STUHITË E MËDHA PËR TA COPTUAR KOSOVËN PO VIJNË

0
631
Hashimi duke korrigjuar kufijtë

Nga Binak MAXHARRAJ

Shkendijat e para të kësaj stuhije kataklizmë i dhezi Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i shantazhuar nga Serbija. Kësaj stuhije me tërë forcën iu bashku edhe Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq më Rusin, me çellim për ta shpetuar Hashim Thaçin nga Gjykata Speciale.

Hashim Thaçi si “nxënës” i mirë i diciplinuar i Vuçiqit dhe Putinit hyri ne lojën më te rrezikshme për Kosovën ne historinë e sajë. Në këte lojë të tij djallëzore më Serbinë hyri pa kushte: pa kërkim falje për luftën dhe gjenocidin qe Serbia e bëri në Kosovë, pa kerku kurrfarë reparacionesh nga Serbia, anipse ajo e bani Kosovën tokë të djegun, pa kushtin e te pagjeturve, për përdhunimet e nanave dhe motrave tona, thjeshtë si shul hyri ne dialog pa kurrfarë kushti, anipse Serbia e ka kushtezue Kosovën me shume gjana.

U fut ne dialog pa pelqimin e popullit te sajë, që ta ndajë Kosovën copa copa. Ai msheftas qe nga Berogradi, Tirana, Brukseli, Parisi e deri ne Washington (me John Boltonin) i vunë pykat për çarjen e Kosovës. Ato pyka kanë nisë fuqishëm te rrahën derisa Kosova te çahet copa-copa.

Stuhitë e mëdha të fuqishme dhe shkaterruese ja kanë nisë më ardhë drejtë Kosovës. Këto stuhi më plotë dragoj. kulçedra, shtriga e kallukangja nga Serbija dhe Rusia do te jenë fatale për Kosovën. Atje lartë në qiellin e terbuam kundër Kosovës do t’i shihni edhe Dragonin Hashim Thaçi dhe kulçedren Aleksandër Vuçiq, Vladimir Putin, Edi Rama me Baton Haxhiun në bishtë të tyre.

Sot në gjithë botën po dalin planet e kësaj stuhije te madhe qe ia kanë mesy Kosovës. Po, dalin plane me pak pika, me shumë pika por e findit i ka 22 pika fatale për Kosovën, më e ba copë e grim atedheun tonë qe kurr nuk u gezuam dhe rehatuam më te, por gjithëmonë u gjendë në sulme stuhish dhe shterngatash.

Në ato plane qe do ti sjellë me vehte stuhija dhe zerzelja e madhe thuhet se Kosova po ndahet në baza Etnike, kunder parimit themelor te Evropës, por kur shtriga ne Bruksel me shtriganat ne Prishtinë, Beograd dhe Tiranë dhe Moskë nuk donë me ndij për këtë parim, qe për qellim e kanë shkaterrimin e Kosovës duke e bërë copa copa. Por, këto copa siç thuhet në Mareveshje nuk janë “as te zotit as të robit” si monitorues do te vendosen shtrigat nga Rusia, Franca, Amerika, Parizi, etj. për ta monitoru (zotënu, gllaberu) Kosovën hiq më pak se për 99 vjetë, në stilin as e jotja as e jemja, e gjithëkujtë por edhe e askujt.

Si duket populli i Kosovës sikur ka ik dikah, ndoshta e kanë leshuar Kosovën si ne kohë lufte kur nuk mbeti askush,nuk gjendet në Kosovë, ose ka ra ne gjumë të thellë dimeror. Një zotë e dinë. Por vallë a ka mbetë dikush në Kosovë për ti dal perëball kësaj stuhije qe do ta përplasë Kosovën. Ku ka mbetë ajo krenarija e popullit tonë për më i dalë në ndihmë, për me i dalë zot atedheut, apo do ta lëmë qe ta përbinë stuhija e fuqishme të tërë Kosovën.

Kosova sot po e thrret popullin e vetë, popullin shqiptare qe ti delë përball kësaj stuhije,zerzelje me plotë shtriga e kallukangja dhe mos ta lenë të hyjë mbrenda.Kjo është detyrë atedhetare kur e mbronë atedheun nga shkaterrimi nga coptimi.

Sikur te ishte gjallë i Madhi At Gjergj Fishta do ta ngrhte zerin deri në kup të qiellit duke thanë:

Uh Evropë, ti kurva e motit,
Që i re mohit Beses e Zotit,
Po a ky asht sheji i qytetnisë,
Më nda tokën e Shqypnisë,
Për më mbajtë kelyshët e Rusisë?