“Unë nuk e kam parë kurrë të ashtëquajterën komedi “Prefekti”. Besoj, se nuk është e nevojshme t’ju them pse…, por e mbaj mend shumë mirë zhgenjimin në fytyrën e babait tim, sa herë që ndërronte kanalet dhe ndonje kanal lokal po shfaqte komedinë. Pardje, me 28 Nëntor 2021, Teatri Kombëtar, vendosi të rishfaqte njerën prej “kryeveprave” të komunizmit, komedinë “Prefekti”. Kjo ka qenë gjithmonë nje temë shumë e ndjeshme për familjen dhe fisin tonë. Ne akoma luftojmë nëpër gjyqe për të drejtën e pronës. Ne jemi nga ata familje që u shpronësuan, për të mirën e interesit publik nga Bashkia e Tiranës, para pak vitesh për të ndërtuar një shesh rekreativ, të cilit minimalisht duhet t’i kishin vënë emrin “Qazim Mulleti”. – Besforta Mulleti, mbesa e Qazim Mulletit
“Vihet në Teatër, për faqen e zezë të Edi Ramës, me porosi të tij komedia Prefekti. Ajo komedi çdo emër, çdo personazh e ka njeri real dhe nëse lexoni një kryevepër të Fatbardha (Mulleti) Saraçit, që është një apoteozë e vërtetë e qëndresës së gruas shqiptare, e jashtëzakonshme. Unë lexoj dhe rilexoj tregimin e saj, për bashkëvuajtëset në kampet e Tepelenës dhe kampet e tjera. Aty do lexoni terrorin që ndjente Reshiti, djali i Qazim Mulletit, fëmijë, i cili çdo të shtunë dëgjonte në radio komedinë terroriste Prefekti dhe emrin e tij, sesi ai strukej, sesi ai i ri tmerrohej dhe tani Edi Rama urdhëron vënien në skenë të një komedie, që është terroriste në rrafshin psikologjik. Nuk e bën gjermani një gjë të tillë, nuk vendos një komedi të Hitlerit apo Geringut, por e bën Edi Rama.” – Prof. Dr. Sali Berisha, ish President dhe ish Kryeministër i Shqipërisë
“Tironsa me të gjitha: të folme, shtëpi të vjetra, zakone dhe tapi. Tapitë u kanë mbetur si relike, zakonet dhe e folmja si traditë, ndërsa shtëpitë e vjetra si rrënoja. Qysh prej 13 vjetësh në kërkim të rrënjëve materiale (shtëpive dhe pronave të vjetra) pinjollët e sotëm të familjes Mulleti po i ndërtojnë themelet e tyre të reja në Tiranë duke varrosur të vjetrat nën pallate shumëkatëshe. Shtëpitë e Qazim Mulletit, Ali Mulletit, Tanush Mulletit, janë në agoni. Ndërkohë që shtëpia ku pati jetuar më gjatë prefekti i Tiranës në vitin 1940 është varrosur para një viti, nën një pallat, që vazhdon të hedhë shtat aty në rrugën “Qemal Stafa”. Si shtëpitë e vjetra, edhe pinjollët e familjes Mulleti në Tiranë janë të paktë. Nga Sulejman Mulleti tek Qazim Mulleti dhe i biri Reshit Mulleti, që vazhdon të jetojë në Tiranë, prej familjes Mulleti, trashëgimtarët nuk kanë qenë të shumtë, por kanë mbërritur deri në ditët tona.” – Albert Vataj, gazetar
Klajd Kapinova
Intelektuali i shquar Qazim Mulleti ishte një politikan shqiptar, nacionalist dhe kryetar bashkie i Tiranës nga viti 1939 deri në vitin 1940 dhe prefekt i saj nga 1942-1944. Ai bënte pjesë në njësinë e vullnetarëve shqiptarë, në luftën kundër ushtrisë serbe gjatë vitëve 1919-1920.
Qytetari Qazim Mulleti lindi më 20 dhjetor të vitit 1893 në lagjen Sulejman Pasha (Mulleti), në Tiranë, asokohe si pjesë e Perandorisë Islame Otomane.
I riu studimet e para i kreu në Manastir, i vazhdoi në gjimnazin “Zosimea” të Janinës dhe më pas kreu studimet në Galatasaray Mekteb-i Sultanisi në Stamboll, me Medaljen e Artë.
Ai ishte një poliglot. Qazimi njihte shumë mirë 8 gjuhë të huaja, si: turqishten, arabishten, gjermanishten, frëngjishten, italishten, latinishten, greqishten dhe serbokroatisht.
Djaloshi Mulleti ishte i dhënë pas sporteve të kalërimit, patinazhit në akull dhe mbledhjes apo koleksionit të suvenireve, në shtëpinë e tij. Atdhtari Qazimi la një kat bosh në shtëpinë e tij, me qëllimin fisnik të krijimit të një minimuzeu me sende të ndryshme historike. Më 28 Nëntor të vitit 1912, sëbashku me shumë studentë të tjerë shqiptarë të asaj kohe, mori pjesë në ngritjen e flamurit shqiptar në Tiranë dhe Vlorë, si dhe në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, merita të cilat për shumë dekada i janë mohuar.
Dy vjet më vonë, në vitin 1914, ai ishte një nga katër adjutantët e Princ Wied. Ai ndoqi Wied-in në Vjenë, ku jetoi deri në vitin 1920. Atje, me mbështetjen dhe ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të gjeneralmajorit austriak Ignaz Trollmann, i cili mbulonte rajonin e Ballkanit, Mulleti ndoqi studime shtesë në fushën e diplomacisë ushtarake të luftës, sëbashku me armikun e ardhshëm Ahmet Zogu dhe të tjerë.
Ai u zgjodh si anëtar i delegacionit shqiptar me 36 veta, që u takua me arkidukën Franz Ferdinand të Austrisë, duke e përgëzuar për ngritjen e tij në pushtet.
Në vitin 1920, Mulleti mori pjesë në Kongresin e Lushnjës. Qeveria e dalë nga ai Kongres, fillimisht u pengua të hynte në Durrës, i cili fillimisht ishte destinacion për ushtrimin e përkohshëm të funksioneve të tij, pasi Kongresi kishte zgjedhur Tiranën si kryeqytet të ri.
Shumë patriotë shqiptarë asokohe hapën me dëshirë shtëpitë e tyre, duke i vënë në dispozicion të Qeverisë së re të porsakrijuar në Tiranë.
Shtëpia e Qazim Mulletit u bë Ministria e parë e Bujqësisë
Ai mbrojti në vazhdimësi idenë që Tirana (de jure, u bë në vitin 1925) të ishte kryeqyteti i Shqipërisë, duke qenë një alternativë më e mirë se qyteti antik i Durrësit. Në shtator të vitit 1920 emërohet komandant i një force vullnetare, kundër ushtrive shoviniste serbe.
Nga 25 prilli deri më 3 maj 1921, mori pjesë në Kongresin për Bashkimin Kombëtar në Vlorë, si përfaqësues i shoqërisë së Tiranës “Vllaznia-Zgjimi” sëbashku me Hafiz Ibrahim Dalliun dhe Musa Maçin si përfaqësues të Shoqërisë tjetër “Lidhja Kombëtare” dhe të shoqërisë së patriotit Avni Rustemit “Bashkimi”.
Intelektuali erudit dhe poliglot Qazim Mulleti, ka qenë prefekt në qarkun e Dibrës, gjatë qeverisjes së Sulejman Delvinës dhe imzot Fan S. Nolit.
Pas dështimit të Revolucionit të Qershorit, ai u largua nga Shqipëria, ku fillimisht u zhvendos në Zara (Kroaci), Mbretëria e Jugosllavisë dhe më vonë në Vjenë (Austri), ku qëndroi si emigrant politik deri në vitin 1931. Asokohe, Mulleti ishte shumë aktiv si anëtar i “Bashkimit Kombëtar”, i cili ishte një bashkim i kundërshtarëve të Mbretit Zog I në mergim, që u krijua në Vjenë (1925), me iniciativën atdhetare të Ali Këlcyrës, Xhemal Bushatit, Sejfi Vllamasit etj.
Gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore (WWII), ai do të kishte një tjetër kohë të qëndrimit në mergim. Qazim Mulleti në zyrën e tij në Tiranë, do të kthehej (në Shqipëri) vetëm pas mërgimit të Mbretit Zogu I dhe pushtimit italian të vendit më 7 prill të vitit 1939.
Ai u zgjodh kryetar i Bashkisë së kryeqytetit Tiranë (1939–1940). Disa objekte arkitekturore të njohura në Tiranë asokohe, u inicuan ose iu dhanë jetë gjatë kohës që ai ishte në detyrë. Të tillë janë p.sh. janë: Hotel “Dajti”, godina e sotme e Muzeut Kombëtar Arkeologjik, godina e Akademisë së Arteve, godina e Këshillit të Ministrave etj.
Në vitin 1941 u nominua Emisar Special për Çlirimin e Trojeve Shqiptare të Kosovës dhe të Dibrës, kurse në vitin 1942 u bë ushtrues detyre së re si prefekt i Tiranës.
Pozicionimi i tij politik gjatë kësaj kohe do të ishte i përzier. Mulleti, do të kontribuonte në ndihmën e familjeve hebreje, duke u ofruar atyre dokumentacion shqiptar, duke shfrytëzuar autoritetin e parashikuar nga një marrëveshje midis Regjencës Shqiptare dhe Hermann Neubacher. Si shqiptar i mirë, ai do të ndihmonte edhe komunistët e qarkut të Tiranës, që të iknin nga persekutimi, duke u shpëtuar jetën atyre, për të cilën komunistët asnjiherë nuk i ishin mirënjohës.
Diktatori komunist Enver Hoxha dhe regjimi i kuq fashisto-komunist, që pasoi deri në vitin 1990, do t’i drejtoheshin me përbuzje Qazim Mulletit me epitete denigruese të pamerituara, si: “tradhtar”, “agjent”, “kriminel” “prefekt gjakatar” etj.
Familja e tij ishte gjithnjë si pjesë e pandarë e jetës së vështirë, që filloj në periudhën e zezë të komunizmit me kalvare të njëpasnjeshme. Gjatë kohës që ishte në Vjenë, pikërisht në vitin 1929, u martua me Hajrie Kusin. Djali i tij Reshiti ishte fëmija i vetëm, që doli nga martesa e tyre. Pjesa tjetër e familjes u zhvendos në Shqipëri dhe do të ribashkohet në vitin 1939.
Atdhetari Qazim Mulleti me dhimbje në shpirt, do të largohej nga Shqipëria, përpara se lukunia e partizanëve komunistë të merrnin pushtetin me mashtrime dhe gjak, duke lënë pas gruan dhe djalin e tij, për ta marrë një herë tjetër. Ai e kishte gjysmën e zemrës së tij familjare në Shqipëri.
Gruaja dhe djali i tij Reshiti, vuajtën për 45 vjet në kampet e përqendrimit të punës së rëndë në Tepelenë, Savër, Gradisht, Porto Palermo etj. Hajria vdiq heret, në vitin 1980, ndërsa ishte në kampin e përqendrimit dhe shfarosjes në Savër (Lushnjë), mbasi fatkeqsisht vuante prej vitesh nga Alzheimer.
Qazim Mulleti mbylli sytë më 28 gusht të vitit 1956, në Vicolo delle Grotte, Rocca di Papa, afër Romës, Italy.
Komedia bolshevike pervese Prefekti
Njeriu elitar shqiptar Qazim Mulleti, do të paraqitej në komedi banale gjatë epokës komuniste, bazuar në një skenar i vitit 1948 shkruar me gënjeshtra të rënda dhe të turpshme nga komunisti i thekur propagandistik i diktaturës Besim Levonja (1922–1968). Personazhin e tij do ta sillte për publikun fillimisht aktorët servilë komunistë Mihal Popi, e më pas Robert Ndrenika e të tjerë. Konkretisht performanca e Mihal Popit, do të mbahej mend si më e turshmja shfaqje e cila do të vazhdonte si shpërlarje për inerci edhe për 25 vjet të tjera.
Versioni më banal do të ishte Prefekti i vitit 1974, me regji të Pirro Manit dhe përshtatur për ekranin televiziv nga Vera Grabocka në vitin 1976. Aktori servil i socialrealizmit Robert Ndrenika do të merrte me dëshirë rolin perves, i cili do të mbetej në histori si simbol i turpit të komedisë bolshevike të trushpërlarjes sistematike shqiptare.
Personaliteti i intelektualit të shquar Qazim Mulletit një poliglot, që kishte mbaruar studimet e larta me Medalje të Artë, do të përshkruhej turpërisht me nuanca të thella të “turqizimit”, “orientalizmit” dhe “injorancës”, si dhe një person thellësisht i “korruptuar”, “hakmarrës”, “fodull” dhe “mosmirënjohës” përkrah të tjerëve.
Për më tepër, që nga shfaqja e parë në vitin 1949, një nga të parat e Teatrit të turpit trushpërlarës komuniste proletare shqiptare, do të përdoreshin emrat dhe mbiemrat e vërtetë dhe të familjarëve të tij, për ta fyer pa mëshirë psikologjikisht dhe moralisht edhe më shumë familjen elitare të intelektualit të shquar poliglot Qazim Mulletin.
Për shumë dekada me radhë, gjatë periudhës së zezë të komunizmit dhe në poskomunizëm, historikisht dihet se figura e Qazim Mulletit është përbaltur dhe luftuar politikisht nga historiografia mashtruese komuniste. Ai duhet të ristudiohet bazuar në dokumentacionin arkivor për te.
“Arti” me doza të larta pervese i realizmit komunist sa më parë duhet ti nënshtrohet një fshirjeje rrënjësore nga kultura shqiptare si njollë e zezë turpi e përdorur sitematikisht kundër elitës intelektuale dhe patriotike shqiptare. Sot duhet të vendosen filtra të mëdha, për të ndalur menjëherë me ligj nga Parlamenti i Shqipërisë librat, filmat, dramet, komeditë, pikturat, emrat “artist i popullit”, “artist i merituar” propogandimin e historinë e hienave të komunizmit dhe neo-komunizmit.
Për këtë qëllim, shembulli më i mirë si model klasik, dhe që njihet tashmë në të gjithë botën është Gjermania (WWII), që për të pastruar shoqërinë e saj nga periudha e errët e nazizmit, ka hartuar ligje të de-nazistizimit përmanent, duke mundsuar krijimin e programeve të posaçme edukimi anti-nazizmi deri në ditët tona. Sot, fatmirësisht mund të thuhet, se shteti më demokrat përparimtar në Europë, Gjermania e bashkuar, me shumë sukses ia ka arritur qëllimit të bëj de-nazistizimin e vendit të saj.
Qazim Mulleti, Prefekti i vërtetë i Tiranës u denigrua nga diktatura dhe keqkuptohet edhe sot
Gazetari dhe studiuesi i talentuar dhe me përvojë Albert Vataj, mbetet unikal me një shkrim-studim shumë interesant vlerësues, mbi familjes e nacionalistit të familjes së nacionalistit dhe intelektualit të shquar Qazim Mulletit, bazuar në fakte të shumta dhe histori reale.
Gazetari shkodran Vataj, në shkrimin e tij sinjifikativ, natyrshëm bën një retrospektivë dhe më pas me përshkrime tërheqëse futet në thellësi të biografisë apo pemës gjenealogjike të familjes së intelektualit brilant Qazim Mulleti. “Tironsa me të gjitha: të folme, shtëpi të vjetra, zakone dhe tapi. Tapitë u kanë mbetur si relike, zakonet dhe e folmja si traditë, ndërsa shtëpitë e vjetra si rrënoja. Qysh prej 13 vjetësh në kërkim të rrënjëve materiale (shtëpive dhe pronave të vjetra) pinjollët e sotëm të familjes Mulleti po i ndërtojnë themelet e tyre të reja në Tiranë duke varrosur të vjetrat nën pallate shumëkatëshe.”
Shtëpitë e Qazim Mulletit, Ali Mulletit, Tanush Mulletit, janë në agoni. Ndërkohë që shtëpia ku pati jetuar më gjatë prefekti i Tiranës në vitin 1940 është varrosur para një viti, nën një pallat, që vazhdon të hedhë shtat aty në rrugën “Qemal Stafa”. Si shtëpitë e vjetra, edhe pinjollët e familjes Mulleti në Tiranë janë të paktë.
Nga Sulejman Mulleti tek Qazim Mulleti dhe i biri Reshit Mulleti, që vazhdon të jetojë në Tiranë, prej familjes Mulleti, trashëgimtarët nuk kanë qenë të shumtë, por kanë mbërritur deri në ditët tona.
Ndryshe nga Tafajt që kanë aktualisht në Tiranë 900 pinjollë, Mulletët kanë shumë më pak dhe vetëm tetë trashëgimtarë meshkuj.
I gjen pothuajse të gjithë në Tiranën e vjetër, në rrugën “Qemal Stafa”. Ajo është mëhalla e tyre, askush nuk e vë në dyshim. Por ndoshta edhe për pak kohë.
Derisa gjeneratat e reja të mos gjejnë më aty asnjë gjurmë të tyre veç ndonjë pllakate, që e varur në një pallat të ri nuk thotë më asgjë sado impresionuese të jetë përmbajtja e saj. Kur të jenë shembur edhe rrënojat e fundit të shtëpive 300-vjeçare të trashëgimtarëve Mulleti.
Kur lagjia nuk do të ketë më një personazh të gjallë si Reshit Mulleti (djali i Qazim Mulletit), që vjen vërdallë si dinosaur i lodhur në mëhallën e Mulletëve dhe nuk e qasin as në shtëpinë ku ka lindur i ati.
Kur nostalgjikët do ta kenë vështirë të gjejnë në gjithë Tiranën një shtëpi të vjetër muze si ajo e Ali Mulletit, plot kontradikta: që ka mbajtur brenda Qazim Mulletin, por edhe Enver Hoxhën, që ka qenë konsullatë austriake por edhe Ministria e parë e Bujqësisë shqiptare, si edhe shtëpi e dhjetëra Mulletëve.
Ivzi Mulleti, 67-vjeçar, djali i Ali Mulletit, i cili nga ana tjetër ka qenë djalë xhaxhai me Qazim Mulletin, tregon historinë e kësaj shtëpie muze, e cila tanimë i ka ditët e numëruara, pasi çelësat e saj i janë dorëzuar tashmë ndërtuesve. (Albert Vataj)
Kush është Reshit Qazim Mulleti
Reshit Qazim Mulleti, djali i i vetëm i Qazim Mulletit, kur pa sesi ia nxinte vazhdimisht historinë e babait të tij, ai mbeti shumë i shokuar psikologjikisht, mbasi ky ishte edhe qëllimi i regjimit komunist të diktatorit Enver Hoxha dhe dy bashkëautorëve të libretit të komedisë përvese Prefekti.
Po japim shkurt disa momente të kujtimeve e shkruar nga vetë Reshit Qazim Mulleti djali i perfektit Qazim Mulletit:
“Kur u shfaq për herë të parë komedia “Prefekti” unë dhe nëna ime ishim në shtëpi. Po e dëgjonim në radio.
Nëna ime u revoltua. Të nesërmen e premierës, kur dola nga shtëpia për të shkuar në shkollën “Qemal Stafa”, ku vazhdoja gjimnazin të gjithë më shikonin të habitur e kuriozë.
Kur vajta në shkollë të gjithë më rrethuan të habitur, sikur isha ndonjë personazh filmi.”
*Për shkak të mbiemrit dhe atësisë Reshit Mulleti u detyrua të ndërronte shumë shkolla sepse nxënësit e rrihnin, kryenin dhunë.
Sapo ishte transferuar tek shkolla e re kur u shfaq komedia “Prefekti”. Ja si e tregon ai një episod.
“Kur thirri emrin tim Reshit Qazim Mulleti, ajo shtangu dhe pyeti: Emër i vërtetë është ky? Nxënësit e klasës iu përgjigjën në kor: Po, po, ky është Shiti i komedisë “Prefekti”.
Mësuesja shtangu, u habit, iu duk çudi, më afroi pranë vetes, më foli me shumë dashuri, më qëndroi pranë dhe iu duk shumë padrejtësi se si mund të përdoreshin emra realë në një komedi?!
Të nesërmen erdhi kamioni e na mori, na dërguan në internim, në kampin e Tepelenës. Aty na mbajtën 5 vjet deri në mbylljen e tij…
Në atë kamp kam kaluar tmerre të vërteta, kushte të këqija dhe trajtim çnjerëzor. Në atë kamp kam varrosur me duart e mia më shumë se 300 vetë, ku 200 prej tyre kanë qenë fëmijë. Mbas 2-3 vitesh me urdhër të komandës i kemi zhvarrosur, dhe rivarrosur në një vend tjetër…
Nënën e kanë torturuar shumë, ndërsa mua më fusnin në fuçi me ujë të ftohtë, shpesh më futnin dhe kokën në ujë.
Mbasi na grabitën çdo gjë, na dërguan përsëri në Tepelenë, më pas në Fier e Lushnje në kampet e internimit në Savër, Gradisht, Grabian. Çdo kamp të ri e kam inaguruar. Ishim të parët që dërgoheshim në kampin e ri të internimit.”
*Kujtojmë se Qazim Mulleti i kishte shpëtuar jetën nga fashistët shkrimtarit të komedisë, i cili do ta shpërblente me atë farsë. Po mos ishte shkruar ajo komedi Reshit Mulleti dhe Hajrie Kusi Mulleti s’do të kishin vuajtur kurrë aq shumë sa vuajtën. Ja një episod tjetër përshkruar nga vetë Reshiti.
“Morëm leje dhe dolëm në qytetin e Lushnjes. Në një moment më thotë nëna: “Shiti dikush po na thërret!” Më erdhi shumë keq, por u detyrova dhe i thashë: non nuk o tu na thirr kush, por nga artopalanti jepet komedia e po na qeshin, po na tallin, po na venë në lojë, po argëtohen…”
Ajo mu përgjigj: “Na marrshin të keqen!”, dhe unë i thoja vetes: na i morën të gjitha, na çvatën, por na dëmtuan dhe imazhin tonë të mirë, tani ishim vetëm personazhe groteske, butaforike. U larguam nga qyteti, dorëpërdore nënë e bir ecnim në drejtim të kampit të internimit…”
*Reshiti vuajti nga fëmiria e deri në plakje. Hyri fëmi në internim e doli plak. Nga idhnia nuk arriti kurrë të krijoi familje. Ja si e përshkruan dhimbjen e tij.
“A ka më fatkeq se unë? Gjithë jetën u talla, u përqesha, me emrin tim u abuzua. Cili djalë do të sillej ashtu me një baba aq të mirë, të mrekullueshëm si i imi, që ishte i kulturuar, që kishte dhënë ndihmesën për Shqipërinë, që kishte studiuar e mbaruar universitetet dhe e kaloi jetën në mërgim, larg atdheut.
E provoi jetën e emigrantit për herë të parë pas ikjes së princ Vidit, pastaj pas dështimit të qeverisjes së Fan Nolit.
Erdhi në Shqipëri në mesin e vitit 1939 dhe mua më gjeti 8 vjeç. U largua për herë të tretë nga Shqiperia në gusht 1944. Ishte hera e fundit. Nuk do të kthehej më as në mesin e familjes, as në atdhe. Nuk e pashë më kurrë…”
Referencë: Shkëputur nga emisioni Dosja K të gazetares Admirina Peçi. Episodi me titull “Historia e vërtetë e Qazim Mulletit” publikuar më 23 prill 2019 në kanalin YouTube.
PAÇI FAQEN E ZEZE, peng-‘artista’!!! – Besforta Mulleti!
Teksti më poshtë, është reagimi i Besforta Mulleti: “Unë isha 8 vjeç kur familja ime u rikthye në Tiranë.
Deri atëherë ne kishim jetuar në Shkodër, ku familja e babait ishte vendosur, pas vdekjes së gjyshit dhe përfundimit të internimit në Kavajë, meqenëse nuk iu lejohej të ktheheshin në Tiranë, pasi ishin debuar.
Unë isha një tironse, që flisja me dialekt shkodran e sa herë permendja mbiemrin, degjoja fraza nga shoket e klasës “Mulleti? Si Qazim Mulleti?” të cilët vazhdonin me pas me batuta nga komedia.
Unë nuk e kam parë kurrë të ashtëquajterën komedi Prefekti. Besoj, se nuk është e nevojshme t’ju them pse…, por e mbaj mend shumë mirë zhgenjimin në fytyrën e babait tim, sa herë që ndërronte kanalet dhe ndonjë kanal lokal po shfaqte komedinë.
Pardje, me 28 Nëntor 2021, Teatri Kombëtar, vendosi të rishfaqte njerën prej “kryeveprave” të komunizmit, komedinë me gënjeshtra Prefekti.
Kjo ka qenë gjithmonë nje temë shumë e ndjeshme, për familjen dhe fisin tonë.
Ne, akoma luftojmë nëpër gjyqe, për të drejtën e pronës të grabitur nga komunistët.
Ne, jemi nga ata familje që u shpronësuan, për të mirën e interesit publik nga Bashkia e Tiranës, para pak vitesh për të ndërtuar një shesh rekreativ, të cilit minimalisht duhet t’i kishin vënë emrin “Qazim Mulleti”.
Të gjitha këto durohen, por të vazhdohet të përtallet mbiemri jonë, në vitin 2021 është e tepërt.
Në një vend, ku akoma debatohet për shkrimin e saktë të historisë, sidomos të asaj pas vitit 1944, të vendosesh të rishfaqesh ditën e Pavarësisë, një “vepër”, që tall e denigron pa të drejtë një figurë, që e nderon ajo pjesë e Shqipërisë, që e njeh shumë mirë historinë dhe patriotët e vërtetë, është e turpshme dhe aspak njerëzore.
Artistët kudo në botë krahas artit, e ndjejnë për detyrë edhe të lobojnë, për kauza të rëndsishme e të edukojnë popullin.
Në një vend si Shqipëria, ku strukturat përgjegjëse nuk funksionojnë, ky detyrim bëhet më i madh, për artistët shqiptarë.
Është detyrë e tyre dhe e shoqërisë civile të promovojnë vlera e figura, që kanë kontribuar pozitivisht për këtë vend.
Nëse nuk mund t’a bëjnë këtë, atëherë të paktën të heshtin e të mos veni gishtin në plagë.
Doni të beni art? Filloni shkruani kryevepra të reja, vini në skenë vepra të intelektualeve të denuar, persekutuar, burgosur e pushkatuar nga regjimi komunist, perndryshe mbeteni vetem ca artiste të rëndomtë, qe as teatrin tuaj nuk e mbrojtët dot“.
De-komunistizimi i Teatrit “Kombëtar” fillon me Mbylljen e domosdoshmë të çerdhes propagandiste komuniste
Në Plenumin e XV-të të Komitetit Qendror të PPSH-së, i cili iu kushtua artit, kulturës dhe letërsisë, ku pas raportit të Byrosë Politike të mbajtur nga Ramiz Alia, fjala e mbylljes u mbajt nga Enver Hoxha, ku mes të tjerash, pasi ngriti një sërë problemesh që ishin vënë re në zhvillimin e letërsisë, arteve dhe kulturës, duke dhënë shembuj konkret, ai vlerësoi punën dhe veprat e disa shkrimtarëve dhe artistëve të preferuar të tij si: Ismail Kadare, Dhimitër Shuteriqit, Shevqet Musarajt, Llazar Siliqit, Jakov Xoxës, Sterjo Spasses, Kolë Jakovës, Nonda Bulkës, etj., diktatori komunist Enver Hoxha (shkurt Dulla), në mbylljen e Plenumit, më 26 tetor të vitit 1965, shkruan se:
“Ne ju themi: Shkruani për teatrot, baletet, koret, estradat, gjëra të bukura dhe jo një herë në hënë, po shumë dhe mirë, në mënyrë që të plotësojmë boshllëqet që na shkaktojnë filmat. Shkruani më shumë skenare, që të fillojmë të bëjmë më shumë filma vetë. Ka ardhur koha, që të bëjmë një hop të ri edhe në këtë drejtim, duke zgjeruar dhe bazën materialo-teknike për përgatitjen e filmave tanë. Se ç’kërkon Partia nga teatrot, baleti, estradat, koret, është thënë dhe thuhet vazhdimisht.
Pra, përpara këtyre nevojave si duhet të qëndrojnë, të prodhojnë e të krijojnë autorët, regjisorët, aktorët, këngëtarët? Institucionet dhe veprat që shfaqin ato, duhet të jenë të popullit dhe për popullin, të shprehin luftën e popullit për ndërtimin e socializmit, të shprehin ndjenjat dhe aspiratat e tij më të mira e më të pastra, të ndjekin përpjekjet e popullit hap pas hapi, ta frymëzojnë atë drejt, t’i hapin perspektiva të reja, të jenë në pararojë…
Jeta dhe lufta revolucionare plot vrull dhe entuziazëm e popullit dhe e Partisë, janë autorët e regjisorët më të talentuar që mund të bëhen. Unë për artistët dhe autorët, sado të talentuar që të jenë, nuk do të përdor kurrë termin borgjez se ata janë “yje”, jo…
…Teatrot, baletet, estradat, operat nuk mund të jenë në shërbim të atyre që e kanë kokën të sëmurë, po të atyre që e kanë kokën në vend dhe zemra e tyre rreh njësh me zemrën e popullit. Shumicën dërrmuese të repertorëve duhet ta përbëjnë subjektet popullore shqiptare, revolucionare, marksiste-leniniste.”
Rileximi i komedisë pervese Prefekti online
Rileximi i komedisë Prefekti e autorit Besim Levonja në skenën e Teatrit Kombëtar, u shoqërua me një lumë sharjesh dhe fyerjesh të drejta, për “aktorët” dhe “drejtuesit” propagandist Rileximi i komedisë Prefekti komunistë të teatrit që vijon për inerci të diktaturës të zbatoi porositë pervese të atit të tyre shpirtëror kriminelit Dullë të Gjonokatrës.
Me të drejtë publiku mbarëshqiptarë është ndjerë i fyer dhe poshteruar sot, sesi një tekst perves propagandistik i periudhës së errët diktatoriale komuniste i serviret sërish pa asnjë filter spektatorëve edhe në rrjetet sociale Live.
Personaliteti i shquar Qazim Mulleti dhe personazhet e tjerë në komedi janë persona reale, të vënë në lojë me qëllim të pastër denigrimi jetët e tyre. Atëherë pse u përzgjodh ky tekst për t’u lexuar? Pse duhet ende të persekutohet publikisht familja e Qazim Mulletit nga një institucion shtetëror i tejpolitizuar me propagandë anti-humane neo-komuniste, që paguhet nga taksat e shqiptarëve, midis të cilëve shumë taksa janë paguar nga shtresa e përbuzur dhe masakruar e ish të Përndjekur dhe të Persektuar Politik në Shqipni 1944-1990? A nxit racizmin shtresor të shoqërisë pos-komuniste dhe urretjen e pakufi me përcarje sërisht ky tekst perves i shkruar posacërisht me paramendim për diskriminim qëllimkeq bolshevik!?
Në profilin e Teatrit perves “Kombëtar” në Facebook, me të drejtë opinion pozitiv shqiptar dhe diaspora në Europë dhe SHBA, kanë vënë në shënjestër të komenteve të tyre negative “artistët” dhe “qeverinë” Rama 3, platformen e re të neo-komunistëve, që po vijojnë me fanatizëm udhën e para-ardhësve të tyre fashistë të kuq, ndërsa administrata komuniste e Teatrit “Kombëtar” ka heshtur për këtë pleh, që përhapi dhe kundërmon epokën e fekaleve të regjimit të egër ateisto-komunist.
Justifikimi idiot, se “aktorët” propagandist neo-komunistë të regjimit Rama-Veliaj, kanë bërë thjesht detyrën, është një fyerje tjetër më e madhe, që i bashkohet asaj që me paramendim ka bërë drejtoria komuniste e teatrit për teatër, duke përzgjedh fekalet, që kundërmojnë ende nga rrënojat pervese të mbetura të teatrit komunist të Dullës…
Nëpërkëmbja e familjes së persekutuar për dekada me radhë të Qazim Mulletit dhe fisit të tyre nga regjimi komunist vazhdoi për inerci dhe paramendim dashakeq nga Teatri i Turpit “Kombëtar” edhe në ditët tona, gjoja se po bëjmë art. Perse Teatri nuk shkruan një libret për preferencat homoseksuale, kurvat dhe pedofilinë e diktatorit manjak Enver Hoxha!?
Persekutimi i elitës së shquar të intelektualëve, që kishin studiuar në Universitetet Europiane, është bërë rutinë e përsëritur here mbas here në kohën e komunizmit dhe sot në epokën e dytë të errët të neo-komunizmit.
Teatri gërmadhë i turpit kombëtar, vazhdon të ndjekë me fanatizëm rrugën dhe devizën e diktaturës, duke nxitë urrjen dhe vënë në pikëpyetje, se kë përfaqësojnë ata që e vazhdojnë ende sot këtë persekutim? Shembja e kësaj foleje të propagandës komuniste të Dullës për shumë dekada, u bë fatmirësisht nga vetë bijtë e pinjollëve të neo-komunizmit, duke e kryer me apo pa dashje një akt shumë të mirëpritur.
Deri më sot, asnjë “actor” bolshevik i Teatrit apo i Kinematografisë së socialrealizmit komunist, kjoftë ky edhe Robert Ndrenika “Artist i Popullit”, nuk ka kërkuar ndjesë, për rolin e turpshëm të tij për Prefektin apo rolet e tij të shumta propagandisitke, në favor të diktaturës dhe diktatorit injorant Dullë.
Ata vazhdojnë të mbajnë me krenari në gjokset e tyre tituj e komunizmit, si: “Artist i Merituar” & “Artist i Popullit”, të cilat i tundin me krenari, sa herë që intervistohen nga mediat e majta globaliste neo-komuniste.
Mbyllja e përhershme e këtij paloteatrit propagandistik komunist perves të turpshëm, do të ishte një shërbim i madh për popullin shqiptar, sepse Teatri “Kombëtar” asnjëherë tesh 30 vjet “demokraci” nuk ka përfaqësuar publikun taksapagues, duke e fyer atë shpesh me ndërgjegje të plotë.
Ben Tafaj, drejtues i Shoqatës “Tirana” e sheh rikthimin e Prefektit në skenat komuniste sot si pjesë të padrejtësisë, që vazhdon pa ndërprerje ndaj një pjese të qytetarëve të kryeqytetit.
Ai thotë: “Pas 30 vitesh, tani u kujtuan të hedhin baltë, të ngrenë këtë humor të zi ndaj një personaliteti tiranas. Qazim Mulleti nuk është ai që shohim në estradë. Ka qenë një njeri me disa gjuhë të huaja, kishte mbaruar Zosimenë, mbaruar kolegjin e lartë ushtarak në Gallatasaraj. Ka qenë komandant i forcave vullnetare që dolën kundër kundër agresorit serb në 1920. Ka qenë prefekt io Dibrës dhe Kavajës në kohën e Nolit. është një figurë shumë e gjerë, duhet të hapen dosjet. Si mund të kalohet me këtë komedi? Aq më tepër që arti dhe letërsia kur veprojnë mirë, patjetër bëhen shëmbuj frymëzimi për komunitete, por aty ku fusin pyka nxisin grindjen dhe përçarjen, duke i nxjerrë tironsit frikacakë apo bashkëpuntorë të regjimit të huaj”.