Stublla me shkollën e parë shqipe në Kosovë

0
1234

Me rastin e 420-vjetorit:

Nga: Isak AHMETI, Stubëll, 11 maj 2004 / TN

Shkolla shqipe e Stubllës ka një traditë pesëshekullore. Edhe atëherë kur persekutimi i arsimit shqip nga autoritetet osmane ishte i ngritur në sistem, në Stubëll, fshat i Malësisë së Karadakut, që shfaqet më 1555 dhe në një defter osmano-turk, më 1584 fillon tradita e arsimit shqip, i pari dhe i vetmi rast atëherë në Kosovë, kurë edhe kishte funksionuar SHKOLLA E PARË.

Kjo shkollë, siç shkruan edhe studiuesi i njohur Dhimitë S. Shuteriqi, ishte në formë kolegji, i rangut të një istituti të lartë ç`farë ishin zakonisht kolegjet fetare të asaj kohe në Evropë, e ku, perveq teologjisë, mësohej filosofia dhe studioheshin klasikët (shih: Dhimitër S. Shuteriqi, Marin Beçikemi dhe shkrime të tjera, Naim Frashëri, Tiranë 1987, fq. 92). Kjo Traditë e shkollës shqipe, e filluar pra që në vitin 1584 (shek. 16), do të vazhdojë të përforcohet dhe të pasurohet veçanërisht në periudhën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, Kurë në disa qendra të njohura të Kosovës si në Prizren, Pejë, Gjakovë, Zym, Janjevë dhe Stubëll, pranë Kishave Katolike, do të hapen dhe rihapen Shkolla shqipe duke u bërë vatra të njëmendëta jo vetëm të arsimit dhe tëedukimit, por edhe të lëvizjes sonë kombëtare.

Edhe në vitin 1846, në kohën e persekutimit masovik te stubllasve për ën Turqi, funksiononte shkolla shqipe në Stubëll. Kështu që rreth këtij persekutimi dhe shkollës shqipe të Stubllës ekzistojnë me qindra dokumente (afro 6.000 vetëm në Arkivat Shtetërorë të Austrisë, që tashmu konsiderohen të zbuluar dhe vetëm pjesërisht të studiuar). Ndonëse në kohën e këtij persekutimi dhe martirizimi (1846-1848), i bëri për shkaqe fetare dhe kombëtare, për Fe dhe Atdhe, ajo mbyllet, por sërisht hapet dhe funksionon më 1872, 1888, 1891, 1896, kohë kjo kurë, e frymëzuar edhe nga Lidhja e Prizrenit (1878), do të marrë hov levizja e jonë kombëtare për çlirim nga Turqia.

Ç`është e vërteta, shkolla shqipe e Stubllës, nga studiues dhe autorë të ndryshëm shqiptarë dhe të huaj, nuk përmendën vetëm më 1584. Ajo përmendet të data të shumta si 1880, 1888 (shih: Dr. Fra Andria Nikiç, Stanje na Kosovu od 1840-1890 godine, Zbornik KACIC Split 1980, fq.21-22). Ajo përmendet edhe më 1905, datë kjo shumë e rëndësishme, kur Imzot Pashk Trokshi themelloi famullinë e Stubllës dhe famullitarin e atëhershëm të Famullisë së Letnicës, don Mikel Tarabulluzin, e emroi famullitar në Stubëll, ndonëse veprimtarinë e tij të gjithëanshme Dom Mikeli do të ketë zhvilluar në Stubëll dhe në gjithë Malësinë e Karadakut që nga viti 1986 kurë qe emruar, nga Imzot Andre Logoraci, famulitarë i Letnicës.

Mirëpo ç`është e vërteta në fillim të shek. XX, po edhe ëm vonë kemi shkola shqipe edhe në Gjakovë, Pejë, Ferizaj e Zllakuqan, ndërsa si Shkollë e parë legale shqipe, dhe zyrtarisht e pranuar nga Austro-Hungaria dhe Imzot Pashk Trokshi, është ajo e stubllës e vitit 1905, me mësuaesin Dom Mikel Tarabulluzi (1868-1933), pishtar i arsimit shqip në Kosovë. Ndonëse kjo shkollë ishte pengesë për pushtuesit, ajo vazhdoi punën e vet, ndërsa Dom Mikeli, prift, mësues dhe rilindas i madh dhe i dalluar, vazhdoi të jetë i përndjekur. Megjithëatë, duhet thënë se edhe deri në vitin 1924 ai ishte i përndjekur dhe për këto shkaqe dhe të tjera kishte angazhuar të vëllanë, Jakë Tarabulluzin për profesion mësues, që ta zëvëndësonte në shkollë, edhe që ta strehonte në Stubëll, sepse, si patriot dhe rilindas që ishte, Jaku kishte marrë pjesë edhe në Vlorë në shpalljen e pavarsisë (1912).

Dihet se shkollën katërklasëshe të dom Mikelit do ta kenë ndjekur disa generata (shih: Isak Ahmeti, Shkolla e Parë Shqipe në Kosovë, Shkëndija nr. 1-2, Prishtinë 1976, fq. 17). Sipas hulumtimeve që janë bërë, të gjeneratës së parë të kësaj shkolle, që do të punojë deri më 1924 mbase edhe më vonë, ishin: Toni Simonit, Lushi Sebës, Toni Ndout Martinit, Lluki Zefit Markut, Lush Gjonit etj. Të gjeneratës së dytë ishin: Jak Sedaj, Tade Ballabani, Makr Lorenci, Pal Koliqi, Gjon Andreja me shkokë, kurse nxënës të mësuesit Jak Tarabulluzit ishin këta: Kolec Ramaj, Gjergj Ramaj, Zefi Tomës (Ukaj), Luzi Bozhës (Ukaj), Shini Ndout Ukaj, Agëja e Sebës Gjergjit, Zinë Demaj, Tovi Tomës Sedaj, etj.

Natyrisht më të dalluarit prej tyre do të kenë qenë Lorenc Koliqi dhe Zef Ramaj që më vonë do t’kryejnë studimet për filozofi dhe toelogji. Në këtë shkolël kanë mësuar edhe nxënës nga fshatrat e tjera të Malësisë së Karadakut. Kështu psh aty do të ketë mësuar edhe Gjergj Berisha nga Terzijajt. Kurse sipas burimeve të shumta del se Dom Mikeli udhëtonte nëpër fshatrat e Malësisë së Karadakut jo vetëm për t’i kryer punët pastorale, por edhe për t’i përhapur shëkndijat e arësimit shqip si dhe idetë e Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe për të kërkuar që t’i dërgonin nxënësit në shkollë.

Duke u bazuar në hulumtime dhe dokumente të zbuluarar del se nxënësit e shkollës së Dom Mikelit mësonin jo vetëm gjuhën shqipe, por edhe lëndët e tjera: matematikën, historinë, besimitn katolik dhe muzikën, gjithashtu në gjuhën shqipe. Kuptohet vetvetiu se lënda e gjuëhs shqipe ndahej në këndim (lexim) dhe bukurshrkim, kurse muzika ishte një prej lëndëve më të pëlqyera, sepse qe në fillim të punës së shkollës u organizza jo vetëm kori i shkollës dhe i kishës, por edhe shoqëria kulturore për recitim dhe shfaqje teatrale.

Është me rëndësi të veçantë të theksohet edhe fakti se Dom Mikeli üpërdorte në shkolëln e tij disa libra, që edhe sot ruhen Muzeun e Shkollës, te Kisha e Vjetër kushtuar Shën Gjergjit, që është shpallë monumnet i kutlurës shqiptare me aktvendimin nr. 02-258, të dt.13.06.1978 nga Enti Krahinor për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës i KSAK në Prishtinë, madje me urtinë e një strategu të provuar, ai ksihte organizuar, nëpërmjet motres së tij Agës, virgjëreshë në Shkup, dhe me ndihmën e Kate Cukalit, me prejardhje nga Shkodra, furnizimin me tekste shkollore nga Shqipëria. Kështu prandaj sipas Prof. Jak Mitës, në vitin 1923 një kontingjent librasha ksihte arritur nëpër Qafë-Thanë, Strugë, Dibër-Stubëll, kurse më vonë edhe nëpër Selanik, Manastir, Shkup-Stubëll. Dërsa furnizimi me libra rridhte nëpër këto kanale, duket se andej nga mbarimi i vitit 1924 një kontingjent librash i ra në dorë policisë së Jugosllavisë së Vjetër. Dhe për këtë “shkelje” të ligjit Dom Mikeli u arrestua dhe u burgos dhe 18 muaj u mbajt në burg.

Për më tepër, Shkollën Shqipe të Stubllës, si kundër edhe atë të Prizrenit, Gjakovës, Pejës dhe Janjevës, e përmend edhe historiani i njohur anglez Noel Malcolm (shih: Noel Malcolm, Kosovoa, Koha Prishtinë 1998, fq. 195). Në të vërtetë dokumentet dhe autorët (I), që flasin dhe shkruajnë për këto data dhe të tjera vetëm sa tregojnë dhe dëshmojnë për vazhdimësinë e kësaj shkolle, që nga viti 1584 e deri në ditët e sotme kur gfunsionon shkolla fillore “Dom Mikel Tarabulluzi”, e hapur si shkollë katër klasëshe, pas Luftës së Dytë Botërore, në fitin 1950, ndërsa në vitin 1969/1970, falë mirëkuptimit dhe përkrahjes të pakursyer të Esat Kamberit, atëherë drejtor i shkolëls fillore “Emin Duraku” në Gjylekar, hapet kalsa V-stë dhe VI-shtë e më vonë edhe klasa e VII dhe VIII.

Nderkaq me inzistimin dhe angazhimin e pakursyer të autorit të këtij shkrimi, Kuvendi i Komunës së Vitisë më 1982 bie vendimin për pavarësimin e shkollës Fillore të Stubllës dhe për drejtor të saj emnron Isak Ahmetin. Më pas këtë shkollë do ta udhëheqin (si drejtorë): Gjon Ballabani, Marjan Ukaj dhe Qeshk Sh. Ukaj, që përmes një angazhimi të pakursyer dhe kontributi të çmueshëm, ndonëse me sakrifica të mëdha veçanerisht të kuadrit arsimor-edukativ, edhe në kohën e okupimit klasik serb, do të mbajnë gjallë këtë shkollë-vatër e arsimit dhe edukimit të gjeneratave të reja të kësaj ane të Karadakut.

Krahas shkollës fillore “Dom Mikel Tarabulluzi”, në Stubëll, ndonëse në objektin e shkollës fillore, funksionon edhe ShM – Gjimnazi “Kuvendi i Lezhës”, punkti në Stubëll, që është themeluar, me 1991, me Aktvendim të Ministrisë së Arsimit të Republikës së Kosovës. Ndonëse për një dekadë në kushte të rënda okupimi, me sakrifica të mëdha të kuadrit arsimor-edukativ, pa ndonjë përkrahje të mjaftueshme morale dhe materiale, ShM – Gjimnazi “Kuvendi i Lëzhës” punkti në Stubëll, vazhdojë të funksionoj me mjaft sukses edhe pas luftës së fundit në Kosovë. Ç’është e vërteta, ShM- Gjimnazi “Kuvendi i Lezhës”, punkti në Stubëll në vitin 2001 do të përballët edhe me rrezikun e mbyllej nga autoritetet vendore, për çka Këshilli i fshatit Stubëll, në fillim, fare nuk ishte i përgjegjshëm e i interesuar për fatin e këtij punkti.

Mirëpo, falë angazhimit të pakurësyer dhe aktualizimit të kësaj çështjeje drejtpërdrejtë nga ana e Dom Lush Gjergjit, Isak Ahmetit, Llukë Perës, Sarë Gjergjit dhe Ndue Ukaj, problemi arriti të shtrohet deri në instancat më të larta te vendorët dhe ndërkombëtarët. Kështu që më 2.10.2001, pas një takimi zyrtar edhe me z. Naim Rrustemi, atëherë bashkdrejtues në Departamentin e Arsimit të Kosovës, me një urdhëresë-vendim special të nënshkruar nga Ed Brucke u konfirmua edhe një herë vendimi (i përparshëm) për ekzistimin dhe funksionimin e mëtemjë të ShM- Gjimanzit “Kuvendi i Lëzhës”, punkti në Stubëll. Fatkeqësisht kjo “lojë” e palogjikshme dhe gjithësesi antikombëtare për mbylljen e shkollës së mesme – Gjimnazit në Stubëll u përsërit edhe në shtattor të vitit 2003.

Kësaj rradhe në krye të kësaj loje dolën publikisht njerëzit e papërgjegjshëm, madje edhe ndonjë pseudointelektual i vetmuar i Stubllës, por edhe të Komunës. Mirëpo, fal angjazhimit të sërishëm të Dom Lush Gjergjit, Isak Ahemtit, Llukë Perës, Sarë Gjergjit dhe zyrës Regjionale për Arsim në Gjilan, problemi i ngrit deri te instancat më të larta, madje edhe te Ministria e Arësimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Kosovë, e cila pas një observimi të gjithëanshëm të këtij problemi madhor me datën 11.12.2003 mori vendim të prerë duke e konfirmuar edhe njëherë arsyeshmërinë e ekzistimit të mëtejm të ShM-Gjimanzit në Stubëll, si paralele e ndarë e Gjimnatit “Kuvendi i Lezhës” në Viti, prej nga deri më tash kanë dalë 13 gjenerata maturantësh, kurse gjenerata e 14 del në qershor të këtij viti. Për më tepër në shkollën shipe të Stubllës, vatër e arsimit dhe edukimit ndër shekuj, kanë mësuar nxënës, disa prej të cilëve, më vonë do të bëhen personalitete dhe emra të njohur jo vetëm në rrafshin kulturor kombëtar, por edhe në rrafshin kulturor ndërkombëtar.

Në fund të këtij shkrimi se në shenjë përkujtimi të Shkolëls së Parë shqipe në Stubëll, përkatësisht në Kosovë, që nga viti 1990 mbahen Takimet e Dom Mikelit, që tashmë janë bërë tradicionale dhe me kohë kanë marrë karakteristikat e një manifestimi kulturorë gjithëkombëtar.

I) Biografi e përzgjedhure autorëve dhe shkrimeve për shkollën shqipe të Stubllës

ANASTAZIJE UROSEVIC, Katolicka zupa Crne Gore… glasnik, SDN, knj. XIII, Shkup, 1934, fq. 163
JASHAR REXHEPAGIQI, Zvillimi i arsimit dhe i sistemit shkollor të kombësisë shqiptare… Prishtinë, 1970, fq. 48-52.
ISAK AHMETI, Shkolla e parë shqipe në Karadak. Rilindja, 15.5.1970.
DEDË MIRDITA, Shkolla e Parë e Kreshtave të Karadakut, Rilindja, 30 prill, 1-2 maj 1974.
JASHAR REGJEPAGIQI, Shkollat shqipe 1800-1908, Jehona nr. 7/1971 Shkup.
ISAK AHMETI, Shkolla e Parë Shqipe në Kosovë, Shkëndija, nr. 1-2, Prishtinë 1976, fq. 17.
GJERGJ GJERGJI-GASHI, Stublla me shkollën e parë shqipe në Kosovë, Drita, nr. 3/1979, fq. 10; idem edhe në: Drita, III, 1/1972, fq. 4-5,8.
DHIMITËR S. SHUTERIQI, lëvrimi i shipës dhe shkolla shqiptare në Kosovë gjatë shek. XVI-XVII, Rilindja, 12.4.1980.
FRA ANDRIJA NIKIC, Stanje na Kosovu od 1840-1890, Split, Zbornik Kacic, 1980 fq. 21-22.
SAFET KRIVAQA, Vatër e arsimit me interes për kombin, Bota e re, 25 maj 1993.
ISAK AHMETI, Stublla em shkollën e parë shqipe në Kosovë, Bota e re, 1 tetor 1983
ENGJËLL KOLIQI, Stublla e Karadakut-vatër e parë e arsimit dhe shkollës shqiptare në Kosovë, Bota e re, 15 shkurt 1984, fq. 19
GASPËR GJINI, Skopsko-Prizrenska Biskupija kroz stoljeca Zagreb 1986 fq. 175.
R. RAJOVIC, Autonomija e Kosovës, Prishtinë 1978, fq. 145.
DHIMITËR S. SHUTERIQI, Marim Beçikemi dhe shkrimet e tjera, Shb “Naim Frashëri” Tiranë 1987, f. 92.
ISAK AHMETI, Dom Mikeli, pishtar i arsimit në Kosovë, Shkëndija, shtator 1990.
ISAK AHMETI, Në Stublëll ishte shkolla e parë shqipe në Kosovë, Shkëndija, nr. 2 tetor 1990.
SARË GJERGJI, Kush ishte Mikel Tarabulluzi, Shkëndija, 15 maj 1990.
ENGJËL KOLIQI, Një manifestim për disa jubile, Drita, nr. 3-4/1990, fq. 30.
FRAN GJERGJI, Stublla e Karadakut, vatër e arërësimit kombëtar, Drita, nr. 56,7-10,11-12/1990, idem edhe në KD, 10/16, 1993, fq. 14-17.
SARË GJERGJI, Shkolla e Stubllës, Urtia, Zagreb nr. 1/1994, fq. 69-73.
ENGJËLL SEDAJ, Shkolla e parë shqipe dhe mësuesi i saj Dom Mikel Tarabulluzi, Takimet e Dom Mikelit, (1990/92), Buletin, Botues Zyry e Famullisë në Stubëll 1994, fq. 16-30.
JAK MITA, vëllëzërit Dom Mikel e Jak Tarabulluezi, mësues në Stubëll, Dom Mikel Tarabulluzi, Takimet e Dom Mikelit, (1990/92), Buletin, Botues Zyry e Famullisë në Stubëll 1994, fq. 30-34.
ISAK AHMETI, Kisha – pishtare e arsimit në Kosovë, Kosova 1996, fq. 95-102.
ZEF MIRDITA, Krishterimi ndër shqiptarë, MKSH në Zagreb, Prizren Zagreb, 1998, fq. 328.
NOEL MALCOLM, Kosova, Koha, Prishtinë 1998, fq. 195.
E. KOLIQI, Stublla po bëhet një tempull i arsimit dhe i kulturës sonë kombëtare, Bota sot, 26 gusht 2001, fq. 28.
ENGJËLL SEDAJ, Shqiptja arbërore, fsh, Dardania Sacra, Prishitnë 2002, fq. 271-286.