Strategjia politiko-ushtarake e Gjergj Kastriotit

0
766

Gjon KEKA

( Me rastin e përvjetorit të 550 të vdekjes së Gjergj Kastriotit -shpallur nga shteti shqiptar si „Viti mbarëkombëtar i Gjergj Kastriotit“. )

Fjalim mbajtur në Bratice – Ulqin më 25 Korrik 2018

Historia na mëson se lufta, pavarësisht nga tmerri që e shoqëron, është krenaria e mbarështimit që ruan shëndetin moral të njerëzimit dhe zhvillon çdo gjë të madhe në jetën e popujve. Prandaj, lufta nuk duhet të matet me kupën e filistinizmit ose lotët e sentimentalizmit nervor. Kështu Lufta kundër armikut, është luftë për të mbrojtur nderin e kombit, identitetin dhe qenjen e tij nga rreziku i skllavërimit dhe humbjes apo zhdukjes. Kombi ynë përgjatë historisë më tepër ka patur luftëra në mbrojtje të vetëvetes nga armiqtë e jashtëm se sa paqe për ta ndërtur veten dhe zhvilluar sipas dinamikës së kombeve tjera që nuk e patën këtë fat.

Fati i kombit tonë ishte se ai gjendet në pikën e lakmueshme gjeopolitike dhe strategjike të kontinentit, pastaj pasuritë e tij të mëdha të pashfrytëzuara nga ai vetë, por nga pushtuesit që shkelën njëri pas tjetërit. Edhe periudha e pushtimit turk në trojet tona është një nga periudhat më të errëta të historisë së kombit tonë, sepse me shkeljen e këmbës së këtij pushtuesi të egër populli ynë jo vetëm që u skllavërua, u dëbua, u masakrua iu imponua ideologjia e tij, por edhe iu ndërpre zhvillimi dhe lidhja amë me familjen e saj europiane.

Ky pushtues i egër e kishte krijuar mendimin në veten e tij se kombin shqiptar do ta sundonte gjithmonë duke futur brenda vetë Perandorisë së saj Jeniçerë nga popuj të ndryshëm, e poashtu edhe nga populli ynë, sikur që ishte marrja peng e Gjergj Kastriotit dhe bërja e tij si një Jeniçerë i Sulltanit e më pas edhe ngritja në rangje tjera sipas talentit të tij dhe aftësisë së jashtëzakonshme. Kështu Sulltani mendonte që në këtë mënyrë ta mbante popullin arbnor nën këmbët e tij të mallkuara. Por ja, që doli një që ia prishi planet demoniake sulltanit, që ia ndali planet e parapërgatitura dhe afatgjate për mbajtjen e Shqipërisë nën sundimin e egër të tij, dhe ky njeri ky trim, ky vizionar e strateg ishte Gjergj Kastrioti, ai e ndal hovin e kësaj Perandorie famëkeqe.

Natyrisht se duke ia ndal hovin e barbarisë këtij pushtuesi ai, realizoj sëbashku me arbnorët e tij planin e shpëtimit të qenjes së kombit të tij dhe identitetit europian. Kthimi i tij madhështor në Krujë më 28 Nëntor 1443 dhe ngritja e Flamurit me Shqiponjën e pamposhtur arbnore ishte hapi i tij i parë i strategjisë së shpëtimit dhe rikthimit të kombit në udhën e tij të etërve dhe të faktorizimit e forcimit përball sfidave dhe armiqëve të jashtëëm e të brendshë. Pas kësaj duke ditur se ai ka përball një Perandori famëkeqe, pra një armik me ushtri shumfishë më të mëdha se ushtria e tij, ai hapinë e dytë pas kthimit e bëri duke ftuar të gjithë fisnorët e kryefisnorët për një kuvend të bashkimit të forcave. Ky kuvend u mbajt në Lezhë më 2 Mars 1444 dhe ishte themeli i unitetit të vendit si në aspektin politik ashtu edhe në atë ushtarat dhe të vetë trungut natyror arbnor. Aty ai realizoj hapin e dytë që nënkuptonte për arbnorët unitetin e tyre për t’i bërë ball armikut i cili bënte plane ta zhdukte arbërinë dhe ta shkatërronte shtetin apo mbretërinë arbnore që kishte ringjallur Gjergj Kastrioti pas kthimit të tij.

Kjo Strategji e unitetit arbnor ishte strategjia e tij e bashkimit të forcave në të gjitha fushat, poashtu kjo strategji e uniteti ishte një shembull që trokiste në dyert e mbretërve dhe princave të Europës për t’i bashkuar njësoj forcat kundër armikut të përbashkët, por siç dihet princat dhe mbretërit e asaj kohe i kishin mbyllur veshët për Unitet, ndërsa i kishin hapur vetëm për interesat e tyre egoiste,duke u zhytur kështu në luftëra njëri me tjetërin, në inat e xhelozi dhe në ruajtjen e fronit me çdo kusht dhe me të gjitha mjetet.Sepse për ta froni ishte me rëndësi edhe nëse një ditë i rrezikohej ai fron ata do të lidhnin aleancë me djallin për ta shpëtuar fronin – idhullin e tyre të vetëkënaqësisë, dhe kjo ndodhi disa vite pas vdekjes së Gjergj Kastriotit. Kështu Gjergj Kastrioti i vetëm me arbnorët e tij dhe unitetin që realizoj nga brenda korri fitore të vazhdueshme kundër armikut turk.

Meqë fusha e betejës në histori përsëriten aq shpesh si bimët dhe lulet në pranverë, çdo shtet e në këtë rast mbretëria e Kastriotit duhet të bazohet në përballimin e luftrave periodikisht të përsëritura, këto stuhi ekuinoksike të njerëzimit. Përpjekjet e mbretërisë së tij për t’u përgatitur në paqe për fitoren që do ta bëjnë fitoren të mundshme në një luftë të sapolindur dhe për të sjellë humbje serioze armikut, ka qenë gjithmonë e fuqishme si një politikë lufte ose strategji politike e cila ka ndërhyrë në rrjedhën e historisë së kohës së tij, pra të mesjetës.
Strategjia politike e Gjergj Kastrioti ishte kjo: ai në radhë të parë e forcojë dhe konsolidojë shtetin apo mbretërinë e tij nga brenda, pastaj qëllimi i dytë i tij është të rrisë marrëdhënien materiale dhe shpirtërore të popullit të tij me fqinjët që kishin të njëjtin armik, dhe detyra e tij e tretë ishte në fakt prodhimi i një sistemi të shkëlqyeshëm për ta mobilizuar ushtrinë e tij kombëtare.

Të gjitha këto detyra ai i bëri në kohë paqeje.
Mirëpo,duhet nënvizuar edhe këtë se në një tjetër fazë të re strategjia politike vjen sapo një luftë të bëhet e pashmangshme. Prandaj ai veproj me urtësi duke bërë izolimin e kundërshtarit duke nxitur vendet e tjera fqinje të mbajnë një neutralitet të rreptë ose të bashkëpunojnë me të, ndryshe edhe ata do të përballen me luftë të pamëshirshme dhe të pakompromis, Sepse mosbashkëpunimin Gjergj Kastriotit e shihte se ata(fqinjët) mund të bien në ujdi me armikun dhe kështu beteja më armikun të mos ketë suksesin e dëshiruar të tij, pra të shporrjes së pushtuesit turk një herë e përgjithmonë.

Sido që të jetë janë katër arsye pse Gjergj Kastrioti korri fitore gjithnjë në çdo betejë kundër armikut turk:
– e para është strategjia e përsosur politiko-ushtarake siç u pa edhe këtu më lartë,
– e dyta ai me kujdes u bë armatura që nuk lejon armikun të depërtoj dhe të marrë kontrollin e brendshme apo të futet me dredhi nga brenda,
– e treta lufta politike- diplomatike e Gjergj Kastrioti ishte tepër e urtë, vizionare dhe e fuqishme, sepse ia rikujtonte sulltanit shpesh në letërkëmbimet e tij muskujt dhe kohërat kur doli gjithnjë fitimtar në oborrin e tij, kështu ai dhe ushtarët turq hynin me frikën e humbjes në betejë, Gjergj Kastrioti kishte bërë famë dhe emri i tij kur u zinte në goj tmerronte turqit, dhe
– e fundit në ushtrin e Gjergj Kastriotit nuk kishte mercenar, kjo për faktin se Gjergj Kastrioti njihte mirë se një mercenar nuk mund t’i shërbej kauzës që kishte Gjergj Kastrioti, por paras, si zakonisht mercenarët vetëm për para dhe plaçkë e sa për të ngrënë e pirë luftonin, por jo për kauzën për të cilën ata paguheshin, sepse ata ndërronin kahej ka të fryente era, prandaj Gjergj Kastrioti gjatë tërë mbretëtimit të tij nuk kishte mercenar në ushtrin e tij dhe kjo ishte një nga arsyet se ai dilte i pastër dhe fitimtar në të gjitha betejat e tij.

Nga kjo shihet që suksesi i tij i madh ishte rezultat i urtësisë së tij, largëpamësisë, vizionit dhe njohjes rrënjësore të artit të luftës, politikës dhe diplomacisë, Ai e dinte se cili është rregullatori i përgjithshëm i përparimit të kombit të tij, për atë ai i shërbej atij me tërë qenjen e tij. Ai e vuri në shërbim veten për të mirën dhe shpëtimin e kombit të tij nga pushtuesi otoman.

Ndërkaq, për të mos u zgjatur më shumë, me pak fjalë ai u bë mbrojtjës i atdheut të tij, identitetit të tij dhe vlerave rrënjësore të lashtë dhe europiane të kombit arbnor, duke mbrojtur atdheun e tij ai në fakt mbrojti edhe tërë civilizimin e familjes europiane. Sepse Pushtuesi otoman u ndal na Shqipëri, aty ai nuk mund ta kapërcente dot murin që kishte ngritur Gjergj Kastrioti me arbnorët e tij. Aty u zhvilluan betejat që mbrojtën në fakt edhe kombet tjera nga invazioni turk. Kjo ndodhi deri sa ai ishte gjallë pas vdekjes së tij këmba e pushtuesit turk u vendos në trojet arbnore dhe sundoj atë barbarisht, duke e lënë kombin tonë në mjerim, të pazhvilluar, të shkatërruar, pa dije e arsim, pa gjuhë dhe duka ia shkpëtuar lidhjet amëtare me familjen europian për 445 vjetë deri në rishpalljen e pavarësisë së Shqipërisë më 28 Nënëtor 1912.

fotot : Mark K. Shkreli