7.5 C
Tirana
( Arkivi 2016 - 2021 )

Stilolapsi prej Sarajeve

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info/
Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- & Grafik dizajner

Namik Selmani

Poeti Hamdi Meça vinte nga Bosnja. I emocionuar për atë që kishte parë. I fortë për të rrëfyer. I mençur për të parë atë që një njeri i thjeshtë nuk e sheh dot. Në duar i rrotullohej një stilolaps I bërë prej gëzhojave të luftës që kishin vrarë njerëz, fëmijë. E poeti e ka mik stilolapsin. E kishin bërë zejtarët e Bosnjës. Për relike? Për Antiharresë? Për biznes? Nuk e di. Ma dha si dhuratë në prej tyre. Më tej erdhi poezia për të. Më e pakta ndjesi që ke kur e prek atë, kur shkruan me të. Faleminderit, poet!

Ah, Sarajevë e largët dhe e afërt brenda vetes.
Sot më solle dhimbjen e një shkronjë të hedhur në letër
Ky stilolaps prej plumbi më sillka duhma beteje
Më sjell dhe varre të hapur dhe qepallën e pafjetur.

Më sjell të qara foshnje që pijnë në gji të ngrirë nëne.
Ca klithma, ezanë e ëndrra të kryqëzuara në litar.
Stilolapsi më gjakos mollëzën në një dritë të vrarë hëne.
Një këngë e pakënduar më mbetet në buzën e tharë.

Hej, Sarajevë, me ura, portikë, me zogj puplalagur pa çerdhe
Ku pëllumbat duan të sqepojnë në një maj të përjetshëm
Ç;të shkruaj më parë në letër me këtë penë moderne?
Kujt t’i rrëfehem për plagën që mbetet ende e freskët?

I trëndë ky stilolaps që më ngjan si qerret e luftës
Me një Hektor që ngrihet sërish në Muret e Sarajevës
Ç’të shkruaj më parë kur më njomet dhe kafshata e bukës?
Ç’të shkruaj më parë për dashuritë si sythet e pranveres?

I rëndë, i rëndë ky stilolaps Sarajeve!

- Reklama -

Më shumë shkrime

Shkrimet e fundit