Studimi: Mutacion i ri i koronavirusit

0
386
Coronavirus - mutacion

Një mutacion i ri i Covid-19, që është vërejtur në SHBA, po rrit ndjeshëm aftësinë për të infektuar qelizat. Ky është përfundimi i studimit të fundit, të kryer nga disa ekspertë amerikanë.

Hulumtimi i ekspertëve në ‘Scripps Research’ shpjegon pse shpërthimet e hershme në disa pjesë të botës nuk përfunduan në kolaps të sistemeve shëndetësore, aq sa në New York dhe Itali, sipas ekspertëve në Scripps Research.

Mutacioni i ri, që njihet si D614G, rrit numrin e “gjembave” të koronavirusit duke e bërë atë më të qëndrueshëm dhe më të fortë. Gjembat janë ata që bëjnë të mundur infektimin e qelizave në trup.

Numri (i gjembave) ose dendësia e pikave funksionale në virus është 4 ose 5 herë më e madhe për shkak të këtij mutacioni”, – tha Hyeryun Choe, një nga autorët të studimit.

Studiuesit thonë se ende nuk dihet nëse ky mutacion i ri ndikon në ashpërsinë e simptomave të personave të infektuar apo rrit vdekshmërinë. Shkencëtarët që kryejnë eksperimente laboratorike thonë se duhet të bëhen më shumë hulumtime, të konsideruara në një standard të lartë për provat klinike, në mënyrë që të konfirmohen mënyrat e reja të përhapjes dhe infektimit.

Hulumtimet më të hershme kanë treguar se koronavirusi i ri, SARS-CoV-2, po ndryshon dhe po evoluon me kohën, ndërsa po përshtatet me trupin njerëzor. Mutacioni D614G në veçanti është vërejtur si një shqetësim urgjent, sepse duket se po shfaqet si mutacion mbizotërues. Kjo shpjegohet me faktin se shumica e mutacioneve janë neutralë dhe një mutacion dominues çon në një valë të re dhe të panjohur.

Studimi i “Scripps Research”, i cili u publikua për herë të parë të premten, aktualisht po rishikohet nga kolegë të tjetër dhe pritet të publikohet në BioRxiv.

Marrë nga Nacionale.Info