STANDARDI I DYFISHTË NË FACEBOOK DHE NË PERËNDIM

0
541
Arben Çokaj - pass foto

Arben Çokaj

Shqiptarë, mos u zini për fe, por shikoni atë që u intereson më shumë…

Kur Shqipëria – Arbëria luftoi dhe u flijua për fe e atdhe kundër turkut, vendet Evropiane na lanë në baltë… ndoshta nuk ishin në gjendje të na ndihmonin… (?!)

Kur shqiptarët e islamizuar shumica dolën nga zgjedha osmane, Evropa i ndihmoi finjët të na shqyesin, pritnin e vrisnin… Na copëtuan…

Kur Shqipëria u hap më 1990, prapë vendet e Evropës u përpoqën të na ndihmonin, por sikur ndihma e tyre nuk është e mjaftueshme… ose u vodhën shumica nga politikanët tanë hajna…

Në të tre rastet, ne fajësuam e fajësojmë veten… I biem vetes… Dhe në fakt ashtu duhet, po nuk u bëmë ne, askush nuk na bën dot…

Ne duam të hyjmë në BE, por jemi realisht të papërgatitur, na duhet ndihmë më e madhe nga vendet e BE-së, të cilët na paragjykojnë, “jeni muslima” – thonë, “Muslim Country”, e ne ia fusin vetes, kacafyteni për fe me njëri-tjetrin si budallenj dhe harrojmë se feja nuk ka lindë more në Shqipëri, është mall çifut i importuar nga Lindja e Mesme…

Vendet e BE-së harrojnë se brenda tyre kanë më shumë muslimanë e më të rrezikshëm se janë shqiptarët, por ne nuk na i hapin dyert, na diskriminojnë…

Bëni veten! – na thojnë, po si? Gustave Le Bon thoshte dikur se një kulturë e lartë duhet ta pushtojë një kulturë më të ulët, që njerëzit me kulturë më të ulët të dalin nga gjendja iluzionare e reale ku ndodhen. Ndryshe e kanë tepër të vështirë, për të mos thënë të pamundur… por a e dinë evropianët këtë?! Dhe nëse e dinë, a po u ha palla ndopak për ne? Apo kanë hallet e veta boll? Të dyja këto pyetje janë të vërteta në mënyrën e vet!

E dinë, s’e dinë, ne duhet të bëjmë veten, të shohim çfarë mund të përfitojmë nga tjerët, por duhet të bazohemi më shumë në forcat tona, duke zgjedhur atë që është e mirë, ose më të mirën për ne! Se i zoti e nxjerrë gomarin nga balta… tjerat janë opsionale, për të mos thënë përralla… Por nuk po veprojmë si duhet jo, e boll frikë kam se prapë, nuk do të dimë, nuk zëmë mend! Nuk po mësojmë si duhet nga përvoja!

Gjermania pranoi para disa vitesh mbi 1 milion sirianë si refugjatë. Kjo ia bllokoi nofullat Gjermanisë, dhe bëri që Britania të dalë nga BE. E ne presim që këto vende t’na bëjnë ne?! Iluzion i kotë… Gjermania harxhon pak a shumë rreth 30 miliardë Euro, që arabët të hanë e të dhiten atje, sulmojnë edhe politikanët e djathtë që janë kundër të huajve, dhe demokratët amerikanë, duan të dhjesin edhe presidentin Trump, duke mos ia financuar murin me Meksikën, për vetëm 5,6 miliardë dollarë… Ndërsa Obamës i patën dhënë 160 miliardë për një marrëveshje me Iranin… Pra, politikë e ndyrë, me standarde të dyshimta e të dyfishta.

Vetëm 0,8% muslimanë ka në Amerikë (jo 80% sa te ne) dhe një kongresgrua – e para muslimane me origjinë palestineze në Michigan, i thotë presidentit Trump “motherfucker” (nanëq…) publiksht në një fjalim, ku ndodhej edhe djali i vogël i saj. Ajo hiqet si amerikane, i do të drejtat si amerikanët padyshim por sillet si palestineze, Rashida Tlaib.

Rashida Tlaib, kongresgrua amerikane, që sillet si palestineze…
Ajo shprehet se: “Ne do ta shkarkojmë atë nënëq…
– për Trump-in, ndër sy të të birit minoren…
Kjo është kultura muslimano-arabe…

Sikur Gjermania, që harxhon rreth 6 miliardë Euro në vit për mirëmbajtjen e rrugëve e rreth 30 miliardë për mirëmbajtjen e refugjatëve arabë, të na i jepte ne në Shqipëri paratë e një viti, që po i harxhon për arabët, a thua do i sillte ndopak ndryshim këtij vendi? Apo prapë do na i vidhnin politikanët?!

Por jo, nuk na i jep, as mos të ushqejmë iluzione kot! Prandaj të shohim more shqiptarë ëndërr- e dëshirëmëdhenj punët tona, se të gjithë e kanë me të futme! Psh. mua Gjermania më ka dhjetëra mijëra Euro borxh e nuk e di a so mund t’ia marr ndonjë ditë. E me i përmendë këtu disa nga poshtërsitë që më kanë bërë, pa hak as hile, patën me u habitë kosovarët për netodat e ulëta e të poshtra, që përdoren në Gjermani, ku respekti për liritë e të drejtat e individit ka rënë ndjeshëm…

Ja një rast banal, shtesë, që tregon standardin e dyfishtë edhe në Facebook, se për Perëndimin e patë më lart, pak a shumë…

Para nja një jave, e raportoj në Facebook një video të një hoxhe leshatuk nga Maqedonia, i cili i referohej Kur’anit Kerim të shkruar në shekullin 7-9-të, për të sqaruar se pse nuk duhej të festohej Krishtlindja e Viri i Ri, ky i fundit i caktuar në vitin 1582 nga papa Gregori VII, nga ku mori edhe emrin kalendari Gregorian. Muslimat kanë kalendarin islamik..

Facebook më kthen përgjigje se fjalimi i urrejtjes së hoxhës nuk i cenon standardet e komunitetit të Facebook! “Qysh bre nuk i cënon?!” – u thashë unë duke shqyer sytë dhe duke besuar verbërisht në parimet e standardet e Perëndimit, edhe ma shumë se beson Bajram Kabashi apo Gjergj Jozef Kola…

“Po ju mua më keni bllokua 3 ditë more vetëm se shkrova me humor se “më i mirë një musliman, se një homo”…?!” Heshtje varri nga ana e parimorëve…

Bëj një status në profilin tim në FB, sikur shpika rrotën, Facebook thashë – sipas një zbulimi të madh – ka standarde të dyfishta… Eu bre, çfarë shpikje, aq sa edhe miqtë e mi, që i besojnë verbërisht Perëndimit, u habitën…

Ja postimi im në Facebook, që u keqkuptua nga Komuniteti i Standardeve,
postimi u kthye, se ishte nga New York Post, por jo zhbllokimi…

Nuk vonoi shumë dhe si rrufe në qiellin e kthjellët erdhi goditja nga Facebook… “Ke postuar një shkrim nga New York Post, më thanë, dhe ke cënuar standardet e komunitetit…” Heu bre nanën e shkinës ku ta keni! Tjetri thotë “haram me e festua vitin e ri” e nuk i thyen standardet e Faqebukit, unë shpërndaj një shkrim të një gazete amerikane dhe i cënoj?! A ka ma absurde se kaq?

“7 ditë po të dënojmë” – më thonë, “por po vazhdove kështu, mund të dënojmë edhe 30 ditë dhe më gjatë”, shkruajnë ata me një gjuhë metalike e të paarsyeshme, me idenë se janë më të drejtë se Zoti… I verbuar unë, si Gjergji e Bajrami për drejtësinë e Perëndimit, u them me politesë: po “Rishikojeni” more edhe një herë, se gabim duhet me qenë! Unë jam pro-Perëndimor… 😛

Përgjigjia nuk vonon shumë, sikur dikush në FB po merrej me mua, siç thotë Sokol Pepushaj se merren me Nilidonin…

“Gabim” – thonë, “na fal”. Se nuk mujshin me i ra gazetës amerikane, jo, se i binin vetes… Dhe u tërhoqën… Eh thashë me vete, i kënaqur sa s’ka, a po e shikoni more, kjo është Amerika! M’u duk vetja se po tingëlloj si Sokol Pepushaj, apo si Spartak fluturaku… :p

Por dardha e ka bishtin prapa… Jo shoku albanez jo, nuk je i barabartë me ne ti, se ju shqiptarët jeni “muslima”… më thonë këta spurdhjakë, që mbronin pikërisht muslimat që po i denonconim ne… Tërrrt në të! Qysh bre kështu?! Ne vrap drejt Perëndimit për me i ikë muslimit, e del Perëndimori, na bëhet me muslimin, e thotë pastroni more oborrin tuaj vetë, e silluni si ne… Ne bëhemi me ta, se nuk na e mban bytha me u kapë me ta. Ndërsa ju me Paulin, kacafytuni e harxhoni kohë sa të mundeni, duke u marrë me ta, e ne perëndimorët kënaqemi me ju e me marritë tuaja iluzionare…

Facebook u tërhoq, por dënimin ma la. Dhe dënimin e justifikon tani me “sjellje të pahijahme në Facebook”, e jo për postim që cenon standardet… Ec e merre vesh tani, të dënojnë e nuk e di as arsyen pse? Të duket vetja budalla, edhe pse i bën vetes në sy, se je i zgjuar. I zgjuari bën veten! Prandaj ne shqiptarët duhet të forcohemi, se tjerët tallin bythën me ne, nuk na marrin seriozisht e na diskriminojnë…

Jam zhgënjyer pa masë nga Perëndimi, sidomos ne këtë flirtim pervers që po kanë me islamin. Po tregojnë injorancë, pasi toleranca e tepërt mund t’i dëmtojë. Por u zhgënjeva edhe nga Faqebuki, mbi 10 vjet duke e përdorur dhe me mbi 5000 miq e ndjekës në FB. Por këtë të fundit po e kaloj më lehtë, uroj të mos kem halle më të mëdha se kaq. E përdora si shembull, që të mos shkretojmë…