Studiuesi prof. Gjon Frani Ivezaj sërisht me gjurmime serioze historike në rrënjët kombëtare

0
842
Gjon Frani Ivezaj - Gjurmë historike

Klajd Kapinova

Pas dy veprave të para serioze me shënime historike: “Copëza historie kombëtare” (Studime historike, Shkodër, 2012) dhe “Fisi Ivezaj në rrjedhat e historisë” (Studime historike, Shkodër, 2016), historiani bashkëkohorë Gjon Frani Ivezaj, mbas hulumtimeve shumëvjeçare vjen me veprën e tretë me motive të pastra atdhedashëse: “Gjurmime historike në rrënjët kombëtare” (Studime historike, Shkodër, 2019).

Historia e popullit të vogël, por të lashtë shqiptar, gjatë shekujve ka kaluar tallaze të mëdha luftrash për mbijetesë përballë synimeve grabiqare pushtuese, në të cilën, kanë lindur vazhdimisht burrat e shquar të kombit, që bënë emër shumë të mirë, duke dhënë gjithçka të shtrenjtë për të mirën e Atdheut dhe ndër shekujt që vijnë do të mbetën ndera dhe krenaria jonë.

Sikurse shihet edhe në librin e ri, që lexuesit kanë në dorë, del se qëllimi i studiuesit Gjon Frani Ivezaj, është pikërisht zbardhja sa të jetë e mundur e të vërtetës, nën dritën e fakteve historike të disa nga ngjarjeve dhe figurave kryesore të Malësisë, historia e ngjarjeve shumë të rëndësishme, që mbetën të shënuar me gërma të arta në analet e historisë shumë shekullore kombëtare shqiptare.

Në faqet e librit, me copëza shënimesh historike kombëtare, përfshihen tema të ndryshme, që e përbëjnë gjithë volumin e botimit në fjalë.
Me endje, mund të kundrohet njeri pas tjetrit trajtimi historik i epokës së ndritur të ilirëve tanë ndër shekuj, duke përshkruar ngjarjet kulmore kryesore, episode, data dhe personazhe, të cilët lënë gjurmë të thella në kujtesën dhe dokumentet historike asokohe.

Një punim shumë domethënës hulumtuesi Ivezaj i ka kushtuar heroit legjendar Gjergj Gjon Kastriotit, si kryetrimi i Arbërisë, tashmë i njohur në të gjithë botën si Mbrojtës i Krishtërimit dhe civilizimit europian dhe arbëror nga barbarët mizorë të Perandorisë Kalifatiste Islame Otomane.

Nëna e jonë e shtrenjtë Shqipëria, ka qenë tokë e begatë, ku, kanë dalë trima të pendës dhe pushkës, klerikë katolikë dhe personalitete të shquara, që kanë dhënë shumë për Atdheun gjatë shekujve, të cilët mbeten padyshim një ndër fytyrat më të ndritura të kombit ndër shekuj, të cilët autori në unison i ka përshkruar me objektivitet dhe fakte të pasura historike.

Si për të treguar, se koha nxjerrë në skenën historike figura të pendës, historiani Ivezaj, jep në dimensionin kohor real figurat e klerit katolik të shquar atdhetar, që ende sot respektohet dhe nderohet nga të gjithë shqiptarët në trojet etnike e diasporë.
Përmbatja e jetës dhe vepës konkrete të tyre, ka qenë dhe është sot një temë e preferuar gjithnjë për studiuesin skrupoloz shqiptaro amerikanë, sepse aty është vijimsia krenare e identitetit të pastër iliro arbëror i popullit tonë.

Me modesti dhe zgjuarësi, ai ka nxjerrë në pah me prova historike pikërisht lashtësinë e qytetit bregdetar shqiptar, gjurmët e civilizimit, të cilët, nisin mijëra vjet para epokës së lindjes së Krishtit.

Malësia historike, nxorri gjithnjë bijtë e vet më të mirë, që i dolën zot Atdheut, me pushkë dhe gjoksin hapur ballë për ballë, në betejat e përgjakshme, duke dhënë jetën me ndërgjegje pë idealet e shenjta të trojeve etnike brez pas brezi shqiptare.
Në libër, me mjeshtëri dhe stil tërheqës, janë trajtuar gjithashtu disa nga figurat e njohura të Malësisë, si: Gjurashajt, e Trieshit Bajraktari i Kelmendit Mark Toma Pllumaj, Prekë Uli Gjokaj, baca Luli Ivezaj etj.

Libri i ri “Gjurmime historike në rrënjët kombëtare”, i cili, pasqyron një tematikë të pasur historike dhe të larmishme nga trojet etnike shqiptare dhe posaçërisht nga treva e tij e begatë me histori shumë shekullore, ka për autor studiuesin me përvoj Gjon Frani Ivezaj.
Ndryshe nga autorët e tjerë të fushës së madhe dhe të larmishme të historisë, prof. Ivezaj, paraqet në mënyrë racionale një hyrje të re në librat historikë që ka shkruar deri tani, duke u shkëputur nga zhanri steriotip letrar, që shpesh i pasqyrojnë librat e rinj.

Në ditët tona moderne, jemi dëshmitarë se kemi parë dhe lexuar shpesh, që disa autorë dhe historianë për t’i bërë librat e tyre më tërheqës, në vend të fakteve, datave, dokumentëve, argumentëve dhe ballafaqimeve të pikëpamjeve historike, bëjnë përshkrime të merzitshme me trillime letrare, fenomen ky masiv, që është kthyer në modë në shumë vepra e reja me profil historik, që botohen në trojet etnike shqiptare dhe jashtë saj në diasporë.

Gjatë hulumtimeve të herë pas hershme në arkivat dhe muzetë e Europës, autori Ivezaj, falë përvojës dhe vizionit të tij, ka mundur të zbardhë në këndvështrime të reja ngjarje, data, personalitete të historisë sonë kombëtare, të cilat përfshijnë shekuj dhe epoka, duke u futur thellë në lashtësinë e trojeve tona, qysh nga epoka e ndritur ilire.

Kështu ai ka nxjerrë fakte të reja mbi studimet ilire dhe përhapjen e fiseve të tyre në Ballkan. Kështu sipas autorit, Ilirët, ishin të ndarë në fise, si komunitete të vetëqeverisura nga një këshill i më të vjetërve dhe një udhëheqës i zgjedhur fisnor, duke iu referuar veprave që kanë botuar gjatë shekujve autorë të ndryshëm antikë, gjeografë, udhëtarë, kronistë etj.

Më së shumti ai është përqendruar në esencën e elementit gjeografik, që ka qenë një faktor kryesor, i cili, ka përcaktuar bindshëm vijimsinë e autoktonisë së ilirëve tanë.

Pikërisht këtu gjenden një pjesë ë rëndësishme e historisë së përshkruar nga udhëtarë dhe studiues seriozë gjatë shekujve të ndryshëm deri në ditë tona.

Si risi e spikatur në vepër del se studiuesi Gjon Frani Ivezaj i referohet në analizat e tij historianit të shquar latin të periudhës antike Plini Plaku, i cili, në shënime e tij shkruan se “Liburnët, para se të dëbohen prej Umbrëve, mundën të pushtonin një pjesë të bregdetit…”

Në librin e Ivezaj, lexuesit do të mësoj më shumë mbi Kojën e Kuqit, e cila ka nxjerë burra trima dhe bajraktarë, si: Preçot Gjeloshin, i cili së bashku me Oso Kukën e Vraninës kanë luftuar herokisht në luftë kundër carëve të Cetinës; Pretash Zeka, ishte bajraktari i Kojës së Kuqit, i cili tregoi heroizëm të pashoq kundër barrieres turke dhe serbo malazeze. Ai ishte në ballin e trimave të Kojës, që mori pjesë në Kryengritjen e Malësisë së Madhe të vitit 1911.

Njeriu, ndjehet krenar kur shikojnë se si malësorët tanë atdhetarë edhe në kohë paqe nderojnë dhe vlerësojnë në përjetësi Nënë Terezën në fshatin e Kojën e Kuqit, duke ngritur një permendoren.

Ajo i përkushtuar Engjellit të përboshëm të mirësisë sot shën Nënë Terezën (Shën Tereza e Kalkutës, sikurse e ka emëruar shenjtin e ri papa Francesku nga Vatikani, në Romë, shënimi im K.K.), ka lartësuar edhe më shumë emrin e vet.

Ka mbetur simbol shprehja e Saj para mediave të botës, duke pranuar me krenari se është shqiptare: “Me gjak, unë jam shqiptare. Me shtetësi, jam indiane. Me besim, unë jam një murgeshë katolike. Sipas profesionit tim, unë i përkas botës. Për nga zemra ime, unë i përkas plotësisht Zemrës së Jezusit.” – Nënë Tereza.

Nëse e shikojmë me kujdes historinë e Malësisë dhe të zonës që prof. Ivezaj ka marrë në studim, del se shqiptarja me famë botërore dhe fituese e Çmimit Nobël për Paqe (17 Tetor 1979) shën Nënë Tereza (shpallur në Shtator të vitit 2016) dhe përmendorja para kishës së shën Ndout në Malin e Kojës së Kuqit, është një nder dhe krenari, për të gjithë malësorët dhe në veçanti për banorët e kësaj treve heronjsh e trimash për liri dhe pavarësi.

Atje janë përuruar shumë permendore, si: permendorja e bajraktarit të Kojës së Kuqit patriotit Pretash Zeka Ulaj dhe përmendorja e 7 trimave dëshmor të Kojës së Kuqit, si: Marash Luca, Gjeto Toma, Kolë Doka, Tomë Uci, Gjeto Gjeka, Cakë Uci, të cilët ranë dëshmorë në istikamin e Deçiqit kundër taboreve të ushtrisë turke.

Të gjithë temat janë trajtuar me korrektesi dhe fakte historike. Gjatë lezimit të librit në fjalë po marr një shembull të tretë dhe shumë domethënës.

Me vlerë hstorike është trajtimi i ka bërë studmit të tij prof. Gjon Frani Ivezaj, të culin e ka titulluar: “Trimi dhe patrioti i kombit shqiptar baca Luli Ivezaj.”

Ai mbasi bën një parakalim të shkurtër të ngjarjeve më të rëndësishme historike të krahinës së Malësisë, rikujton se historia jonë nuk i lë në harresë deshmorët e lirisë dhe trimat e fisit Ivezaj të Grudës së Malësisë kreshnike.

Kështu i pari i krahinës së Grudës ishte atdhetari i shquar Vuksan Gela, e cila vërtetohet nga burimet historike të shkruar nga autorët e huaj dhe shqiptarë.

Atdhetari e luftëtari i mirënjohur Vuksan Gela, ishte një derë e fortë dhe me zë të nderuar në të gjithë trevën në fjalë. Për këtë figurë të shquar ka shkruar shumë vargje patrioti edhe poeti i madh kombëtar atë Gjergj Fishta OFM, në poemën e famshme të tij Lahuta e Malcisë.
Sot, gjurmët e hershme të vëllëzërve të Grudës, mund të gjenden si dëshmi fare lehtë tek stërnipërit e tyre, të cilët trashëgojnë dhe mbajnë me krenari brez mbas brezi emrat dhe mbiemrat e të parëve të tyre malësorë etnik shqiptarë.

Baca Luli si luftëtar trim u dallua në luftën e kalasë së Deçiqit, në Luftën e Spushit, Luftën e Pllamicës, në Luftën e Shkodrës, në Luftën e Vranës. Ai në vitin 1875 plagoset (varrohet) në kalanë e Shkodrës, duke luftuar me armë në dorë në mbrojtje të kishës së Zojës së Shkodrës, nën udhëheqjen e kryetrimit e patriotit të madh Smajl Martinit Ivezaj të Grudës.

Pavarësia e Shqipërisë dhe trojeve shqiptare; Koja e Kuqit duke ngritur permendoren për Engjellin e Mirësisë shën Nënë Terezën ka lartësuar edhe më shumë emrin e vet; Engjëlli mirësisë shën Nënë Tereza lartëson emrin e popullit shqiptar; Banorët, Kisha dhe historia e Shkrelit ndër shekuj; Gjurashajt, Trieshi dhe bijtë e tij krenarë; Krishtërimi dhe Arqipeshkvia e Tivarit ndër shekuj; Heroit kombëtar i pavdekshëm i të gjithë kohërave Gjergj Gjon Kastrioti (1405-1468); Historia e Bajraktari i Kelmendit Mark Toma Pllumaj; Kisha e Madhe ose Kathedralja e shën Shtjefnit në Shkodër; Prekë Uli Gjokaj një jetë në shërbim të Atdheut; Trimi dhe patrioti i kombit shqiptar baca Luli Ivezaj; Arqipeshkvi i New York-ut, John Cardinal O’Connor: “Kjo kishë është një xhevahir, vërtetë një vepër madhështore”; Shënime historike e disa kapidanëve të Mirditës etj.

Këto shënime hulumtuese historike apo shkrime dhe studime të detajuara në këndvështrime të reja, janë tema shumë interesante, që trajtohen për herë të parë nga autori shqiptaro amerikanë Gjon Frani Ivezaj.

Në tërësi historitë e larmishme të tyre përfaqësojnë marrëdhëniet e përsonazheve ose figurave kryesore me historinë e përjetuar me humbje dhe fitore në Malësi dhe në trojet e tjera etnike shqiptare.

Libri i tij, i fut lexuesit e vemendshëm në vendlindje dhe diasporë në një varg të qasjesh kritike historike burimore, duke ilustruar traditat tona dhe demonstron se qëllimi përfundimtar i këtyre qasjeve janë për të përcaktuar se si materialet historike pasqyrojnë ose përcjellin historinë aktuale siç kuptohet sot.

Prurjet apo botimet e reja të njëpasnjëshme më të fundit në historiografinë tonë kombëtare, janë padyshim një ngjarje me shumë rëndësi.
Profesor Ivezaj, krahas teksteve, botimeve dokumentare, zë një vend të rendsishëm në prodhimin e tij shkencorë të historisë shqiptare e ballkanike të shekujve.

Ai është ndër përfaqsuesit më të shquar të shkencës sonë historike në publikun e gjerë, sikurse në rrethet shkencore, prof. Ivezaj njihet prej kohësh si një historian i paisur me një kulture të gjerë të përgjigjshme dhe si një studiues i palodhur, që ka venë gjithë pasionin, aftesitë dhe dijet e tij në shërbim të veprës së madhe të zbulimit e lartësimit të gjithë vlerave të historisë sonë kombëtare.

Në ketë botim të ri me shënime historike, janë përmbledhur artikuj rreth problemeve të historisë. Historiografia në trojet etnike, sot është e politizuar në shkallë të lartë.

Ai flet me respekt e mirenjohje për historinë e trojeve shqiptare, po ashtu për luftrat e popullit të Malësisë dhe malësorëve tanë trima për liri, pavarësi dhe zhvillim kombëtar.

Në secilin studim, ai ka sjellë një punim të ri, të paisur me argumente, antaliza dhe sinteza të reja.
Me stilin e rrjedhshem, që e karakterizon penden e tij të mrekullueshme, ai ka përforcuar kurdoherë intepretimet dhe konkluzionet e veta shkencore, të cilat, i ka përvetësuar edhe historiografia e sotme shqiptare.

“Historiani prof. Ivezaj, mbi bazën e të dhënave duke u mbeshtetur në fakte dhe dokumente burimere arkivore, i jep lexuesit një histori të pasur me punime origjinale e shkencore dhe është një apel shumë i rendsishëm për çdo historian për studiuesit dhe intelektualët, që merren me periudhën e gjerë shkencore historike.”, sikurse shkruan në parathënien e librit historiani i njohur dr. Anton N. Kani.

Dy fjalë për studiuesin

Gjon Frani Ivezaj (1953), ka lindur më në Këshevë të Grudës të Malësisë së Madhe.
Ai është i biri i Fran Zefit, një familje shumë e njohur në Malësi për bujari, trimëri, fisnikëri tipike shqiptare brez mbas brezi.
Prej kësaj dere kanë dalë shumë burra të njohur, trima të fjalës dhe besës, pushkës dhe bujarisë, mikpritjes dhe urtësisë.
Gjyshi i tij Zef Prel Marashi, ishte shpata e përgjakshme kundër armiqve.

Ai kishte marrë pjesë në ngritjen e flamurit kombëtar kuq e zi, në Istikamin e Deçiqit, si luftëtarë në kalanë e Rozafatit të Shkodrës në vitin 1907 në krah të Dedë Nikë Bajraktari të Grudës.

Ai për këto shërbime në nderim të atdheut, është vlerësuar dhe nderuar me medalje të arta, të cilat ruhen nga trashigimtarët e familjes. Pra, nipat dhe stërnipat e Smajl Martinit të Grudës, Tringës së Smajlit e të tjerë më radhë janë ndera dhe krenaria shembullore e Malësisë dhe derës Ivezaj.

Autori, qysh në fëmijëri ka pas një pasion të zjarrtë për historinë e vendit dhe më gjërë, duke mbaruar njeri mbas tjetrit shkollën fillore (Arzë), të mesme dhe të lartë.

Gjoni e fillon shkollën e mesme në Ulqin dhe e mbaroi me sukses në Klinë të Kosovës.
Studimet e para universitare i bëri në Fakultetin Filozofik në Prishtinë dhe më pas vijon në Shkup, ku dhe diplomohet në vitin 1979-1980.
Në moshë të re fillon të merret me shkrime dhe hulumtime historike. Historia, është pasioni i tij i përhershëm.

Me kureshtje prej studiuesi të palodhur, ai ka hulumtuar në arkivat e shteteve të Europës dhe sidomos në: Athinë, Romë, Vjenë, Raguzë, Dubrovnik, duke qenë i interesuar shumë për njohjen më të thellë të periudhës së Ilirisë dhe para saj.

Ivezaj, ka shkruar shumë artikuj në disa organe të shtypit, që janë botuar në trojet etnike shqiptare dhe Amerikë.
Tematika e tij e preferuar ka qenë dhe mbetet historia dhe traditat e shquara të malësorëve dhe Malësisë gjatë shekujve.