madhe ne vetëdijen tonë dhe të popullit të Kosovës se kundër okupatorit serb, nëse ishte e pamundur të luftohej ne nivel politik dhe institucional, për shkak të koniukturave të atëhershme politike, alternativë e vetme mbetej ballafaqimi ushtarak nëse do të ishte e domosdoshme.

Kjo u vërtetua edhe ne ngjarjet e mëvonshme tashme të njohura gjerësisht. Është tejet e guximshme sjellja e Xhaviti për të mjegulluar ngjarjet dhe personat e asaj periudhe kor dihet se rreth “Çetës se Llapit” një pene me e njohur se ajo e tij është përpjekur t’i shtjelloje ato ngjarje në mënyrë korrekte dhe në një kohë kur të tjerët nuk kanë guxuar as të na përmendin.

Behet fjale për shkrimtarin e njohur Azem Shkreli, që në rrethana te një pushtimi total të Kosovës botoi librin e tij “Ata të shtatë”, libër ky i bazuar ekskluzivisht në rrëfimet autentike të vet anëtarëve të “Çetës se Llapit”. Rreth organizimit politik e ushtarak të asaj kohe do të ishte e ndershme të merreshin studiues, historiane e njerëz të shkencës shqiptare duke e respektuar autenticitetin e ngjarjeve e jo matrapazë e kalkulantë politikë, përfitues të luftës dhe gjakut të dëshmorëve … se si para se të fusnin hundët aty ku asnjëherë nuk kanë qenë, do të ishte e ndershme të rrëfente se përse në vitin 1981 është rrahur keq nga demonstruesit studente të Prishtinës, se si ka dëshmuar në gjyqet serbe kundër shokëve të vet në proceset e montuara politike, të flasë për ndonjë teh thike që e ka marrë në trupin e tij të tultë në konflikte të natyrës ordinere e po ashtu të tregojë se si një ish-azilant në Zvicër pa as edhe një ditë të vetme pune në këtë shtet, duke qenë barrë e përhershme e shtetit që e ka strehuar dhe e diasporës shqiptare që e ka mbajtur, në emër të fatkeqësisë së Kosovës, ia del të blejë gjysmën e Kosovës se tij të dashur.

Po ashtu do të ishte me e rrugës të fliste për të pabërat e tij në Perëndim dhe në Shqipëri e Kosove, para, gjatë dhe pas luftës, t’i shpjegonte Parlamentit të Kosovës dhe Kryesisë, e cila e ka fatkeqësinë për ta pasur në mesin e saj, për prejardhjen e pasurisë se tij të tundshme e të patundshme e të mos ua lëvizë eshtrat njerëzve që në këtë luftë hynë me ideale të tjera, të kundërta me ato të tij.

Unë në vorbullën e këtyre ngjarjeve kam hyre si i ri, me ideale nga me të pastrat dhe pa asnjë frike. Frika ime e vetme ka qene ajo se ndoshta kam mund të bie i gjallë në duart serbe e jo vdekja si diçka që na ka përcjellë të gjithëve në këtë veprimtari. Më vjen keq që m’u desh edhe një herë t’i mbrojë ato ngjarje para dikujt që veten e quan themelues i UÇK-se, në themelet e se cilës qëndrojnë njerëz krejt të tjerë nga ata të cilët Xhavit Haliti do të turret t’i përmendë në vazhdimet e ardhshme. Këtë herë do të mjaftohem me kaq.

Lugano, 25 mars 2003
Gani Hoxha, sekretar organizativ për rrethin e Llapit i “Çetës se Llapit”

Revista Drini: Ç’ka nuk ju kishin akuzue në atë kohë, deri edhe për “tentim kalljen” e Patriarkanës së Pejës, këtij monumeti të jashtëzakonshëm të lashtësisë sonë, të kulturës e traditës sonë “të shkëpur” e të përvetësuar kulturore-religjioze… Si është e mundur të shpifet aq shumë për një të ri si Sylë Mujaj në vitin 1981? Nga e gjithë kjo pyetje e synime për të shpifur për ty, gjithë ky montim?

Sylë Mujaj: Spiun lindesh e nuk bëhesh, kështu ishin rasti i gjykimesh tona nga spiunet shqiptarë, që pa fije turpi edhe na i sillnin në gjykime me nostalgjinë kundër çdo gjëje shqiptare. Që vërtetë e tregonin fytyrën e tyre si serbë, ashtu ishte edhe rasti i Osman Nikçit, djalit te Rexhep Pasho Nikçit dhe inspektorit vrases Bajram Dreshaj. Apo të gjitha rastet e hetimeve të mia, që ishin e mbetën me të zeza se serbe të ishin nga dora e ligë e inspektorëve shqiptar me emra.

Spiuni mes nesh 1981 – 2019

Që rasti im nuk ishte i vetëm kishim shumë dëshmitarë të paguar që nga ajo kohë edhe e moren vetën e sot janë të pasur që atëherë nuk ishin askund.

PËRIUDHA E MBYLLUR 1981 – 1990

(akrostik)

Për ju që mbyllet dikush është nderë,
E shkelet ndodhinë, ju kthye në mallkim,
Rënduat vite burg, u kthyem një herë,
Ishit dinak “demokrat”, jetën nënçmim,
U bëtë kërmij, e ecët mbi ne pa mëshirë,
Dje katilë pushtetar, prapë ne pushtet,
Horra mbeteni, shitur të pushtuesi lirë,
A dini mëkatet, shkruar popull i mirë,
E në ëndrra na pafshi, se ju takon.
Mbetshi aty, e bëfshi as një të mirë,
Bëtë gabime i pagofshi në këtë jetë,
Yndyrë kombi mbuluat, s`kishit mëshirë,
Lotët e derdhur, pagofshi vetë,
Lëreni broçkullat, u hap periudha,
Unë në emër ju mallkova në këto vite,
Rënkofshi, e mos ju haptë rruga.

SHQIPTAR E KOSOVAR

(akrostik)

Sa vonë deshën shqipen në dy pjesë,
Herë gëzohen ne 8 copë Shqipëri.
Që plasni, mblidhen copat për besë,
Ishin dhimbje, kthehen në krenari,
Po ecet shqip s`ka rrugë tjetër,
Të jemi, bëhemi Shqipëri e mirë,
Ata, janë te këqij, racë e vatër,
Rënd preken në komb, ju daltë vështirë.
Edhe zoti shqiptar, thotë bashkë.
Kosova regjion, kthehet në atdhe,
Ofshanë sorra kosovare në vajtim,
S`falen gabimet ecni se tog me ne,
Ose në bësh ojna, ju them “pobratim”,
Vetë miqtë kërkojnë ecje me qellim,
Ata ndanë dje, sot thonë, ju jeni,
Renegat e zagar, skile jo rrugëtim,
Ish kohë shtrigash, një komb kemi.

SHQIPTAR E KOSOVAR

…Deshëm a jo, mbetën llum në histori,
Edhe ti falnim s’kanë vlerë as çmim,
Ndaj, ruajuni, kanë edhe dinakëri,
Unë do tu jepja, si vërejtje dënim,
Ata s’u ndalën, çdo herë të pa larë,
Nuk japin shenjë, mbeten pa parë….

burgu i Nishit, 1986

TENEQET E VITIT 1981

Teneqe kishim atëherë në kalim,
E bënin zhurmë, e dëmtonin,
E bënin zhurmë… dhe
Jargët e tyre ish mjerim,
E punën e pistë, spiunonin,
Që e mbrapshtë, në amshim,
E jeni me teneqe me ndryshk,
Të mbeteni të pa larë n`myshk.
E dënuar vepra juaj për jetë.
Vetëm e zeza, me ju në rrugëtim,
Ishit të këqij, kodoshët e zi,
Të tillë sot, sherre në mjerim,
I rënd dheu, kopukët e mijë,
Të i përzë as në varre disi.
1 herë mallkim, dënuat pa mëshirë,
9 herë gjiri i nënës, ju dënoi,
8 herë, kjo racë nuk është e mirë,
1 herë e keqja ne varr te shkoj.

A PRANON KUSH PËRGJEGJËSI 1981 – 1990- 2019

oreeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee

(akrostik)

A ka kush te thotë gabova, more…
Pas 38 vitesh mbetur në histori,
Rënë, intriga duhet të zbulohen,
Ata s`kërkuan falje është çmenduri,
Në kalim vitesh barra ju rëndohet,
Ose e keqja te qitet ne dritë,
Në pritem nga ta viti me vit.
Ku ishe i gjorë, je bërë lepur,
U bëre spiun, ku nuk duhej parë,
Sot lypet emri, gjerat s‟kanë fjetur,
Herët a vonë palarat duhet larë,
Prapë preke te “Verrat e Llukës”,
Edhe këtu, bëre vepër sherri,
Ra fytyra, nuk shkove rrugës,
Gënjeve, vrave, fytyrë derri,
Je i mallkuar nga populli yt,
E sillesh me hile si urithi,
Gërrithjet të mbeteshin në fyt,
Je katil i shikuar brithi,
E në përvjetor mos paça punë me ty,
Se tash droje të pështyj në sy.
1 herë te mos shpëtofsh pa dëm,
9 herë mallkim ne tuajën sofër,
8 herë “damlla”, nuk ju mbeti nam,
1 herë varrin ua pafsha në kodër.

DËSHMITARË E SPIUJ 1981

(akrostik)

Deshën dy lugë, të mbetni t`mirë,
Erdhi “luciferi”, ju troket n`derë,
S`është hakmarrje përvjetor i lirë,
He pra, si ndiheni më shëndet këtë herë,
Me ju luajtën keq, ratë nga karakteri,
Ishim bashkë, menduam deri në syzim,
Të gabuar e ku ju mbet nderi,
Atëherë ju shikonim në sy, kem dyshim,
Ratë ne pellg, njollë – zeza për jetë.
Edhe ku jeni dyshoni në vetën tuaj.
S dijë qysh ndiheni, keni siklet,
Prej kohe, nuk kam njohuri,
Ishit “shtriganë”, ju erdhi lezet,
Uroj fëmijët tuaj te bëhen njeri,
Jo se nuk bëtë dëme të budallai.
1 herë faqe zeza me ju ne pleqëri,
9 herë ju shtinë, dhatë dëshmi,
8 herë nëse me dhunë ju kanë shti,
1 herë përvjetori, për ju liri.

I BURGOSURI SPIUN 1981

(akrostik)

Ishin pak e ju doli emri e nami.
Burgu çdo gjë kësi mileti,
U dënuan, falso me ne,
Ranë pa u ngritur, i marrtë deti,
Grupe spiunesh, s`kishin zot e fe,
Spiun me emra, sot jetojnë,
Urithin, shokë, ecin n‟ liri,
Raft „damëllë‟ nëse veprojnë,
Ishin krimba, dëmtuan ne robëri.
Po ecin me ne e quhen si ne,
Ore janë “emra” janë tjerë,
Lehin natën, e bëjnë be,
Ishin kërmij të vjetër,
Të një pamje duken një soj,
I kanë shenja te ligj e qyqar,
Kanë formë si gomar.
Spiun rrogë, pa rrogë punonin,
Prishin nga dera ne çeli,
Ishin dejuza, u shtihonin,
Unë njoh cilët janë, s kanë nderë,
Notim buklash ecin e s‟lagën kurrë.
1 herë “luanit te zi”, u shoftë fara e juaj.
9 herë këta “romantik” mallkuar çdo ditë,
8 herë po mos ishin tanët, mbetshi te huaj,
1 herë te vrarë familjesh, i vraftë reja këtë vit.
….

Por, mjerimi e trishtimi mbetet me ta e jo me mua as me ne.

Revista Drini: Keni shumë vizatime nga periudha e mbajtjes në burgun e Nishit. Ishit piktor apo u bëtë piktor në burg nga dëshira e brendshme për t’u shprehur, për të kallxue? Çka do të thoshte piktura-vizatimi në burg Dje dhe në rrethanat e lirimit nga burgu e deri sot, “shpërthim” shpirtëror apo?

Sylë Mujaj: Arti është ilaç që shëron shpirtin pra vizatimi ishte e mbetet miku im në çdo situatë edhe kur isha në terrin e qelisë edhe aty ku nuk kisha letër e laps edhe aty ku nuk kishim asnjë mjet e merrnim tulin e bukes dhe e kthenim në vepra arti edhe pse barku mbetej i uritur, sepse ishte pak bukë… Por vertetë forca e artit ishte më e madhe se sa barku i uritur ?!

Dhe këtu e them se me vinte forcë shpirtërore se isha në të drejtën e kërkim lirisë nga pushtuesi, që edhe me vizatime me tul buke ishte armë, që e godisja për vdekje dhe vërtetë e goditëm ish Jugosllavinë.

Spiuni mes nesh 1981 – 2019.

Pra pa nderkombëtarë e mundëm një krijesë artificiale dhe e fituam lirinë. Në fund kur u egërsua mbetja e asaj zgërbonje nga ish Jugosllavi në Serbi, ateherë kur përpëlitej me vdekjen e kur deshi t’i vrasë krejt popujt e tjerë, atëherë bile me vonesë erdhën ndërkombetarët, që na ndihmuan dhe e goditëm për vdekje.

Që nuk është më askund Jugoslavia mbaroi edhe ari, kjo ishte pushkë e fortë kundër pobratimave shqiptarë, që ua goditem ne loçkën e zemrës, që edhe sot dridhen e atyre duhet të ju qeshesh e t’ua permendësh apo vizatosh jugo-Serbinë !

Me Tul të bukës e bëra Shtëpinë e Lidhjes së Prizerenit, që Drejtor Nikoliçi ma mori, e nuk më pyeti fare. Se a mos jam i uritur, me tha punim interesant???… e iku. Mbas 4 vitesh dikush i kishte treguar se ky punim ishte simboli me i shtrejtë shqiptar, i quajtur LIDHJA e PRIZERENIT 1878. Ku tërbimi i Nikoliçit, e kishte marrë punimin tashmë skulpturë të mirë dhe e kishte thyer para veti në zyrën e vet të drejtorit dhe pa e mbyllë derën ishte nisur në drejtim të izolimit tek une !…

Shtëpia e Lidhjes së Prizrenit-1878,
punuar nga tuli i bukës në burgun e Nishit 1981-1990

Hapet dera, e ai thotë /Sedamsto dvaneist, okreni?/ 712, Kthehu?, e me thotë: çka me ke dhuruar mua ???

Nuk mund te isha as në mëndje për ish skulpturën e para katër vitesh të “Shtëpisë së Lidhjes së Prizrenit”, kur urdhëroj milicët gardianë të më lidhnin e të me dërgonin ne qeli të burgut, që mbas një jave kisha raportin … më dënuan një muaj ditë në terrin e Qelisë për skulpturën nga tuli i bukës… Që sot nuk e gjen askund, as nëpër bodrume as në atllase, as në WC! Apo që vizatimi im adekuat e origjinal qe sa do pak i freskon nostalgjikët pro sllavë – aziatikë.

“Gërshërët e Carit” që u ndryshkën, e nëse shtërngohen,
thyhen krejt 1981-2019

Revista Drini: Pse nuk po kallxojnë, sikurse Sylë Mujaj, edhe të burgosurit e tjerë politik të kohës? A thua vallë pse heshtin ata, cilat mund të jenë motivet e heshtjes së tyre dha a mos në këtë ka ndikuar mundimi i tyre në “seancat” e marrjes në pyetje dhe torturat nga UDB-ashtë, ngatërresat dhe intrigat që do të mund t’i kenë krijuar pasojat e tilla nga torturat mizore?

Sylë Mujaj: As kush nuk heshtë nga ish pushtuesi e në kërkim të asaj qe u çliruam por ju mbeti pushtimin i rëndë e pos pushtimit klasik e fizik e kishim e e kemi edhe çlirimin shpirtëror të shpirtit tonë.

Që disa ju mbeti dera e shpirtit të tyre si “shpirt turku” e nuk po e gjejnë çelsin e ta hapin shpirtin por e mbajnë të mbyllur e ju prishet edhe shpirti edhe çelsi, dikush e shiti çelsin e dikuj ju ble edhe çelsi edhe shpirti per dy tre lek, e mendoj se u pasurua e u çlirua, ai mbeti tash jo vetem i mposhtuar por mbetet edhe i vrarë se nuk e mendoj fundin e atij nuk i mbeti asgjë as çelës, as shpirt, as çlirim, as liri…

Por ai qe heshtë në këtë kohë të pa kohë nuk mbetet as njeri fare. Ne duhet të jemi ne zëri edhe i atyre që heshtin e t’i zgjojmë edhe kur heshtin.Apo ka edhe që bluhen në veti e ndjehen si prushi në ujë e shuhen. Që nuk ju funksionon më e mbetën edhe të shtanguar apo mbeten keq me liri fizike e të mbyllun me shpirt turku; me turk e serb andej dikah…Ddo te çlirohen një ditë, muaj apo vit, po, po…

Revista Drini: A mund të na bënit një përshkrim të lirimit tuaj nga burgu pas dhjetë vitesh … Si u pritët, si u u ndjetë dhe a zgjati shumë entuziasmi i lirimit tuaj, që qe kuptuar një shkallë tjetër kah liria jonë e përgjithshme?

Sylë Mujaj: As me polici nuk do te shkoja më në burgun e zi, si në Rini, do ta gjeja menyrën te mos vdisja, por ne burg kurrsesi ! Lirimi nga burgu apo nga një lloj vdekje e rinisë, është çmimi që nuk më paguhet më me asgjë, por është edhe një rezultat që investimi që e bëra është një vlerë e madhe njerëzore. Vlerë që nuk e ka rastin ta ketë çdo kush.

E qe nuk mund ta paguaj askush, prandaj ndihesh krenar e i mbushur deri ne kupë se dhe atë më të dashurën, rininë, krejt e investove për të ardhmen e vendit tënd. Sa ta ka zili edhe afaristi i madh me milarda /që do të thoshte ah te mund të ja bleja investimin e tij, do ta mbyllja të mos fliste Sylë Mujaj, por ah edhe paraja ime e madhe nuk po me bënë fare punë ?! Se ai mund te ndihmoj sa te dëshiron me para apo me moneta…

Njerëzit numra…, në burgun e Nishit 1981-1990

Por shpirti i tij nuk eshte si i imi kurrë; është portofoli i madh por zemra e vocërr, por edhe ndihma e tij gjindet diku, nëse nuk hynë më fituar te toka e populli i tij? E unë jam me i pasur edhe se sa Bill Gates apo te gjithë afaristët e bashkuar janë mbeten të njëjtë. Deri me sot, pos Haxhi Zekë Pejës, që krejt pasurinë e tij e shkriu për atdhe pakkush ka vepruar si ai.

Nuk njoh raste të tjera pos që erdhën në Kosovë të fitojnë para e pa dyshim këtu u thye çdo gjë edhe e vlerash çlirimtare edhe kombëtare; u shtynë të persekutuarit e u afruan vetëm komandantët që thanë ne jemi me të fortët e do te bëhemi edhe me diploma si dhe më të diturit e me të pasurit dhe që me letra edhe me para ja arritën qëllimit jo fisnik, që sot po ju kushton sa popullit skamja, edhe atyre TERBIMI !!

Sepse të vish në Kosovë e të zhvatësh para e atë djersë të popullit, t’i heqësh jashtë krimin nga ngulfatja e shtetit, mos funksionim të institucionesh se ka raste atëherë është edhe krim që dikur do duhet të dënohen.

Une investova vetë me rininë time e jo me para të tjetrit ! Këtu investimi e në çlirim–liri e mirëqenie time si fizike edhe shpirtërore, e ka vlerën e 100 % më të madhe se të çdo kujt. Pas dëshmorit e martirëve vijnë të persekutuarit politik që ta thonë të vertetën sepse ata për liri e të vertetë investuan çdo gjë.

Duar të lira drejt simbolit të çlirimit Adem Jasharit.

Prandaj, kur i shoh disa afaristë që deri dje nuk ishin askund më bëhet qejfi qe edhe ata filluan të investojnë e dikur mbas disa dekadash do të ndihen edhe ata mirë që dhashë diçka…

E të mjerë mbetën ata zhurmagjinjët që trazojnë shpirtat e persekutuar e ata qe investuan me trupin e shpirtin e tyre, ata ishin e mbetën martirët e gjallë që nuk mundet askush as t’i blej, as ti shes.

Ata as nuk janë njerëz dhe lëndimi ju kthehet në kokën e tyre e sidomos ata që i keqpërdorën vuajtjet e të tjerëve e hynë në pushtet e me pushtetin e tyre i tradhëtuan toka e familjet tona edhe të tyre e pasurohen duke e dëmtuar tokën e familjen shqiptare. Prandaj edhe ndaj tyre jam unë apo ne fitimtarët e lirisë e të çlirimit e të kombit, e jo ata.

Revista Drini: Në realitet një pjesë e rrëfimit tënd e ka brenda zhgënjimin tënd: UDB-ash Dje, UDB-ash Sot… A është ky përceptim vetëm i Sylë Mujajt, apo edhe i të tjerëve? E them këtë se disa prej grupit të të burgosurve, u pasuruan dhe “majmën” shumë pas luftës, shumë më shumë se ata që janë akuzuar prej jush dikur si shfrytëzues të popullit ?

Sylë Mujaj: Jo ! Padyshim mund të jem keqkuptuar apo është ngacmim gazetarie ?!…

Nuk ka zhgënjim në procesin e një të ish persekutuar për kauzën, të një martiri.

Brenga e shqetësime për demokracinë

Por misioni im është apo do duhej të merret si klithje për ndihmë të familjesh e tokash tona nga hienat grabitëse që po i shohim ata do duhet të kontrollohen nga të pasuruarit e tyre deri te çertifikatat e tyre si diploma a mos i kanë fallco se njeriu normal e qytetar i ndershem nuk vjedh e nuk pasurohet mbi shfrytëzimin e popullit të vet.

Po jam me bindje që të konfiskohet pasurimi i paligjshëm i pushtetarëve tanë e çdo gjë të kalohet në mirëqenien e komunitetit nga Jeep-at, vill-at, banesat e parat e deponuara nëpër banka apo jashtë Kosove.

Te ju merren e kthehen në Bankat e Kosovës, apo me konfiskimin e parash te pushtetaresh tanë idiot e agresiv edhe me diploma fallco, te ri–edukohen që të marrin diploma normale

E të shohin se diploma fallco nuk i vyen as për në WC.
Te çilen vende te reja pune në komunat tona.

Revista Drini: Padyshim kryengritja studentore e Vitit 1981 ka ndikuar në përshpejtimin e rrënimit të ish-Jugosllavisë së “kombeve e kombësive tona të barabarta”, që vetëm shqiptarët nuk i trajtonte të barabartë dhe i diskriminonte. Qarqet autonomiste të kohës deri në ditën e sotshme ndërkaq mundohen të sjellin argumente se ajo kryengritje e ka ngecur përparimin kushtetues të Kosovës e të shqiptarëve në ish-Jugosllavi. Sa qëndrojnë mendimet e pohimet e tilla?

Sylë Mujaj: Ne ku ishim një pushtim të stërzgjatur me shumë se sa kombet tjera dhe krahsimi do duhej të ishte se ne ende pa u çliruar nga Perandoria Osmane, ramë nën pushtimin e ri serbo-sllav që 149.

Rruga e tmerrit, me ënderra të pa kthyera nga Serbia 1981-2019

Dhe levizjet studentore te vitit 1981 nuk ishin si keto “xhubletat e verdha franceze” apo si ne lojën kur Bjediqi ne vitin 1968 e qiti këmbën në Urën e Saves e ju tha demonstruesve “Themani këmbën , se isha luftëtar partizan ?!….

Ndryshimi i 1981 është se 1981-ta ishte e mbetët e organizuar nga poshtë – lartë
Ku morën pjesë vetë populli shqiptar, të gjitha familjet shqiptare

E problemi ishte e mbetet te nostalegjikët e asaj ish-Jugosllavie që vertetë i ushqente mirë shefat e këshillash të LKJ- së.

Ku dhe vetet ata mbetën pa familje e të vetmuar me sistemin ish jugosllav që edhe sot kemi aty këtu që i vërejmë ne fjalimet e tyre nostalegjike.

Me rëndësi ishte e mbetët që forca studentore e intelektualet e Kosovës edhe pse te goditur nga sistemi serbi e madhe, edhe këta nostalegjik i mundem e i rrezuam për toke shih pa ndërokmbetarët dhe e fituam betejën madhështore në një kryengritje të të gjithë popullit, të të gjitha komunave e të gjitha trojeve shqiptare, që erdhën ne Kosovë e u bëmë simbol i një çlirimi.

Kundër atij lloj komunizmi si në Jugosllavi ashtu i hapëm rrugët edhe për ndryshime në Shqiperinë tonë mëmë.

Që edhe ajo ta shporrë atë lloj komunizmi të egër serbo sllav, që u krye me sukses.
Tash jemi ne Gadishullin Ilirik, në hapësirën shqiptare të tij, me mbi 8 milionë banorë.
Pra jemi zot në tokat e shtëpitë tona me shtete xhuxhe rreth nesh,

Që ishin të pa disiplinuara e duhet të disiplinohen.

Ne Gadishullin Iliro-Shqiptar me dy shtete shqiptare të pavarura e kërkohet autonomi edhe union edhe me trojet tjera

Por assesi korrigjim as ndërrim territoresh, por marrje tokash shqiptare në çdo njerën anë të trojeve që janë edhe sot të mbushura me shqiptarë që jetojnë kudo në vendin e vet.

E shkrova diku ata që vlerësonin lëvizjet tona qe po e përsërisë e mendoj se ja vlenë edhe këtu:

Mozaiku politik kosovar
(Kushtuar Pranverës Studentore 1981)

Populli nuk i harron dëshmorët e vet dhe të gjithë ata që u persekutuan dhe kontribuuan për lirimin e Kosovës nga pushtuesi serb, socializmi sllav, nga ajo metodë (sui generis) e atij monizmit ideologjik hipnotizues, që edhe sot e kësaj dite po vret shqiptar. Për pranverën 1981, gjatë këtyre viteve u shkrua e po shkruhet, është thënë e po thuhet, padyshim do të thuhet e do të shkruhet dhe do të mbetet vetëm një: ajo që e tha vetë populli, që mori pjesë gjatë asaj stine të bujshme kosovare, që e cilësuan dhe si “kryengritje mbarëshqiptare për liri e pavarësi”. Nga togfjalësh i cekur më lart, s’e di as vetë, se si para meje m`u krijuan tri opinione që rrjedhin nga tri shtresa njerëzish shqiptar që këto ngjarje i vlerësuan e po i vlerësojnë edhe sot:

Lëvizje të qëllimta shqiptare,
Lëvizje spontane shqiptare,
Lëvizje të hershme shqiptare, apo të parakohshme

1. Lëvizje të qëllimta shqiptare

Në këtë lëvizje të qëllimtë shqiptare, me një mendim të caktuar dhe të qartë për heqjen e pushtuesit nga trojet tona e që qëllimin e tyre e dëshmuan edhe me jetën e tyre, me persekutimet e tyre, ishin: studentët, nxënësit, minatorët e tërë Kosovës, si dhe disa intelektualë. Këta i dhuruan pranverës kosovare atë që e kërkoi, që ajo pranverë të bëhej dhe më e bukur, ata e hodhën vallen e mbarë rinisë kosovare për lirim: rinia mbarëshqiptare u hodh në valle nga të gjitha anët: nga Llapi e Gollaku, nga Drenica e Rugova, nga Shala e Bajgora, nga Dukagjini e Malësia e Gjakovës, nga Podgueri e Korabi, nga Tuzi e Hoti e nga Anamali. Festuam atë vit 1981–ën. Vërtet nuk ëndërron koka ime që të kishte festë më të bukur se ajo valle e rinisë shqiptare. Bëhuni shpirtgjerë, e sot si i ka hije shqiptarit të arsyeshëm e u jepni hakun e vërtetë (por, ju lutem, mos i përzieni me atë stilin e asaj “vetëqeverisjes”, atij surrogati të “mosinkuadrimit jugosllav” apo atyre ish metodave titiste, që ua panë sherrin edhe vetë sllavët e jugut).

2. Lëvizje spontane shqiptare

Për këtë vlerësim të lëvizjes spontane studentore të vitit 1981, mbeten dhe radhitën ata që i përkrahën demonstratat moralisht, por nuk morën pjesë drejtpërdrejt, dhe vërtetë u munduan që të mos i dënojnë, edhe pse sipas tyre ishte punë e vështirë në ato ditë. Mospjesëmarrja e tyre gjatë asaj pranvere, kishte lloj-lloj motivi dhe arsyeje të ndryshme të rrethanave të atëhershme kosovare, si ishin: largimi nga puna, heqja e titullit që me mund e kishte fituar si më e keqja apo e vështira, që edhe sot tregojnë, ishte duhej të distancoheshin edhe nga fëmijët e tyre. Në këtë shtresë radhiten një numër i konsideruar i intelektualëve kosovarë. Në vitin 1982 shënoi rezultate kur kësaj kolone të mendimeve të urëta kosovare iu bashkëngjitë edhe prof. Dr. Rexhep Qosja e dr. Ibrahim Rugova. Edhe sot kujtohet tubimi i Novi Sadit si dhe fjala e Qosjes, kur tha: “fëmijët tanë na kanë ngjitur për veshëve dhe na qitën në rrugën e lirimit të Kosovës”.

3. Lëvizje të hershme shqiptare, apo të parakohshme apo demonstratat e parakohshme.

Në këtë strukturë të këtyre vlerësimeve atëherë, dhe veprimeve, u radhitën ata “intelektualë” që standardët e tyre familjare e kishin rregulluar deri në njëfarë niveli. Nëpër këndet e zyrkat e odat e tyre familjare, në atë kohë ishin të vendosura e qëndisura më emblema (dekorata) e simbole të atij “vëllazërim–bashkimit” shqiptaro-sllavë.

Këtu në këtë kolonë gjenden individët shqiptarë, që në ditët e asaj pranvere studentore të vitit 1981, e nxinin rrugën e studentëve shqiptar dhe u përjargeshin, ku pa kursim dënonin, dënonin edhe fëmijën e vetë nëse ishte nevoja e partisë së LKJ-së. Në udhëheqësin e pushtetit të sotëm kosovarë hynë “ekspertet” e deri djeshëm që ishin “kumbarët” e atij “vëllazërim–bashkimit” shqiptaro-sllavë e, të cilët edhe dje sikur sot vetëm distancojnë, duke ju përshtatur rrethanave kohore.

Nga disa ekspertë të demokracisë kosovare, u bë ndalja e “Pajtimit dhe faljes së gjaqeve“(e cila për pjesëmarrësit e vitit 1981 ishte detyrë e shenjtë; që pajtimi i “Verrave të Llukës“ të kalonte në Shqipëri, para se të vinte gjendja e sodit. Shqipëria e vitit 1997). Në mënyrën më të vrazhdë, kurrë nuk u cek emri i iniciatorëve apo të persekutuarës, të madhes Have Shala, mbeti “pajtimi si mos të ishte si një element i njëjtë, po si ish burgjet tona, si një lloj “historie e mirë që na ishte një herë”, por nuk u shfrytëzua as nuk u ushqye, si për inat të vet shqiptarëve; u thyen iniciativat e pajtimeve, dhe, sa për sy e faqe, mbeti vetëm emri një plakut të dashur dr. Anton Çeta, (më kuptoni se edhe këtë e kishin hequr, mos të ishte frika e lakuriqësisë së tyre politike). No coment, por nëse është e nevojshme, do t’i ketë edhe komentet e bollshme.

Të burgosurit shqiptar kosovarë u veshën me lloj-lloj petkash, nga ato ideologjike e deri te ato të çuditshmet “të burgosurit e ndërgjegjes”; dëshiruan, posi në Kosovë, ta demokratizojnë dhe Shqipërinë, (politika e tyre e demokratizimit të Kosovës po shihet edhe në Shqipëri, e pyetja rrjedh vetvetiu, se ku shkoi djersa kosovare për fondin kombëtar 1991-1992?). Popullit shqiptar i Kosovës i kaloi koha e “birave në ujë” dhe tharja e akullit në kokat e kosovarëve. Mbërriti momenti i pritur, lirimi i Kosovës nga pushtuesi serb dhe kolaboracionistëve.

Mirëpo, prapë dëgjohen e përplasen fjalët e disa “ekspertëve” se ngjarjet e vitit 1981 paskan qenë të hershme, (i kuptojmë, po si dje, se vërtetë për ta ishin dhe do të jenë të hershme edhe sot e nesër). “Zëri” i lirimit të Kosovës: 1879, 1910, 1968, dhe zëri i pranverës studentore të 1981, bënë procesin e vet të shqiptarët drejt çlirimit. Duke u hequr maskat karrieristëve dhe ideologëve pro sllavë, kur shohim para veti derdhjen e gjakut të fëmijëve tanë. Të gjithë po e shohim se inatet shqiptare deri ku mund të shkojnë? U zyrtarizua pajtimi kombëtar, pajtim i detyrueshëm, vëlla. A thua, se deri këtu duhej të vinte puna?

S’do koment. Pajtimi bëhet nëse secili shkon në vendin e vet, sipas të mirave që i afroi kombit, dhe sipas të ligave e dinakërive që e sollën këtë gjakderdhje brenda në truallin shqiptar. Pajtimi mos të mbetet vetëm në suaza të ngushta të Shqipërisë, por ta përfshijë edhe Kosovën e trojet e tjera shqiptare. Në emër të të burgosurve të vitit 1981, ju ftojmë t’i harroni inatet, mllefet, dhe ta zhdukeni përgjithmonë perden e tymit që është veshur nga armiqtë tanë. Shqipëria jonë e mirë, Shqipëria jonë etnike me veri e Çamëri, të jetë një lule si të gjitha lulet evropiane. Ky është mesazhi i zemrës se plagosur të një të burgosurit të burgut të Nishit 1981-1990.

Rroftë Shqipëria etnike e bashkuar! pjesë e vuajtjeve shqiptare, periudha 1981-1990 të thuash se po mbetet vetëm në histori, mbi këtë shtresë u kërkua çdoherë, por në të njëjtën kohë edhe u shkel, kërkoi nga populli ynë vetëm një gjë, atë logjikën, që sot i duhet këtij populli. Pra, drejtësia para veti, para familjes, para Zotit e para popullit të vërtetën vetëm të vërtetën. Është racionale që mijëra gjymtyrë të këtij populli, edhe sot e gjithë ditën mbesin të nëpërkëmbur nga lloj-lloj profiterëve politiko-klanorë, apo mbetëm të anatemuar disa herë edhe si “problem”, atëherë kur çdo grup apo klan, në fillim thirren në ne e në të nesërmen, na sulmojnë ne!!?.

Të keqën e kësaj po e ndiej edhe unë si pjesëtar i popullit tim, që vërtet bëri atë të mundshmen, “dhuroi” atë më të çmueshmen, rininë e vet, për të vetmin qëllim që Kosova ta heqë njëherë e përgjithmonë pushtuesin klasik e të egër Serbi, e hoqi me sukses dhe sot me krijimin e shumë miqve botërorë që padyshim u bë një hap i madh në zgjedhjen e fatit të shqiptarëve, sot po i afrohemi 30-vjetorit të Pranverës së Rinisë studentore apo gjymtyrëve më të vlefshëm të popullit tonë. Askush nga akëcila lëvizje, parti apo qeveri /sa duket e arsyeshme për shkak të dinamizmit të proceseve që edhe unë i vlerësoj të shpejta që mbeten një shembull i veçantë që vetëm për këto t’i thuash 30 vite për historinë mbeten të vogla, por për faktorin njeri është goxha një copë rrugë, padyshim me vlera të mëdha/.

Sylë Mujaj me Hydajet Hysenin dhe Brahim Avdylin etj. në përvjetorin e 38-të
– Video në FB – kliko

Sot nga ushtimat që vijnë nga vetë populli i Kosovës po ndihet fjala drejtësi e ligj. Pra, edhe ne si gjymtyrët kryesorë ë të popullit tonë mendoj se na takon e drejta jonë elementare, që padyshim jam i bindur se të burgosurit politikë të Kosovës janë vetë dëshmitarët e urtësisë e të mençurisë apo ajo fjala ime e stër-përsëritur “se i burgosuri politik i Kosovës nuk vret as spiunë as atdhetarë në popullin e vet”, por kërkon vetëm drejtësi e ligj për të padisiplinuarit apo matrapazët e popullit tonë.

Përshëndetje e shpresë për bashkëpunim për hirin e vuajtjeve të popullit të Kosovës sot Sovrane të njohur zyrtarisht mbi 70 shtete botërore drejt zgjidhjes se padrejtësive në kombin tonë. Interesant do të ishte të grumbullojmë të dhënat për ish-të burgosurit politikë, biografitë e tyre, p. sh. ta njohim filanin e fistekun; kështu dalë ngadalë deri me 2011 do të ishim me të pasur si popull i vuajtur që po i realizon të drejtat e veta si popujt e tjerë të qytetëruar, na takon vetë në transparenca, të dihen këto të dhëna elementare deri sot unë i posedoj afro 5000 kartela me një pasuri historike brenda tyre, t’i mbledhim edhe do të tjera s`prish punë, por ndreq punë, sidomos sot kur po oshtinë nga populli, që po kërkohet drejtësia e ligj.

Përshëndetje, mbes me shpresë që në njërën nga mbledhjet e Sofrës parlamentare; në një minutë heshtje, të përkujtohen ata që nuk janë me në mesin tonë dhe në mënyrë zyrtare të na “hiqen prangat dhe ato nenet e asaj ish-Jugosllavie; neni 136 lidhur me nenin 114 si kundërrevolucionar dhe nacionalist”, që edhe ne të jemi të lirë ta themi të vërtetën tonë të asaj periudhe 1981-190 që me qëllim apo lloj-lloj përfitimi të ditës-të viteve apo dekadave, nuk po është guximi as nga shokët tanë të paktë në parlamentin tim. Kërkesa është e qartë dhe presim, dhe prapë presim… Kosova jonë sovrane, do ta kalojë edhe këtë proces të ndjeshëm Drejtësi.

Pra, të funksionojë ligji, është e ndjeshme, por mendoj se do të kalohet ashtu si u kaluan edhe shumë e shumë procese edhe me të rënda, çdo tranzicion i ka vështirësitë e veta, dhe nëpër këto periudha kuptohet se kush vrapon mbas bajraktarit, klanit apo partisë që padyshim është pranuar pluralizmi, vetë i kemi kërkuar edhe miqtë tanë të na ndihmojnë, miqësia që deri me dje na mungonte sidomos e shenjta amerikanë e angleze që mbetet më e qartë se sa kjo evropiane, duhet me shpirtin e artit ta dëshmojmë se na duhet të kalohet në ligjin civilizues evropian tash.

Pra, e kemi EULEX-in, që nëse dimë mirë t’i artikulojmë kërkesat tona, do të na mirëkuptojnë në e lypim atë me të thjeshtën drejtësi e ligj, fatbardhësisht populli sovran këtë po e kërkon, këtu pa përzierje në politikën e ditës të grupit klanit apo partisë ne kërkojmë që të flasim dhe të hapet periudha 1981-1990, që prapë mbetëm në një maksimë timen mund të jetë pak e zgjeruar “se i burgosuri nuk vjedh as nuk vret as spiun as atdhetarë”, në këtë fjalë kam pak vërejtje na disa miq të mijë, por prapë mbetëm kryeneç kuptohet për periudhën 1981-1990.

Lus të gjithë të burgosurit si pjesë e vuajtjeve të Kosovës martire të bashkëpunojmë, e të gjitha vlerat tona t’i tubojmë në Shoqatën e të burgosurve politikë të Kosovës /SHBPK/, t’i kushtojmë pak kohë edhe vetë të drejtave tona sipas kushtetutës së Kosovës, (qe numri i të burgosurve politikë të Kosovës nuk është i vogël që fatkeqësisht shumica e tyre sot jetojnë në një gjendje edhe me të rëndë se sa edhe shtresë e shtrenjte e invalidëve të luftës).

Të bëhem “postieri i vuajtjeve tona, do t’i ndihmonim sado pak historisë së Kosovës tonë, mendoj dhe mbetëm që periudhën 1981-1990, që së paku të gjeneratat e reja mos ta lëmë një zbrazësi se padyshim do të na dënojnë rëndë.

Fajin e kësaj vonese duhet kërkuar në familje, lagje qytete e në krejt Kosovën uroj që kjo fazë natyrore e pritur me vite, të kalohet edhe me lehtë se sa ato tjerat që vërtet ishin shumë të rënda e u kaluan.

Të anashkalohen të burgosurit në këtë mënyrë si në Kosovë me 20.000-25.000 -apo 30.000 mijëra vetave, nuk është as logjike as morale. Pra, nuk është as nderi ynë. Nuk ka ndodhur askund në këtë planet, duhet të çelet edhe kjo periudhë që fatbardhësisht pa këtë periudhë të ndritshme, po shihet, nuk funksionojnë as institucionet tona në pikën më të lehtë të quajtur drejtësi.

E 1981-ta sot ka mbetur vetëm histori /bile e lavdishme/, që duhet të flasim për këtë periudhë, edhe nëse dikujt i pengon, që, së paku, ta dinë “hienat e sodit apo të djeshmit”, se edhe si gjallesa, edhe si familje, edhe si klane, edhe si parti, edhe si lëvizje, edhe si matrapazë të rastit, apo të qëllimit, çdoherë kanë marrë energji apo përfitime të rastit, pikërisht nga këto vuajtje e sakrifikime, aty këtu ndonjë qyqar apo grup qyqarësh egoistë edhe sot diku e disa herë ushqehen e herë shkelin mbi këto vuajtjeje, kjo quhet vetëm barbari nuk është qytetari, shkelin me të dy këmbët në këto vuajte e fare të pandërgjegjësuara, as sot prepotenca e tyre nuk kërkon Falje.

Portreti i Sylë Muajt nga Hydajet Hyseni, bashkëvuajtësi i burgut të Nishit, një udhëheqës tjetër i madh i kryengritjes studentore të vitit 1981.

Kjo është mjerimi individual e deri-diku edhe kolektiv, disa nga këta mendojnë se filloi bota më 1991, disa mendojnë se filloi bota nëse i paloset një kulti apo një kishe, disa shkojnë aq larg edhe nga vetvetja e mendojnë që e vërteta fillohet me tip egoist apo japin vërejtje që “pse bre po flet për atë kohë” t’i të thuash ishe i mirë e kinse të burgosurit me mijëra të tjerë tek janë fajtorë se sot këta hileqarë paskan fituar të drejtën apo rritjen e lloj-lloj biznesi apo intrige dhe i verbëti nuk e merr shkopin bardh e zi, por edhe sot gjuan lloj-lloj guraleci mbi të burgosurve politikë.

Deri sa nuk çelet kjo periudhë e ndritur, duke filluar nga vetë familja jonë te populli ynë, nga shteti ynë, e në mënyrë zyrtare të na hiqen “prangat tona”, e t’i kërkohet falje për lëndime të ndryshme që iu bë e po i bëhet kësaj shtrese.

Nga profiterë të rastit, deri sa nuk do t’i kërkohet falje, që rëndë e dënuan këtë shtresë e mbetet ende e dënuar, nga këto lloj-lloj hienave grabitqare; mendoj se as nuk kemi të bëjmë me drejtësi as me parimet njerëzore. Pra, deri diku këta njerëz që kurrë nuk e kthyen kokën nga në me dhimben për varfërinë e tyre shpirtërore e njerëzore.

E dashur gjeneratë krenare; vërtet diku e shpreha se faktet tek janë edhe më kryeneçe se sa vetë krijesa njeri, por më tingëllon fort një fjalë që ende mbas kaq vitesh, ke freskinë e atij “zjarri në mesin e konvikteve”, që pa dyshim ishte dhe mbeti një simbol i ngrohtësisë shpirtërore të krejt asaj gjenerate të mirë si në televizion, në radio, në qendrën studentore, si dhe ata emra që i ceke, si Florini, si Hysa, si Azem Shkreli, vëllai Ymeri, apo shoku im i vuajtje Martin Quni, që është një rast i veçantë; veç një ngjarje interesante që ndodhi në burgun e Nishit me mikun Martin; shih çfarë humori të zi; deshën drejtoria e burgut ta luajnë: Martini katolik e shumica tjerë ishim, kinse kësi lloj myslimanëve.

Shumicën e lëshuan të dalin të punojnë, ndërsa Martinin e lanë në izolim, dhe nga propaganda e drejtorisë përmes shqiptarëve tanë të veprave ordinere, lëshuan propagandën brenda mureve të Kampit të Nishit: “Se të gjithë myslimanët punojnë e katolikun e kanë lanë brenda”. Ha ha ha, ishim unë, miku tjetër Gani Krasniqi e Hydajeti që e shpejtuam dhe ua mbyllëm gojën ordinerëve tanë, dhe me një grevë të vogël urie, u kthyem në izolim ta shoqërojmë vëllanë tonë Martinin: shkrova pak gjatë për këtë rast, por të them se janë me mia raste të kësaj natyre, që janë zhvilluar nëpër kazamatet e Serbisë, dhe padyshim për kohën që jemi kjo periudhë është vetëm për analet e historisë.

Pse vërtetë mos të shkruhet kush e ndalon, pse mos të mbetet e shkruar e krejt ngjarja se si u kaluam me mijëra e mira vite robëri nëpër burgjet e asaj Serbosllavie. duhet të shkruhen, të mbeten të shkruara edhe nëse dikujt nuk u pëlqen kjo lloj beletristike. !!!?

Bota ka ndryshuar, shih që po afrohen vlerat e asaj pranvere të atij “zjarri në qendrën studentore”, energjitë krijuese si në gazetari, shkrime, vizatime, etj. Si energjia jote pozitive dhe e mira-mijëra vetëve që edhe sot janë frytdhënëse, por është vetë zëri ynë i bashkuar që thotë guximshëm të vërtetën duke i ruajtur vlerat dhe duke ju ruajtur këtyre “ushunjëzave”, që padyshim e kemi pritur se një ditë duhet të takohemi me këta, por me shpresë që energjitë tona, mos të humbet shumë kohë, që t’i kthehemi punës. Kosova Nuse donë: Drejtësi, Liri të shprehjes racionale dhe bashkim vlerash, se Kosova nuk është e “Ushunjëzave” që pinë dhe po pijen edhe sot gjak.

Të burgosurit politikë të Kosovës, kanë Obligim ta thonë së paku të vërtetën fizike të rrjedhave 1981-2009. Pra, sot. e që lehtësisht të kalohet në fazën kulturo-politike, Drejtësia mbi të gjitha “0” tolerancë. Vetëm poeti e prek guximshëm të vërtetën.

Nga këto të vërteta, mund të krijohen ekspozita, filma dokumentare, tribunë qytetare, mbrëmje poezive. Pikërisht duke të ripërsëritur emrat si Adem Jashari, Jusuf Gervalla, Kadri Zeka, Metush Krasniqi, Isa Demaj, Fehmi e Gjevë Lladrovci, Agim Ramadani, Ismail Haradinaj, Ibrahim Nikqi, Sali Qekut, Azem Shkreli, Ibrahim Rugova, Adem Demaçi, Ismail Kadare, Rexhep Qosja, Ramiz Kelmendi, të kthehet energjia e dramaturgut Ymer Shkreli. Po e përfundoj edhe me një ngjarje që ka të bëjë me një mikun tim, tash diku në periferi të New Yorkut, quhet Bashkim Berisha, që ishte një mik imi në ato vite të shkuara 1980-tave, që atëherë e kishte kitarën Zot.

Sot kitara e tij gjendet në budrum, i thashë, merre kitarën, kompozoma tekstin tim për Adem Jasharin, Agim Ramadanin apo Sali Qekun, u qesh Bashkimi e më tha: “Syl, unë nuk jam më ai Bashkimi; jam plakur, kam edhe pamje tjetër”, i thashë, merre kitarën se do të përtërihesh edhe nga mosha edhe nga fytyra. Ia dërgova një punim timin të pagëzuar “Titaniku”, ku në fund të punimit ka shumë monedha të përziera me eshtra njerëzve. Kitara e Bashkimit doli nga bodrumi, më duket se edhe nga Lugano po i ndiej tingujt e lehtë.

Ah, jetë, he virane, të kishin qenë bile edhe në një, por edhe nja na mjafton është e bukur jeta kur ka miq.

Pse çdoherë të burgosurit duhet të jenë kujdestarë, pse të burgosurit duhet çdoherë të vuajnë, pse të burgosurit duhet nga bjerrakohësit të akuzohen si ideologjik apo, pse të burgosurit nuk çmohen, por çdoherë dënohen, pse të burgosurit te populli ynë nuk nderohen, por sikur kanë frikë nga e vërteta e të burgosurit, pse nuk dëgjohet kjo e vërtetë, që do t’i ndihmonte çdo familjeje shqiptare që këtu është dhe vetë bërthama e çështjes kombëtare apo vërtet qëllimin shqiptar, pse, pse, pse.

E pse të shpërndara nëpër gupe apo parti ta thonë të vërtetën, jo veç të këtyre rasteve kriminale, por dhe të gjithë procesit, i burgosuri që dha e investoi me rininë që është gjëja më e shtrenjtë në jetë, nuk mund të jetë vrasës në popull, por mund së paku ta thotë të vërtetën se ku është fajtori ku është sherri ku është hajni ku është krimineli ku është duke i përshëndetur të gjitha mas-mediet e Kosovës që çdoherë ishin dhe janë në anën tonë, që të hapet kjo periudhë e ndritur e historisë së Kosovës. Po nëse në këtë fjalë bashkohen edhe shtresat tjera:

– invalidët e luftës,
– Shoqata e ish-të Burgosurve Politikë e Kosovës,
– shoqatat joqeveritare,
– shoqatat e veteranëve,
– shoqatat e Sindikatat e Kosovës

Harmonizimi i veprimeve konkrete nga kjo shtresë /dhe jo individuale/, pa dyshim se do të jepte rezultatet e kërkuara. Të burgosurit politikë kurrë nuk marrin pushtet, por japin pushtet si ishte rasti te “Qarkorja e Rugovës”, në vitin 1990, kur mbas Verrave të Llukës u nis një letër e këtë letër të shumëzuar, në shumë kopje, përmes Adem Mikullovcit /të me kuptosh drejt, nuk është humor/, kaloi në Fron Ibrahim Rugova, që për mua mbeti një shpirtëror i madh i popullit tim.

Përsëri Maska?

Unë mendoj se nga modestia e tepruar e të burgosurve apo aty këtu edhe nga ndonjë servilizëm i mbijetesës të shokëve tanë, të shkelur e të nënçmuar edhe sot e kësaj dite. Këtu ishte gabimi, por këtu është dhe shpëtimi, që mos t’i kushtojë edhe më shumë popullit tim. Mos të bëhen gabime tjera si këto duke u mbyllur e shkelur mijëra vite të investimit për Kosovën.

Revista Drini: Xhavit Haliti, pastaj dishepulli i tij mendor Hashim Thaci, e të tjerë, sikur “ua pikën” juve që e përbënit bërthamën e kryengritjes studentore dhe “Pranverës 1981” përgjithësisht! U shfrytëzuan dhe u përcanë, apo jo? Madje, kur këta janë në pushtet edhe pas njëzet vitesh vazhdon të flitet edhe për zhbërjen e Kosovës sonë të vogël, për “korrigjim kufinjsh” dhe “për komuna serbe në Kosovë”, pra për një ta quajmë bosnjizim të vendit, që po të ndodhë nuk e lë shtetin e Kosovës të rimëkëmbet kurrë … Si e shpjegon këtë regres të luftës sonë shekullore për Liri?

Sylë Mujaj: Shefi i çdo të keqe injorante e jo edukative deri agresive idiote, si rasti i kinse rrëzimit që i sjelli të riut Gashi dhe e pau krejt populli, del e verteta legjitime per Xhavit Halitin si shef i kësaj të keqe është po ajo pamja se si i sjelli e deshi ta vras njeriun edhe me kinse “rrezuarjen e tij makabreee”…

Kjo është politika e Xhavitit me kompani e as një farë lëshimi dikujt…

Ata janë tashë në përpëlitjen e tyre të mbrojtjes te parash milona pa djersë e kinse edhe nga gjykatat qe nuk mund t’i gjesh as kund si luftëtar pos te çdo ngecje mund të ndërlidhet me emrin e të vetmit person që e gershetoj krimin e sherrin me struktura që të shkatërrohet sheti ynë i ri, Republika e Kosovës.

Apo milonerët me parat e vjedhura e përfolje deri ne 30 milionët e Azem Sylës, ku aty janë edhe Xhavit Haliti me Hashim Thacin me kompani.

Prandaj edukata e tyre dhe si perfitues te ish të dëshmorëve e martirëve të çlirimit.
Apo si antiçlirimtarë dhe po t’ua afrosh simbolin e çlirimit ata tërbohen e ikin .
Provoje nëse nuk pritoni, e nderuara Revista DRINI ?!!

Simboli i çlirimit të popullit tonë

Nderimet dhe urimet për 38 vjetorin e pranverës studentore 1981-2019 do të merrnin kuptim më të madh e të duhur sikur hiqet Xhavit Haliti dhe fryma e tij antishtetërore.

Besoj që çdo gjë do të qetësohej në shtetin tonë, e nuk do të kemi më as tradheti, as shitje tokash shqiptare, as vrasje, as burgosje të qytetarëve tanë.

Apo VetVendosja do t’i godet e t’ua merr pushtetin konfiskoj pasurinë edhe atje larg ku e fshehën

Mendoj që tëe funksionoj shteti i ri demokratik dhe do te themelohet KLASA I MIREFILLTË POLITIKE gjë që sot i mungon shtetit tonë te dytë shqiptar, Republikes se Kosoves

Revista Drini: Në punimet tuaja artistike, në vizatime e në piktura për ngjarje të vërteta apo imagjinare, në vazhdimësi vërehet shpresa juaj, etja për dritën, optimizmi që buron nga një natyrë e njeriut kryengritës. Sikur doni të tregoni se ishe dhe je në kacafytje me të keqën dhe krimin e madh, të llojllojshëm në jetë dhe se atij nuk ia lëshon rrugën për asnjë rast… Prej nga të “buron” gjithë ky optimizëm, Sylë Mujaj?

Sylë Mujaj: Energjia e burimi kundër të keqes është jo vetëm te unë , por te gjithë ish te burgosurit politik, por ata ishidealist real politik që nuk hakmirren ndaj askujt.

Por në organizim të popullit nuk i lejojnë kësi horrash e morrash të cilët ropën e zhdropën nga ky popull.

Që dha çdo gjë edhe në periudhën e fundit të kësaj periudhe 1981 – 2019, që disi vet investimi im: Investim me krejt Rininë time – Tonën, e cila nuk paguhet me asgjë pos me vlera qyteatare e kombëtare në pushtet mbi familjet e popullin tonë, karshi jo vlerash më shtyjnë që të ua qesim gjoksin e me mundesitë tona edhe të mija edhe t’i shtyjmë nga pushteti mbi familet tona e komunitetin tonë.

Qe në të vërtetë personalisht po mos te ishin në pushtet kriminelët qe i kemi sot e janë ata të përfolurit mbi dhjeta herë për keqmenagjim, korruopcion e deri te me e keqja edhe kindapim tokash e vrasje personalitetesh…

Do të ishin qytetar të zakonshëm që edhe po t’i takoja do të ishin si të tjerët…
Por ne petkun e pushtetarit nuk mund t’i durojmë qe as nuk duhet t’i lejonim fare, por…

Por vagabond e kriminel agresiv arrijnë të depërtojnë e me mashtrime e mito, rushfete të egra edhe të hipin mbi popull apo asht si i kemi sot e nuk do duhej t’i kemi nesër.

Që tash duhet punë shumë e madhe edhe t’i largojmë sepse së pari duhet emancipim i popullit që t’i sheh e njeh që të mos ju jep votën më.

Se me i vra bie ne burg , si ai sekretari i tyre që ishte edhe është arkatari i tyre i ish LPK-së, z. Murat Jashari që Ju dha çdo gjë e që sot ia kurdisën rastin dhe e kemi në burgun e Kosovës /ishte atdhetari i devoteshëm/ që i kurdisen rastin, mbasi e zdeshen nga çdo vlerë edhe morale edhe financiare, edhe njerezore … Qe ua thithën edhe veprimtarinë edhe parat e tij ku ishte i burgosur po nga këta lloj “xhavitash e hashimash” qe quheshinsi si ish LPRK-istet e Zvicrës.

E shih mbas trishtim kurdisjes, ai shtiu plumb mbi një “objekt të vdekur” e të pa dëmshëm tashmë, apo edhe te pa vlerë fare as njerezore e as pengesë e askujt, që quhet Azem Vllasi.

Do duhej qe Murat Jashari t’i kërkoj FALJE Azemi Vllasit e procesi i pyetjesh e pergjiesh te e vazhdoj procesin nga Xhavit Haliti e Hashim Thaci e të tjerët; t’i pergjigjen klani i pushtetit të para luftes, gjatë luftes e mbas luftes te atij klani te Rognerit: Xhavit Haliti, Hashim Thaci, Azem Syla & Kompani, që u perfolën tmerrësisht në vrasje e grabitje tokash e deri tash edhe te sherret e tyre që Malit te Zi i shiten mbi 8300 hektarë toke. E tash po luajnë lojen e tmerrit tjeter qe t’i japin toka edhe Serbisë!

E po i Japin Trepçën e Ujmanin, e Zajednices serbe edhe Tokat tona për kishat orthodokkse vetem serbe, kur ato ishin se pari shqiptare e mbesin si kulte te shtetit te Kosovës me krejt pasurinë tyre e në asnjë mënyrë si eorthodoksizmit te Beogradit apo e Serbisë fqinje .

Murat Jashari nuk e kishte Azem Vllasin as në listën e pytjeve të tij andaj si u bë i pari i komunistëve të Kosovës në një periudhë të dilte në krye të listës së tij?!!

Revista Drini: Kur flet për Murat Jasharin dhe për kontributin e tij në të kaluarën, ti e shpreh zhgënjimin për arrestimin e tij. Pa hyrë në detaje jetësore për te apo për të mirat që mund t’i ketë bërë në jetë me veprimtarinë e tij atdhetare; si artist, si njeri human, a nuk e vëren qartësisht se ai ka rënë apo e kanë zbritë (krejt njësoj!) në pozitën e një tentim vrasësi?!…

Sylë Mujaj: Ishte Murat Jashari njeriu më i besuar i Xhavit Halitit, Hashimit e Azem Sylës kjo dëshmohet nga të gjiithë anëtarët e LPK- së që fatbardhesisht unë aty ku ishte Xhavit Haliti mbas burgut tim 1981- 1990 nuk doja as t’ju afrohesha se aty unë ju thosha se vije era tradhëti duke e specifikuar bindeshëm vetëm Xhavit Halitin dhe turbulencat e tij para burgut tim shih edhe gjatë e mbas burgut që i përjetova jo vetëm unë por krejt organizimi aty ku gjindej “Cerni Vranac” apo “Qyrku i Zi” alias Xhavit Haliti qe arriti pa te drejtë të anetarësohet apo pa votime të arrij apo ngritej deri në kryesinë e LPRK- se apo LPK- së Zvicrës , që thonin: “E dijmë se ështe i dyshimtë, por njeriu po punon shumë“ ne kryesinë e LPK-së e unë ju thoja “More vellezer ky po punojka shumë, por për kend per organizimin shqiptar apo per fqinjet tanë ….

Prandaj po i presim përgjigjet në pyetjet që ua bëri Xhavitit, Hashimit e Azem Sylës, dhe të dijmë se kush kontribuoj me krejt familje si në Kumanovë ashtu edhe me të vëllain e tij komandanti tashmë dëshmori i kombit, Ismet Jashari Koumanova!

Apo kontributi edhe tashë ju mbetet Xhavitit e Hashimit mbase edhe Azem Sylën me miliona e dërguan ne burg e ashtu edhe Murat Jashari u shpall si tentim vrases i dikujt tjetër…?

Spiuni mes nesh? Athua prapë erdhi mes nesh “ylli i kuq proletar”?

Prandaj, të gjithë po presim zbardhje rasti, e jo errësirë apo kamuflim i krejt rasteve …

Qe u vra apo e vranë në luftën e Kosovës.

Qe Murati ka mbi 500 pyetjet e tij drejtuar ne pyetjet mbas tradhetisë se ish këtyre pushtetaresh, e i cili mba luftës u prish apo u keqpërdor po nga ky klan i pushtetit të sotëm në Kosovë, që ishin në gjygjin kundër tij në rastin Vllasi

Murati u burgos mbi 7 vite në Zvicër e nga Burgu i Zvicres ju shkroi letër Hashimit, Xhavitit e Azem Sylës…

Simbolika e demolimit të atelies në Pejë. As pas demolimit të vazhdueshëm nuk gjenden kriminelët dhe urdhërdhënësit e tyre.

Meqë sot këta në pushtet, e ai me kurdisje-tentim vrasje në burg të dytën herë mbas burgut po të kurdisur në Zvicër me 7 vite, që nga burgu ju shkrunte letër e pyetje me nga 300 – 400 pyetje: Xhavit Halitit, Hashim Thaqit e Azem Sylës, qe vërtetë edhe populli po i sheh se ju dolën përgjigjet, por ai tash nuk po mund as t’i pranoj përgjigjet mbrapa grilash qe duhet t’i pret pergjigjet nga të përfolurit e pushtetash tanë të lartcekur.

Përgjigjet për pyetjet e Murat Jasharit po i pret i tërë populli shqiptar apo qe ish miqtë e tij të ish orgasnizimit të ish-LPK t’i pergjigjen ish mikut te tyre. Murat Jasharit.

Princesha Doruntina në kalë…

Qe deri dje nuk ishin askund e nuk kishin as gjepa, e sot u bënë milioner e te gjithë edhe me diploma fallco e Murati prapë në burg për tentim vrasje plus me emrin e një organizate fantomë: “Syri i Popullit” apo “syri i Isa Boletinit” apo “syri i shqiponjës”, apo pafytyrësia e kurdisjes së emrave që dolën pra edhe të tjerë emra në opinionin shqiptar Mosdurimi po rritet në komunitetin tonë qe do duhej t’i largojmë apo shtyjmë drejt drejtësisë dhe konfiskim të pasuruarive të tyre nga populli ynë, famijet tona.

Zana e malit n’Grykë të Rugovës.

Shumë të përfolurit duhet t’i vertetoj gjyqi e drejtësia, por jo nga “drejtësia” e Aleksander Lumezit apo nga ajo e Rexhep Maqedoncit, sepse këta i bleu po ky pushtet, andaj ata nuk po zhvillojnë as një rast të drejtësisë në interes të komunitetit, por në interes të pushtetit. Në fund më duhet të tregoj se kam dëgjuar shpesh që Xhavit Haliti më lavdëron për “artin tim” apo që ka respekt për “veprën time”, gjë që sa herë më kanë njohtuar shokët e miqët e mij për këtë, ia ka nisë me më dhimtë koka. Duhet ta them hapur se më përpara do t’i pranoja “lavdërimet” e Adolf Hitlerit apo të Slobodan Milosevic-it, se sa “lavdërimet” e Xhavit Halitit.

Lavdërimet e tij djallëzore i kthej pas, thjeshtë i hudhi në një gropë me mut !

Pikë falë mos i qofsha !

Nderime e respekt për gjithë stafin e Revistës Drini.

Miqësisht: Sylë Mujaj

Për Revistën Drini: Gjergj-Bajram Kabashi