Suksese Ramush në luftēn e radhës, “mirëserdhe” në betejën e re!

0
502
Ramush Haradinaj, me mbështetes

Fadil Maloku

1. Ramushin si kryeministër, s’duhet vajtuar nga askush, përveç miqve lokalë dhe atyre globalë, të cilët u dakorduan për ta mos kontestuar si kryeministër (me shpresën se ai si demarkacionin, ashtu edhe ndërrimin e kufijve do ta çonte deri në fund), si edhe deputetëve injoranta e konformista, të cilët me aktin e ngritjes së dy gishtave e votuan (formën më të sofistikuar të presionit mbi vlerat sublime të luftēs) Gjykaten Speciale.

Tani, krej vajtimet pasuese viktimizuese, e mazohiste janë vetëm pjesë e një ikonografie e folklorizmi të kulluar kurtuaz, që do përdorën ekskluzivisht dhe me qëllim të konsumit të brendshëm. Sepse, ate, në dorëheqje e detyruan si “miqtë” globalë ashtu edhe “armiqtë” e koalicionit lokal. Në fakt, këtë hap dy palët e ndërmorrën me një marrëveshje të pathënë dhe me “kushtin e premtimin”, se ai në Gjykatë do bëjë vetëm një “shetitje formale” në cilësinë e “dëshmitarit”. Dhe se rikthimi i tij “triumfal”, e me tepih të kuq në politikën kosovare do ndodhë njejtë sikurse ai i vitit 2005!

2. Por, kjo nuk do ndodhë kështu, edhe nga shkaku se: as rrethanat politike e as konstelacionet gjeostrategjike më s’janë as të njejta e as në favor të gjoja shtetndërtimit të Kosovës; nuk do ndodhë kështu, edhe shkaku, i vetëkënaqësisë së brendshme për gjoja finalizimin e projektit të procesit tē përmbylljes sē ndikimit rus në Ballkan; Dhe se e gjithë kjo “dramë e dorheqjes dhe dëshmitarit” në Gjykatën Speciale, është vetëm një farsë për ta ridimensionuar presionin (lexo; zhbë shtetin e dytë shqiptar në rajon, të cilave ai me vetëdije u rezistoi deri në fund!) për koncensionet e reja, që Kosova duhet (përmes; idesë së trojkes Thaçi&Vuçiw&Rama, për korigjimin e kufijve) të ia bëjë Serbisë…

3. E krejt ky skenar, mund të ndodhë kështu shkaku; se e gjithë elita politike e pasluftës, gjatë gjithë kohës e ka improvizuar si shtendërtimin, ashtu edhe pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës. Natyrisht, krijimin e këtij perceptimi të rrejshëm dhe farse për gjoja; pavarësinë, sovranitetin, demokracinë (për çka nga paslufta e këndej, ua kam hapur sytë gjithë spektrit politik shqiptar),e kanë simuluar edhe miqtë tanë lojalë e jojalë (!). Sepse atëbotë, ishte nevojë dhe interes i tyre gjeostrategjik, për t’a improvizuar si; pavarësinë (e paqenë), ashtu edhe sovranitetin (e cunguar) dhe demokracinë (e simuluar përmes folklorit tē pluralizmit, lirisë së qarkullimit, e sundimit të ligjit) e Kosovës, që tani ka pushuar së egzistuari.

4. Pra, Haga dhe Gjykata Soeciale, janë vetëm maskë provizore, për ta gjetur, jo at “formulën” e heqjes së taksës, por, për të gjetur “lojtarë” të rinj, për kompromiset tjera të dhimbshme (lexo; copëtimin e ri të Kosovës) që duhet të ndodhin në raport me Serbinë! Natyrisht, “Dorëheqjes”, s’duhet t’i gëzohet as opozita (LDK-ja e VV-ja), sepse, gama e kompromiseve shkaku i interesave të reja gjeostrategjike të miqve në Ballkan, ende s’ka marr fund. Kompromise dhe fakte këto, që ca politikanë e gazetarë naiva dhe të shantazhuar të Kosovë e më gjerë, nuk e kanë kuptuar, sa dhe si duhet. Ata të zhytur në hedonizmin e tenderomanisë, dhe sidomos në “meritat” për krijimin e “klasës së re kapitaliste” (lexo; oligarkinë politike) e kanë projektuar vetën si “lojtarë” kyç, edhe në procesin e rirreshtimit të rajonit. Duke harruar kështu, që lotarët globalë, ata i kanë pëdorur sikurse limonin e shtrydhur me afat skadence! Dhe se kohës që po vjen i nevojitet një profili i ri i poltronizmit dhe konformizmit politik, në skenën politike kosovare.

5. Andaj, Ramushin s’duhet vajtuar me “lotë krokodili”, e as me emocione politike, e aq më tepër me paradigma sociale, sepse, ai dhe garda e komandantëve “misionin dhe obligimin” e tyre historik, e kanë përmbushë me faktin dhe aktin e; demarkacionit (ku 8000ha, iu dhanë Malit të Zi) dhe sidomos me formimin e Gjykatës Speciale. Duke gjykuar kështu, kujtoj se ai, me të kuptuar lojën djallëzore të “lojtarëve” globalë, në historinë politike të pasluftës kosovare, do të mbahet në mend si “mohikani” i fundit, që i bëri rezistencë stoike tendencës së rikthimit të Serbisë, në Kosovë!