Suzana Dibra, spikerja e “Radio Shkodra”, ndahet nga jeta pas një ataku kardiak

0
651

“E prisnim për të dhënë edicionin e lajmeve”, ndahet nga jeta pas një ataku kardiak gazetarja shqiptare

Është ndarë nga jeta pas një ataku kardiak spikerja e “Radio Shkodra”, Suzana Dibra. Prej më shumë se 40-vitesh ajo punonte në radio dhe ishte një nga zërat më të njohur të qytetit të Shkodrës.

Kolegët e prisnin Suzanën të jepte edicionin kryesor të lajmeve, por iu desh të jepnin lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të saj, si pasojë e një ataku kardiak.

RIP!
Suzana Dibra, zeri embleme i Radio Shkodres, tashme do te na mungoje..!
E prisnim ne Radio sot per te dhene bashke edicionin e lajme kryesore por na erdhi lajmi i trishte i ndarjes se saj nga jeta..!!! Zana Dibra, mikja dhe kolegia jone e mire, na shokove dhe trishtove pa mase me vdekjen e parakohshme!
Pushofsh ne paqe!
”,
shkruan kolegu i saj Adrian Hoti. i cili dha lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta me anë të një postimi në Facebook.