Studimi në Kinë: Virusi, mund të qëndrojë në ajër për 30 minuta. Distanca e sigurisë 4.5 metra

0
975
Corona - virus

GazetaDita.al10 mars 2020

Koronavirusi mund të qëndrojë në ajër për të paktën tridhjetë minuta dhe të mbulojë një distancë prej rreth 4.5 metrash brenda, siç është për shembull një autobus i vogël, pra shumë më tepër sesa siguria e një ose dy metrave të rekomanduara nga autoritetet shëndetësore në pjesë të ndryshme të botës.

Një studim nga epidemiologët kinezë, botuar nga revista shkencore Practical Medicine dhe e cituar nga South China Morning Post, thotë se koronavirusi mund të mbetet në sipërfaqe për ditë, duke rritur rrezikun e kontaktimit të tij për ata që i prekin, përcjell italiania “La Repubblica”.

Duhet thënë se të dhënat që dalin nga kjo analizë kanë nevojë për studime të mëtejshme për t’u verifikuar, sepse asgjë nuk është e ‘prerë’. Studiuesit kinezë raportojnë se qëndrueshmëria në sipërfaqe i nënshtrohet faktorëve të ndryshueshëm, siç është lloji i sipërfaqes dhe temperatura: në 37 gradë celsius, virusi mund të rezistojë deri në dy ose tre ditë, në qelq, metal, plastikë, letër dhe pëlhura shpjegojnë pas hetimit të një grupi infeksionesh, epidemiologët nga Provinca Hunan.

Pastaj, sipas studimit, koronavirusi mund të mbijetojë më shumë se pesë ditë në jashtëqitje ose lëngjet e trupit.

Dhomat e mbyllura dhe të vogla janë në rrezik të infektimit. “Mund të konfirmohet se në një ambient të mbyllur me ajër të kondicionuar, distanca e transmetimit të koronavirusit të ri do të tejkalojë distancën e njohur zakonisht si të sigurt”, shkruajnë studiuesit të udhëhequr nga epidemiologu Hu Shixiong, në hulumtimin e botuar në revistën shkencore, duke marrë si shembull, atë të një autobusi.

Studimi ekzaminoi një grup rastesh që datojnë nga 22 janari, disa ditë para fillimit të vitit të ri hënor dhe kur epidemia nuk u njoh ende si një emergjencë kombëtare në Kinë. Një pasagjer, i cili tashmë po përjetonte simptomat e sëmundjes, të identifikuar si “A”, hipi në një autobus me gjatësi të plotë prej 48 vendesh, i ulur në rreshtin e parafundit, pa maskë për të mbuluar fytyrën. Sipas pamjeve të kamerave CCTV (e detyrueshme në Kinë), burri nuk ndërveproi me pasagjerë të tjerë gjatë gjithë udhëtimit, i cili zgjati katër orë. Coronavirus, megjithatë, kishte kohë për të zbritur në shtatë pasagjerë të tjerë përpara se A të zbriste, sipas rezultateve të studiuesve, përfshirë disa që ishin gjashtë rreshta përpara “pacientit zero”, në një distancë të vlerësuar, në fakt, në rreth 4,5 metra.

Rreth gjysmë ore pas përfundimit të udhëtimit, një tjetër grup njerëzish hipën në autobus dhe njëri prej tyre që nuk e mbante maskën, u infektua, kjo mendohet për shkak të grimcave të thithura nga grupi i pasagjerëve të ulur më parë. Pacienti i marrë në konsideratë, megjithatë, hipi në një minibus tjetër, duke infektuar, brenda një ore, dy persona të tjerë, njëri prej të cilëve ishte në një distancë prej rreth 4.5 metra.

Më në fund, sipas studimit, askush nga personat që mbanin maskë për të mbuluar fytyrën ndërsa udhëtonin me pacientin zero nuk kontraktuan koronavirusin. Edhe pse ka akoma pyetje të hapura rreth studimit – siç është fakti që personi i ulur pranë A nuk e ka kontraktuar koronavirusin, pavarësisht se ka ekspozimin më të lartë – përfundimi i studiuesve është që të vësh maskën kur të përdorim mjetet publike, përfshirë metro dhe aeroplanët, dhe “minimizojmë kontaktin midis duarve dhe hapësirave publike, dhe shmangjen e prekjes së fytyrës”.

l.h/dita


BBC publikon listën me këshilla të rreme mjekësore
ndaj Covid-19: Mos bini pre e tyre!

9 mars 2020

Koronavirusi ka mbërthyer gjithë botën, ndërsa mbrëmë shënoi edhe dy rastet e para pozitive në vendin tonë. Ndërsa të shumta janë informacionet dhe manualet që qarkullojnë ka edhe shume këshilla të rreme, pre e të cilave kanë rënë miliona njerëz në Botë.

BBC ka publikuar një artikull të gjatë për të gjitha këshillat e rreme shëndetësore, pre e të cilave, nuk duhet të biem. Sipas BBC, këto janë këshilla të pavrovuara shkencërisht.

1. Hudhra
Shumë postime që rekomandojnë të hani hudhra për të parandaluar infeksionin po shpërndahen në Facebook. OBSH (Organizata Botërore e Shëndetit) thotë se ndërsa është “një ushqim i shëndetshëm që mund të ketë disa veti antimikrobike”, nuk ka asnjë provë që të hani hudhër mund t’i mbrojë njerëzit nga koronavirusi i ri. Në shumë raste, këto lloj mjetesh nuk janë të dëmshme në vetvete, për sa kohë që nuk ju pengojnë të ndiqni këshillat mjekësore të bazuara në prova. Por ata kanë potencialin të jenë.

2. Minerale të mrekullueshme
YouTuber Jordan Sather, i cili ka mijëra ndjekës në platforma të ndryshme, ka pretenduar se një “shtesë e mrekullueshme minerale”, e quajtur MMS, mund të “largojë” koronavirusin. Ai përmban dioksid klori – një agjent zbardhues.

FDA thotë se “nuk është në dijeni të ndonjë studimi që tregon se këto produkte janë të sigurta ose të efektshme për trajtimin e ndonjë sëmundjeje”. Ai paralajmëron se pirja e tyre mund të shkaktojë marrje mendsh, të vjella, diarre dhe simptoma të dehidrimit të rëndë.

3. Dezinfektuesi i bërë vete
Ka pasur shumë raportime për mungesat e xhelitit të duarve, pasi larja e duarve është një mënyrë kryesore për të parandaluar përhapjen e virusit. Ndërsa raportimet për mungesat shfaqeshin në Itali, filluan të dilnin nëpër media sociale edhe receta për xhel të bërë në shtëpi. Por këto receta, siç theksuan shkencëtarët, nuk ishin të përshtatshme për t’u përdorur në lëkurë.

Profesoresha Sally Bloomfield, në Shkollën e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër, thotë se nuk beson se mund të bëhet një produkt efektiv për higjienizimin e duarve në shtëpi – madje edhe vodka përmban vetëm 40% alkool. Për pastrimin e sipërfaqeve, Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) thonë se dezinfektuesit më të zakonshëm shtëpiak duhet të jenë efektive.

4. Argjend i lengshëm
Përdorimi i argjendit koloidal u promovua në emisionin televiziv amerikan Jim Bakker. Argjendi koloidal është grimca e vogël e metalit ne gjendje të lëngshme. Një i ftuar në shfaqje pretendoi se kjo mënyrë vret disa lloje të koronavirusit brenda 12 orësh (ndërsa pranoi se ende nuk ishte testuar në Covid-19). Ideja se mund të jetë një trajtim efektiv për koronavirusin është përhapur gjerësisht në Facebook, veçanërisht nga grupet “liri mjekësore” të cilat janë thellësisht të dyshimtë për këshillat mjekësore kryesore. Por ka një këshillë të qartë nga autoritetet shëndetësore të SHBA-së, që nuk ka prova se ky lloj argjendi është efektiv për çdo gjendje shëndetësore. Më e rëndësishmja, mund të shkaktojë efekte anësore serioze, përfshirë dëmtimin e veshkave.

5. Pirja e ujit çdo 15 minuta
Një postim, copy-paste nga llogari të shumta në Facebook, citon një “mjek japonez”, i cili rekomandon ujë të pijshëm çdo 15 minuta për të hequr çdo virus që mund të ketë hyrë në gojë. Një version në arabisht është ndarë më shumë se 250,000 herë. Profesori Bloomfield thotë se nuk ka asnjë provë që kjo do të ndihmojë. Viruset e ajrit hyjnë në trup përmes rrugëve të frymëmarrjes kur merrni frymë. Disa prej tyre mund të hyjnë në gojën tuaj, por edhe pirja e vazhdueshme e ujit nuk do t’ju pengojë të kapni virusin. Sidoqoftë, pirja e ujit dhe qëndrimi i hidratuar në përgjithësi është këshillë e mirë mjekësore.

6. Nxehtësia dhe shmangia e akullores
Ka shumë variante të këshillave që sugjerojnë që nxehtësia vret virusin, nga rekomandimi i pirjes së ujit të nxehtë deri tek banjot e nxehta ose përdorimi i tharëseve të flokëve. Një postim, i kopjuar dhe i ndare nga dhjetëra përdorues të mediave sociale në vende të ndryshme – dhe që i atribuohen gabimisht Unicef – pretendon se pirja e ujit të nxehtë dhe ekspozimi në diell do të vrasë virusin, kurse akullorja duhet të shmanget.

Charlotte Gornitzka, e cila punon për Unicef thotë: “Një mesazh i gabuar i kohëve të fundit në internet… duke pretenduar të jetë një komunikim i Unicef duket se tregon se shmangia e akullores dhe ushqimeve të tjera të ftohta mund të ndihmojë në parandalimin e shfaqjes së sëmundjes. Kjo është natyrisht e pavërtetë”.

Ne e dimë se virusi i gripit nuk mbijeton mirë jashtë trupit gjatë verës, por ne ende nuk e dimë se si nxehtësia ndikon në koronavirusin e ri. Kur virusi është në trupin tuaj, nuk ka asnjë mënyrë për ta vrarë atë. Trupi juaj thjesht duhet ta luftojë atë. Larja e çarçafëve ose peshqirëve në 60 gradë është një ide e mirë, pasi kjo mund të shkatërrojë çdo virus në pëlhurë. Por nuk është një mundësi e mirë për ta perdorur nxehtësinë në lëkuren tuaj. Dhe të bëni një banjë të nxehtë ose të pini lëngje të nxehta nuk do të ndryshojë temperaturën tuaj aktuale të trupit, e cila mbetet e qëndrueshme nëse nuk jeni tashmë i sëmurë.

l.h/dita


Çfarë është virusi, si kalon nga një person tek tjetri
dhe si mund të neutralizohet?

9 mars 2020

Nisur nga situata e krijuar edhe në vendin tonë, po ndajmë me ju disa informacione të qarta, të thjeshta dhe të kuptueshme nga të gjithë që përshkruajnë saktësisht çfarë është virusi, si kalon nga një person tek tjetri dhe si mund të neutralizohet në jetën e përditshme. Ky informacion është përgatitur dhe shpërndarë nga spitali “Gemelli” në Romë.

Infektimi nga corona virus nuk shkakton ftohje me rrjedhje hundësh apo kolle me sekrecione, por kolle të thatë: kjo është gjëja e parë që duhet të dini.

Virusi nuk i reziston nxehtësisë dhe asgjësohet po të ekspozohet në temperaturat 26-27 gradë; kështu që konsumoni shpesh gjatë ditës lëngje të ngrohta si çaj, supë apo thjesht ujë të ngrohte; lëngjet e ngrohta e neutralizojnë virusin. Evitoni ujin me akull.

Kush ka mundësi të rrijë sa më gjatë në diell.

1. Corona virus është i madh (diametri 400-500 nanometer) kështuqë çdo lloj maske mund ta ndalojë. Nuk ka nevojë për maska të veçanta.

Ndryshon situata ne rastin e mjekëve dhe infermierëve të cilët ekspozohen para ngarkesave të forta të virusit dhe duhet të përdorin mjete speciale.

Nëse një person i infektuar teshtin para jush, duhet të jeni 3 metra larg që virusi të bjerë në tokë e mos t’ju ngjitet.

2. Kur virusi ndodhet në sipërfaqe metalike jeton aty rreth 12 orë. Kështu që kur prekni sipërfaqe metalike si doreza dyersh, elektroshtëpiake, mbajtëset në autobus etj, lajini mirë duart dhe dezinfektojini me kujdes.

3. Virusi mund të jetojë dhe i strehuar në rrobat tuaja për 6-12 ore; detersivët e thjeshtë larës e vrasin virusin. Për rrobat qe nuk lahen çdo ditë, mundësisht ekspozojini ne diell dhe virusi zhduket.

Si shfaqet corona virusi?

1. Virusi, pikë se së pari, pozicionohet në grykë duke shkaktuar inflamacion dhe ndjesinë e grykës së thatë; kjo simptomë zgjat 3-4 ditë.

2. Virusi lëviz nëpërmjet lagështisë së rrugëve të frymëmarrjes, zbret në trakè dhe futet në mushkri.

Ky kalim zgjat 5-6 ditë

3. Polmoniti shfaqet me temperaturë të lartë dhe vështirësi frymëmarrjeje. Nuk shfaqet me ftohjen e zakonshme.

Mund të keni ndjesinë sikur po mbyteni. Në këtë rast drejtohuni menjëherë tek mjeku.

Si mund ta evitoni virusin?

1. Transmetimi i virusit ndodh më së shumti me kontakt direkt, duke prekur rroba apo sende ku ai ndodhet; është thelbësore larja sa më shpesh e duarve.

2. Virusi mbijeton tek duart tuaja vetëm 10 minuta, por në ato 10 minuta mund të ndodhin shumë gjëra: po fërkuat sytë, hundët apo gojën, keni lejuar virusin të futet në grykën tuaj.

Kështu që, për të mirën tuaj dhe të tjerëve, lajini duart dhe dezinfektojini shumë shpesh!

3. Bëni gargare me solucione dezinfektuese për të eliminuar ose pakësuar sasinë e virusit në grykën tuaj; duke vepruar e eliminoni para se të zbresë në trake e tuaj e pastaj në mushkri.

4. Dezinfektoni tastierën dhe mouse-in e kompjuterit!