Juristi i OSHEE-së, Romeo Karaj, i njohur ndryshe si njeriu që zbuloi skandalin e privatizimit të kompanisë “CEZ”, i është përgjigjur të implikuarit kryesor në aferë, Shkëlzen Berisha.
Dëshmitari kyç i çështjes, adreson një sërë akuzash ndaj djalit të ish-kryeministrit Berisha.
Ditën e sotme Prokuroria e Tiranës lëshoi një fletë-thirrje për Shkëlzen Berishën.
“Hall i madh me kete lloj specie.
Keta mire qe jane grabites, hajdute, te korruptuar e trafikante, por mbi te gjitha keta jane idjote.
Miliardat qe kane vjedhur, nuk i paskan hyre fare ne pune.
Ka mbi nje vit qe derdimeni i Saliut me quan “urith” te Rames.
Derdimeni nuk mban as shenim kur flas une dhe ia shpjegoj se: ai qe te del perballe, vetem urith nuk eshte.
Ky derdimen ose nuk e di cfare eshte urithi, ose nuk do qe t’a besoje se, une i kam dale perballe atij dhe gjithe sojsezeve si ai, dhe as qe do te ndalem deri ne vendosjen e drejtesise.
Ky derdimen, mire qe nuk mban shenim kur flas une, por nuk mban shenim as kur flet i ati.
Nese ka gje te sigurte i ati i derdimenit, eshte ajo qe, une nuk kam qene dhe as nuk jam i Rames.
Nese do te isha, do t’a kisha thene para derdimenit, se te jesh me Ramen, nuk eshte as turp dhe as fatkeqesi.
Derdimeni permend me mburrje padite qe ka bere karshi meje per shpifje, ku ai ka perfshire si gjykates sorollopet e tij.
Derdimen ziu, kerkon qe me ato padi qe nuk vlejne as per te fshire b….n, te zhvleresoje dy kallezimet penale te bere nga une perkundrejt te atit dhe mbi 20 bashkehajduteve te tjere me te.
Persa mbulohet dielli me shoshe, per aq mund te mbulohet afera e vjedhjes ne CEZ-it me padite per shpifje karshi meje.
Derdimeni i Saliut, i shtyre nga frika, ligesia, dhe shpirti i zi qe ka, nuk arrin t’a besoje se ka njerez qe jane te lidhur vetem pas te vertetes dhe drejtesise.
Derdimen mbaj shenim: une nuk shpif per shpifesira si ty, por leri sorollatjet dhe merre seriozisht hallin qe ke me drejtesine,” nënvizon Karaj. (TemA)