“Me urdhër të padishahut, u vra pa mëshirë, cilido që u zu gjallë, vendi u plaçkit tmerrësisht, gratë dhe fëmijët u morën robër. Shqiptarët preferonin më mirë vdekjen, se sa të binin në duart e turqve. Disa ilirianë, duke parë se ndiqeshin nga turqit dhe pasi nuk gjetën asnjë vend për t’u strehuar, u hodhën poshtë nga shkëmbinjtë, në hapësirën e përrejve dhe u vranë.” – Qemal Pashë-Zade, kronikan
Klajd Kapinova
Në trojet e Arbërit respektohen ekzekutorët otomanë
Është e habitshme dhe absurde të shikosh në ditë tona të rinj injorantë që kanë idetë dhe praktikën e ”nacionalizmit” vulgar apo folklorik me shprehje euforike, sipas sezoneve konjukturale politike të liderëve shqipfolës.
Ata irrititohen në mënyrë primitive dhe përdorin rutinë dy standarte, sa herë që dikush u thotë të vertëtën në sy. Dy pushtuesit më të gjatë, që kanë shkelur dhe mbajtur në koloni trevat e Dardaninë së lashtë, si Perandoria Kalifatiste Islame Otomane dhe Mbretëria Serbe, shikohen gjithnjë të shkëputura nga njera-tjetra, sipas preferencës fetare që kanë shqiptarët në Kosovë.
Kështu grupi i rrjetit social të Kryeministrit të ri të Kosovës Albin Kurti me prirje më shumë fetare se sa atdhetare: “Mbështetësit e Albin Kurtit” dhe “Gazeta Kosova 2008”, kanë botuar një foto në Facebook, me deçidurën: “A duhet të rrënohet kisha serbe në tokën e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës: Po ose Jo”.
Ok deri këtu! Është e natyrshme dhe demokratike në një shtet funksional, sikurse është Republika e Kosovës ku çdo objekt ndërtimi, duke filluar nga shtëpitë privatë dhe deri tek objektet e kultit si kishat dhe xhamitë, të cilat kanë shkelur ligjet e shtetit, si ndertime pa leje duhet të prishen menjëherë.
Po a respektohen ligjet demokratike në shtetin e Kosovës!? Jo dhe vetëm Jo. Edhe kur nuk ishte shtet, por Krahinë Autonime, kosovarët nuk kanë kërkuar asnjëherë që të heqin nga toka e tyre objektet e pushtuesve shumë shekullorë otoman.
Nëse ata do të dëshironin të bënim një veprim të tillë, unë mendoj se Qeveria e Jugosllavisë asokohe do t’i kishte ndihmuar, për të hequr objektet e ndërtuar ndër shekuj pa leje nga Perandoria Kalifatiste Islame Otomane (P.K.I.O.), duke i zëvendësuar ata me objektet e dikurshme kishtare shqiptare, të cilat dikur u shkatëerruan nga Perandoria në fjalë, ku turqit ndërtuan me dhune veprat e kultit të tyre islam.
Është për të ardhur keq, se në Kosovë nuk zbatohen ligjet për të gjithë subjektet fetare njësoj. Dhe pse!? Ata thonë se kisha serbe në oborrin e Univesitetit të Prishtinës është ndërtuar pa leje, gjatë kohës që Kosova ishte koloni e Serbisë.
Kjo është e vërtetë. Mos të harrojmë se kjo kishë është ndërtuar nga punëtorët kosovarë, që banonin në Prishtinë, të cilët asokohe janë paguar për të bërë një punë të tillë. Ky është një fakt historik, që e dijnë shumë mirë kosovarët.
“Kur shaj Turqinë me akuzojnë se paguhem nga greku, kur shaj Greqinë thonë që paguhem nga turqit, Kur shaj grekët dhe turqit më thonë punoj për CIA. Kur hesht, thonë qe u shit te të dy shtetet.
Turqit, turq mbeten; të rinj a të vjetër, ata janë, siç thotë shprehja latine popullore eiusdem farinœ (të të njëjtit brum).
Turqit na mohojnë edhe ato cilësi që vëzhguesit e huaj i pranojnë njëzëri… Turqit na mundën, por pa arritur të na mposhtin, edhe pasi na imponuan Muhametin e tyre.“ – Faik (Domenik) Konica, Albania 121, nr. 12, 1909.
Shqipëria pjesë e Kalifatit islam otoman
“Asimilimi i turqve në Gjermani është krim, ndërsa asimilimi i shqiptarëve në Turqi është sevap!!!” – Rexhep Taip Erdogan, President I Turqisë
Në Turqi laikët, republikanët dhe ataturkët e quajnë Erdoganin diktator dhe kopje e Hitlerit. Kalifati është i lidhur ngushtë me një periudhën e 17 dinastive kriminale të sulltanëve islam otomanë, njëkohësisht ishte dhe autoriteti shpirtëror i të gjithë muslimanëve anëkënd botës.
Në shekullin XIV, otomanët rikthyen konceptin e vjetër të kalifatit, duke deklaruar se sulltani dhe kalifi ishin një.
Ajo mbeti e tillë, e pandryshuar deri në vitin 1924, vit në të cilin Mustafa Kemal Ataturku, modernizuesi i madh, e shfuqizoi dhe ajo i përkiste të kaluarës. Ataturku me origjinë shqiptare, këmbëngulte se turqit duhet të ndërtonin një Turqi të re dhe nuk duhet të pretendonin një perandori të dobët, të përkohshme ose shpirtërore.
Kalifati po shfaqet në Turqi. Të bindur se historia nuk ka asnjë rëndësi, liderët e vetëmashtruar perëndimorë refuzojnë të njohin vizionin e Presidentit Recep Tayyip Erdogan për Turqinë e tij.
Ai ëndërron jo vetëm lavdinë neo-otomane, por dhe një Kalifat të Rilindur dhe të udhëhequr nga një turk. Në thelb, të dy sulltani dhe kalifi do të kthehen në një fron turk.
Një nga nismat cinike të përpjekjeve për t’u bërë sulltan dhe kalif, ishte dhe artikulimi i mundësisë për rithkimin e dënimit me vdekje për tradhëti, në mënyrë që të eleminojë kundërshtarët kryesorë të përhershme dhe të frikësojë ata që mund të mbijetojnë.
Por, urdhëri i ekzekutimit të vërtetë është lëshuar: Erdogan vrau Turqinë laike të Ataturkut, ëndrrën që një komb mysliman mund të kishte vendin e tij në rreshtin e parë të qytetërimit, shkruan Ralph Peters gazetar i New York Post dhe analist strategjik i kanalit televiziv amerikan Fox News.
Të gjithë xhamitë otomane janë PA LEJE
Duke iu shfletuar faqet e errta të historisë së Kosovës, gjatë kohës së sundimit të egër në formë Genocidi të P.K.I.O., shohim se qindra dhe mijëra xhami dhe objekte otomane janë ndërtuar me dhunë, forcë dhe gjak në Dardani nga pushtuesit turq, të cilët më barbaritë e tyre asokohe ishin më mizorët që kanë shkelur në mënyrë brutale trevat e Arbërisë dhe Dardanisë askohe.
Në ditët tona del në pah një shqetësim i drejtë i komunitetit musliman në Kosovë që kërkon dhe këmbëngulë të hiqet kisha ortodokse. Por nga ana e tjetër nuk thuhet asnjë fjalë apo mendim ose sugjerim se si duhet vepruar sot me qindra dhe mijëra objekte kulti xhami islame, që fatkeqsisht janë ndërtuar nga otomanët radikal islamik, përmes dhunës së shpatave të kalifatit shumë shekullor, ndaj popullsisë etnike shqiptare të krishterë, gjë e cila për hir të së vërtetës filloi si hakmarrje mbas ngordhjes në çadrën e tij oborrtare të sulltan Muratit I (1326-1389), vrarë heroikisht në Fushë Kosovë nga shpata (kama, një shpatë e shkurtër në formën e thikës) e heroit kombëtar Millosh Kopiliqi.
Në vitin 1389, sulltan Murati I, përfitoi nga trazirat në Bizant dhe u nis për për të pushtuar me ekspedita të kalifatit islam Kosovën e krishterë. Synimi i tij ishte marrja me dhunë e gjak e Kosovës, dhe për të mbledhur sipas planit të tij politik bizantinët në një territor më të ngushtë. Kështu sulltan Murati I mblodhi jeniçerë dhe spahinj, për t’u nisur në betejën e radhës të shkatërrimit të Dardanisë. Kur mbërriti, filloi të bëj një kasaphanë të vërtetë ndaj vende të krishtera.
Sipas burimeve historike dhe dëshmive të autorëve turq sot (otomanolog), trupat e zgjedhur të jeniçerëve ishin krijuar me porosi të perandorit apo sulltanit otoman. Fatkeqsisht, ata pothuajse të gjithë ishin me origjinë arnaute, pra, ish djem fëmijë të marrur peng nga prindër shqiptarë, në kohën e plaçkitjes, shkatërrimeve, djegieve, vrasjes së prindërve të tyre në mënyrë barbare në vendet e krishtera, të cilët më vonë janë rritur dhe stërvitur në shkollat dhe akademitë e ushtarake të kohës otomane…
Sipas otomanologëve të sotshëm ata krahasohen me trupat speciale naziste SSS, të kohës së Luftës së Dytë Botërore, që ishin krijuar me porosi direkte nga Adolf Hitleri dhe në ditët tona gjithashtu ata krahasohen deri diku me ISIS, për modelin e krimeve çnjerëzore barbare dhe vrasjeve kolektive që kanë bërë ndaj fëmijëve, grave dhe pleqve të të krishterë, të mbetur vetëm pa mbrojtje në shtëpitë e tyre në Iraq dhe Siri…
Nga nëna historia këmi mësuar se xhamitë islame otomane, u ndërtuan mbi kishat katolike kudo në Arbëri…
Kushdo natyrshëm mund të bëj pyetjen logjike, se me cilin ligj të Kosovës u ndërtua tyrbja kushtuar sulltan Muratit I?! A mund të na tregoni një ligj apo dekret të rregullt (leje) të ndërtimit të saj me dëshirën e popullsisë vendase!?
Pra xhamia e pushtuesit shumë shekullor është e ”rregullt” dhe qeveritë kosovare deri më sot e mbrojnë me para dhe ligje të rëndsisë së veçante si monument kulturor i Kosovës. Sulltan Mahmuti II vrau 1000 feudalë të krishterë toskë.
Servilizimi apo bythlëpirja për disa aspra një traditë otomane
Shqiptarët ndër shekuj janë shfaqur si një popull i çuditshëm e i veçantë në të gjithë botën, sepse quajnë vëlla gjaku pushtuesin dhe arkitetët e gjenocideve të tij të përmasave bliblike, pasojat e së cilës ndihen edhe sot.
Disa shqiptarë dhe pseudohistorianët komunistë turqeli, me apo pa vetëdije nxisin armiqsi me serbët, grekët dhe maqedonasit vetëm pse janë të krishterë dhe lavderojnë deri ne histerizëm otomanët, gjelatët e tyre dje dhe neo-otomanët sot të erdoganizmit islamik politik.
I duam apo jo kojshit tanë ata së bashku dhe veç e veç, asnjëherë nuk i kanë dhe quajnë vëllezër otomanët dje dhe turqit sot, sepse edhe ato kanë qenë për shumë shekuj të pushtuar nga i njejti armik, otomanët…
Shqiptarët po bëjnë diferencime mdisi pushtuesve, duke i parë ata sipas përkatësisë fetare që kanë ata. Atëherë natyrshëm lind pytja: Pse nuk nuk flitet dhe shkruhet nga grupet e sipërcituar me gjuhën e rrënimit për qindra dhe mijëra xhami islame otomane, pikërisht deri në themel, sepse aty ndodhet i njome gjaku i patharë i të parëve shqiptarë, të cilat tregojnë se ata ishin objekte dhe monumente etnike kishtare shqiptare!?
Me këtë logjikë, në ndihmë na vjen nëna histori, e cila na kujton se qindra dhe mijëra xhami janë ndërtuar në truallin arbëror pa lejen e popullit shqiptar. Kështu duhet të fillohet që të rrënohen apo të riatdhesohen në Turqi tyrbja – xhami, që otomanët ardhacak ia kushtuan kryeprijësit të tyre barbar sulltan Muratit I, e me radhë sulltan Fatih-ut kriminel, që në shqip do të thotë Pushtuesi, sulltan Sulejmanit, sultan Mehmetit etj., mbi të cilët rëndojnë genocidet e krijuara nga ata në gjithë Ballkanin, Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, ku kishte shtrirë tentakulat e veta kancerogjene P.K.I.O.
Nga kronikat e kohës, thuhet se sulltan Mehmet Fetihu, ka djeg me jeniçerët arnautë dy herë keshtjellën Rozafat dhe kishën e vjetër katolike shqiptare të shën Shtjefinit protomartir, e kthyer me dhunë në xhami për ushtarët e garnizoneve turke…
Ata kanë qenë njësoj sikurse kolonizatorët serbë. Mjerimin tonë ndër shekuj e shtuan edhe vetë shqiptarët ose më saktë 39 vezirët me origjinë shqiptare deri më 28 nëntor 1912… dhe qindra ish deputetët arnautë, si: vëllezërit Frashëri Ismail Bej Qemali etj., që kanë votuar rregullisht me kartonin lart gjithë jetën si ligjvenës osmanë, ligje e fermane islame skllavëruese kundër të parëve tanë shqiptarë të krishterë.
Nga ana e tjetër, nuk duhet të harrojmë asnjëherë, se Parlamenti Otoman quhej Kalifat (Caliphate), që vazhdimisht aprovonte nisjen nga territori otoman të qindra dhe mijëra ekspeditave ushtarake fetare islame ndëshkimore, kundër Arbërisë, të kthyer me ndihmën e mercenarëve deputetë me emra gjysmë arnautë në lagje të vjetër të Turqisë…
Perandoria e madhe në fjalë, është mbajtur gjallë dhe e fortë nga arnautët, sikurse thonë edhe sot otomanologët bashkëkohorë turq. Nëse i hiqet P.K.I.O. emrat e kontribuesve shumë shekullor arnautë, kjo Perandori del lakuriq, pa gjethe fiku, sepse ka një “histori” boshe turke etnike të “ndërtuar” me numëra zero.
Presidenti diktator Taip Erdogan e di ketë fakt të pakundërshtueshëm historik, sepse ai ka sot si keshilltarë politikë disa ekspertë otomanologë turq, të akademisë së “shkencave”, që kanë hartuar projektin e madhe të Neo-otomanizimit në kufijtë e dikurshme të Kalifatit Islam Otoman…
Rexhep Taip Erdogan deklaroi botërisht, se: “Pushtim do të thotë Meka, pushtim do të thotë Sulltan Saladin, do të thotë që të valëvitet flamuri i islamit në Jeruzalem, pushtim do të thote ruajtja e trashëgimisë së sultan Fatih Mehmetit, Pushtim do të thotë rimekembeja e Turqise. Ju jeni gjenerata, që do të pushtoj Damaskun dhe Jeruzalemin.” (Me 30 maj 2015, “Perkujtimi i 562-vjetorit të Pushtimit të Konstantinopojes” (Gazeta gjermane “Die Welt”)
Ngjashmëria midis P.K.I.O. dhe ISIS
Po të shikoni me kujdes simbolet që ata kanë bërë si pjesë e jetës në Turqi janë po ata që kanë përdorur otomanët në kohën e lulëzimit të tyre si perandori. Shpesh shumë grupe “artistike” propagandistike ushtarake neo-otomane shkojnë në trojet shqiptare, si: Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, për të promovuar rishpërlarjen e trurit me përkujtimin e kohës e “lavdishme” të turpshme të tyre.
Në Tiranë, Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Shkodër, Shkup, neo-otmanët kanë bërë parade dhe kërcyer valle me daulle dhe tringëllime shpatash si dikur të parët e tyre kriminelë ushtarakë jeniçerë, duke u duatrokitur me dashuri dhe buzëqeshur me lot gëzimi nga popullsia “vendase” muslimane “shqiptare” ish ardhacake, për të cilin do të flasim më poshtë…
Fatkeqsisht, ata janë pritur nga kryetarët e Bashkive të këtyre qyteteve me bazë etnike “shqiptare”, ku ata zyrtarisht kanë vendosur shiritin e flamurit kombëtar shqiptar, për t’i thënë me servilizem atyre Mirëseadhjen përmes formës së re të ripushtimit…!!! (Shiko video ne youtube dhe fotot në rrjetet sociale).
Cili është ndryshimi midis organizatës terroriste ISIS dhe P.K.I.O.? Në fillim duhet thënë se ata kanë të përbashkët Kalifatin dhe Sheriatin si ideologji e pastër fetare islame dhe mbështetën në librin e përbashkët fetarë të tyre.
Nga ana e tjetër, shikoni me kujdes stemat e flamurit e cila jo rastësisht është e njëjtë. Për më tepër, hiroglifet apo germat arabe, janë të njëjtë në formë dhe përmbajtje. Nga analiza e detajeve të tyre, del se i vetmi ndryshim ëshë tek sfondi i ngjyrës së flamurit.
Kështu organizata e zezë ISIS e ka ngjyrën e flamurit të zi, me shkrime të Kalifatit me ngjyrë të bardhë, kurse otomanët brenda stemës perandorake, kanë shkronja të bardha me sfond të flamurit dhe stemës me ngjyrë të gjelbërt, njësoj sikurse Emiratet e Bashkuara Arabe.
Fatkeqsisht sot shumë objekte kulti të fesë islame në trojet etnike shqiptare, kanë të pikturuara në fasadat e jashtme stemën makabre të P.K.I.O. (shih foton e xhamisë së Parrucës në qytetit e Shkodrës)
Në disa xhami, që kanë ndërtuar komuniteti musliman shqiptaro amerikanë në New York dhe Detroit (MI), nuk ka piktura të tilla otomane në fasadat e tyre.
Duam babën
Nuk kemi ndër mend të humbim kohë të shkruajmë për turpet apo bëmat idiote të Haxhi Qamilit e një shekulli më parë, por për pasardhësit e tij, që janë shtuar tani në vitin 2021, në shumë qytete dhe katunde të trojeve formalisht shqipfolëse.
Shqipëria, Kosova dhe shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, janë vende të botës së çudirave dhe të papritura, me supriza për adhurimin e madh deri në marrëzi, që kanë për për otomanët dhe baba dovletin e Turqisë. Një stadium futbolli për “shqiptarët” në Maqedoninën e Veriut, fatkeqsisht ka marrë emrin e diktatorit radikal islamik Rexhep Taip Erdoganit.
I njëjti flamur që cituam më lart, po perdoret gjerësisht si symbol identiteti fetar nga muslimanët edhe në ditët tona, në ceremonitë mortore, që pjesëtarët e familjeve intelektuale ose jo i publikojnë edhe në rrjetet sociale…
Në qytetin “e djepit të kulturës” (n’thojza) Shkodër, një aktori i famshëm i besimit musliman, kur nderroi jetë arkivoli i tij nga shtëpia deri në banesën e fundit u mbulua me flamurin islam jeshil arab, sipas amanetit… Ky veprim rutinë qarkulloi si zakonisht dhe bëri xhiron kudo në rrjetet sociale dhe YouTube.
Para Luftës së Kosovës, në burgjet shqiptare, të administruar fatkeqsisht për 100 vjet nga serbët, kishte vetëm gardianë shqiptarë, kurse në burgjet turke të kohës së P.K.I.O. kishte vetëm gardianë turq safi, që nuk lanë asnjë shqiptare gjallë të dalë nga burgu…
Gjatë kohës së bashkëjetesës me kolonët serbë në Kosovë, kishte më shumë debatikas apo antarë të Partisë Komuniste të Jugoslavisë, se në republikat e tjera asokohe, ku shumë zyrtarë komunistë kosovarë ishin të martuar me vajza shkina, pra serbe.
Pse objektet e pushtuesve barbarë turq në Kosovë, janë shpallur monumente kulture, ndërsa heroi popullor Millosh Kopiliqi nuk ka varr, monument historie, kulture, libra, bust, shtatore apo të përjetohet me vepra dhe sakrifica e tij patriotike me emër dhe mbiemer në ndonjë shkollë, rrugë universitet?!
Pse Millosh Kopiliqi nuk është shpallur me LIGJ apo DEKRET të veçantë nga Kuvendi i Kosovës si Hero Kombëtar nga asnjë Qeveri, Akademia e “Shkencave”, Insituti Albanologjik në Prishtinë, “albanologët”, “profesorët” dhe “akademikët”, partite politike, organizatat kulturore dhe “nacionaliste” nga presidentët e Kosovës, sikurse Heroi Kombëtar Mbarëshqiptar Gjergj Kastrioti ne Shqipëri!?
Me sa dimë ne, Ai dhe vetëm Ai, duke pasur një zemër trimi si luani, vrau në çadrën e tij sulltan Muratin I. Pushtuesi mizor, fatkeqsisht e ka varrin jo në vendlindjen e tij në Turqi por në Prishtinë, e cila nuk është atdheu i tij.
Turpi tjetër është se kryeimami turqeli Naim Ternava e quan sulltan Muratin I hero, pse ka vrarë me Genocide dhe nënshtrue me force dhe ligje shqiptarët etnikë të krishterë për 600 vjet!!!
Dhe nuk mjaftohen me kaq. Kryemyftiu i gjithë muslimanëve dhe hoxhallarëve të Kosovës Tërnava, fyen historinë dhe shqiptarët etnik, duke treguar hapur se ne nuk jemi shqiptarë, mbasi në damarët tanë është futur thellë ndër shekuj gjaku i kalifatit turk: “Turqit dhe shqiptarët i kanë familjet dhe gjakun e përzier me njëri-tjetrin. Ky vend flet për historinë tonë dhe ky vend flet se ne si dy popuj kemi familje të përziera dhe gjakun e përzier tash e 622 vjet dhe falë Sulltan Muratit ne sot jemi besimtarë myslimanë me shumicë”. (2013, Kosova Haber)
Kryemyftiu Ternava, herë pas herë ripërdhos me ndërgjegje shqiptarët e krishterë dhe ateistët autoktonë, të cilët asnjëherë nuk pajtohen me deklaratat kundërshqiptare: “Dhe kurrë mos thoni për ata të cilët vdesin në rrugën e Zotit (islamit) se ata janë të vdekur. Jo! Jo, ata janë të gjallë dhe në vazhdimësi të furnizuar me begati të madhit Zot. Është obligim për ta kujtuar Sulltan Muratin, i cili kontribuoi në çlirimin e popullit shqiptar nga okupatori sllav, që kishte zaptuar trevat shqiptare duke zbritur nga malet e Rusisë me qëllim që shqiptarët t’i asimilojnë plotësisht duke i zhdukur. Me ardhjen e sulltan Muratit I, zullumqari i quajturi car Lazar u fshi nga faqja e dheut. Për 500 vjet të tjera “shqiptarët dhe turqit bashkëjetuan dhe bashkëqeverisën këto troje”. (Prishtinë, 15 Qershor 2015)
Mëndoj, se më mirë le t’i përgigjet turqeliut Ternava patrioti shqiptar, eruditi mendjendritur Konica, kur ndër të tjera shkruan: “Zgjidhja ideale do të ishte për shqiptarët të zhduknin njëherë e mirë ndikimet orientale, duke shkëputur çdo lidhje, fetare islame, morale apo letrare me turqit. Mirëpo, gjë e bukur të ndodhte kjo në çast. Zgjidhja do ishte e realizueshme po qe se stërgjyshërit tanë do ta kishin përgatitur me kohë për ne; atëherë neve do të na duhet ta përgatisim këtë zgjidhje për nipat tanë të ardhshëm.” – Faik (Domenik) Konica, Albania 2, 1907.
Pse nuk shqiptarizohen xhamitë në Kosova, duke u de-otomanizuar me emra hoxhallarësh shqiptarë si p.sh. mulla Idrizi i Gjilanit e ndonjë tjetër nëse ka, qe ishte kundra Perandorisë në fjalë.
Pse shumë shqiptarë në Kosovë, fatkeqsisht kanë emra Osman, Murat, Fetih, Sulejman etj., që janë emra perandoresh më mizorë që kanë rrënuar trojet e Arbërit pasoja e së cilës ndihen edhe në ditët tona!?
Pse 100,000 kosovarët në vitin 1911 dolën masivisht me flamuj dhe panderola në duar, me lule dhe zbukirime të tjera të gjithë pleq dhe të rinj, gra dhe vajza të mbuluara më ferexhe në Ditën e Premte, në kryeqytetin e vendit në Prishtine për të pritur sulltanin Mehmed V kriminelin parandorak, një ndër sulltanët më mizorë barbarë otomanë kryexhelati i të krishterë etnik shqiptarë!?
Pse shumë njerëz e përjetojnë atë me emrin e tij edhe sot? Pse presidentja e Kosovo ka mbiemrin Osmani dhe jo Dardania apo dicka tjetër…
Të rikthehen tyrbja e sulltan Murati I në Turqi
Ai nuk është hero shqiptar. Ai ishte parandori kriminel, që erdhi për të shkatërruar Kosovën dhe barbarizuar popullsinë e krishterë dardane.
Mjafton vetëm këto argumente, që ai të shporret ose riatdhesohet në vendin e tij.
Pse xhamitë dhe objektet e tjera të ndërtuar nga pushtuesi barbarë turk tesh 700 vjet nuk hiqen dhe për kishën serbe po bëhet një zhurmë që zbulon edhe një padrejtësi shumëshekulore që është bërë tek ju atje në trojet shqiptare për të cilat ju keni heshtur me qëllim?! Sa xhami keni ndërtuar ju për hoxhallarët kosovarë atdhetarë dhe antiosmanë!? Sa xhami keni ndërtuar ju për patriotin e madh mullah Idrizin e Gjilanit!? 000000. Pra zero…. Pse në Shkodër apo Tiranë asnjë xhami “shqiptare” nuk i është kushtuar ish të burgosurit politik Hafiz Sabri Koci ish Kryetarit të Parë të Kryemyftinisë së Republikës së Shqipërisë mbas vetërrëzimit të komunizmit!?
Nëse kisha ortodokse serbe në Prishtinë, sipas jush duhet prishur shpejt nga zyrtarët e administës së kryeministrit pro turk Albin Kurtit, atëherë edhe mijëra xhami turke të bëra PA LEJE nga otomanët duhen të kenë sa ma shpejt fatin e kishës në fjalë.
Për të ndërtuar xhamitë otomane, turqit vranë masivisht, prenë kokat në mënyrë kolektive, persekutuan me dhunë, gjak, terror, marrje peng të fëmijëve arbëror dhe dërguar në sarajet otomane të sulltanëve dhe konvertim fatkeq fetarë islam miliona të krishterë etnikë shqiptarë.
Pra, asnjë xhami otomane asokohe nuk është ndërtua me leje. Na tregoni këtu ose jepjani lejet kryeministrit tuaj. Nëse s’ka leje edhe ata duhen prishur.
Për të ndërtuar kishën orthodokse aty ku është askohe në Prishtinë nuk është vrarë asnjë banor kosovarë, kurse për të ndërtuar xhamitë otomane islame mbi themelet e kishave katolike dhe orthodokse shqiptare kudo në trojet e Arbërisë u bënë disa genocide dhe u vranë vëllezërit e tuaj të krishterë, që ishin puro dardan…
Se fundi: Nacionalizmi i rrugëve dhe rrjeteve sociale me aksione leniniste partizane në Kosovë është fallco,e ngjyra dhe ide osmane dhe me dy standarte për dy pushtuesit apo kolonizatoret serbë dhe turqit!?
Si i masakroi sulltan Mehmet Fatihu (Pushtuesi) mijëra gra e fëmijë shqiptarë kristian
Kjo që po tregojmë sa vijon është një histori e trishtë, shkruar nga historiani otoman kohës së sulltan Mehmetit II. Këtë histori e ka shkruar Tursun Beu, historiani i sulltan Mehmetit II, që ishte pranishëm, gjatë pushtimit të Arbërisë. Lexoni pak se cili ishte Mehmet Fatihu për shqiptarët, xhamia e të cilit ndodhet në mes të Prishtinës!!!
Kronikani Qemal Pashë-Zade shkruan se: “Me urdhër të padishahut u vra pa mëshirë, cilido që u zu gjallë, vendi u plaçkit tmerrësisht, gratë dhe fëmijët u morën robër.” Kronisti bizantin i kalifatit sulltan Fatihut, Kritobuli nga Imbrosi, që e vëzhgoi së afërmi këtë luftë, thotë se “shqiptaret preferonin më mirë vdekjen se sa të binin në duart e turqve.” “Disa ilirianë” shkruan Kritobuli, “duke parë se ndiqeshin nga turqit dhe pasi nuk gjetën asnjë vend për t’u strehuar, u hodhën poshtë që nga shkëmbinjtë, në hapësirën e përrejve dhe u vranë.”
I zemëruar për disfatën, kalifi Fatih largohet nga Kruja. Gjatë rrugës prej Elbasanit në Dibër, ai rrethon qytetin e Kidhnës, afër Drinit, ku janë strehuar rreth 20 mijë gra, pleq e fëmijë, të larguar nga krahinat fushore, për t’i shpëtuar masakrave islamike.
Nën thirrjet ‘vdekje shqiptarëve’ dhe ‘allahu akbar,’ osmano-islamikët sulmojnë qytetin. Pasi e pushtojnë atë, kalifi islamik Fatihu i masakron të gjithë barbarisht në emër të allahut “mëshirëmadh.”
Vetëm në këtë qytet humbën jetën mbi 20 mijë shpirtra të pafajshëm. U masakruan nën klithmat ogurzeza ‘allahu akbar.’ “Shkodër. Viti 1478. Kështjella e Shkodrës rrethohet nga ushtritë osmane.
Turqit sulmojnë pareshtur por mbrojtësit nuk dorëzohen dhe i zmbrapsin me sukses sulmet e barbarëve. Mehmet Fatihu që e drejtonte vetë fushatën, vendos zbatimin e një tjetër taktike për të terrorizuar mbrojtësit e qytetit.
Ai sulmon dhe pushton kështjellat Zhabjakut, Drishtit e Lezhës. Pasi i rrafshon ato, banorët e marrë robër i sjell përpara mureve të Shkodrës. Disa mijëra gra, burra, pleq e fëmijë masakrohen në mënyrën më mizore pranë mureve të kështjellës.
Me këto skena makabre, kryekrimineli islamik Fatih ka si qëllim të ligështojë mbrojtësit e kështjellës, dhe t’i detyrojë ato të dorëzohen. Kjo taktikë dështon. Më vonë qyteti dorëzohet sipas një traktati midis Venedikut dhe sulltanit. Banorët e qytetit largohen drejt Italisë, dhe në vend të tyre sulltani e popullon qytetin me islamikë të ardhur nga Anadolli, Afrika Veriore dhe Azia Qëndrore.
Në librin e tij, “Shkodra dhe motet,” studjuesi shkodran Hamdi Bushati, një ndër pinjollët e Bushatllinjve të qytetit, ndër të tjera shkruan se “shumë nga myslimanët që u vendosën në qytetin e braktisur nga të krishterët ishin turq ose me kombesi te tjera jo shqiptare. Instalime myslimanësh me prejardhje te huaj kane vazhduar te vërtetohen deri ne kohet e fundit te pushtimit osman të Shkodres.” Ai vazhdon më poshtë: “Te ardhur nga Turqia, Egjipti, Arabia, Dardanelet, Maroku, Tunizia, Algjeria, Siria, Dagistani, Sudani etj perbejne numrin me te madh te familjeve te ardhura ne Shkoder.”