Strukturat politike neokomuniste në pushtet, janë bërë si delja zezë

0
1212
Skënder Mulliqi

Nga Skënder MULLIQI

Muaj qershor edhe zyrtarisht shënon fillimin e stinorit veror. Kampionati Evropian i Futbollit si ngjarje e vitit, i ka qitë në hije ngjarjët politike në Kosovë. Ky evropian sigurisht së i gëzoi shqiptarët kudo në botë. Pjesëmarrja e kombëtarës shqipëtare në këtë kampionat, ka një domëthënje më shumë së sportive. Nami i futbollistëve tanë në skenën ndërkombëtare e ka shtuar interesimin për këtë ngjarje sportive.

Kombëtarja jonë dhe një gjysëm kombëtare në përbërjën kombëtare të Zvicrës, na bën që të ndihemi krenarë më shumë së kurrë më parë. Vërtetë kur shohim dhe ndëgjojme për shumë futbollistë cilësor të cilët kan arritur të rangohen në mësin e futbollistëve me më nam të botës, na shtohet lumturia. Një nam të tillë kurresesi nuk po e arrijnë më punën e tyre klasat politike në pushtet në Shqipëri dhe në Kosovë. Këto struktura politike neokomuniste janë bërë si delja zezë në mesin e kombit.

Edhe në këtë muaj po vazhdojnë zënkat e ish anëtarëve të LPK-së, e tash shumë prej tyre në poste të larta partiake dhe pushtetare, të cilët po e bombardojnë opinionin më shumë gjëra të cilat nuk kan qenë deri më tash shumë të ditura. Akuzat dhe kunder akuzat po kanë të bëjnë për keqpërdorime të mëdha të dy fondeve të “Fondit të Bukoshit” dhe të “Vendlindja Thërret”, si dhe për akuzat e ndërsjella të rënda që kan të bëjnë me vrasje të bashkëveprimtarëve të vet, deri të akuzat për tradhëti kombëtare. Një fjalë e popullit thotë” Mos i vet së tkallzojnë vet”.

Të gjithë të inkriminuarit në krime të ndryshme do të japin llogari tha në një pronocim të fundit presidenti, Hashim Thaçi. Se a do të jep llogari edhe vet Thaçi, apo do të këtë imunitet si president i Kosovës, në bazë të akuzave që i bëhën në raportin e Dik Martit mbetet të shihet. Një ngjarje tjetër po e cila ka të bëjë gjithashtu më punën e gjykatës ishte shantazhi i oligarikisë politiko-financiare ne pushtet, rreth vazhdimit të mandatit të strukturës së EULEX-it. Sigurisht së ky pushtet dështak do të përdorë të gjithë metodat dhe mjetet në dispozicion që puna e Gjykatës sa më shumë të prolongohet.

Temë tjetër po është- Demarkacioni. Disa krerëve të PDK-së politikisht si duket është duke iu lëverdisur ndryshimi i qendrimeve rreth Demarkacionit më Mal të Zi. Kan filluar më deklarata të reja politike së kufiri më Mal të Zi është të Kulla.Kjo tek e fundit është e mirë, së është në interesin e gjithëmbarshem. Por, a është ky një vetëdijësim i tyre, apo është tentim për prishje të koalicionit pasi që PDK-ja ia ka arritë qëllimit politik duke e bërë Hashim Thaçin për president të vendit mbetet të shihet. Synimi i PDK-së janë edhe zgjedhjët e para kohshme, dhe pastaj edhe posti i kryeministrit të Kosovës. Qëllimi tjetër politik i tyre është mos ratifikimi i Demarkacionit në kuvend, në menyrë që të krijohet ndonjë situatë e re politike në Kosovë e cila do të shkonte në favorin të tyre, që lidhet po ashtu më punën e Gjykatës Speciale.

Ministri Ferid Agani dhe 63 të pandehur tjerë do të dalin para Gjykatës Themelore të Prishtinës, pasi Prokuroria e Shtetit u ka ngjitur atyre zyrtarisht aktakuzë për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”. Dyshimet e Prokurorisë janë së shkeljet ndodhën në kohën kur Agani ishte Ministër i Shëndetësisë. Duket së do të presim edhe do kohë deri sa të zgjidhët i gjithë lëmshi i krijuar në skenën tonë politike…

Shënim: Të gjithë shqiptarët kapen me komunizmin, duke mos arritur ta kuptojnë se e veçanta e korruptimit dhe e orientimit të gabuar në shoqërinë shqiptarte nuk është edhe aq komunizmi, sa ç’është mentaliteti turqeliko-islamik! Pse? Se komunista ishin edhe serbët, maqedonët e malazezët, por ata mbrojnë kombin e vet, më shumë se ne kombin tonë… /AÇ